- Kodi
- COM 403
- Emri
- Identitetet dhe Komunikimi Masiv
- Semestri
- 1
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 6.00
- Përshkrimi
-
Kursi i leksioneve "Identitet përmes Mediave" do të përshkruajë, paraqesë dhe studiojë strategjinë, arsyet dhe motivimin që ushqejnë diskurset mediatike të çdo forme mbi çështje të nxehta, të vjetra e të reja të Identiteteve nacionale, poltike, ideologjike, kulturore, etnike, regjionale e religjioze të mbishtresuara në peisazhin e shoqërive të sotme moderne, ndër to edhe të shoqërisë shqiptare. Burimet dhe origjina e identiteve, agjentët socio-kulturorë që e ushqejnë në dinamikën e mediave, forumeve, botimeve speciale e press-konferencave të posaçme do të studiohen si në aspektet retrospektive, ashtu dhe në aspektin futurologjik. Shembujt e tolerancës dhe intolerancës, hegjemonia herë e njërit identitet e herë të një tjetri, të të shikohen nga aspekti teorik e praktik, paralel me përpjekjet për gjetjen e formulave të bashkëjetesës tolerante në një shoqëri demokratike. Rëndësi të madhe ka koncepti i qëndrueshëm i qasjes ndaj dukurive identitare, identitet e shprishura, identitetet e rreme apo të sajuara e të ngritura në mit dhe së fundmi, konjukturat e jashtme e të brendshme të përplasjes së identiteve. Karakteri i leksioneve parashikon krahas nocioneve teorike edhe një diskurs të pasur e të ilustruar me shembuj nga praktika reale kombëtare e ndërkombëtare.
- Objektivat
-
Kjo lëndë do të synojë që: - të pajisë studentin me njohuri të plota mbi bazat teorike të identiteve . - të qartësojë studentët mbi faktorët ndikues dhe rolin e madh që ka media në menaxhimin e imazhologjisë në një shoqëri tolerante demokratike. - të mundësojë studentët për një njohje sa më shkencore të natyrës së problemeve dhe të kuptojë rëndësinë që ka identitet i grupeve shoqërore në konstruktin e ndjeshmërisë dhe karakterit të tyre. - dhe, së këndejmi, të dijë të ndërtojë marrëdhënie sa më efikase komunikimi më komunitarët e lidhur pas identiteve të caktuara.