Komunikimi Ndërkulturor dhe Ndërfetar

Print

Gentiana Skura, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
COM 416
Emri
Komunikimi Ndërkulturor dhe Ndërfetar
Semestri
2
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Komunikimi ndërkulturor dhe Ndërfetar është një fushë që synon studimin e mënyrës sesi njerëzit nga origjina të ndryshme kulturore përpiqen të komunikojnë. Aq më tepër në këtë kurs del në pah lidhja e fuqishme që kanë bashkë komunikimi ndërkulturor dhe ndërfetar me psikologjinë kombëtare të kombeve të ndryshme, traditave dhe vlerave, mendësinë dhe besimet fetare të çdo shoqërie. Komunikimi ndërkulturor dhe ndërfetar është një kombinim i fushës së antropologjisë, studimeve kulturore, psikologjisë sociologjisë dhe komunikimit. Kjo fushë ka lëvizur kundrejt edhe trajtimit të marrëdhënieve ndëretnike, edhe kundrejt studimit të strategjive të komunikimit, përdorur nga popullatat bashkëkulturore.

Objektivat

Kjo lëndë do të ndihmojë studentët që: • Të kuptojnë se Komunikimi ndërkulturor dhe ndërfetar është një nga drejtimet kryesore të marrëdhënieve të shoqërive dhe kombeve të ndryshëm. • Të kuptojnë se në kuadër të realitetit tonë komunikimi mbarëshqiptar është nga çështjet më të rëndësishme të etnive dhe kombit shqiptar. Po ashtu, lëvizjet e shoqërisë pas viteve 90 e sjell në fokus qendror njohjen e vetvetes dhe të tjerëve. • Të kuptojnë se Respektimi dhe mbajtja e një dialogu me tjetrin, në kuptimin e një individi apo grupi që iu përmbahet besimeve dhe vlerave të tjera fetare dhe kulturore është mjeti kryesor për të mos u mbyllur brenda obsesioneve kulturore brendapërfshirëse.

Java
Tema
1
Konceptet e Komunikimit Ndërkulturor dhe Ndërfetar
2
Kultura dhe Komunikimi. Barrierat në komunikimin ndërkulturor: Etnocentrizmi, Stereotipi, Paragjykimi, Diskriminimi; Politikat e Multikulturalizmit
3
Identitetet kulturore dhe shoqërore. Zhvillimi i identitetit të minoriteteve. Zhvillimi i identitetit mazhoritar. Identiteti multikulturor. Të jetosh “në kufi”. Post-etniciteti. Identiteti, gjuha dhe komunikimi ndërkulturor
4
Europa dhe Islami
5
Kombi i shtetit dhe Kombi i Kulturës
6
Karakteri kombëtar, identiteti kombëtar dhe nacionalizmi
7
Imazhi në Komunikimin Ndërkulturor
8
Provim Gjysmëfinal
9
Islami i Globalizuar; ndërmjet nacionalizmit dhe parlamentarizmit: banalizmi i lëvizjeve islamiste, individualizimi i fetarisë. Bashkëekzistenca fetare dhe shekullarizmi.
10
Gyleni: Dialogu, toleranca dhe modernizmi sipas Fetullah Gylen.
11
Feja dhe Shqipëria në kohën e realizmit socialist, rrugë drejt dialogut ndërfetar sot në Shqipëri.
12
Kultura shqiptare në sfidat e globalizimit
13
Diplomacia publike: teoritë dhe Konceptet. Diplomacia publike shqiptare
14
Media dhe roli i saj në ruajtjen e harmonisë ndërfetare dhe ndëretnike.
15
Shembuj konkretë të realitetit bashkëkohor ndërshqiptar dhe roli i brezave të rinj në shoqërinë multifetare shqiptare.
16
Provim Final
1
Njohja e fushës së komunikimit ndërkulturor dhe ndërfetar
2
Njohja dhe analiza e konflikteve ndërfetare dhe ndërkulturore
3
Njohja e kulturës shqiptare dhe e sfidave të saj në kuadër të globalizmit
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 6 84
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 8 8
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00