Metodat e Avancuara Kërkimore I

Print

Edona Llukacaj, PhD

Kodi
COM 401
Emri
Metodat e Avancuara Kërkimore I
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Metodat e Avancuara Kërkimore I është një lëndë që u ofron studentëve aftësitë dhe njohuritë themelore të nevojshme për të kryer kërkim në shkencat shoqërore. Lënda është dizajnuar për t'i prezantuar studentët me logjikën e metodave të kërkimit në shkencat shoqërore dhe t'i përgatisë ata për të shkruar punët e tyre kërkimore. Lënda fokusohet në konceptimin dhe procesin e kërkimit, nga identifikimi dhe gjenerimi i ideve kërkimore, tek formulimi i qëllimit dhe objektivave si dhe tek zhvillimi i pyetjeve kërkimore, rishikimi i literaturës, mbledhja e të dhënave, analiza e përmbajtjes, shkrimi i një punimi dhe shpërndarja e rezultateve. Lënda, gjithashtu, fokusohet mbi metedologjinë e hulumtimit, në natyrën e kërkimit cilësor dhe sasior, si dhe filozofitë që qëndrojnë në themel të tyre dhe tregon se si ato mund të jenë plotësuese të njëra-tjetrës në prodhimin e njohurive. Metodat e Avancuara Kërkimore I do të hedh dritë edhe mbi çështjet etike të kërkimit shkencor, por edhe mbi domosdoshmërinë dhe mnëyrat për t'i shmangur ato.

Objektivat

Kursi është strukturuar në mënyrë që studentët: - Të kuptojnë natyrën e kërkimit, metodat e kërkimit, hapat dhe proceset e kërkimit dhe të identifikojë parimet, termat, llojet dhe konceptet e kërkimit - Të fitojnë përvojë në hartimin e projekteve të qenësishme kërkimore në fushat e shkencave sociale - Të zhvillojnë aftësi praktike në mbledhjen, analizën dhe interpretimin e të dhënave - Të marrin parasysh etikën që lidhet me implementimin e kërkimit shkencor

Java
Tema
1
Hyrje Ç’është kërkimi shkencor? Elementet e kërkimit shkencor dhe cilësia në kërkim shkencor. Prezantim i përgjithshëm i kërkimit shkencor, rëndësia e tij si pjesë integrale e përgatitjes së punimeve shkencore, punimi i diplomës dhe analiza e të dhënave. "Introduction to research methods", (Pajo, 2022, fq 1-15). (Daymon and Holloway- Qualitative, 2010, f.3-18)
2
Dijet, teoritë paradigmat dhe këndvështrimet. Natyra e subjektit të kërkimit shkencor në shkencat sociale. Përshkrim historik i zhvillimit shkencor dhe shpjegimi i koncepteve bazë të termave kryesore që hasen në këtë lëmë. Teoritë kryesore, pikëpampjet filozofike dhe evolimi i tyre "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2022, fq 1-27
3
Natyra e të dhënave. Karakteristikat e të dhënave. Përdorimi i të dhënave si përfaqësim i realitetit shoqëror. Shpjegimi i natyrës së të dhënave dhe shpjegimi i tre koncepteve bazë, të dhëna cilësore, sasiore dhe mikse. Shembuj konkret i përdorimit të tyre në punime specifike. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2022, fq 10-17
4
Pyetjet e kërkimit shkencor, hipotezat, përkufizimet operative të kërkimit shkencor. Në këtë leksion do të shpjegohet procesi i përzgjedhjes së një teme kërkimore, llojet e variablave, llojet e hipotezave si dhe vizualizimi i një pyetje kërkimore. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2022, fq 27-50
5
Planifikimi i një projekti kërkimi shkencor. Përkufizimi, aspekte praktike. Studentët do të përpiqen të realizojnë pjesën e parë të një projekt propozimi bazuar nga shpjegimi i leksioneve të deritanishme. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2022, fq 1-50
6
Vlerësimi kritik i literaturës. Kërkimi i literaturës. Aspekte praktike të shqyrtimit të literaturës. Procesi i shqyrtimit të literaturës. Rëndësia e rishikimit të literaturës si pjesë bazë e punimit shkencor. Përse është i rëndësishëm rishikimi i literatures dhe si ndihmon kërkuesin për t'u përfshirë më së miri në kërkimin shkencor dhe për të formuar një bazë të punimit të tij. Formate të rishikimit të literaturës. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2022, fq 53-77. Christine Daymon and Immy Holloway- Qualitative Research Methods in Public Relations and Marketing Communications, Routledge, New York, 2010, f.39-55
7
Modelet e kërkimit te avancuar. Modeli cilësor dhe modeli sasior. Niveli dhe njësia e kërkimit shkencor. Strategjitë e kërkimit shkencor. Do të shpjegohen llojet dhe modelet e hulumtimit duke u bazuar në punime konkrete të secilit lloj. Si duhet të përgatitemi për secilin nga formatet e hulumtimit dhe cilat janë karakteristikat e secilit nga modelet. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2022, fq 87-112
8
Provim Gjysmëfinal
9
Mbledhja e të dhënave. Pyetësorët, intervistat gjysëm të strukturuar. Si realizohet procesi i mbledhjes së të dhënave, si duhet të formulohen pyetjet dhe si realizohet përgatitja paraprake përpara procesin të intervistimit. Transkriptimi dhe zbardhja e intervistave. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2022, fq 251-273
10
Grupet e fokusit. Vrojtimi. Burimet dytësore të të dhënave. Shpjegim i detajuar i burimeve dytësore dhe integrimit të tyre së bashku me të dhënat primare gjatë procesit të kërkimit shkencore. Roli i tyre në këtë proces dhe justifikimi i përdorimit të tyre gjatë përshkrimit të metodologjisë. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2022, fq 179-191 Christine Daymon and Immy Holloway- Qualitative Research Methods in Public Relations and Marketing Communications, Routledge, New York, 2010, f241-258
11
Analiza e të dhënave. Tiparet e analizës. Analiza statistikore. Llojet e analizës së të dhënave dhe shembuj konkret të realizuar nga punime të ndryshme akademike. Shpjegim i analizës statistikore dhe rëndësisë së saj si pjesë e punimit dhe gjetjes së rezultateve. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2022, fq 87-100
12
Analiza tematike. Puna me të dhëna cilësore. Analiza e rrëfimeve. Analiza e ligjërimit. Analiza e përmbajtjes. Karakteristikat e të dhënave cilësore dhe ndryshimi i tyre nga të shënat sasiore. Elementet bazë që duhet të merren parasysh për realizimin e këtij procesi dhe të vecantat krahasuar me të dhënat sasiore. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2022, fq 281-292
13
Planifikimi dhe struktura e shkrimit akademik. Mënyra e të shkruarit Përmbledhje e koncepteve bazike në shkrimin akademik, fjalitë temë, fjalitë mbështetëse dhe fjalitë përmbyllëse. Vështrimi përgjithshëmi i sistemit të referencave. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2022, fq 311-317
14
Hartimi i variantit përfundimtar të punimit Shpjegim teorik i përfundimit të diplomës ose shkrimit akademik dhe mbyllja e procesit në fund. Dorëzim i projekt propozimit të realizuar sipas fazave përgjatë zhvillimit të lëndës. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2022, fq 301 - 305
15
Sistemi i referencave. Plagjiatura. Si të shkruajmë referencat në pozicione të ndryshme në tekst. Llojet e referencave dhe vendosja e tyre si pjesë e bibliografisë në fund të punimit. Modelet e referencave dhe praktikim i referencave në formatin Word. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2022, fq 301-317
16
Provim Final
1
Studentët vlerësojnë se në çfarë konsiston kërkimi shkencor në fushën e shkencave sociale dhe si bëhet ai
2
Studentët kuptojnë konceptet, gjuhën, zbatimin e metodave të kërkimit dhe rëndësinë e tyre
3
Studentët zhvillojnë dhe artikulojnë pyetje kërkimore, hipoteza dhe hartojnë projekte kërkimore sasiore, cilësore dhe/ose të përziera për të adresuar këto hipoteza brenda kontekstit të shkencave sociale
4
Studentët e perceptojnë kornizës teorike
5
6. Studentët përdorin bibliotekat dhe burimet elektronike për të gjetur materiale të përshtatshme dhe janë në gjendje t'i vlerësojnë ato në mënyrë kritike
6
Studentët perceptojnë sfidat logjistike dhe etike si dhe strategjitë për tejkalimin e këtyre sfidave.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
1 10 10
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 12 12
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00