Marketingu Politik Mjetet, Teknikat dhe Strategjitë

Print

Edlira Mali, MSc

Kodi
COM 421
Emri
Marketingu Politik Mjetet, Teknikat dhe Strategjitë
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Marketingu politik ka tërhequr vëmendjen e aktorëve politik në vitet e fundit edhe në Shqipëri. Rëndësia e marketingut politik bën që aktorët e politikës jo vetëm të veprojnë por edhe të mendojnë në termat e marketingut. Disiplina e marketingut inkurajon bizneset të kuptojnë klientët e tyre me qëllim që t’u sigurojnë atyre produktet dhe shërbimet e duhura. Në politikë, partitë janë përfaqësuese të popullit, prandaj ato duhet të kuptojnë ose të paktën të zbulojnë çfarë dëshiron publiku në termat e politikave dhe lidershipit qytetar.

Objektivat

Në këtë lëndë studentët do të njihen me koncepte të tilla si: Kuptimi i marketingut politik si një nënfushë e marketingut tradicional, dallimet ndërmjet marketingut tradicional dhe marketingut politik, evoluimi i marketingut politik, procesi i marketingut politik ku trajtohet tregu politik, produkti politik, promocioni politik, si dhe koncepti i çmimit dhe shpërndarjes në politikë, komunikimi politik, komunikimi i marketingut të lidershipit, marketingu i drejtpërdrejtë, marketingu me anë të internetit, komunikimi lokal i marketingut politik, format e komunikimit të marketingut të orientuara nga tregu, marrëdhëniet me publikun, fushatat elektorale të realizuara mbi bazën e sonadazheve, publiciteti negativ si një ndër elementët kryesor të publicitetit të përdorur tek fushatat elektorale, fushata e përhershme dhe elementët e saj, planifikimi i marketingut për fushatat elektorale, segmentimi dhe pozicionimi i tregut në rastin e fushatave elektorale.

Java
Tema
1
Çfarë është Politika? Politika si një proces. Kuptimi i Marketingut Politik. Zhvillimi, rëndësia dhe ndikimi i Marketingut Politik.
2
Ndryshimet dhe ngjashmëritë ndërmjet politikës dhe biznesit. Ndryshimet dhe ngjashmëritë ndërmjet marketingut politik dhe marketingut tradicional.
3
Kërkimi Marketing në Politikë. Planifikimi i Marketingut Politik. Mbledhja e informacionit, segmentimi i tregut dhe targetimi.
4
Krijimi i produktit politik, strategjia, pozicionimi, autentiteti.
5
Votuesi si Konsumator. Parashikimi i nevojave të votuesit. Paralelizmi i sjelljes së votuesve dhe sjelljes konsumatore.
6
Komunikimi politik. Metodat e komunikimit politik. Ndarja në grupe në lidhje me detyren e kursit dhe përzgjedhja e temave të detyrës.
7
Fushata e përhershme dhe elementët e saj.
8
Provim Gjysmëfinal
9
Çfarë janë sondazhet? Qëllimi i realizimit të sondazheve. Realizuesit e sondazheve. Elementët kryesorë në një proces kërkimi të opinionit publik.
10
Pozicionimi i kandidatit. Vlerësimi i konkurrencës. Marrëdhëniet publike politike. Përcaktimi dhe menaxhimi i imazhit.
11
Buxhetimi i Marketingut Politik. Financimi politik në fushata zgjedhore dhe jashtë tyre
12
Strategjia Marketing. Formula marketing për sukses politik
13
Media e Re dhe influencimi i ndryshimeve të saj në Marketingun Politik.
14
Ekperienca të ndryshme Shqiptare, Amerikane, Europiane në zbatimin e Marketingut Politik. Mundësitë e karrierës në Marketingun Politik
15
Detyrë Kursi. Prezantimi i detyrës së kursit - Realizimi i Debatit Publik
16
Provim Final
1
Studentët do të pajisen me njohuri bazë mbi Marketingun Politik, me mjete të reja të komunikimit si dhe metodat e përdorimit të tipeve të ndryshme të mediave tradicionale dhe të reja në situatë politike.
2
Studentët do të jenë të aftë të përcaktojnë elementët kryesorë të një fushate politike, imazhin dhe linjën e komunikimit të tij në Marketingun Politik.
3
Studentët do të jenë në gjendje të realizojnë studime marketing në politikë, të realizojnë segmentimin e audiencës dhe analizën e votuesit për ta përdorur në hartimin e një strategjie sa më efektive të Marketingut Politik.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
2 10% 20%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
70%
Përqindja e provimit përfundimtar
30%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
3 0 0
Gjysmë finale
1 14 14
Provimi përfundimtar
1 18 18
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00