- Kodi
- COM 402
- Emri
- Metodat e Avancuara Kërkimore II
- Semestri
- 2
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 6.00
- Përshkrimi
-
Metodat e Avancuara Kërkimore II është një lëndë që u ofron studentëve aftësi dhe njohuri të thelluara mbi kërkimin shkencor në shkencat shoqërore. Lënda është dienjuar për t'i aftësuar studentët për të përdorur logjikën e metodave të kërkimit në shkencat shoqërore dhe t'i përgatisë ata për të shkruar punët e tyre kërkimore. Lënda fokusohet në konceptimin dhe procesin e kërkimit, nga identifikimi dhe gjenerimi i ideve kërkimore, tek formulimi i qëllimit dhe objektivave si dhe tek zhvillimi i pyetjeve kërkimore, rishikimi i literaturës, mbledhja e të dhënave, analiza e përmbajtjes, shkrimi i një punimi dhe shpërndarja e rezultateve. Lënda, gjithashtu, fokusohet mbi metedologjinë e hulumtimit, në natyrën e kërkimit cilësor dhe sasior, si dhe filozofitë që qëndrojnë në themel të tyre dhe tregon se si ato mund të jenë plotësuese të njëra-tjetrës në prodhimin e njohurive. Metodat e Avancuara Kërkimore II do të hedh dritë edhe mbi çështjet etike të kërkimit shkencor, por edhe mbi domosdoshmërinë dhe mënyrat për t'i shmangur ato.
- Objektivat
-
Kursi është strukturuar në mënyrë që studentët: - Të kuptojnë natyrën e kërkimit, hapat dhe proceset e kërkimit shkencor - Të identifikojnë parimet, termat, llojet dhe konceptet e kërkimit - Të formulojnë pyetje/hipoteza adekuate kërkimore etj në shkencat shoqërore - Të mësojnë si të qëmtojë në mënyrë kritike literaturën për një teme të caktuar kërkimore brenda kornizës teorike - Të përdorin në mënyrë adekuate metodat dhe qasjet sasiore, cilësore, të përzier - Të përcaktojnë dhe të përdorin instrumentet e projektimit të kampionimit dhe mbledhjes së të dhënave si: Pyetësori, Intervista, Vëzhgimi, Diskutimet në Fokus Grupet etj. - Të citojnë dhe referojnë në mënyrë korrekte dhe të duhut (brenda dhe jashtë tekstit) duke përfshirë listën e referencave dhe burimeve. - Të diskutojnë rezultatet që i lidhin ato me objektivat e kërkimit, pyetjet/hipotezat dhe literaturën - Të shkruajnë një përmbledhje, përfundim, diskutim dhe rekomandime
- Java
- Tema
- 1
- Hyrje Perkufizimi i kërkimit shkencor? Elementet e kërkimit shkencor dhe cilësia në kërkim shkencor. Prezantim i përgjithshëm i kërkimit shkencor, rëndësia e tij si pjesë integrale e përgatitjes së punimeve shkencore, punimi i diplomës dhe analiza e të dhënave. "Introduction to research methods", (Pajo, 2022, fq 1-15). (Daymon and Holloway- Qualitative, 2010, f.3-18)
- 2
- Struktura e punimeve kërkimore dhe tezës Koncepti kryesor dhe llojet e kërkimit Struktura, elementet dhe llojet e kërkimit në shkencat sociale dhe studimet ne media
- 3
- Vlerësimi kritik i literaturës. Kërkimi i literaturës. Aspekte praktike të shqyrtimit të literaturës. Procesi i shqyrtimit të literaturës. Rëndësia e rishikimit të literaturës si pjesë bazë e punimit shkencor. Përse është i rëndësishëm rishikimi i literatures dhe si ndihmon kërkuesin për t'u përfshirë më së miri në kërkimin shkencor dhe për të formuar një bazë të punimit të tij. Formate të rishikimit të literaturës. "Introduction to research methods", Bora Pajo, Sage 2017, fq 53-77. Christine Daymon and Immy Holloway- Qualitative Research Methods in Public Relations and Marketing Communications, Routledge, New York, 2010, f.39-55 (literature review assignment)
- 4
- Qellimi dhe fazat e studimit me ane te sondazheve Cfare eshte sondazhi dhe tipet e sondazhit Ndertimi i pyetesorit
- 5
- Treguesit dhe realizimi i zgjedhjes Gabimi i zgjedhjes dhe vleresimi intervalor
- 6
- Intervistimi Intervistuesi dhe ceshtje qe lidhen me te
- 7
- Perseritje & Prezantimi i Projekteve
- 8
- Provim Gjysmëfinal - Ese kërkimore
- 9
- Kodimi dhe pergatitja e skedarit te te dhenave
- 10
- Hedhja ne SPSS e te dhenave te mbledhura nga sondazhi
- 11
- Analiza deskriptive e te dhenave
- 12
- Analiza eksploruese e te dhenave
- 13
- Perdorimi i te dhenave te sondazhit per te gjykuar ne lidhje me mesataren e opinionit publik
- 14
- Perdorimi i te dhenave te sondazhit per te gjykuar ne lidhje me mesataret e me shume se dy grupimeve te opinionit publik Analiza e lidhjes se variablave te perfshire ne model ne lidhje me opinionin public qe trajtohet
- 15
- Perseritje & Prezantimi i Projekteve
- 16
- Provim Final
- 1
- Studentët vlerësojnë se në çfarë konsiston kërkimi shkencor në fushën e shkencave sociale dhe si bëhet ai
- 2
- Studentët kuptojnë konceptet, gjuhën, zbatimin e metodave të kërkimit dhe rëndësinë e tyre
- 3
- Studentët zhvillojnë dhe artikulojnë pyetje kërkimore, hipoteza dhe hartojnë projekte kërkimore sasiore, cilësore dhe/ose të përziera për të adresuar këto hipoteza brenda kontekstit të shkencave sociale
- 4
- Studentët e perceptojnë kornizës teorike
- 5
- Studentët do të pajisen me njohuri bazë mbi sondazhin dhe matjen e opinionit publik
- 6
- Studentët do të jenë në gjendje të diskutojnë dhe të interpretojne rezultatet e nje sondazhi .
- 7
- Studentët perceptojnë sfidat logjistike dhe etike si dhe strategjitë për tejkalimin e këtyre sfidave.
- 8
- Studentët përdorin bibliotekat dhe burimet elektronike për të gjetur materiale të përshtatshme dhe janë në gjendje t'i vlerësojnë ato në mënyrë kritike
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 2 15% 30%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 0 0% 0%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 60%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 40%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 5 70
- Detyrat
- 2 8 16
- Gjysmë finale
- 1 8 8
- Provimi përfundimtar
- 1 8 8
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 150
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 6.00
- ECTS
- 6.00