Gjuhë Shqipe II

Print

Rahim Ombashi, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
ALB 102
Emri
Gjuhë Shqipe II
Semestri
0
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Komunikimi gjuhësor është vlerë e njeriut. Vetëm njerëzit kanë aftësi të përçojnë sinjale tingëllore ose, siç thuhet ndryshe, shenja gjuhësore. Lënda e gjuhës shqipe ndihmon për të përforcuar aftësinë e të folurit me shkrim dhe gojë. Shqipja si gjuhë e shkruar dhe e folur ka sistemin e vet të veçantë shkrimor, por dhe një tërësi rregullash që formojnë strukturën e këtij sistemi. Kur analizojmë strukturën e shqipes, ndërtojmë gramatikën e saj. Përmes të mësuarit analitik dhe kritik synohet të folurit e gjuhës standard, me shkrim dhe me gojë, duke u aftësuar në ndërtimin e ligjërimit të nevojshëm

Objektivat

 Të marrë formim bazë gjuhësor  Të përvetësohen çështje të fonetikës, leksikologjisë, të normës morfologjike, sintaksore si dhe të drejtshkrimit të gjuhës shqipe.  Të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ nëpërmjet ligjërimit normative.  Të rrisin cilësinë gjuhësore të punimeve (ese, detyra kursi, artikuj) punim diploma  Të nxitet të vështruarit kritik si dhe akti i korrektimit në rastet e shmangieve nga shqipja standard.

Java
Tema
1
KULTURË GJUHËSORE Pjesa e tretë: Drejtshkrimi III. Norma dhe struktura gramatikore (Hyrje) - Parimet e drejtshkrimit të shqipes - Struktura e rregullave të drejtshkrimit të shqipes
2
Drejtshkrimi i zanoreve - Zanoret e theksuara: e, ë - Zanoret e patheksuara: e, zanorja ë paratheksore, pastheksore jofundore, fundore
3
Grupe dhe takime zanoresh - Fjalët dhe grupet ie / je - Fjalët e huaja me ia, ie, io, iu dhe ai, ei, oi, ui - Apostrofi
4
Shkrimi i bashkëtingëlloreve - Shkrimi s / z dhe i sh / zh / ç nistore - Shkrimi me j ose me i - Bashkëtingëlloret në grupet ce / ci, ge/gi (në fjalë të huaja) - Emrat e përveçëm të huaj
5
Shkrimi i fjalëve njësh, ndaras dhe me vizë në mes - Shkrimi i fjalëve njësh - Shkrimi i fjalëve ndaras - Shkrimi me vizë lidhëse - Shkrimi me vizë të gjatë
6
Përdorimi i shkronjave të mëdha - Emrat e përveçëm - Pjesët përbërëse të emërtimeve zyrtare - Emërtimet e përveçme dy – a më shumëfjalëshe
7
Nyja e përparme dhe parafjalët - Shkrimi i nyjës së përparme - Shkrimi i nyjave, i pjesëzave dhe i parafjalëve të përsëritura - Ushtrime
8
Provim Gjysmëfinal Pjesa e katërt: Pikësimi IV. Pikësimi (Hyrje) - Shenjat e pikësimit - Parimet e pikësimit - Klasifikimi i shenjave të pikësimit
9
Shenjat e pikësimit në fund të fjalisë - Pika. Përdorime të tjera të pikës - Pikëpyetja. Pikëpyetja. Tri pikat - Përdorime të veçanta të presjes, kllapave e thonjëzave - Presja. Kllapat. Thonjëzat
10
Pikësimi i fjalisë së thjeshtë - Shenjat e pikësimit midis gjymtyrëve kryesore dhe të dyta - Gjymtyrët homogjene pa lidhëza dhe me lidhëza - Shenjat e pikësimit në fjalitë me gjymtyrë të veçuara: përcaktori i veçuar, ndajshtimi i veçuar, rrethanori i veçuar. - Gjymtyrët sqaruese, plotësuese e saktësuese - Thirrori. Ndërtimet me forma të pashtjelluara. Pjesëzat pohuese, mohuese dhe dëftuese - Fjalët dhe shprehjet modale - Pasthirrmat dhe tingullimet
11
Pikësimi i periudhës - Periudha me fjali palidhëzore Fjalitë me lidhje numërimi Fjalitë me lidhje kundërshtie Fjalitë me lidhje ftilluese
12
Pikësimi i periudhës - Periudha me fjali palidhëzore Fjalitë me lidhje sqaruese e shtuese Fjalitë me lidhje shkakore Fjalitë me lidhje kushtëzimi
13
Periudha me bashkërenditje. Periudha me nënrenditje Fjalia përcaktore Fjalitë foljore (ftilluese e rrethanore) - Periudha me fjali të ndërmjetme dhe të ndërshtëna - Pikësimi i ligjëratës së drejtë, i dialogut dhe i citimeve Ligjërata e drejtë Dialogu Citatet dhe citimet - Ushtrime
14
Periudha me bashkërenditje. Periudha me nënrenditje Fjalia përcaktore Fjalitë foljore (ftilluese e rrethanore) - Periudha me fjali të ndërmjetme dhe të ndërshtëna - Pikësimi i ligjëratës së drejtë, i dialogut dhe i citimeve Ligjërata e drejtë Dialogu Citatet dhe citimet - Ushtrime
15
Përsëritje. Mjeshtëri mësimdhënieje
16
Provim Final
1
Të njihet studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit
2
Studenti duhet të kryejë punime me nivel të lartë gjuhësor (ese, detyra kursi, punim diploma)
3
Të nxitet të menduarit kritik duke u shfaqur në aktin e korrektimit në rastet e shmangies nga shqipja standarde.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
1 5% 5%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 5% 5%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
126
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.04
ECTS
5.00