- Kodi
- ISC 101
- Emri
- Lexim Kur’ani dhe Texhvid I
- Semestri
- 1
- Leksione
- 4.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 4.00
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Kjo është pjesa e parë e një lënde që studiohet në katër semestre. Në krye do të bëhet një prezantim i përgjithshëm i shkencës së Texhvidit dhe më pas do të kalohet në praktikimin e saj. Synimi kryesor i kësaj lënde është të fitohet aftësia për të lexuar Kur’anin Famëlartë në përshtatshmëri me veçoritë e tij fonetike dhe me rregullat e texhvidit. Për këtë do të zhvillohen diskutime të ndryshme javore në lidhje me rregullat e texhvidit dhe praktikimin e tyre të drejtë. Gjithashtu çdo javë do bëhet praktikë në lexim dhe memorizim të disa pjesëve të ndryshme të Kur’anit, ku synohet që brenda semestrit të përfundohet gjysma e dytë e xhuzit të 30. Këto praktika do ti përftojnë studentit aftësi në leximin e drejtë dhe përmendësh të tekstit hyjnor.
- Objektivat
-
Të trija format e zhvillimit të kësaj lënde me lexim, memorizim dhe shpjegim i temave të texhvidit, synojnë leximin në një mënyrë sa më të saktë të Kur’anit në gjuhën e tij origjinale. Gjithashu synohet pasurimi i pemës së pjesëve përmendësh të Kur’anit për secilin student, duke e plotësuar nevojat e studentëve në këtë këndvështrim.
- Java
- Tema
- 1
- Texhvid: Hyrje në texhvid dhe përkufizimi i kësaj shkence. Shkronjat e Kur’anit. Lexim: Gjysma e parë e fq. 1 të sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sureve Ihlas, Felak dhe Nas.
- 2
- Texhvid: Zonat e shqiptimit të shkronjave të Kur’anit. Lexim: Gjysma e dytë e fq. 1 të sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sureve Kafirun, Nasr dhe Mesed.
- 3
- Texhvid: Veçoritë absolute që kanë të kundërt. Lexim: Gjysma e parë e fq. 2 të sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sureve Kurajsh, Maun dhe Keuther.
- 4
- Texhvid: Veçoritë absolute që nuk kanë të kundërt. Lexim: Gjysma e dytë e fq. 2 të sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sureve Asr, Humeze dhe Fil.
- 5
- Texhvid: Medi tabii dhe sebebi med. Lexim: Fq. 3 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sureve Karia dhe Tekathur.
- 6
- Texhvid: Medi muttasil dhe medi munfasil. Lexim: Fq. 4 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sureve Zilzal dhe Adijat.
- 7
- Texhvid: Medi lazim. Lexim: Fq. 5 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sures Bejjine.
- 8
- Provim Gjysmëfinal
- 9
- Texhvid: Medi lin: Lexim: Fq. 6 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sureve Kadr dhe Tin.
- 10
- Texhvid: Medi arid. Lexim: Fq. 7 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sures Alak.
- 11
- Texhvid: Idh’har. Lexim: Fq. 8 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sureve Duha dhe Inshirah.
- 12
- Texhvid: Ihfa. Lexim: Fq. 9 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sures Lejl.
- 13
- Texhvid: Iklab. Lexim: Fq. 10 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sures Shems.
- 14
- Texhvid: Idgam mealgunne. Lexim: Fq. 11 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sures Beled.
- 15
- Texhvid: Idgam bila gunne. Lexim: Fq. 12 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sures Fexhr.
- 16
- Provim Final
- 1
- Studentët fitojnë aftësi për të lexuar Kur’anin Famëlartë në përshtatshmëri me veçoritë e tij fonetike dhe me rregullat e texhvidit.
- 2
- Studentët pasurojnë repertorin e pjesëve të memorizuara prej Kur’anit.
- 3
- Studentët pajisen me njohuri teorike dhe praktike të shkencës së texhvidit.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 25% 25%
- Kuize
- 1 20% 20%
- Projekte
- 1 10% 10%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 65%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 35%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 4 64
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 2 28
- Detyrat
- 1 5 5
- Gjysmë finale
- 1 10 10
- Provimi përfundimtar
- 1 13 13
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 120
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 4.80
- ECTS
- 5.00