Lexim Kur’ani dhe Texhvid I

Print

Hysni Skura, PhD

Kodi
ISC 101
Emri
Lexim Kur’ani dhe Texhvid I
Semestri
1
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kjo është pjesa e parë e një lënde që studiohet në katër semestre. Në krye do të bëhet një prezantim i përgjithshëm i shkencës së Texhvidit dhe më pas do të kalohet në praktikimin e saj. Synimi kryesor i kësaj lënde është të fitohet aftësia për të lexuar Kur’anin Famëlartë në përshtatshmëri me veçoritë e tij fonetike dhe me rregullat e texhvidit. Për këtë do të zhvillohen diskutime të ndryshme javore në lidhje me rregullat e texhvidit dhe praktikimin e tyre të drejtë. Gjithashtu çdo javë do bëhet praktikë në lexim dhe memorizim të disa pjesëve të ndryshme të Kur’anit, ku synohet që brenda semestrit të përfundohet gjysma e dytë e xhuzit të 30. Këto praktika do ti përftojnë studentit aftësi në leximin e drejtë dhe përmendësh të tekstit hyjnor.

Objektivat

Të trija format e zhvillimit të kësaj lënde me lexim, memorizim dhe shpjegim i temave të texhvidit, synojnë leximin në një mënyrë sa më të saktë të Kur’anit në gjuhën e tij origjinale. Gjithashu synohet pasurimi i pemës së pjesëve përmendësh të Kur’anit për secilin student, duke e plotësuar nevojat e studentëve në këtë këndvështrim.

Java
Tema
1
Texhvid: Hyrje në texhvid dhe përkufizimi i kësaj shkence. Shkronjat e Kur’anit. Lexim: Gjysma e parë e fq. 1 të sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sureve Ihlas, Felak dhe Nas.
2
Texhvid: Zonat e shqiptimit të shkronjave të Kur’anit. Lexim: Gjysma e dytë e fq. 1 të sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sureve Kafirun, Nasr dhe Mesed.
3
Texhvid: Veçoritë absolute që kanë të kundërt. Lexim: Gjysma e parë e fq. 2 të sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sureve Kurajsh, Maun dhe Keuther.
4
Texhvid: Veçoritë absolute që nuk kanë të kundërt. Lexim: Gjysma e dytë e fq. 2 të sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sureve Asr, Humeze dhe Fil.
5
Texhvid: Medi tabii dhe sebebi med. Lexim: Fq. 3 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sureve Karia dhe Tekathur.
6
Texhvid: Medi muttasil dhe medi munfasil. Lexim: Fq. 4 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sureve Zilzal dhe Adijat.
7
Texhvid: Medi lazim. Lexim: Fq. 5 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sures Bejjine.
8
Provim Gjysmëfinal
9
Texhvid: Medi lin: Lexim: Fq. 6 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sureve Kadr dhe Tin.
10
Texhvid: Medi arid. Lexim: Fq. 7 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sures Alak.
11
Texhvid: Idh’har. Lexim: Fq. 8 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sureve Duha dhe Inshirah.
12
Texhvid: Ihfa. Lexim: Fq. 9 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sures Lejl.
13
Texhvid: Iklab. Lexim: Fq. 10 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sures Shems.
14
Texhvid: Idgam mealgunne. Lexim: Fq. 11 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sures Beled.
15
Texhvid: Idgam bila gunne. Lexim: Fq. 12 e sures Al Imran. Përmendësh: Dëgjimi i sures Fexhr.
16
Provim Final
1
Studentët fitojnë aftësi për të lexuar Kur’anin Famëlartë në përshtatshmëri me veçoritë e tij fonetike dhe me rregullat e texhvidit.
2
Studentët pasurojnë repertorin e pjesëve të memorizuara prej Kur’anit.
3
Studentët pajisen me njohuri teorike dhe praktike të shkencës së texhvidit.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 25% 25%
Kuize
1 20% 20%
Projekte
1 10% 10%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
65%
Përqindja e provimit përfundimtar
35%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
1 5 5
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 13 13
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
120
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.80
ECTS
5.00