Sufizëm

Print

Ledian Cikalleshi, Msc

Kodi
ISC 314
Emri
Sufizëm
Semestri
6
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Në këtë lëndë do analizohen në mënyrë të përgjithshme çështje si përkufizimi i sufizmit, historiku i mendimit tasavufik, lindja e tarikateve nën dritën e relatave të shkencës së tasavufit me shkencat e tjera islame, përfaqësuesit e mëdhenj të sufizmit dhe doktrinat e tyre, perceptimi i sufizmit për edukimin e nefsit (vetvetes) dhe pjekurisë njerëzore dhe pozicioni i tarikateve në traditën e mendimit islam.

Objektivat

Njohja e doktrinës së sufizmit, literatura dhe tarikatet përbën themelin e kësaj lënde.

Java
Tema
1
Ç’është sufizmi, burimet e shkruara dhe bazat fetare te saj Raportin Tesavvuf-Islam, qoftë tematikisht qoftë metodologjikisht, nuk do të mund ta vendosnim në mënyrë të duhur nëse nuk e përkufizojmë Tesavvufin me përkufizimin i cili më për së afërmi i përgjigjet thelbit të tij. Tesavvufi islam i përfaqësuar në brendinë e ajeteve të Kur’anit, haditheve të Pejgamberit a.s. dhe në traditën metagjeografike dhe kozmohistorike të dijetarëve me urti ekzistenciale është emërtuar ndryshe edhe si Misticizëm islam. Edhe pse disa prej studiuesve të Tesavvufit janë të mendimit se termi misticizëm nuk i përgjigjet dhe nuk e ngërdhen në vete në tërësi përvojën e Tesavvufit, ne këtu mistikën e kemi përdorur me përmasën e saj filozofike e jo fetare. Në bazë të asaj që shihet nga literatura më e gjerë sufike, konkretisht nga baza e përkufizimeve të bëra nga ana e sufijve të mëdhenj gjatë historisë për Tesavvufin, në disiplinën e Tesavvufit Zoti, Hakikati dhe Marifeti janë themelet bazë në sqarimin e burimit dhe qenies së kësaj shkence, e në veçanti të dijes dhe njohjes sufike. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam, The University of North Carolina Press (1978) p. 3-12 ; John Renard, Historical Dictionary of Sufism, The Scarecrow Press, Inc., Lanham, Maryland - Toronto - Oxford (2005) termat e lidhura me temën.
2
Terminologjia dhe karakteristikat themelore të sufizmit Si çdo disiplinë tjetër teologjike dhe filozofike, ashtu edhe Tesavvufi ka zhvilluar mënyra dhe trajta nëpërmjet të cilave do të ketë mundësi të afrohet deri te ky qëllim. Edhe në mendimin sufik, si në përgjithësi në akiden islame, Zoti është realiteti i vetëm i qenësisë. Sufijtë në vrojtimin dhe përkapjen e realitetit të qenësisë dhe në afrimin me Zotin, si dy qëllime parësore të disiplinës së Tesavvufit, kanë zhvilluar një terminologji të vrullshme, e cila njëkohësisht paraqet edhe karakteristikat themelore të Tesavvufit. Brenda sufizmit ka nje larmi termash per njerëzit qe merren me sufizmin sipas hierarkisë se tyre, si Zuhd, Asket, Murshid, Murid, Dervish, Fakir etj. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam, The University of North Carolina Press (1978) p. 12-22 ; John Renard, Historical Dictionary of Sufism, The Scarecrow Press, Inc., Lanham, Maryland - Toronto - Oxford (2005) termat e lidhura me temën.
3
Zuhdi dhe zahidet e parë Në shekujt e parë Tesavvufi paraqitet si reagim i njerëzve të devotshëm kundër jetës luksoze dhe të pamatur të udhëheqësve muslimanë të Dinastisë Emevite. Si pasojë edhe temat dhe diskutimet e para sufike kanë të bëjnë kryesisht me çështjet e sjelljes shembullore dhe ndjekjes së përpiktë të Sunnetit të Pejgamberit a.s. Është kjo periudha kur edhe disiplinat e tjera islame nuk kanë marrë formën e sistematizuar dhe të kodifikuar. Faza e zuhdit. Formës që ka marrë jeta shpirtërore islam në intervalin kohor të dy shekujve të parë pas hixhretit përgjithësisht i themi zuhd, kurse përfaqësuesve të saj zahidë, abidë, nasikë dhe kurra. Në këtë periudhë kohore janë edukuar zahidët si Hasan Basriu, Vejsel Karani, Rabi'atu'l-Adevijje dhe Malik b. Dinar. Karakteristika më të dalluara të kësaj periudhe janë më tepër rëndësi për veprën (amel) sesa përnjohjen (marrifet), për adhurimin (ibadet) sesa për inspirimin (ilham), për moralin (ahlak) sesa për zbulimin (Keshf), për istikametin sesa për kerametin, apo, thënë shkurt, më tepër i është vënë theksi praktikës sesa teorisë. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam, The University of North Carolina Press (1978) p. 23-41 ; John Renard, Historical Dictionary of Sufism, The Scarecrow Press, Inc., Lanham, Maryland - Toronto - Oxford (2005) termat e lidhura me temën.
4
Zhvillimi i sufizmit dhe sufistet e parë Shekujt III dhe IV hixhri kanë qenë vendimtarë në sistematizimin e disiplinave islame, përfshirë edhe Tesavvufin. Në këtë periudhë, kur ende nuk janë të themeluara tarikatet si institucione sufike, në botën islame ekzistojnë qendra të ndryshme sufike në të cilat theks i posaçëm vihet mbi njërën prej qasjeve që më vonë do ta prezentojë tërësinë e metafizikës, kozmologjisë, antropologjisë dhe eskatologjisë sufike. Faza e tasavvufit: Lëvizja e pjekur e zuhdit, në vitin 200)815 e lindi rrymën e tasavvufit. Kjo rrymë nxori në plan të parë diturinë ('ilm), njohjen (marifet) dhe ekstazën (vexhd) dhe në plan të dytë hodhi veprën (amel), respektin (ta'ah) dhe asketizmin (zuhd). Marruf Kerhi (v. 200815), Bishr Hafijj (v. 2277841), Ebu Sulejman Darani (v. 215/830), Dhunnun Misri (v. 245/859), Bajezid Bistami (v. 234/848 ose 261/874), Xhunejd (v. 297/909), Ebu Said Harraz (v. 272/885), Seri Sakati (v. 257/870), Hamdun Kassar (v. 271/884), Hakim Tirmidhi (v. 285/898), Sehl Tusteri (v. 273/885), Ebu Husejn Nuri (v. 295/907) dhe Ebu Hafs (v. 260/873) janë sufijtë që kanë jetuar në shekullin III dhe që e kanë themeluar tasavvufin. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam, The University of North Carolina Press (1978) p. 42-97; John Renard, Historical Dictionary of Sufism, The Scarecrow Press, Inc., Lanham, Maryland - Toronto - Oxford (2005) termat e lidhura me temën.
5
Sufizmi Teozofik dhe Ibn Arabiu Çështja e qenësisë dhe relacionet ndërmjet segmenteve ekzistuese në platformën fizike dhe metafizike, kanë qenë prej problemeve kryesore të diskutuara në qarqet religjioze dhe filozofike në të katër anët e botës. Meqë thelbi i qenësisë nuk dihet nga askush tjetër përveç Allahut xh.sh., mendimtarët e ndryshëm, të bazuar në sistemet e tyre filozofike, apologjetike ose mistike, kanë zhvilluar teori të ndryshme rreth thelbit të qenësisë. Teoria e Iluminimit (e drites) e Shihab ad-Din Yahya as-Suhrawardi “Maqtul” dhe Vahdet-i vuxhud e Ibn Arabiut janë disa prej tyre. Vahdet-i vuxhud d.t.th. pranim i Personit të Zotit (dhat) si transcendent, ndërsa i emrave dhe cilësive (esma ve’s-sifat) të Tij si imanente. Mospranim i kurrfarë ekzistence reale tjetër përveç Zotit, por konsiderim i tyre si pasqyrime (texhel-lijat) të emrave dhe cilësive të Zotit dhe verifikim i gjithë kësaj jo në mënyrë spekulative por nëpërmjet përvojës ezoterike dhe zbulimit (mukashefe). Sipas sufijve vahdet-i vuxhudi paraqet trajtën më të përsosur të tevhidit. Kjo teori është e pranishme në thëniet e sufijve të caktuar që prej ditëve të para të aktiviteteve mistike brenda shoqërisë islame, por është sistematizuar nga ana e doajenit të Tesavvufit filozofik Muhjuddin ibn Arabiut. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam, The University of North Carolina Press (1978) p. 249-274 ; John Renard, Historical Dictionary of Sufism, The Scarecrow Press, Inc., Lanham, Maryland - Toronto - Oxford (2005) termat e lidhura me temën.
6
Psikologjia e sufiut dhe termat e dijes Arsyeja (akl), shpirti (ruh), zemra (kalb) dhe uni (nefs) janë nocione që përmenden në Kur’an dhe koncepte kryesore të psikologjisë njerëzore, që në çdo shkencë shoqërore janë diskutuar në bazë të funksionit të tyre në hierarkinë e shkencës gjegjëse. Tesavvufi këtyre termave u kushton rëndësi të posaçme në vendosjen e relacionit ndërmjet Zotit, njeriut dhe gjithësisë. Disa prej sufijve në qendër të sistemit të tyre kanë vendosur zemrën, disa të tjerë unin, ndërsa të tretët kanë vendosur shpirtin dhe në bazë të kësaj kanë zhvilluar metodologjinë e procesit edukativ-arsimor të tyre. Mendimtarët sufijë, si pjesëtarë të Islamit të cilët veten ia kanë përkushtuar kultivimit me theks të posaçëm të anës shpirtërore të fesë, në vend se të merren me rezultatet e pjesërishme të arritura nga përkapja dhe intuita, janë përqëndruar në kuptimin e tërësishëm të thelbit të gjërave. Për ta arritur këtë dije dhe njohje, sufijtë kanë zhvilluar metoda dhe teknika të posaçme. Dija dhe njohja sufike në masë të madhe dallohen nga disiplinat tjera në aspektin e vendit të diturisë në arritjen e arsimit cilësor. Tesavvufi në kontekst të dijes përdorë dy terma kryesorë: ilm dhe ma’rifet. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam, The University of North Carolina Press (1978) p. 187-199 ; John Renard, Historical Dictionary of Sufism, The Scarecrow Press, Inc., Lanham, Maryland - Toronto - Oxford (2005) termat e lidhura me temën.
7
Evliatë dhe mrekullitë e tyre Mrekullitë manifestohen dhe janë dhurate nga Allahu kur sufiu arrin gradën e Shenjtorit/Evlija. Sufijtë qerametin/mrekullitë e kanë ndarë në kozmik dhe real. Qerameti kozmik do të thotë prezantim i disa gjendjeve të jashtëzakonshme, si p.sh. fluturim, ecje mbi ujë, kuptimi i asaj që mendon bashkë-biseduesi. Qerameti real ka të bëjë me prezantimin e veprave të jashtëzakonshme në shkencë, njohje dhe sjellje. P.sh. rregullimi i sjelljeve të myridit në të mirë, ndikimi i shejhit në myridin me urtësine dhe dijen e tij. Ky lloj i qerametit është emërtuar edhe si qeramet shkencor dhe kuptimor. Qerameti i pranuar në mesin e sufijve është ky. Ndërsa popullata terhiqet më tepër nga qerameti kozmik, pasi qerameti mbetet si nje nga elementet tregues se personi qe i manifeston është evlija. Qerameti është prezent në jetën e sufijve, por kush është që rëndësi të madhe ti kushtohet qerametit real dhe ai të fshihet. Sufijtë duke filluar prej periudhave të para rëndësi më të madhe i kanë kushtuar përqëndrimit në drejtë se sa qerametit. Qeramet të vërtetë e kanë konsideruar ndjekjen e sheriatit dhe sunnetit të Pejgamberit a.s.. Disa prej sufijve qerametin e kanë konsideruar si pengesë për ngritje shpirtërore dhe si sprovë e Allahut. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam, The University of North Carolina Press (1978) p. 199-213 ; John Renard, Historical Dictionary of Sufism, The Scarecrow Press, Inc., Lanham, Maryland - Toronto - Oxford (2005) termat e lidhura me temën.
8
Provimi gjysmë final
9
Nga sufizimi ne tarikat Duke filluar prej shekullit VI/XII filloi të institucionalizohet në rrugë specifike mistike të emërtuara si tarikate. Besimi i sufijve se rrugët e afrimit deri te Zoti janë të panumërta, është shoqërorizuar nëpërmjet tarikateve dhe metodave të ndryshme të tyre. Tarikat është fjalë arabe e cila d.t.th. rrugë të cilës duhet ecur, metodë e cila duhet të ndiqet, gjendje dhe pozitë. Në fillim tarikati kishte kuptim të largimit prej dynjasë për ta fituar ahiretin dhe të rrugës e cila do të ndiqej në edukimin e fuqive shpirtërore, kontrollimin e shtytësve të unit dhe të karakterit njerëzor. Ndërsa më vonë, me tarikat nënkuptohej tërësia e rregullave dhe parimeve etike-sociale të ndjekura nga ana e personave që marrin edukatë shpirtërore nën kontrollin e një shejhu dhe brenda një teqeje të caktuar. Qëllimi i tarikatit është që t’i nxjerrë në pah vlerat shpirtërore me origjinë hyjnore të fshehura në brendinë e ithtarit të tarikatit (murid) dhe t’ju ndihmojë atyre ta gjejnë Allahun xh.sh. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam, The University of North Carolina Press (1978) p. 228-241 ; John Renard, Historical Dictionary of Sufism, The Scarecrow Press, Inc., Lanham, Maryland - Toronto - Oxford (2005) termat e lidhura me temën.
10
Tarikatet dhe teqetë si institucione Një numër i madh i tarikateve të paraqitura në botën islame i përkasin njërit prej grupeve të lartpërmendura, por ato janë emërtuar kryesisht në bazë të themeluesit të tyre ose në bazë të emrit të shejhëve të lartë brenda një tarikati të caktuar, të cilët kanë bërë ndryshime në trajtën e ritualeve dhe manifestimeve të posaçme për Tesavvufin, si dhikrin, sejr-i sulukun etj. Teqetë janë vende ku është punuar, analizuar, përjetuar mendimi sufik islam dhe prej nga më vonë i është prezentuar popullatës. Ato si institucione të Tesavvufit dhe pjesë përbërëse të qytetërimit islam paraqesin institucione bamirëse në të cilat banojnë ose qëndrojnë ithtarët e tarikatit (muridë, muhibë), të cilët nën kontrollin lëndor dhe kuptimor të një shejhu të caktuar përpiqen ta zbukurojnë moralin dhe etikën e tyre në bazë të parimeve sufike islame. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam, The University of North Carolina Press (1978) p. 241-258 ; John Renard, Historical Dictionary of Sufism, The Scarecrow Press, Inc., Lanham, Maryland - Toronto - Oxford (2005) termat e lidhura me temën.
11
Letërsia dhe poezia ne Sufizëm Tarikatet ithtarëve të vet përveç edukatës shpirtërore u kanë mundësuar edhe ngritje në shumë arte. Teqetë si vende të mendimit dhe idesë së lartë kanë qenë vende të paraqitjes dhe kultivimit të shumë dijetarëve, mendimtarëve, artistëve dhe poetëve. Sufijtë si Attari, Xhamiu dhe Rumi janë nga më të njohurit dhe veprat e tyre jane te fashme si ne lindje ashtu edhe ne perendim. Shejhët dhe dervishët e këtyre viseve kanë shkruar poezi në të cilat i kanë prezentuar nevojat dhe vuajtjet e popullatës, kanë shkruar poezi klasike për dashurinë hyjnore, për ritualet dhe rregullat e tarikateve të veçanta etj., dhe në këtë mënyrë kanë krijuar një letërsi të teqesë me vlera të larta artistike. Ka disa lloje veprash dhe poezishe si Diwan, Gazel, Rubai dhe Kaside. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam, The University of North Carolina Press (1978) p. 287-309 ; John Renard, Historical Dictionary of Sufism, The Scarecrow Press, Inc., Lanham, Maryland - Toronto - Oxford (2005) termat e lidhura me temën.
12
Mevlana dhe Tarikati Mevlevi Tarikati Mevlevi është themeluar nga fundi i shekullit XII në Konjë dhe rrethinë nga Mevlana Xhelaluddin Rumiu (v.672/1273), ndërsa trajtën përfundimtare e ka marrë në kohën dhe me veprimtarinë e të birit të Mevlanës, Sulltan Veledit (v.712/1312). Në formimin e Mevlanës si sufi dhe në tarikatin e tij më vonë, ndikim të rëndësishëm kanë patur disa persona, në krye të të cilëve pa dyshim qëndron Shemsi Tebriziu. Si te popujt e tjerë ballkanikë ashtu edhe te shqiptarët Mevlana Xhelaluddin Rumiu dhe vepra e tij “Mesnevi”, kanë patur vend të posaçëm. Disa prej poetëve shqiptarë në periudhën osmane si dhe në atë pasosmane kanë shkruar poezi në të cilat kanë qenë të frymëzuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga veprat e Mevlanës. Annemarie Schimmel, Mystical Dimensions of Islam, The University of North Carolina Press (1978) p. 309-343 ; John Renard, Historical Dictionary of Sufism, The Scarecrow Press, Inc., Lanham, Maryland - Toronto - Oxford (2005) termat e lidhura me temën.
13
Tarikati Nakshibendi dhe Halveti Tarikati Nakshibendi emrin e ka marrë nga sufiu i njohur i Buharës në shekullin XIV Shejh Haxhe Bahauddin Muhammed Nakshibend Buhariu (v.791/1389). Karakteristikat dalluese të këtij tarikati janë: ndjekja e “rrugës së mesme” në pikëpamjet sufike; zbatimi i përpiktë i parimeve të Sheriatit islam. Tarikati Halveti duke filluar prej shekullit XVI ka qenë rruga mistike më e përhapur në botën islame. Ky tarikat është themeluar nga ana e nxënësit dhe muridit të Ibrahim Zahid Gejlaniut, Omer el-Halvetiut (v.750/1349). Halveti (vetmia) ishte njëra nga trajtat më të preferuara në pastrimin dhe edukimin e unit nga ana e sufijve që nga periudhat më të hershme dhe pranohej si një nga parimet themelore të jetës askete. Alexander Knysh, Islamic Mysticism_ A Short History, Brill (2010) p. 218-234, 264-271; John Renard, Historical Dictionary of Sufism, The Scarecrow Press, Inc., Lanham, Maryland - Toronto - Oxford (2005) termat e lidhura me temën.
14
Tarikati Kadiri dhe Shazili Tarikati Kadiri së bashku me Tarikatin Rifai (Rufai) janë ndër tarikatet e para dhe më të vjetra. Themeluesi i Tarikatit Kadiri është Abdu’l-Kadir Gejlaniu, famën e të cilit e kanë arritur pak njerëz në historinë islame. Themeluesi i Tarikatit Kadiri, Abdu’l-Kadir Gejlaniu ka lindur në vitin 470/1077 dhe ka vdekur në vitin 561/1165, gjegjësisht ka jetuar 91 vjet. Tarikati Kadiri në viset e Anadolisë ka depërtuar nga mesi i shekullit XV nëpërmjet të Eshrefoglu Abdullah Rumiut (v.874/1469), ndërsa në Stamboll dhe në Ballkan në shekullin XVII nëpërmjet Ismail Rumiut (v.1041/1631-32). Tarikati Shazilijje - i themeluar nga Ebu’l-Hasan Shazeliu (v. 659/1260). Ithtarët e degës Darkavijje të tarikatit Shazili të udhëhequr nga ana e Ahmed ed-Darkaviut (v.1239/1823) kanë luajtur rol të rëndësishëm në formimin e botëkuptimit të mëvetësisë në Maroko dhe Algjeri. Ky tarikat se bashku me Tarikatin Tixhanijje i themeluar nga ana e Ahmed et-Tixhaniut (v.1231/1815) jane te përhapura ne Afriken Veriore. Alexander Knysh, Islamic Mysticism_ A Short History, Brill (2010) p. 179-192, 207-218; John Renard, Historical Dictionary of Sufism, The Scarecrow Press, Inc., Lanham, Maryland - Toronto - Oxford (2005) termat e lidhura me temën.
15
Tarikati Jesevi dhe Bektashi Historiku i Tarikatit Bektashi fillon me jetën dhe veprën e themeluesit të tij, Haxhi Bektash Veliut. Haxhi Bektash Veliu është një sufi i madh i cili është edukuar dhe arsimuar nga ana e shejhëve dhe baballarëve të Tarikatit Jesevi. Për jetën e këtij personi që do të lërë gjurmë të rëndësishme në historinë islame të shekullit XIII dhe më pas dimë shumë pak. Piri i dytë i Tarikatit Bektashi është Ballëm Sulltani. Edhe ai ka bërë disa ndryshime në mënyrën e zbatimit të riteve dhe erkanit bektashi; e ka sistematizuar dhe disiplinuar organizimin e teqeve dhe ka formuar grupin e myxherredëve (të pamartuarit), të cilët tërë jetën e tyre do t’ia kushtonin tarikatit. Pas Ballëm Sulltanit Tarikati Bektashi me bekimin e Portës së Lartë me të madhe është përhapur në Anadoli dhe Ballkan. Prej kësaj kohe jeniçerët janë inkuadruar në teqenë bektashiane. Alexander Knysh, Islamic Mysticism_ A Short History, Brill (2010) p. 272-280; John Renard, Historical Dictionary of Sufism, The Scarecrow Press, Inc., Lanham, Maryland - Toronto - Oxford (2005) termat e lidhura me temën.
16
Provimi Final
1
Studenti pajiset me njohuri themelore rreth sufizmit.
2
Studenti njeh nga afër sufistët më të mëdhenj dhe prezantohet me veprat e tyre.
3
Studenti do të fitojë aftësinë e bërjes së një përmbledhjeje.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 2 2
Provimi përfundimtar
1 3 3
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00