Kelam

Print

Ali Zaimi, PhD

Kodi
ISC 318
Emri
Kelam
Semestri
6
Leksione
4.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
4.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Hyrje në Kelamin klasik dhe metodat e tij të argumentimit. Do të trajtohen disa nga ekolet e ndryshme si dhe tematikat e para të kësaj shkence.

Objektivat

Kjo lëndë synon që studenti të mësojë besimin dhe përbërjen e tij, metodat e argumentimit në Kelam dhe klasifikimin e atributeve të Allahut.

Java
Tema
1
Lindja dhe zhvillimi i shkencës së Kelamit. - Shkenca e Kelamit lindi në dorë të Mu’teziles, në fillim të shekullit II pas hixhretit. Njëqind e pesëdhjetë vjet pas shfaqjes së kelamit mu’tezilit, disa nga dijetarët e Ehl-i Sunnetit ndien nevojën t’i vërtetonin çështjet e besimit sipas normave mendore. Imam Esh’ariu dhe Maturidiu hodhën bazat më të rëndësishme të kësaj shkence dhe përvetësuan metodën e Kelamit, në argumentimet e tyre. Ata e pranuan rolin e mendjes në teologji, bazat e besimit, kur e kërkon nevoja, i sqaron dhe vërteton me metoda racionale, i drejtohet interpretimit (te’vil).
2
Përkufizimi, tematika dhe qëllimi i shkencës së Kelamit. - Shkenca e Kelamit është njohur më herët edhe me emra të tjerë si; Usulud-din, Akide, Shkenca e Tevhidit, Fikhu-l Ekber dhe së fundmi me emrin Kelam. Tematikë e kësaj shkence janë gjashtë bazat e besimit Islam, të ndara tre themele; Hyjniteti (Uluhijjet), Profetësia (Nubuvvet) dhe Bota tjetër (Me’ad). Sipas qëllimit, Kelami është shkenca që përforcon vërtetimin e bazave të besimit duke përdorur argumente të formës së prerë dhe duke mënjanuar dyshimet që mund të lindin.
3
Fraksionet besimore dhe veçoritë e tyre. - Ndryshimet në qasjen apo komentimin rreth cilësive të Allahut, përkufizimin e besimit, vullnetit të lirë të njeriut në raport me paracaktimi hyjnor dhe disa çështje të tjera, sollën lindjen e fraksioneve të ndryshme besimore. Ehl-i Sunneti mund të themi se përvetësoi tre metoda, prej tyre ajo Selefije, Maturidije dhe Esharije. Gjithashtu kemi edhe fraksione të tjera, që ndoqën metodat e tyre në komentimin e elemntëve të besimit dhe çështje të tjera të rëndësishme të fesë. Këto fraksione ishin: Mu’tezile, Xhebrijje, Kaderijje etj.
4
Gjykimet fetare dhe ato logjike. - Gjykimet ndahen në fetare (dinijje) dhe logjike (‘aklijje). Gjykimet fetare janë ato që nxirren nga tekstet e sheriatit (nass). Gjykimet që nuk kanë lidhje me veprimin praktik, u thuhet esenciale (aslijje) dhe besimore (i’tikadijje), kurse atyre të lidhura me aktin, u thuhet praktike (‘amelijje) dhe sekondare (fer’ijje). Gjykimet që kanë të bëjnë me zemrën dhe ndërgjegjen, u thuhet konkluzione moralo-etike (ahlakijje). Konkluzionet logjike mbi konceptin ekzistencë janë tre: domosdoshmëri (vuxhub), pamundësi (imtina’) dhe mundësi (imkan).
5
Përkufizimi i besimit dhe mendimet rreth përbërjes së tij. - Besimi si fjalë ka kuptimin e vërtetimit, pranimit dhe pëlqimit me zemër. Në kuptmin terminologjik do të thotë pranim i informacioneve të prera, të përcjellura te ne me anë të Profetit Muhamed (a.s.) Një përkufizim tjetër e cilëson besimin si vërtetim me zemër, pohim me gjuhë dhe veprim me gjymtyrë. Bazë e besmit është vërtetimi me zemër i shtyllave të tij, pohimi është për efekt të dallueshmërisë së të qenit mysliman dhe veprimi nuk cilësohet pjesë e besimit, por shërben për përforcimin e tij.
6
Klasifikimi i njerëzve nga ana e pohimit dhe mohimit: Kafir, Mushrik, Munafik, Mu’min. - Fjala kufr në aspektin gjuhësor ka kuptimin e mbulimit, kurse si term nënkupton mohimin dhe shtrembërimin e lajmeve, qoftë edhe njërit prej tyre, të të Dërguarit nga Allahu, të cilat janë përcjellur deri te ne në mënyrë të saktë dhe të pandërprerë gjeneratë pas gjenerate (mutevatir). Shirku është një botëvështrim, sipas të cilit Zoti ka shok në përmasën hyjnore, ne atributet e Tij dhe në veprat e Tij. Nifaku (hipokrizia) është shfaqje e jashtme e të qenit besimtar dhe fshehje në zemër e mohimit.
7
Ekzistenca e Allahut dhe argumentet rreth saj. - Sipas dijetarëve myslimanë çdo person me natyrë të pastër dhe me logjikë të shëndoshë e beson ekzistencën dhe njëshmërinë e Zotit. Këtë ekzistencë njeriu e kupton duke vëzhguar shenjat e Allahut në botën e tij të brendshme dhe ato në botën e jashtme. Nëse analizohet me kujdes krijimi i njeriut dhe përsosmëria e organeve të tij, pa dyshim arrihet në përfundimin se Allahu xh.sh. ekziston. Prej argumenteve që vërtetojnë ekzistencën e Allahut janë edhe ai kozmologjik, ontologjik, teleologjik etj.
8
Provimi gjysmë-final
9
Gradat e besimit dhe relatat iman-islam. - Besim i detajuar (tafsili) do të thotë besim konçiz në të gjitha parimet e besimit një nga një. Niveli i parë konsiderohet besimi i paluhatshëm te Allahu, pejgamberia e Muhamedit a.s. dhe në ditën e mbrame. Niveli i dytë ka të bëjë me besmin e paluhatshëm te Allahu, engjëjt, librat e shpallur, pejgamberët, dita e llogarisë, ringjallja pas vdekjes, xhenneti dhe xhehennemi, shpërblimi, dënimi dhe caktimi hyjnor. Niveli i tretë ka të bëjë me shqyrtimin një nga një të gjykimeve besimore, praktike dhe etike, të komunikuara nëpërmjet ajeteve të Kur’anit dhe haditheve të mirënjohura (mutevatir).
10
Mëkati i madh dhe relatat besim-mëkat i madh. - Mëkati i madh njihet me termin kebire dhe fisk. Kebire (shumësi kebair) përmendet në ajete dhe hadithe në kuptimin e mëkatit të madh. Për të ka citat të qartë kërcënues në tekstet e shenjta dhe vepra ndëshkohet si në këtë botë ashtu edhe në ahiret. Mëkati më i madh dhe që nuk falet, pa u penduar, është t’i përshkruhet Allahut shok dhe të mos i besohet Atij. Dijetarët e Ehl-i Sunnetit janë të mendimit se personi që bën mëkat të madh, ose që nuk i kryhen obligimet fetare është besimtar. Dera e pendesës është e hapur për këtë person, por nëqoftëse ai vdes pa u penduar, gjendja e tij është nën vullnetin e Allahut, mundet ta dënojë apo ta falë atë person. Mëkati i madh nuk e nxjerr njeriun nga kufijtë e besimit, por ai duhet të pendohet për të.
11
Klasifikimi i atributeve të Allahut: Atributet Selbi. - Cilësitë me të cilat nuk mund të cilësohet Allahu quhen cilësi mohuese (selbi). Këto veçori tregojnë ç’ka nuk është Zoti dhe e mbajnë atë larg nga përngjasimi i krijesave. Këto atribute përmenden në librat e Kelamit në këtë mënyrë: Allahu nuk ka fillim dhe nuk ka fund, nuk është aksidencë (arad), nuk është trup (xhism), nuk është substancë (xhevher), nuk ka formë, nuk ka kufi, nuk mund të ndahet në pjesë, nuk është i përbërë, nuk ka vend, nuk është i kufizuar me kohë, asgjë nuk i ngjan Atij dhe Ai nuk i ngjason asgjëje. Të kundërtat e këtyre cilësive njihen si tenzihijje dhe ato janë: Kidem, Beka, Muhalefetun li’l-havadith, Kijam binefsihi dhe Vahdanijjet.
12
Klasifikimi i atributeve të Allahut: Atributet Thubuti. - Vetitë e ekzistencës së domosdoshme dhe me të cilat domosdoshmërisht cilësohet Allahu xh.sh. emërtohen si cilësi afirmative (thubutijje). Këto janë cilësi të Zotit të përhershme, pa fillim dhe pa mbarim dhe nuk janë të ngjara si cilësitë e krijesave. Dijetarët e Ehl-i Sunetit si cilësi të tilla kanë konsideruar: hajat (jeta), ilm (dija), irade (vullneti), kudret (fuqia), sem’ (dëgjimi), basar (shikimi), kelam (të folurit) dhe tekvin (krijimi).
13
Klasifikimi i atributeve të Allahut: Atributet Haberi dhe Fi’li. - Cilësitë që janë të përmendura vetëm në tekstet e shenjta dhe janë të konstatuara me përcjellje quhen cilësi lajmëruese (haberijje). Nëse përpiqemi t’i kuptojmë me përmasën e jashtme të tyre (dhahir), arrijmë në antropomorfizëm (texhsim), në përngjasim (teshbih), në trajtësim (tekjif) dhe në identifikim (temthil). Disa prej këtyre atributeve janë: Jed (dora), Vexhh (fytyra), Ajn (syri), Istiva’ (ngritja), Nuzul (zbitja) etj. Cilësitë vepruese (fi’lijje) origjinën dhe burimin e kanë në atributin e krijimit (tekvin) dhe kryesisht janë ndërlidhje me veprimin e Allahut xh.sh. në gjithësi. Disa prej tyre janë: Dërgimi i pejgamberëve dhe zbritja e librave, shpërblimi dhe ndëshkimi, marrja e jetës së krijesave dhe ringjallja e tyre.
14
Lexime nga vepra “Fikhul Ekber” e Imam Ebu Hanifes. - Imam Ebu Hanife konsiderohet nga dijetarët e mëdhenj të Ehli Sunetit dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm në shkencën e fikhut dhe atë të akaidit. Vepra e tij në akaid është e shkurtër dhe përmbledhëse. Leximi në origjinal i kësaj vepra na vendos përballë mënyrës së trajtimit nga imam Ebu Hanifja i disa çështjeve themelore të kësaj shkence.
15
Lexime nga vepra “Fikhul Ekber” e Imam Ebu Hanifes. - Në këtë vepër ai përmbledh aspektet e besimit, që çdo mxsliman duhet t’i besojë. Trajton gjërisisht atributet e Allahut, pafillimësinë, pafundësinë dhe mohon përngjasimin e këtyre atributeve me ato të krijesave. Ai gjithashtu ndalet në përkufizimin e besimit, lindjes së krijesave njerëzore si të lirë dhe me vullnet, mosdaljen nga besimi të personit që kryen mëkate të mëdha dhe krijimin e të mirës dhe të keqes nga ana e Allahut.
16
Provimi Final
1
Studenti do të mësojë besimin dhe përbërjen e tij, metodat e argumentimit në Kelam dhe klasifikimin e atributeve të Allahut.
2
Studenti do të pajiset me njohuri rreth argumenteve logjike dhe ato fetare sipas këndështrimit të shkencës së Kelamit.
3
Studenti do të njihet me argumentet fetarë dhe logjikë rreth ekzistencës së Allahut.
4
Studenti do të njihet në mënyrë të detajuar me klasifikimin e atributeve hyjnore dhe shpjegimin e tyre.
5
Studenti do të njihet me një tekst kalsik të kelamit dhe përmbajtjes së tij.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 30% 30%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
4 8 32
Ngarkesa totale e punës
126
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.04
ECTS
5.00