Historia e Feve dhe Dialogu Ndërfetar

Print

Qëndrim Zogaj, Msc

Kodi
ISC 332
Emri
Historia e Feve dhe Dialogu Ndërfetar
Semestri
6
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
3.00
Përshkrimi

Lënda e Historisë së Feve trajton emërtimin, historikun e lindjes, bazat e besimit, tempujt, adhurimet dhe ritualet e Hinduizmit, Budizmit, Sihizmit, Judaizmit, Krishterimit dhe Islamit me një analizim në aspketin fenomenologjik. Për shembull, lindja e Budizmit si fe, ndryshimi nga fete e tjera indiane dhe bazat e besimit; judaizmi, sistemi i besimit, ndryshimet e ndodhura në kohë, sektet e vjetra e të reja dhe gjendja e tij në ditët sotme; Hz. Isa (a.s.) dhe themelimi i Krishterimit, ndryshimet e ndodhura në kohë, sistemi i besimit, gjendja nëse ditët e sotme dhe sektet, janë disa nga temat e kësaj lënde. Historia e Feve është përkufizuar edhe si një komentim i tërësishëm e jo i pjesshëm i feve. Ajo thirret që të nxjerrë në pah dhe të studiojë çdo lloj ballafaqimi të njeriut me të shenjtën, prej parahistorisë e deri më sot. Por, për historianët e feve është një modesti apo një turp i madh, thotë M. Eliade, që të jenë të dyshimtë në vlerësimin e aspektit dhe vlerës kulturore të rezultateve të nxjerra nga studimet e bëra në këtë fushë. Për këtë, që nga Max Müller dhe Andrew Lang e deri te Frazes dhe Marett, si dhe nga Marett dhe Levy-Bruhl e deri më sot, vërejmë rënien graduale të krijimtarisë apo të aktualitetit të Historisë së Feve. Megjithatë, autori në fjalë thotë se, nuk është e pamundur që Historia e Feve të rikthehet përsëri në pozitën e saj qendrore, mirëpo për këtë historianët e feve duhet të besojnë në mundësitë e jashtëzakonshme në këtë drejtim dhe, gjithashtu, duhet që të mos neglizhojnë dhe të jenë të vetëdijshëm për madhështinë dhe peshën e fushës në fjalë.

Objektivat

Te mësohen metodat e kërkimeve në shkencën e historisë së feve dhe çështja e origjinës së tyre. Shpjegimi i lindjes së feve në histori, zhvillimi dhe transformimi i tyre. Të mësohen me hollësi fetë Abrahamike si hebraizmi, krishterimi dhe islami.

Java
Tema
1
Analizë e termave “fe” dhe “histori”. Diskutim rreth origjinës së feve dhe teoritë e rëndësishme. Shprehja historia e feve përbëhet prej dy fjalëve kyçe, histori dhe fe (fetë). Fjala histori rrjedh prej fjalës historia në greqisht dhe ka kuptimin material konkret, njohuri. Në gjuhën arabe përdoret fjala tarih (histori) e cila ka kuptimin njohuri për muajin, njohuri për kalendarin. Res gestae është fjalë latine që res do të thotë gjë, kurse restae lëvizje, qëndrim. Ndërsa në gjermanisht fjala e cila ka kuptimin e historisë është Geschichte. Kjo fjalë në vete ngërthen kuptimin e një ndodhie të vërtetë dhe nuk mund të quhet story-tregim. Kurse fjala e dytë është feja (fetë). Fjala fe në gjuhët e sotme perëndimore shprehet me fjalën religion, e cila buron prej fjalës latine religio dhe ka kuptimin bashkim, lidhje. Relegere është një fjalë tjetër që përdoret për fenë dhe ka kuptimin e veprimit të një pune disa herë, bashkim, lidhje. Këtë shprehje e ka përdorur Ciceroni në De Natura Deorum. Edhe Lactantiusi në veprën e tij Divana Institute përmend shprehjen religare. Historiani Flavius Eutrapis është i pari që fjalën religion e ka përdorur me kuptimin feja krishtere. Në kuptimin e lartpërmendur gjithashtu është përdorur edhe fjala religio. Në aspektin etimologjik feja është një lidhje në mes të subjektit dhe objektit. (David Hume fq. 1-35)
2
Përkufizimi i Historise së Feve, tematika dhe metodat. Tema e klasifikimit të feve: monoteiste, tradicionale, kombëtare dhe universale. Historia e Feve përveç që njihet me këtë emër, në literaturë njihet edhe me emra të Tjerë si Shkenca Fetare, Fenomenologjia Fetare, Religjionet Krahasimtare, Historia e Religjioneve Krahasimtare. Por, kjo lëmi më së shumti njihet me emrin Historia e Feve, meqë në vete ngërthen të gjitha metodat dhe mënyrat e studimit të të gjithë emrave të përmendur më lart. Historia e Feve nuk përjashton asnjë cilësi të esencës fetare, sepse ajo më së miri mund të kuptohet prej studimit historik krahasimtar, që d.t.th., prej fenomenologjisë së bazuar në studimin historik-konstruktiv. Historia e Feve, fenomenet të cilat vlerësohen si fetare, i studion në bazë të metodave kërkimore të Historisë së Feve, pa marrë parasysh mendimin e njerëzve për to. (David Hume fq. 35- 50)
3
Pikat dhe termat e përbashkëta të feve. Disa nga pikat e përbashkëta të cilat do të shtjellohen në këtë leksion janë, besimi në tërësi, besimi në Zot, besimi në librat e shenjtë, besimi tek engjëjt, adhurimet, thirrja për unitet midis ndjekësve, e mira kolektive, librat e shenjtë, vendet dhe objektet e kultit etj. (David Hume fq. 50-73)
4
Pikat e përbashkëta të feve: Zoti, përgjigjet që i jepen pyetjeve themelore të njerëzimit. Në këtë leksion do të shpjegohet besimi në zot në fe të ndryshme si dhe praktikat fetare të cilat janë përdorur ndër shekuj dhe vazhdojnë të përdoren si metoda shumë efektive në zgjidhjen e problematikave të ndryshme që shoqëria njerëzore has vazhdimisht. (David Hume fq. 73 -98)
5
Pikat e përbashkëta të feve: Adhurimet, vendet dhe objektet e kultit. Adhurimet janë prezentë në të gjitha besimet qofshin ato nga fetë hyjnore apo besimet e sajuara nga njerëzit. Ato luajnë një rol të rëndësishëm në rregullimin e jetës individuale dhe shoqërore (David Hume fq. 99-115)
6
Tekstet e shenjta të Hinduizmit, perceptimi i Zotit në Hinduizëm dhe sistemi i kastave. Në krye të shkrimeve fetare indiane janë Vedat të shkruara në sanskritisht. Veda si fjalë ka kuptimin “dituri, urtësi e përhershme”. Është një përmbledhje e madhe e teksteve fetare e shfaqur në vitet 1250 dhe 800 para erës sonë. Në shek. 5 para erës sonë është filluar studimi për gramatikën e gjuhës. Kjo gjuhë edhe sot për studiuesit indianë është gjuhë fetare. Literatura e vedave përbëhet nga katër grupe tekstesh: Rigveda: ka kuptimin të njohësh këngët fetare për sakrificën dhe përbëhet prej dhjetë librave që përmbajnë 1028 këngë fetare shumica e të cilave janë nga katër rreshta. Ajo me një sasi të madhe fjalësh, zotërat, sidomos mbretin e zotërve indianë e fton në drekën e sakrificës. Rigveda, paraqet edhe raste të ndryshme sociale të arianëve që janë shpërngulur në Indi në vitin 1500 para erës sonë. Samaveda: Ka kuptimin “vedat e melodive”. Priftërinjtë në një formë muzikale, duke lexuar me melodi, e shoqërojnë sakrificën. Jaxhurveda: Është veda e fjalëve të sakrificës së caktuar. Përbëhet prej lutjeve dhe fjalëve të 115 sakrificës, nga të cilat disa janë shkruar në prozë e disa në poezi. Prifti këto lutje i lexon gjatë sakrifikimit duke murmuritur. Atharvaveda: Është veda e fjalëve magjike. Brahmanët janë të detyruar që ta lexojnë në raste të ndryshme të jetës. Është një përmbledhje e madhe e përbërë prej 731 himneve fetare me 6000 strofa. (David Hume fq. 115-170)
7
Dialogu ndërfetar dhe harmonia ndërfetare në Shqipëri Fjala dialog (nga latinishtja dialŏgus, në greqishten e lashtë διάλογος, me prejardhje nga διαλέγομαι do të thotë «të bisedosh, të diskutosh» dhe është i përbërë nga “dià“, që do të thotë “nëpërmjet” dhe “logos“, që do të thotë “fjalë-fjalim”. Pra fjala dialog tregon krahasimin verbal që tejkalon dy apo më shumë persona si instrumente për të shprehur ndjenja të ndryshme dhe të diskutosh ide jo domosdoshmërisht të kundërta. Dialogu paraqitet: Si një shkëmbim pikëpamjesh të hapura dhe të respektueshme mes personash, grupesh dhe bashkësish; Ngrihet mbi lirinë dhe aftësinë për t’u shprehur; mbi vullnetin dhe aftësinë për të dëgjuar tjetrin; (David Hume fq. 170-190)
8
Provimi gjysmë final
9
Jeta dhe principet e Gotama Budas, tekstet e shenjta të Budizmit dhe bazat e tyre të besimit. Budizmi është fe botërore dhe filozofi jetësore e përhapur kryesisht në Azi. Në mbarë botën ka, varet prej burimit, 230 deri në 500 milion anëtarë - kjo e bënë fenë e katërt në botë (pas Krishterizmit, Islamit dhe Hinduizmit). Vendet me popullatë budiste janë kryesisht Azia jugore, juglindore dhe Azia lindore. Budizmi mbështetet në mësimet e Gautama Budës, i cili jetoi në shek. 6 ose 5 p.K. mes Nepalit e Indisë Veriore (ky quhet Buda historik). (David Hume fq. 190-211)
10
Hyrje në Judaizëm: Termat hebre, ibrani, musevi dhe israil. Është feja më e vogël nga fetë e vërteta me origjinë Hyjnore. Por megjithatë, Hebraizmi konsiderohet si feja më e hershme. Një nga karakteristikat kryesore të kësaj feje, e cila ka kaluar disa mijëra vjet, është ndarja e librave të shenjtë të "ahd" midis bijve të Izraelit dhe Perëndisë, prandaj edhe kjo fe njihet edhe si "fe e ahidit". Ata përmenden në librat e tyre të shenjtë, si dhe në Kur'an, si njerëz që nuk i binden ligjeve dhe nuk i mbajnë premtimet e tyre. Ibrani:Kjo fjalë rrjedh nga fjala “Ibri” ose "Hybrid". Bazohet në fiset me emër “Ibri” ose “Hibri” të cilët në shek. XIV para e.s. kanë jetuar në Kenan (Palestinë). Kurse në hieroglife kjo fjalë kalon si “Hapiri”. Ky popull herët ka bërë marrëveshje me Bijtë e Izraelit, më vonë duke u mbështetur në babain e fisit me emër “Eber” është përzier me ta. Ndërkaq vetë hebrenjtë nga të huajt njihen si “Ibrim” (Eber), i referohet emigrantëve që erdhën nga anët e tjera të lumenjve të Eufratit dhe Jordanisë në kuptimin e "anës tjetër të popullit". Edhe emri “ibranish”, që është gjuhë e Dhitaës së Vjetër, rrjedh nga kjo rrënjë. Jahudi (hebre): Emri i djalit të 4 nga 12 djemtë e profetit Jakob ishte Juda ose Jehuda, ai më pas u bë babai i fisit Jehuda. Pas vdekjes së Solomonit shteti u nda në dy pjesë. Njërës prej tyre, mbretërisë jugore i jepet emri Jahuda. Ky emër për fiset dhe anëtarët e mbretërisë filloi të përdoret pas syrgjynosjes në Babiloni dhe gradualisht u bë një emër gjeneral. Israil: Eshtë nofka e Jakobit/Jakubit. Ky emër i është dhënë atij në kuptimin “ai që merret me fatin”. Më vonë u bë emër i fisit, ndërsa pas Solomonit u bë emër i shtetit verior. Sot është emër i Republikës Izraelite të formuar në 1948 në Palestinë. Populli njihet me emrin Izraelitë. Në vende të ndryshme në Kur’an shpesh përmendet fjala “Beni Israil” (Bijtë e Izraelit), me të cilën përcaktohen hebrenjtë. Musevi: Ka kuptimin ithtarët e Moisiut, i cili konsiderohet nga ata si themeluesi i fesë hebraike. Sot këto katër terma përdoren në të njejtin kuptim. Për ata që cilët jetojnë në shtetet krishtere përdoret termi “ashkenazë” ndërsa për ata që jetojnë në shtetet islame përdoret termi “sefaradë”. (David Hume fq. 211-270)
11
Historia e Judaizmit: Periudha Biblike, formimi i Judaizmit Rabinik, Judaizmi mesjetar, Judaizmi modern. Hebrenjte besojnë se prejardhja e tyre është nga Abrahami/(Ibrahimi a.s), paraardhësi i madh i origjinës hebraike dhe traditës hebraike fetare të Izraelit. Sipas Torës, Abrahami ka lindur në qytetin e Urit të Kaldeasve në Mesopotami, pastaj ai shkoi në Haran me babain e tij Terahun, dhe familjen e tij. Pasi qëndruan atje për një kohë, me urdhër të Perëndisë, ai se bashku me familjen e tij emigruan në territorin e Kenanit (Palestinë). Mbreti i parë, Sauli Megjithëse hebrenjtë nuk kërkonin një mbret në gjendjen e tyre ideale, Moisiu parashikoi se do të lindte nevoja për një lider të tillë. Në Librin e quajtur “Ligji i Përtërirë”, ai në fakt e urdhëron Izraelin që të emërojë një mbret (në një kohë të papërcaktuar në të ardhmen), dhe përcakton udhëzimet për një monark hebre, duke kufizuar përpjekjet e tij materialiste dhe duke i këshilluar që të ndjekë urdhërat e Zotit dhe të jetë i përulur. Davidi ishte djali më i vogël i një familjeje të varfër nga Betlehemi. Ai ishte një fëmijë me fytyrë të kuqe, flokëverdhë dhe simpatik. Nëna e tij ishte një grua fetare. Si më i vogli i shtëpisë kishte për detyrë kullotjen e kopesë. Kurse më vonë ai arriti të bëhet mbrojtës i armëve të Saulit. Në luftën që zhvillohej me palestinezët, edhe pse ishte në moshë të re, me talentin dhe trimërinë që posedonte e mbyti komandantin dhe luftëtarin e njohur Goliatin/Xhalutin dhe Bijve të Izraelit u garantoi fitore. ((David Hume fq. 271-300)
12
Judaizmi në Kur’an dhe Hadith. Ditet e shenjta dhe festat hebreje. Kur’ani i quan hebrenjtë dhe të krishterët, pasardhës të Ibrahimit a.s, kurse u referohet atyre si ‘Ithtarë të Librit’, ngaqë që të tri fetë theksojnë lidhjen e veçantë me Zotin pëmes shpalljeve hyjnore që ua zbriti Ai. Hebraizmi përmes Musait (Mojsiu), Krishterimi pëmes Jezusit (Isait), dhe Islami përmes të dërguarit Muhamed s.a.s. Hebrenjtë i referohen Dhjatës së Vjetër, kurse të krishterët edhe Dhjatës së vjetër edhe asaj të Re, kurse Islami njeh origjinën hyjnore të këtyre librave, pra Tevratit (Torah) dhe Inxhilit (Ungjilli) dhe i referohet Librit të Shenjtë, Kur’anit. Duhet theksuar se feja islame dhe myslimanët, pranojnë edhe të dërguarit e Zotit që përmenden në Bibël, duke përfshirë: Ademin (Adam), Nuhin (Noa), Ibrahimin (Abraham), Sulejmanin (Solomon), Davudin (Davidi), Musain (Mojsiu), Harunin (Aron), Isain (Jezusi), e të tjerë. Vërtetë Islami, Krishterimi dhe Hebraizmi kanë dallime ndërmjet tyre, por çështjet të cilat i kanë të përbashkëta, me të vërtetë janë të shumta. Prandaj edhe si të tilla duhet të na shërbejnë për përafërim dhe mirëkuptim me njëri-tjetrin, duke qenë bashkëpunues dhe kontribues për paqen dhe harmoninë ndërmjet komuniteteve përkatëse në veçanti dhe llojit njerëzor në përgjithësi. (David Hume fq. 300-315)
13
Hyrje ne Krishterim: Biblat dhe Isai (a.s). Historia e Krishterimit I: Krishterimi i hershëm. Historia e Krishterimit II: Krishterimi mesjetar, Marrëdhëniet islam-Krishtere. Historia e Krishterimit III: Krishterimi është një fe monoteiste, në Bibël dhe tekste të tjera të shenjta ka shprehje që e mbështesin këtë gjë. Çdo i krishterë beson se Jezusi nuk ka vdekur, por ai është ringjallur pas vdekjes dhe jeton bashkë me komunitetin. Gjithashtu ata besojnë se shërbimi, adhurimi, falja dhe vuajtja e tij vazhdojnë pa pasur asnjë ndërprerje. Secili prej tyre beson se Jezusi është shpirtërisht dhe jeton bashkë me ta, kur ata bëjnë ceremonitë në kishë. Misteret kryesore të të krishterëve janë pagëzimi dhe kungimi. Po ashtu ka dhe mistere të tjera të cilat i pranojnë katolikët dhe ortodoksët, si: martesa, misteri i priftërinjve, pendimi dhe vajimi i shenjtë. Ndërsa kishat protestante pranojnë vetëm pagëzimin dhe kungimin, duke mos ju dhënë vlerë mistereve të tjera. Gjithashtu në këtë javë do të shtjellohen tema si Krishterimi mesjetar, Marrëdhëniet islam-Krishtere. (David Hume fq. 315 -330)
14
Bazat e besimit të krishterë: Liturgjia, Triniteti, Kristologjia dhe Këshillat. Fjala liturgji rrjedh nga greqishtja dhe do të thotë "punë publike" apo më thjeshtë "veprim, shërbesë". Në qytet-shtetet greke, fjala kishte kuptime të ndryshme: disa vepra të mira të cilat kryheshin me para nga një qytetar i pasur, me dëshirë apo me ligj, si p.sh. ushqimi i të varfërve, organizimi i kremtimeve popullore etj. Në Athinë, mbledhja u caktonte të pasurve liturgjitë (shërbesat), dhe ishte një ligj me anë të cilit çdo njeri që i ishte caktuar një liturgji në kohën që një njeri më i pasur nuk kishte asnjë mund ta grishte (sfidonte) atë apo merrte përsipër liturgjinë ose të shkëmbente pronën me të. (David Hume fq. 330-350)
15
Përsëritje
16
Provim Final
1
Gjatë këtij viti akademik, mësimdhënia e lëndës Historia e Religjioneve dhe Dialogut Nderfetar ka qenë një përvojë domethënëse dhe e pasur. Së bashku me nxënësit, kemi eksploruar origjinat, besimet dhe ndikimet kulturore të feve kryesore botërore. Lënda ka nxitur dialog të hapur, respekt për perspektivat e ndryshme dhe një kuptim më të thellë të rolit që feja ka luajtur në formësimin e qytetërimeve njerëzore ndër shekuj. Jam krenar për kureshtjen, të menduarit kritik dhe përfshirjen që nxënësit treguan gjatë këtij viti. Pjesëmarrja e tyre aktive dhe reflektimet e menduara dëshmuan një interes të sinqertë për të mësuar mbi traditat fetare dhe kontekstet e tyre historike. Besoj se kjo lëndë ka hedhur themelet për më shumë tolerancë, empati dhe ndërgjegjësim global, dhe mezi pres të shoh si do të ndikojë kjo njohuri në rrugëtimin e tyre të mëtejshëm.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 1 14
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 8 8
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
80
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
3.20
ECTS
3.00