Gjuhë Shqipe për të Huajt I

Print

Loreta Loli, PhD

Kodi
AFL 101
Emri
Gjuhë Shqipe për të Huajt I
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kursi me ligjërata synon t’u japë studentëve njohuritë më kryesore për të lexuar dhe për të folur gjuhën shqipe letrare për ata që e kanë shqipen gjuhë të nënës, por edhe për ata që duan që ta mësojnë shqipen, duan të lexojnë dhe të flasin shqip. Gjuha është një element shumë qendror në jetën e njeriut. Ajo ndihmon si realizimin e komunikimit, ashtu edhe formësimin e mendimit dhe transmetimin e tij. Për këtë arsye, një përdorim i saktë dhe sa më i mirë i gjuhës ndihmon si në procesin e njohjes, ashtu edhe në vetë prezantimin e personalitetit tonë. Ky kurs synon edhe t’i aftësojë studentët me një përdorim korrekt dhe sa më të plotë të shqipes, të përmirësojë aftësitë e tyre në të folurit dhe shkrimin e shqipes, por dhe t’i ndihmojë në ndërtimin e një ligjërimi të rrjedhshëm dhe krijues.

Objektivat

•Të njihet dhe të aftësohet praktikisht studenti me rregullat themelore të artit të të shkruarit në gjuhën standarde shqipe. •Të përvetësohen çështje të normës morfologjike dhe sintaksore. •Të arrijnë studentët një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ. •Të bëjnë punime me nivel të lartë gjuhësor (kuize, projekte, detyra kursi, provime dhe punim diplome). •Të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e devijimeve nga gjuha standarde shqipe.

Java
Tema
1
Alfabeti i gjuhës shqipe 2.Shqiptimi i shkronjave të alfabetit shqip. Shkrimi i shkronjave të alfabetit shqip. Disa emra të zakonshëm shqiptarë. (Fq.2-4)
2
Zanoret dhe Bashkëtingëlloret në gjuhën shqipe. - Ushtrime për alfabetin. Drejtshkrim dhe drejtshqiptim. (Fq.2-4)
3
Prezantimi dhe përshëndetjet. Dialog. Përemrat vetorë në gjuhën shqipe. Folja “jam” në kohën e tashme të dëftores. Numrat nga 0-12. Të treguarit e kohës. (pjesa 1) Fjalitë mohore dhe fjalitë pyetëse. (fq. 6-12) Vaktet e ditës. Dialog (Fq. 67-69)
4
Nga jeni? Dialog. Ç’gjuhë flisni. Gjashtë klasat e foljeve dhe folja “flas” në të tashmen e dëftores. Shtete, kombësi dhe gjuhë. Rasat në gjuhën shqipe. (fq.17-21) dhe (Fq. 60-61)
5
Lakimi. Përdorimi i parafjalës “nga”, kur tregon origjinë dhe forma emërore e shquar për emrat e shteteve. Si t’i drejtohesh dikujt me emër. Numrat nga 13 deri në 90. Të treguarit e kohës. (pjesa 2) (fq. 22-28) Dialog (fq. 58-59)
6
Ku banoni? Dialog. Zgjedhimi i foljeve të klasës së parë. Pjesëza “po” dhe përdorimi i saj. Parafjala “në” dhe përdorimet e saj. Të pyesësh për moshën. (fq.29-34) Për t'u njohur me shokë dhe miq. Biseda të zakonshme. Dialog. (Fq. 74-75)
7
Folja “kam” në të tashmen e dëftores. Zgjedhimi i foljes “vij” në kohën e tashme të dëftores dhe përdorimi i saj me parafjalën “nga”. Parafjalët “te(k)”. Numrat nga 100-1000 dhe veprime bazike matematikore. (34-38) dhe (fq. 58-59)
8
Provimi gjysmëfinal (MIDTERM)
9
Çfarë profesioni keni? Dialog. Gjinia mashkullore dhe femërore, njëjës dhe shumës për profesione dhe kombësi. Përemrat dëftorë për afër dhe larg. Ditët e javës dhe shprehje të tjera që lidhen me kohën. Muajt dhe stinët e vitit. Dialog. (Fq. 45-49); (Fq. 63-65)
10
Foljet e parregullta “jap”, “dua” dhe “them”. Të ftosh dikë. Dialog. Pjesëza “a” plus të tashmen e dëftores. Shprehjet “në ç’orë?” dhe “në çfarë ore?”. Numrat nga 1000 deri në 10000. (fq. 49-56); (fq. 58-59)
11
Në shtëpi. Dialog. Emrat femërorë në trajtën e shquar, numri njëjës, rasa emërore. Emrat mashkullorë në trajtën e shquar, numri njëjës, rasa emërore. Përdorimi i përemrave “mbi” dhe “nën”. Mbiemrat. Dy klasat e tyre në gjuhën shqipe. (fq.62-73)
12
Klasa 2 e mbiemrave në gjuhën shqipe: nyja me emra në numrin njëjës në të shquarën. Moti. Muajt e vitit. (fq.73-77). Mbiemrat që tregojnë ngjyra (Fq. 63-65). Dialogë. Pjesët e trupit të njeriut. Modele fjalish. (Fq.76-77)
13
Çfarë ka sonte në televizor? Dialog. Foljet “njoh” dhe “shoh” në të tashmen e dëftores. Emrat mashkullorë: Rasa emërore dhe kallëzore për shumësin e pashquar. Emrat mashkullorë: Rasa emërore dhe kallëzore për shumësin e shquar Kombësia dhe klasa 1 e mbiemrave. (fq. 90-100)
14
Emrat femërorë: Rasa emërore dhe kallëzore për shumësin e pashquar. Emrat femërorë: Rasa emërore dhe kallëzore për shumësin e shquar. Klasa 2 e mbiemrave në gjuhën shqipe: nyja me emra në numrin shumës në të shquarën. Disa forma të parregullta për mbiemrat e klasës 2 në numrin shumës. (fq. 101-105)
15
Përsëritje.
16
Provim Final
1
Njohja dhe përdorimi i saktë i gjuhës standarde shqipe në të folur, të shkruar dhe gjatë përkthimit.
2
Kursi i ligjëratave do t’i aftësojë studentët në një përdorim korrekt dhe sa më të mirë të shqipes, do të përmirësojë aftësitë e tyre në shkrimin e shqipes dhe do t’i ndihmojë në ndërtimin e një ligjërimi të rrjedhshëm.
3
Studenti do të aftësohet praktikisht me rregullat themelore të artit të të shkruarit, duke fituar më shumë kreativitet…
4
Do të përvetësohen çështjet gjuhësore që dalin prej shmangieve nga norma morfologjike dhe sintaksore.
5
Studentët do të arrijnë një akt të lartë komunikativ, nëpërmjet ligjërimit normativ.
6
Do të nxitet të vështruarit kritik dhe akti i korrektimit në rastet e shmanjeve nga shqipja standarde.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 7 7
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00