- Kodi
- ISC 222
- Emri
- Historia Islame
- Semestri
- 4
- Leksione
- 4.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 4.00
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Në lënden e Historisë Islame do të njihemi me gjithçka ka ndodhur pas vdekjes së Profetit a.s., duke filluar me periudhen e Kalifatit, mënyra sesi u zgjodhën Prijësit e besimtarëve; Ebu Bekri r.a., Omeri r.a., Osmani r.a. si dhe Aliu r.a., që u pasua me Hulefai Rrashidinët, me botkuptimin e tyre të të qënit drejtues i një shteti, me ngjarjet politike, me formimin e institucioneve, me arritjet shkencoro-kulturorë, gjithashtu do të njihemi me politikën, organizimin ushtarak, shoqërinë dhe ekonominë e shtetit Emevi dhe Abbasi.
- Objektivat
-
Të shpjegojnë procesin e zgjedhjes së Hulefai Rrashidinëve dhe rolin e tyre në konsolidimin e Ummetit Islam. Të analizojnë ngjarjet kryesore politike dhe institucionet e krijuara gjatë periudhës së Kalifatit të Hulefai Rrashidin. Të vlerësojnë arritjet shkencoro-kulturore në epokën e hershme islame dhe ndikimin e tyre në botën e mëvonshme. Të krahasojnë politikat, organizimin ushtarak, strukturën shoqërore dhe ekonominë e dinastive Emevi dhe Abasi. Të interpretojnë botkuptimin e udhëheqjes së shtetit në Islam në kontekstin e periudhave të ndryshme historike (Hulefai Rrashidin, Emevi, Abasi). Të vlerësojnë ndikimet e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm (politikë, tregti, migrime) në zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë islame. Të formulojnë lidhje mes ngjarjeve historike islame dhe konteksteve bashkëkohore, duke reflektuar mbi mësimet e nxjerra.
- Java
- Tema
- 1
- Hyrje: Termat, Burimet dhe një Vështrim i Përgjithshëm Gjendja e fesë në Arabinë para ardhjes së Islamit Periudha e historisë arabe që daton para lindjes së Islamit njihet me emrin "Koha e Injorancës". Duke gjykuar sipas besimeve dhe praktikave të arabëve paganë, do të shihet se ky emër është më i përshtatshmi. Arabët ishin ndjekës të shumë "feve", të cilat mund të ndahen në kategoritë vijuese: Idhujtarët ose politeistet, Ateistët, të Krishterët, Sabiinët, Hebrenjtë, Monoteistët... Është e vlefshme të njohim mënyrën e jetesës së arabëve para islamit, që ta kuptojmë çfarë ndryshimesh dhe reformash iu nënshtruan me ardhjen e islamit.
- 2
- Arabet para Islamit, Hashimitët dhe Umejjadët. Në shekullin e pestë e.s., një njeri i quajtur Kusaj, lindi në fisin e Kurejshit. Ai i solli famë dhe respekt fisit të tij me urtësinë që kishte. E rindërtoi Qaben, dhe u urdhëroi arabëve t`i ndërtonin shtëpitë e tyre përreth saj.Kusaji vdiq në vitin 480 e.s. dhe i biri Abdul Menafi, e zëvendësoi atë. Edhe ai u dallua për aftësitë e tij, pasardhës i tij ishte Hashimi, prej të cilit rrjedh edhe emri i këtij fisi, që në histori do të njihej si "Beni Hashim" (përkthim: "bijtë e Hashimit" ose thjesht "Hashimitët").Njëri nga kushërinjtë e largët të Hashimit ishte Abdu`sh Shemsi. Umejje, i cili pretendonte se ishte djali i këtij të fundit, ushqente në vete një xhelozi ndaj origjinës dhe prestigjit të Abdul Muttalibit.Ai vazhdoi të ushqente një urrejtje ndaj Abdul Muttalibit dhe fëmijëve të tij dhe të njejtën ua përcolli djemve të vet dhe nipërve të cilët u bënë të njohur në histori si "Beni Umejje" ("bijtë e Umejjes" ose siç njihen më mirë "Umajjadët").Por në urrejtjen e Umajjadëve kishte diçka më tepër se xhelozi fisnore ndaj Hashimitëve. Të dyja këto familje ishin antagoniste të njëra-tjetrës përnga karakteri, sjellja, pamja dhe mënyra se si e kuptonin jetën. Kjo do të shihej nga ngjarjet që do të vijonin, ku Umajjadët do të ishin flamurtarët e armiqësisë ndaj Islamit.
- 3
- Vdekja e Profetit dhe zgjedhja e Ebu Bekrit r.a. Halife Pasi i Dërguari i Allahut (s.a.s.) e kumtoi Fjalën e Allahut, e kreu amanetin dhe e këshilloi Ymetin, filluan të dukeshin shenjat e ndarjes së tij nga kjo botë. Në vitin e 10-të të Hixhretit në muajin e Ramazanit, ai ndenji në itikaf. Megjithëse i Dërguari i Allahut (s.a.s.) ishte shumë i sëmurë, shkonte e printe për imam dhe e falte namazin me xhemat deri sa këtë detyrë ia delegoi Ebu Bekrit. Pas vdekjes së të Dërguarit të Allahut (s.a.v.) çështja më e rëndësihme ishte zgjedhja e një udhëheqësi, që të zinte vendin e tij dhe të drejtonte punët e vendit. Zgjedhja e Ebu Bekrit u bë në ditën e hënë, më 12 të muajit rebiul evel të vitit 11 h. (6 qershor 632). Personat që nuk ishin të pranishëm në këtë betim, ishin: Abasi, Aliu, dhe Zubejr ibn Avvami, të cilët ishin të zënë me përgatitjen e xhenazes së të nderuarit-Pejgamberit a.s.. Por në ditën tjetër, më datë 13, u bashkuan që të gjithë njerëzit në Xhaminë e Pejgamberit a.s. dhe dhanë betimin për Ebu Bekrin.
- 4
- Shteti Islam në kohën e Ebu Bekrit r.a. Pas vdekjes së Muhammedit a.s. filloi të ndryshojë gjendja në Gadishullin Arabik, për arsye se u paraqitën në skenë tre grupe njerëzish: në grupin e parë bënin pjesë ata që refuzonin dhënien e zekatit, duke menduar se zekati kishte qenë obligim gjersa ishte gjallë Muhammedi a.s., grupin e dytë e përbënin ata që e kishin pranuar Fenë Islame formalisht për qëllime tjera. Gjatë dy vjetëve, sa zgjati halifati i Ebu Bekrit r.a, veçanërisht iu kushtua zhdukjes së dukurisë e renegatjes (ridda).Pasi Ebu Bekri i dha fund lufterave kunder renegatëve (murtedëve), dhe i dha urdhër komandantit suprem te ushtri së muslimaneve Halid b. Velidit që t'i shpallë luftë Persisë per të çliruar fisin arab Menadhire i cili ishte nën sundimin persian. Ebu Bekri pati mundësinë që gjatë sundimit të tij kohëshkurtër t’i shohë fitoret e para të mëdha të ushtrisë arabe në dy fushëbeteja: pushtimi i el-Hires në maj ose në qershor të vitit 633 në Persi dhe beteja në Axhnedin në Palestinë në qershor të vitit 634. Vdiq pak kohe pas kësaj fitores së fundit, më 23 gusht 634 dhe është varrosur pranë Muhammedit a. s. Sundimi i tij i shkurtër, i përmbushur me luftëra nuk solli ndryshime epokale në jetën e përditshme.Thjeshtësia e madhe, modestia e plotë dhe mungesa e çdo mendjemadhësie te Ebu Bekri si njeri dhe halife kanë dhënë bazë për një rol-model, që ishte i bazuar në të vërtetën.
- 5
- Shteti Islam në kohën e Omerit r.a. Umer b. Hattabi rrjedh prej familjes Beni Adijj. U lind 13 vjet pas Muhamedit a.s. U rrit dhe u edukua në trimëri dhe drejtsi. Kur i erdhi shpallja Muhammedit a.s., u ftua në Islam, e ai pos asaj që nuk pranoi e luftoi ashpër atë gjer sa pranoi Islamin. Ka qenë shok i pandarë i Muhammedit a.s. dhe krahu i djathtë i tij. Ka qenë njeri shumë i drejtë prandaj dhe e quajti Muhammedi a.s. El-Faruk, që do të thotë dallues ne mes të drejtës dhe të së shtremtës. Në kohën kur Umeri r.a. e mori në duar halifatin, myslimanet ishin ende duke luftuar me Bizantin dhe Persine. Gjersa Umeri udhëhiqte Shtetin Islam, kishte në duar të veta tërë pushtetin ekzekutiv. Gjithnjë në konsultim me muslimanët më me autoritet, jepte urdhëra për mobilizime, vendonte mëkëmbës ushtarak dhe komandantë kurse vetë personalisht mbikqyrte punët e tyre. Umeri r.a. nëpër të gjitha qytetet emëronte gjykatës të Sheriatit dhe pushtetin legjislativ e ndau nga ai administrativ. Pas çlirimit të Sirisë, Persisë dhe Egjiptit, të ardhurat shtetërore u rritën dhe Umeri u caktoi rrogë të gjithë muslimanëve prej arkës shtetërore. Tokat e çliruara u bënë pronë shtetërore, kurse zekati dhe xhizja, të ardhura shtetërore.
- 6
- Shteti Islam në kohën e Osmanit r.a. Kur Omeri ra nga thika e vrasësit, para se ai te vdiste njerëzit kërkuan që ai ta emëronte trashëguesin e tij. Omeri e caktoi një komision që përbëhej nga gjashtë prej dhjetë Shoqëruesve të Pejgamberit (s.a.s) për të cilët Pejgamberi kishte thënë, ”Ata janë njerëzit e Xhenetit” – Aliu, Osmani, Abdurahman bin Aufi, Saadi, Zubejri dhe Talha që të zgjedhin Halifen tjetër nga mesi i tyre. Pas dy ditë diskutimesh në mes të kandidatëve dhe pasi qenë përcaktuar mendimet e Myslimanëve të Medinës, Osmani u bë Halifja i tretë i Islamit në muajin Muharrem. Gjatë sundimit të Osmanit vazhduan karakteristikat e Hilafetit të Ebu Bekrit dhe Umerit– drejtësia e paanshme për të gjithë, politika humane dhe e butë, përpjekja në rrugën e Allahut, dhe ekspansioni i Islamit. Mbretëria e Osmanit shtrihej prej perëndimit të Marokos, në lindje të Afganistanit, si dhe në veri të Armenisë dhe Azerbejxhan. Gjatë Hilafetit të tij qe organizuar edhe marina, ndarjet administrative të shtetit qenë korrigjuar, dhe shumë projekte publike qenë shtrirë dhe përfunduar. Kontributi më i dalluar i Osmanit ndaj fesë së Allahut ishte kompilimi i tekstit komplet dhe autoritativ të Kur’anit. Një numër i madh kopjesh të këtij teksti qenë bërë dhe shpërndarë nëpër të gjithë botën Myslimane. Osman bin Afani sundoi për dymbëdhjetë vite.
- 7
- Ngatërresat e brendshme në periudhën e Hz. Osman r.a dhe rënia dëshmor e tij Osmani sundoi për dymbëdhjetë vite. Gjashtë vitet e para kaluan në shenjë të paqes së brendshme, por gjatë gjysmës së dytë të Hilafetit të tij ndodhi një kryengritje. Hebrenjtë dhe Mushrikët, duke shfrytëzuar pakënaqësinë në mesin e njerëzve, filluan të konspirojnë kundër Osmanit, dhe duke i publikuar ankesat dhe ofendimet e tyre fituan aq shumë simpati sa që u bë shumë vështirë që të dallohej miku prej armikut. Mund të duket e befasishme ajo sesi një sundues i territoreve aq të mëdha, ushtritë e të cilit ishin të pakrahasueshme, qe i paaftë që të ballafaqohet me këta kryengritës. Kryengritësit kërkonin që ai të abdikojë (të heq dorë nga pushteti) dhe disa prej Shoqëruesve e këshilluan që të veprojë kështu. Pas një rrethimi të gjatë, kryengritësit hynë në shtëpinë e Osmanit dhe e vranë atë.
- 8
- Projekt
- 9
- Zgjedhja e Aliut r.a. si kalif i shtetit dhe mënyra e qeverisjes së saj Ali bin ebi Talib bin Abdilmutalib bin Hashim bin Abdimenafështë djali i xhaxhait të Profetit (s.a.v.). Ai është martuar me zonjën e grave të të gjitha botëve, Fatimen, vajzën e të dërguarit (s.a.v.). Aliu ishte i pranishëm në të gjitha luftërat në të cilat mori pjesë Pejgamberi, pos në luftën e Tabukut kur i ishte urdhëruar të qëndronte në Medinë në vend të Pejgamberit. Ai nuk ishte tërhequr nga asnjë betejë as që ia kishte kthyer shpinën çfarëdo armiku. Ai nuk la pa i kryer urdhrat e Pejgamberit.Guximi i Aliut ishte proverbial. Në të gjitha luftërat në të cilat mori pjesë ai gjatë jetës së Pejgamberit, dhe po ashtu edhe pas kësaj, kurrë nuk tregoi frikë ose shqetësim.Aliu ishte po ashtu pa shoq në asketizmin fetar dhe në adhurimin e Zotit.Ka shumë ngjarje që tregohen për sjelljen e Aliut ndaj atyre më të ulët, për mëshirën për nevojtarët dhe të varfrit, për bujarinë dhe dorëhapësinë ndaj atyre të mjerëve dhe të varfërve. Aliu shpenzonte gjithçka që fitonte për t’u ndihmuar të varfërve dhe nevojtarëve, kurse vetë jetonte në mënyrën më të rreptë dhe më të thjeshtë.
- 10
- Ngjarjet politike në kohën e Aliut r.a., rënia dëshmor dhe zgjedhja e Hasanit r.a. Gjatë halifatit të tij prej afër katër vjetësh dhe nëntë muajsh, Aliu r.a vijoi rrugën e Pejgamberit dhe i dha halifatit të tij formën e një lëvizjeje shpirtërore dhe të përtëritjes dhe filloi shumë lloje reformash. Natyrisht, këto reforma ishin kundër interesave të disa grupeve që kërkonin fitimin e tyre vetjak. Si pasojë e kësaj, një grup shokësh (më të dalluarit në mesin e tyre qenë Talhahu dhe Zubairi, të cilët po ashtu morën përkrahjen e Ajshes, dhe sidomos të Muavijut) morën si pretekst vdekjen e halifit të tretë për të ngritur krye kundër Aliut dhe filluan një revoltë dhe kryengritje kundër tij.Për ta shuar këtë grindje qytetare dhe kryengritje, Aliu luftoi në një luftë afër Basrës të njohur si “Beteja e Devesë”, kundër Talhahus dhe Zubairit, në të cilën ishte përzier edhe Ajshja (r.a). Ai luftoi edhe në një luftë tjetër kundër Muavijut në kufi të Irakut dhe të Sirisë, e cila zgjati një vit e gjysmë dhe njihet si “Beteja e Sifinit”. Ai luftoi edhe kundër Havarixhit44 në Nahravan, në një betejë të njohur si “Beteja e Nahravanit”. Prandaj, shumica e ditëve të halifatit të Aliut kaluan duke kapërcyer kundërshtimet e brendshme. Më në fund, në mëngjesin e 19. të Ramazanit, në vitin 40 të hixhrit, derisa lutej në xhaminë e Kufas, ai u plagos nga një i Kavarixhëve dhe vdiq si dëshmor gjatë natës së 21.
- 11
- Periudha e Emevitëve: Qeverisja e shtetit, institucionet, shkenca dhe kultura Dinastia e parë islame (41-132 h /661-750), e cila u themelua nga Muaviu r.a. me seli në Damask, sundoi midis viteve 661 dhe 750. Një prej këtyre guvernatorëve, Muavije I, fitoi Luftën Civile të Parë Muslimane në vitin 661 dhe themeloi Kalifatin Omajad me kryeqytetin e saj në Damask të Sirisë. Kjo shënoi fillimin e Dinastisë Emevite (Omajadët). Kjo dinasti karakterizohet për ashpërsi në rrafshin politik, për përhapjen e islamit në toka të reja. Emevitët e përhapën islamin deri në Kinë në Lindje dhe deri në Spanjë në Perë¬n¬dim. Pas tyre erdhën abasidët. Në Spanjë emevitët vazhduan të sundojnë deri në vitin 1492 dhe kishin një natyrë tjetër, kra¬hasuar me emevitët e Lindjes.
- 12
- Periudha e Abbasitëve: Qeverisja e shtetit, institucionet, shkenca dhe kultura Dinastia Abasite u themelua nga Ebu Abbas Abdullah Es-Seffah ibn Muhammed ibn Ali ibn Abdullah ibn Abbas në vitin 132 hixhri pas një kryengritje të përgjithshme ndaj Dinastisë Umajade. Kjo dinasti rridhte nga pasardhësit e sahabiut të ndëruar Abdullah ibn Abbas ibn Abdulmuttalib r.anhuma. Shteti islam në kohën kur halifatin e kishin në dorë abasitët i zgjëroi kufijtë dhe përparoi në çdo pikëpamje. Provincat e pasura pjellore të Mesopotamisë Sirisë dhe muslimanët i shfrytëzuan dhe krijuan pasuri të mirë.Këto të ardhura kapnin shumën vjetore 318.600.000 derhemë dhe 3.817.000 dinarë ari si dhe të ardhurat e mëdha nga burimet natyrore. Me këto të ardhura udhëheqte halifi. Me to filloi përparimi i shkencës dhe i artit. Për shkak të shtimit të pasurisë në të gjitha provincat lulëzoi tregtia dhe u ngritën shumë qytete kurse siguria dhe liria ishin bazë e themelimit të enteve arsimore në tërë shtetin islam. Të prirë nga halifët dhe autoritetet të tjerë populli u dha pas shkence e u hapën edhe biblioteka të ndryshme të pasura me libra. Nga kjo dinasti kanë dalë 37 halife deri në 651h /1258, vit në të cilin Bagdati pushtohet nga mongolët. Për historianët Dinastia Abbasite përfundon këtu, pavarsisht se ajo vazhdoi edhe për dy shekuj të tjerë në Kairo të Egjiptit në protektoriatin e Sulltanatit Memluk.
- 13
- Salahuddin Ejjubi dhe kryqezatat Emri “Kryqëzatë” rrjedh nga fjala “kryq”, të cilin e kishin afishuar në flamujt e tyre pushtues, pjesëmarrësit e shteteve evropiane në këto luftëra gjatë viteve 1096-1270. Këto ndërmarrje luftarake, të njohura në literaturën historike të botës si “Kryqëzata” i ka organizuar Kisha Katolike Romake, me qëllim për ta “çliruar” varrin e Krishtit, në Jerusalem, nga turqit selxhukë dhe dinastitë e mbretërive arabe, të identifikuar në shumicën dërrmuese me fenë islame. Ṣalāḥ ad-Dīn Yūsuf ibn Ayyūb, i njohur më mirë në botën perëndimore si Saladin, ishte një Kurd, i cili u bë Sulltani i parë i Egjiptit dhe Syrisë, dhe themeloj dinastinë Ajjubide. Ai udhëhoqi opozitën myslimane dhe arabe kundër frankëve dhe kryqtarëve të tjerë evropian në Levant. Në kulmin e fuqisë së tij, sulltanati i tij përfshinte Egjiptin, Sirinë, Mesopotamia, Kurdistani, Hixhaz, dhe Jemen.Salahudini ishte i butë, shpirtgjerë dhe bujar.Salahudinit drejtohet kah shtetet e vogla kryqtare. Pasi që kryqtarët e shkelën marrëveshjen për qarkullimin e lirë të mallrave dhe njerëzve dhe pasi Rejnaldi dështoi ta sulmonte Meken alarmoi Salahudinin dhe e rrethoi Karakun në vitin 1183. Në maj të vitit 1187 ushtria myslimane u sulmua nga templarët e Tiberiusit gjatë një marshimi drejt liqenit të Galilesë ku kryqtarët u shpartalluan.
- 14
- Shtete Islame të tjera: Selçuket dhe Andaluzia Shtete Islame të tjera: Selçuket dhe Andaluzia. Spanja, si shtet musliman e sunduar nga dinastia emevite, filloi të dobësohet në periudhën e sundimit të princit al Mansur ibn Abu Amir dhe nipit të tij Xhabir Hisham el Thani, derisa pushoi së funksionuari si dinasti, në vitin 1021. Me këtë rast, shteti musliman i Spanjës u nda (u riciklua) në 23 principata dhe mbretëri të vogla. Menjëherë, këtë ndarje të shtetit musliman të Spanjës në miniprincipata, e shfrytëzuan fqinjët e saj të krishterë, të cilët filluan sërish luftërat ofensive kundër këtyre principatave të sapoformuara, duke aneksuar pjesë dhe provinca të tëra të tyre. Nga këto ofenziva të mëdha krishtere, të cilat zgjatën gjer në vitin 1085, të krishterët aneksuan shumë territore të Andaluzisë, ndër to, edhe qendra urbane të rëndësisë të veçantë, si Tarkanën, Paruxha, Kalmerinë, Madridin si dhe Toledon.
- 15
- Perandoria Osmane dhe Gadishulli i Ballkanit Perandoria Osmane dhe Gadishulli i Ballkanit. Perandoria Osmane (ishte një perandori e themeluar në fund të shekullit XIII në Azinë e Vogël veriperëndimore, gjëgjësisht në rrethinën e Bilexhikut dhe Sëgytit, nga kreu fisnor oguz turk Osmani. Pas vitit 1354, osmanët kaluan në Evropë, dhe me pushtimin e Ballkanit, Bejllëku Osman u kthye në një perandori transkontinentale. Osmanët i japën fund Perandorisë Bizantine në vitin 1453 me pushtimin e Kostadinopojës nga Mehmet Fatihu. Gjatë shekujve XVI dhe XVII, në kulmin e fuqisë së saj nën sundimin e Sylejmanit të Madhërishëm, Perandoria Osmane ishte një perandori shumëkombëshe e shumëgjuhëshe, që sundonte mbi pjesën më të madhe të Evropës juglindore, pjesë të Evropës qendrore, Azisë perëndimore, Kaukazit, Afrikës veriore, dhe Bririt të Afrikës. Në fillimin e shekullit XVII, perandoria përfshinte 32 vilajetet dhe shtetet e shumta vasale. Me Kostadinopojën si kryeqytet dhe me kontrollin e tokave rreth Detit Mesdhe, Perandoria Osmane ishte qendra e ndërveprimeve mes Lindjes dhe Perëndimit për gjashtë shekuj.
- 16
- Provim Final
- 1
- Studenti përfton njohuri të përgjithshme rreth periudhës së katër halifeve pas Profetit Muhamed (s.a.s)
- 2
- Studenti përfton njohuri të përgjithshme rreth periudhës së Emevive, Abbasive, Selcukeve, Andaluzise dhe Osmanllijve
- 3
- Studenti fiton metodë për të gjykuar drejtë gjendje të vështira me të cilat ai mund të përballet
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 0 0% 0%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 0 0% 0%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 100%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 0%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 4 64
- Orë studimi jashtë klasës
- 0 0 0
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 0 0 0
- Provimi përfundimtar
- 1 0 0
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 64
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 2.56
- ECTS
- 5.00