E Drejtë Publike I

Print

Sajmir Bata, PhD

Kodi
LAW 113
Emri
E Drejtë Publike I
Semestri
1
Leksione
2.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
2.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

Lënda “E drejtë Publike I” trajton kuptimin e konceptit të së drejtës publike, shtetit dhe shoqërisë, analizon zhvillimin historik të së drejtës publike dhe shtetit, argumenton elementët, funksionet dhe format e pushtetit shtetëror dhe shtetit, liston dhe shpjegon parimet dhe burimet e të drejtës publike. Shpreh dhe trajton sovranitetin shtetëror, parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, si dhe paraqet shtetin e së drejtës. Gjthashtu përshkruan rëndësinë e normës dhe rendit juridik, bashkëveprimin e së drejtës me fushat e tjera shoqërore, etj.

Objektivat

Objektivat e studimit të lëndës “E drejtë Publike I” lidhur me studentët janë: 1) Të shpjegojnë, dallojnë, analizojnë dhe argumentojnë konceptet kryesore të së drejtës publike, shtetit dhe shoqërisë. 2) Të njihen me organizimin politiko-institucional të shoqërisë dhe shtetit. 3) Të kuptojnë elementët, funksionet, dhe format e shtetit. 4) Të identifikojnë dhe dallojnë parimet, burimet, teoritë dhe sistemet e së drejtës publike. 5) Të argumentojë sovranitetin shtetëror, ndarjen dhe balancimin e pushteteve, unitetin e shtetit, shtetin e së drejtës, etj.

Java
Tema
1
Kuptimi rreth të drejtës publike, shoqërisë e shtetit, dhe dallimet mes tyre. Studentët do të njihen me mënyrën dhe formën e leksioneve, detyrimet e frekuentimit, përmbajtjen dhe literaturën rreth lëndës, si dhe formën e vlerësimit. Tema trajton përkufizimet dhe teoritë rreth të drejtës publike, shoqërisë dhe shtetit, si dhe jep dallimet midis të drejtës, shtetit dhe shoqërisë. Literatura përkatëse: 1) Mark Elliott & Robert Thomas, Public Law, Oxford University Press, 5th ed. Edition (September 24, 2024), Part I. Introduction to Public Law. 2) Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Prishtinë 2011, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, fq. 7-9, 15-22, 145-152, 158-159. 3) Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë, Botimet KUMI, 2023, fq. 3, 6-34, 160-168.
2
Fillesat dhe zhvillimi historik i të drejtës publike dhe shtetit. Tema trajton fillesat dhe zhvillimin historiko-juridik të së drejtës publike që nga fillesat e saj deri në kohën bashkëkohore, ku paraqiten tiparet kryesore të saj në periudha të ndryshme kohore. Literatura përkatëse: 1) Anne Dennet, Public Law, Oxford University Press; 3rd ed. Edition (September 24, 2024), p. 3-21. 2) Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë, Botimet KUMI, 2023, fq. 229-287. 3) Christopher Pierson, Shteti Modern, Aiis, 2009, fq. 16-74. 4) Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, 2011, fq. 59-71.
3
Konceptet e të drejtës publike dhe dallimi i saj me degët e tjera. Tema analizon konceptet dhe elementët e të drejtës publike, si dhe paraqet lidhjen e të drejtës publike me politikën, moralin, ekonominë etj. Analizohet rregullimi i marrëdhënieve juridiko-ekonomike që zhvillohen në shtet dhe shoqëri. Gjithashtu përmbajtja e të drejtës mund të ketë edhe karakter politik pasi rregullon marrëdhënien politike shtetërore. Politika shtetërore vepron nëpërmjet zbatimit të normave juridike. E drejta lidhet edhe me moralin pasi ndërgjegjia shoqërore ka ndikim tek ligji dhe veprimet shoqërore. Literatura përkatëse: 1) Mark Elliott & Robert Thomas, Public Law, Oxford University Press, 5th ed. Edition (September 24, 2024), Part I. Introduction to Public Law. 2) Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë, Botimet KUMI, 2023, fq. 3-6, 160-168, 183-191, 197-229. 3) Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, 2011, fq. 9-12, 43-51.
4
Organizimi politiko-institucional i shtetit. Tema trajton kuptimin dhe karakteristikat e koncepteve politiko-institucionale të zhvillimit të shtetit dhe shoqërisë, si dhe analizohen strukturat dhe organet kryesore të shtetit, etj. Literatura përkatëse: 1) Andrew Le Sueur, Maurice Sunkin, Jo Eric Khushal Murkens, Public Law, Text Cases and Materials, Oxford University Press, USA; 5th edition (August 4, 2023), p. 181-190, 220-285. 2) Mark Elliott & Robert Thomas, Public Law, Oxford University Press, 5th ed. Edition (September 24, 2024), Part IV Judicial Review, Part V Administrative Justice. 3) Anne Dennet, Public Law, Oxford University Press; 3rd ed. Edition (September 24, 2024), Part 2: Important Constitutional Principles and Values, 6: Parliamentary sovereignty. Part 3: 11: The key functions of Parliament, 12: The executive, 13: The judiciary. 4) Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë, Botimet KUMI, 2023, fq. 124-160. 5) Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, 2011, fq. 51-59, 71-87.
5
Elementët dhe funksionet e shtetit. Tema paraqet elementët e ndryshëm rreth shtetit, analizon funksionet dhe tipat e shtetit. Literatura përkatëse: 1) Andrew Le Sueur, Maurice Sunkin, Jo Eric Khushal Murkens, Public Law, Text Cases and Materials, Oxford University Press, USA; 5th edition (August 4, 2023), p. 181-190, 285-369. 2) Mark Elliott & Robert Thomas, Public Law, Oxford University Press, 5th ed. Edition (September 24, 2024), Part III. Good Governance-Scrutiny, Accountability, and Transparency. 3) Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë, Botimet KUMI, 2023, fq. 34-80.
6
Format e pushtetit shtetëror dhe shtetit. Tema trajton format e pushtetit dhe shtetit, analizon kuptimin, përmbajtjen dhe rëndësinë e tyre. Gjithashtu tema analizon edhe çështje gjyqësore të sistemit vendas dhe të huaj të së drejtës publike, që lidhen me pushtetin shtetëror dhe shtetin. Literatura përkatëse: 1) Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë, Botimet KUMI, 2023, fq. 80-124. 2) Thomas E. Webb, Essential Cases: Public Law (6th edn), Oxford University Press; (September 1, 2023), A v BBC (Scotland) (2014) UKSC 25, Supreme Court. 3) Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, 2011, fq. 19-24, 59-105.
7
Parimet e të drejtës publike dhe rëndësia e tyre. Tema analizon kuptimin dhe llojet e parimeve kryesore të së drejtës publike, rëndësinë dhe elementët e tyre. Literatura përkatëse: 1) Mark Elliott & Robert Thomas, Public Law, Oxford University Press, 5th ed. Edition (September 24, 2024), Part II. The Constitution-Institutions and Principles. 2) Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë, Botimet KUMI, 2023, fq. 107-124.
8
Burimet e të drejtës publike dhe shtetit. Tema trajton kuptimin e nocionit burim i së drejtës publike, llojet e tyre si: ligjet, dekretet, vendimet gjyqësore, zakonet, marëveshjet, etj. Literatura përkatëse: 1) Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë, Botimet KUMI, 2023, fq. 287-320. 2) Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, 2011, fq. 35-43, 173-193.
9
Provimi gjysmë final.
10
Elementet e teorive kryesore rreth shtetit dhe së drejtës publike. Tema paraqet teoritë që e trajtojnë shtetin si fenomen juridik, organizëm i gjallë, fenomen shoqërore, fenomen abstrakt, moral, si ide, etj. Gjithashtu jepen trajtime rreth teorive të ndryshme të së drejtës dhe tiparet e tyre. Literatura përkatëse: 1) Andrew Le Sueur, Maurice Sunkin, Jo Eric Khushal Murkens, Public Law, Text Cases and Materials, Oxford University Press, USA; 5th edition (August 4, 2023), p. 81-114. 2) Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë, Botimet KUMI, 2023, fq. 37-49. 3) Brian Z. Tamanaha, Shteti ligjor, histori, politikë, teori, Tiranë, Aiis, 2016, fq. 136-171. 4) Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, 2011, fq. 105-121. 5) Christopher Pierson, Shteti Modern, Tiranë, Aiis, 2009, fq. 16-74.
11
Nocionet dhe tiparet e sovranitetit popullor, kombëtar dhe shtetëror. Tema trajton kuptimin dhe përbërësit e sovranitetit popullor, kombëtar dhe shtetëror. Gjithashtu analizon elementët e sovranitetit si: pavarësia, mungesën e çdo pushteti formal mbi shtetit kur miraton akte juridike, si dhe epërsia e pushtetit shtetëror mbi çdo pushtet tjetër brenda vendit, duke respektuar ligjin e së drejtës. Literatura përkatëse: 1) Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë, Botimet KUMI, 2023, fq. 49-70. 2) Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, 2011, fq. 24-30.
12
Ndarja dhe balancimi i pushteteve. Tema trajton kuptimin dhe rëndësinë e ndarjes dhe balancimit të pushteteve në një shtet demokratik. Mungesa e ndarjes dhe balancimit të pushteteve do ta çonte një shtet drejt sistemit totalitar. Pavarësia e ndërsjelltë e organeve shtetërore nuk mund të ekzistojë pa patur ndarje dhe ballancim pushtetesh. Gjithashtu trajtohen sistemet kryesore: sistemi presidencial, parlamentar, dhe gjysmë-presidencial. Literatura përkatëse: 1) Mark Elliott & Robert Thomas, Public Law, Oxford University Press, 5th ed. Edition (September 24, 2024), Part II: The Constitution - Institutions and Principles, 4: Separation of powers - an introduction. 2) Anne Dennet, Public Law, Oxford University Press; 3rd ed. Edition (September 24, 2024), Part 2: Important Constitutional Principles and Values, 7: Separation of powers. 3) Andrew Le Sueur, Maurice Sunkin, Jo Eric Khushal Murkens, Public Law, Text Cases and Materials, Oxford University Press, USA; 5th edition (August 4, 2023), p. 114-147, 369-430, 475-675. 4) Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë, Botimet KUMI, 2023, fq. 107-119. 5) Luan Omari, Ndarja e pushteteve dhe pavarësia e institucioneve kushtetuese, Tiranë, Botimet Elena Gjika, 2011, fq. 3-23. 6) Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, 2011, fq. 97-105.
13
Interpretimi i të drejtës publike. Tema trajton nocionin e interpretimit, jep interpretuesit e së drejtës, paraqet interpretimin shkencor, gjuhësor, logjik, sistematik, historik, si dhe analizon mjetet e procedurat e interpretimit të së drejtës publike. Literatura përkatëse: 1) Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë, Botimet KUMI, 2023, fq. 3-6, 2) Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, 2011, fq. 221-245.
14
Nocioni i shtetit të së drejtës, veçoritë dhe roli i tij për shoqëritë demokratike. Tema argumenton se çfarë kuptojmë më nocionin e shtetit të së drejtës, cilat janë karakteristikat dhe rëndësia e tij në shoqëritë demokratike për të penguar zhvillimin e unitetetit të pushtetit, sistemin totalitar, shkeljen e lirive dhe të drejtave të njeriut, etj. Literatura përkatëse: 1) Mark Elliott & Robert Thomas, Public Law, Oxford University Press, 5th ed. Edition (September 24, 2024), Part VI Human Rights. 2) Anne Dennet, Public Law, Oxford University Press; 3rd ed. Edition (September 24, 2024), Part 2/8: Rule of law. 3) Michael Goodhart, Human Rights Theory and Practice, Oxford University Press, 4th edition (April 6, 2022), Part I Theory, Part II Practice. 4) Andrew Le Sueur, Maurice Sunkin, Jo Eric Khushal Murkens, Public Law, Text Cases and Materials, Oxford University Press, USA; 5th edition (August 4, 2023), p. 81-114. 5) Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë, Botimet KUMI, 2023, fq. 119-124. 6) Luan, Omari, Shteti i së drejtës, Tiranë, Elena Gjika, 2004, fq. 1-309. 7) Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, 2011, fq. 43-51.
15
Rëndësia e të drejtës publike për ligjshmërinë dhe rendin juridik. Tema analizon rëndësinë e të drejtës publike në shërbim të rendit juridik publik, trajton normën juridike, fuqinë dhe mjetet juridike, ligjshmërinë, sanksionet, ekzekutimin e së drejtës, etj. Literatura përkatëse: 1) Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë, Botimet KUMI, 2023, fq. 180-197. 2) Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, Prishtinë 2011, fq. 121-145, 201-209. 3) Anne Dennet, Public Law, Oxford University Press; 3rd ed. Edition (September 24, 2024), Part 4, The Relationship Between the individual and the state.
16
Provim Final
1
Në përfundim të lëndës “E Drejtë Publike I”, studentët do të jenë të aftë të njohin elementët kryesore të shtetit.
2
Studentët do të argumentojnë parimet kryesore të funksionimit të shtetit dhe institucionet e tij.
3
Studentet do të arsyetojnë format kryesore të organizimit shtetëror.
4
Studentët do të zotërojnë shprehitë juridike rreth nocioneve të lëndës.
5
Studentët do të mund të kenë njohuri të gjëra rreth të drejtës publike.
6
Studentët do të jenë në gjendje të njohin shtetin e së drejtës, etj.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 10 10
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 15 15
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00