- Kodi
- LAW 301
- Emri
- E Drejte Ndërkombëtare Publike I
- Semestri
- 5
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 6.00
- Përshkrimi
-
E drejta ndërkombëtare publike përbëhet nga tërësia e zakoneve dhe normave juridike ndërkombëtare që rregullon marrëdhëniet juridiko-ndërkombëtare ndërmjet subjekteve të së drejtës ndërkombëtare. Lënda paraqet evoluimin, kuptimin, konceptet, parimet, burimet, subjektet, institucionet, institutet e të drejtës ndërkombëtare publike, etj. Rëndësi paraqesin normat jus cogens, aktet ndërkombëtare të OKB-së, si dhe aktet e tjera që mbrojnë të drejtat e njerit.
- Objektivat
-
Objektivat e lëndës janë që t’iu ofrojë studentëve thellim dhe zgjerim të njohurive mbi të drejtën ndërkombëtare publike dhe elementët e saj si në aspektin teorik edhe atë praktik. Gjithashtu objektiv është t’i edukojë ata në zgjidhjen e problemeve në mënyrë paqësore, duke mbrojtur liritë dhe të drejtat e njeriut.
- Java
- Tema
- 1
- Fillesat dhe evoluimi historik i të drejtës ndërkombëtare publike. Studentët do të njihen me mënyrën dhe formën e leksioneve, detyrimet e frekuentimit, përmbajtjen dhe literaturën rreth lëndës, si dhe formën e vlerësimit. Tema trajton pikëpamjet lidhur me origjinën e të drejtës ndërkombëtare publike dhe evoluimin e saj në etapat e ndryshme historiko-juridike. Literatura përkatëse: 1) Malcolm D. Evans, International Law, Oxford University Press; Sixth edition (September 25, 2024), Part I. The History and Theory of International Law. 2) Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 34-46, 52-54, 58-69, 70-79, 83-88. 3) Zejnullah Gruda, E Dejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, 2013, fq. 24-54.
- 2
- Objekti dhe karakteristikat e të drejtës ndërkombëtare publike, dhe dallimi me degët e tjera të së drejtës. Tema paraqet dhe analizon objektin e të drejtës ndërkombëtare publike, karakteristikat kryesore të saj, si dhe jepen dallimet e kësaj dege të së drejtës me degët e tjera juridike. Literatura përkatëse: 1) Jan Klabbers, International Law, Cambridge University Press; 4th edition (Janary 11, 2024), p. 3-22. 2) Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 5-12, 32-33. 3) Zejnullah Gruda, E Dejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, 2013, fq. 3-19.
- 3
- Institutet dhe institucionet juridike ndërkombëtare. Tema trajton institutet dhe institucionet e të drejtës ndërkombëtare publike sipas përmbajtjes dhe rëndësisë së tyre. Institucionet që trajton ndër të tjera janë: Lidhja e Kombeve, Organizata e Kombeve të Bashkuara, institutucionet gjyqësore ndërkombëtare, etj. Tema analizon gjithashtu edhe kodifikimin e të drejtës ndërkombëtare. Literatura përkatëse: 1) Jan Klabbers, International Law, Cambridge University Press; 4th edition (Janary 11, 2024), p. 153-180. 2) Malcolm N. Shaw, International Law, Cambridge University Press, 9th edition (September 23, 2021), p. 1133-1176. 3) Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 22-27, 36-43, 46-52, 55-58, 69-70, 470-503. 4) Zejnullah Gruda, E Dejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, 2013, fq. 64-69, 345-417.
- 4
- Natyra e të drejtës ndërkombëtare dhe raporti i saj me të drejtën e brendshme shtetërore. Tema trajton natyrën, rolin, rëndësinë, dhe zbatueshmërinë e të drejtës ndërkombëtare si sistem juridik. Gjithashtu argumenton veprimin e normës ndërkombëtare në sferën e brendshme, dhe detyrueshmërinë e disa normave të së drejtës ndërkombëtare. Literatura përkatëse: 1) Malcolm N. Shaw, International Law, Cambridge University Press, 9th edition (September 23, 2021), p. 1-36. 2) Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare, Tiranë, AiiS, 2011, fq. 35-61. 3) Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, 12-15, 26-32. 4) Zejnullah Gruda, E Dejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, 2013, fq. 19-24.
- 5
- Burimet e të drejtës ndërkombëtare publike. Tema trajton nocionin, kategorinë dhe elementët e burimeve të së drejtës ndërkombëtare publike (traktatin, zakonin, parimet e përgjithshme të së drejtës, vendimet gjyqësore, vendimet e organizatave ndërkombëtare, normat e buta juridike, doktrinën dhe jurisprudencën). Literatura përkatëse: 1) Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare, Tiranë, AiiS, 2011, fq. 61-97. 2) Malcolm N. Shaw, International Law, Cambridge University Press, 9th edition (September 23, 2021), p. 58-110. 3) Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, 15-26. 4) Zejnullah Gruda, E Dejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, 2013, fq. 54-64.
- 6
- Subjektet e të drejtës ndërkombëtare publike. Tema jep përkufizimin e termit subjekte ndërkombëtare, analizon llojet dhe karakteristikat e tyre, si dhe argumenton statusin, rëndësinë, të drejtat dhe detyrimet që kanë këto subjekte. Literatura përkatëse: 1) Jan Klabbers, International Law, Cambridge University Press; 4th edition (Janary 11, 2024), p. 71-98. 2) Malcolm D. Evans, International Law, Oxford University Press; Sixth edition (September 25, 2024), Part III. The Subjects of the International Legal Order. 3) Malcolm N. Shaw, International Law, Cambridge University Press, 9th edition (September 23, 2021), p. 179-242. 4) Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare, Tiranë, AiiS, 2011, fq. 169-172. 5) Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 89-103. 6) Montevideo Convention on the Rights and Duties of States 1933. 7) Zejnullah Gruda, E Dejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, 2013, fq. 59-78.
- 7
- Sovraniteti shtetëror sipas të drejtës ndërkombëtare. Tema paraqet kuptimin dhe tiparet e sovranitetit shtetëror sipas të drejtës ndërkombëtare publike. Argumenton rëndësinë dhe llojet e sovranitetit (sovraniteti i kufizuar i shtetit, sovraniteti territorial, pavarësia), etj. Literatura përkatëse: 1) Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 103-111. 2) Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare, Tiranë, AiiS, 2011, fq. 221-225. 3) Malcolm D. Evans, International Law, Oxford University Press; Sixth edition (September 25, 2024), Part IV. The Scope of Sovereignty.
- 8
- Format e vartësisë juridike ndërkombëtare dhe privilegjet e posaçme. Tema trajton kuptimin, elementët dhe format e vartësisë juridike ndërkombëtare (vasalitetin, protektoratin, regjimin e kapitulacioneve, mandatin ndërkombëtar dhe kujdestarinë ndërkombëtare). Ndërsa tek privilegjet e posaçme trajtohen kapitulacionet. Literatura përkatëse: 1) Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 111-130. 2) Zejnullah Gruda, E Dejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, 2013, fq. 128-136.
- 9
- Provim gjysmë-final.
- 10
- Format e bashkimit dhe ndarjes së shteteve sipas të drejtës e praktikës ndërkombëtare, dhe statusi juridik i tyre. Tema analizon format e bashkimit të shteteve si: Bashkimi Personal, Bashkimi Real, Konfederata, Federata, Komenuelthi, Komuniteti (Bashkimi Europian), Këshilli i Europës, mikroshtetet, etj. Këtu trajtohen edhe shtetet me status të diskutueshëm. Literatura përkatëse: 1) Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 130-166. 2) Zejnullah Gruda, E Dejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, 2013, fq. 121-128.
- 11
- Rëndësia e njohjes ndërkombëtare për shtetin dhe qeverinë. Tema trajton kuptimin dhe rëndësinë e njohjes ndërkombëtare për një shtet dhe qeveri, teoritë e njohjes, mënyrat dhe format e njohjes, si dhe dallimi midis njohjes ndërkombëtare të shtetit dhe të qeverisë (duke përfshirë edhe shtetin shqiptarë). Literatura përkatëse: 1) Malcolm N. Shaw, International Law, Cambridge University Press, 9th edition (September 23, 2021), p. 377-416. 2) Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 167-190. 3) Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare, Tiranë, AiiS, 2011, fq. 177-178, 186-192, 201. 4) Montevideo Convention on the Rights and Duties of States 1933. 5) Zejnullah Gruda, E Dejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, 2013, fq. 78-92.
- 12
- Parimet, llojet dhe elementët e juridiksionit shtetëror. Tema trajton nocionin e juridiksion shtetëror, analizon parimet dhe llojet e juridiksionit (territorial, i shtetësisë, i gjithmbarshëm, i mbrojtjes, pasiv, mbi personat e kapur në shkelje të së drejtës ndërkombëtare, etj). Literatura përkatëse: 1) Jan Klabbers, International Law, Cambridge University Press; 4th edition (Janary 11, 2024), p. 98-117. 2) Malcolm N. Shaw, International Law, Cambridge University Press, 9th edition (September 23, 2021), p. 555-651. 3) Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare, Tiranë, AiiS, 2011, fq. 205-219. 4) Zejnullah Gruda, E Dejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, 2013, fq. 102-121.
- 13
- Përgjegjësia e organizatave ndërkombëtare dhe shtetit sipas të drejtës ndërkombëtare. Tema trajton kuptimin, lindjen, tiparet e përgjegjësisë së organizatave ndërkombëtare dhe shteteve, si dhe çështjet e përgjithshme, llojet, subjektet, pasojat dhe shpërblimin e dëmeve që rrjedhin nga mosrespektimi i përgjegjësisë. Literatura përkatëse: 1) Jan Klabbers, International Law, Cambridge University Press; 4th edition (Janary 11, 2024), p. 136-153, 180-199. 2) Malcolm N. Shaw, International Law, Cambridge University Press, 9th edition (September 23, 2021), p. 677-739. 3) Malcolm D. Evans, International Law, Oxford University Press; Sixth edition (September 25, 2024), Part V. Responsibility. Part VI Responding to Breaches of International Obligations. 4) Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare, Tiranë, AiiS, 2011, fq. 324-363. 5) Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 190-209. 6) Zejnullah Gruda, E Dejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, 2013, fq. 136-159.
- 14
- Rëndësia e akteve, vendimeve dhe veprimeve juridike ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Tema paraqet kuptimin e të drejtave të njeriut, zhvillimin historik të akteve, vendimeve dhe veprimeve që lidhen me këto të drejta, analizon sistemet e ndryshme të të drejtave të njeriut (të OKB-së, Bashkimit Europian dhe OSBE-së, sistemin amerikan, afrikan, etj). Trajtohen vendimet e gjykatave, dhe veprimet e organeve ndërkombëtare, në mbrojtje të të drejtave të njeriut. Literatura përkatëse: 1)Jan Klabbers, International Law, Cambridge University Press; 4th edition (Janary 11, 2024), p. 117-136, 335-347. 2)Malcolm N. Shaw, International Law, Cambridge University Press, 9th edition (September 23, 2021), p. 242-329. 3)Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 209-236. 4)Zejnullah Gruda, E Dejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, 2013, fq. 417-447. 5)Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare, Tiranë, AiiS, 2011, fq. 442-463.
- 15
- Zgjidhja e mosmarrëveshjeve dhe dobësitë e të drejtës ndërkombëtare publike. Tema trajton rëndësinë e mjeteve paqësore për zgjidhjen e masmarrëveshjeve ndërkombëtare në rrugë paqësore. Analizohen mjetet ekstra juridike si: bisedimet, shërbimet e mira, ndërmjetësimi, hetimet (anketa), pajtimi, si dhe mjetet gjyqësore: Arbitrazhi, Gjykata ndërkombëtare. Literatura përkatëse: 1) Malcolm D. Evans, International Law, Oxford University Press; Sixth edition (September 25, 2024), Part VII. The Application of International Law. 2) Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare, Tiranë, AiiS, 2011, fq. 363-404. 3) Zejnullah Gruda, E Dejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, 2013, fq. 475-525.
- 16
- Provim Final
- 1
- Në përfundim të lëndës “E drejtë Ndërkombëtare Publike I”, studentët do të dinë nocionet themelore të së drejtës ndërkombëtare publike.
- 2
- Studentët do të analizojnë parimet, burimet, institutet, dhe institucionet e të drejtës ndërkombëtare publike.
- 3
- Studentët do të argumentojnë dallimin midis të drejtës së brendshme dhe asaj ndërkombëtare publike.
- 4
- Studentët do të kuptojnë procesin e krijimit dhe funksionimit të shtetit sipas të drejtës ndërkombëtare, si dhe rëndësinë e sovranitetit e njohjes ndërkombëtare për një shtet.
- 5
- Studentët do të argumentojnë dhe analizojë rëndësinë e të drejtave të njeriut.
- 6
- Studentët do të zotërojnë terminologjinë juridike rreth lëndës.
- 7
- Studentët do të kenë njohuri të gjëra rreth të drejtës ndërkombëtare publike.
- 8
- Studentët do të analizojnë format e vartësisë juridike ndërkombëtare, etj.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 20% 20%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 1 20% 20%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 4 56
- Detyrat
- 1 10 10
- Gjysmë finale
- 1 15 15
- Provimi përfundimtar
- 1 21 21
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 150
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 6.00
- ECTS
- 6.00