Ekzekutimi i Vendimeve Penale

Print

Denard Veshi, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
LAW 415
Emri
Ekzekutimi i Vendimeve Penale
Semestri
7
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

Ekzekutimi i vendimeve penale ka për qëllim të shpjegojë, teorikisht dhe praktikisht procedurat e vënies në zbatim të vendimeve gjyqësore penale sipas llojeve te tyre. Studentëve do t’u shpjegohet mënyrat e ekzekutimit të vendimit penal, urdhri i ekzekutimit si instrument kryesor për vënien në ekzekutim. Gjithashtu do të trajtohet mënyrat e vënies në ekzekutim të dënimeve alternative, shkaqet e shuarjes së ekzekutimit të dënimit, procedura e ekzekutimit të dënimeve me gjobë. Do të trajtohen kërkesat që lidhen me fazën e ekzekutimit të vendimit penal, rastet e shtyrjes së ekzekutimit të vendimit. Gjithashtu do të trajtohen mënyrat e bashkimit të dënimeve, teoritë dhe sistemet e dënimit. Një rëndësi të veçantë do tu kushtohet dhe legjislacionit ndërkombëtar që rregullon ekzekutimin e vendimeve, siç është rasti i mbikëqyrjes së personave të dënuar ose të liruar me kusht të rregulluar nga Konventa Evropiane për mbikëqyrjen e personave të dënuar ose të liruar me kusht. Gjithashtu do të shpjegohet dhe parashikimet e ekzekutimit të vendimit penal sipas Konventës Evropiane mbi vlefshmërinë ndërkombëtare të gjykimeve penale.

Objektivat

Ky kurs synon që studentët: 1. të kuptojnë fazën e ekzekutimit të vendimit penal, 2. ekzekutimin e vendimeve penale, 3. organet kompetente pjesëmarrëse në ekzekutimin e vendimeve penale, 4. kërkesat e të dënuarit gjatë fazës së ekzekutimit të vendimit penal, 5. mënyrat e vënies në zbatim të llojeve të ndryshme të dënimit, 6. legjislacioni ndërkombëtar mbi ekzekutimin dhe vlefshmërinë e vendimeve penale të huaja.

Java
Tema
1
Kuptimi dhe objekti i ekzekutimit të vendimit penal. Parimet kryesore gjatë fazës së ekzekutimit të vendimit penal. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”)
2
Vendimet e formës së prerë. Kuptimi dhe interpretimi i praktikës gjyqësore për vendimin e formës së prerë dhe vendimit të ekzekutueshëm. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Ligji nr. 7905, datë 21.03.1995 “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Vendim i Gjykatës së Lartë)
3
Mënyra e ekzekutimit të vendimeve penale. Organet ekzekutuese të vendimit penal. Urdhri i ekzekutimit si instrument kryesor për vënien në zbatim të vendimit gjyqësor. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. K.Procedurës Penale, i ndryshuar. Ligji nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Urdhri i Prokurorit të Përgjithshëm nr. 171, datë 29.05.2008 “Për ekzekutimin e vendimeve penale dhe kontrollin e zbatimit të tyre”. Urdhri i Prokurorit të Përgjithshëm nr. 191, datë 01.07.2016 “Për disa shtesa dhe ndryshime në urdhrin nr. 171, datë 29.05.2008 “Për ekzekutimin e vendimeve penale dhe kontrollin e zbatimit të tyre””. )
4
Llogaritja e kohës së dënimit. Ekzekutimi i vendimeve me bashkim të dënimeve. Interpretim i rasteve nga praktika gjyqësore. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Kodi Penal. Kodi i Procedurës Penale, i ndryshuar. Vendime të Gjykatave.)
5
Ekzekutimi i vendimeve penale për të miturit në konflikt me ligjin. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Kodi i Drejtësisë Penale për të Mitur”, miratuar me Ligjin nr. 37/2017. Ligji nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. Rregullore e Përgjithshme e Burgjeve, miratuar me VKM nr. 209, datë 06.04.2022. Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut (KEDNJ). Manuali për punonjësin e Shërbimit të Provës)
6
Ekzekutimi i dënimeve alternative (ekzekutimi i vendimit në gjysmëliri, pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe vënia në provë, ekzekutimi i vendimit me qëndrim në shtëpi, pezullimi i ekzekutimit të vendimit me burgim dhe detyrimi për kryerjen e një pune në interes publik, ekzekutimi i vendimit të lirimit me kusht). (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Ligji nr. 78/2020 “Për organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Provës” Manual për aplikimin e alternativave të dënimit me burgim, botim i OSCE, Shtëpia botuese & shtypshkronja Pegi, 2010. Manuali për punonjësin e Shërbimit të Provës, OSCE 2009.)
7
Ekzekutimi i masave të sigurimit. Raste nga praktika gjyqësore. (Kodi i Procedurës Penale, i ndryshuar. Lara, Dh. “Koment mbi Kodin e Procedurës Penale”, Pjesa e parë, Tiranë 2010 (ribotim), Shtëpia Botuese dhe Shtypshkronja “Morava”. Trenova, G. “Komentar për masat e sigurimit”, Botimet “Dita 2000”, Tiranë 2010. Vendime të Gjykatave)
8
Midterm Mbikëqyrja e ekzekutimit të vendimeve dhe e vuajtjes së dënimit me burgim. Regjimi i posaçëm në burgjet e sigurisë së lartë. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Ligji nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”. “Ekzekutimi i Vendimeve Penale- Probleme të ligjit dhe të praktikës shqiptare”, Tiranë, më 2004, botim i Komitetit Shqiptar të Helsinkit dhe U.S.Agency for International Development).
9
Njohja dhe Ekzekutimi i vendimeve penale të huaja. Aktet e brendshme kombëtare dhe ndërkombëtare në këtë fushë. Vendimet unifikuese të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë që rregullojnë aspektin e njohjes dhe ekzekutimit të vendimeve penale të huaja. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Ligji nr. 10193, datë 03.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, i ndryshuar. Kodi i Procedurës Penale. Konventa Evropiane “Për vlefshmërinë ndërkombëtare të gjykimeve penale”, ratifikuar me ligjin nr. 9068, date 15.05.2003.)
10
Ekzekutimi i alternativave të dënimit në rastet e vendimeve penale të huaja. Mbikëqyrja e personave të dënuar ose të liruar me kusht sipas “Konventës Evropiane për mbikëqyrjen e personave të dënuar ose të liruar me kusht. Ekzekutimi jashtë shtetit i vendimeve penale shqiptare. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Konventa Evropiane për mbikëqyrjen e personave të dënuar ose të liruar me kusht, ratifikuar me Ligjin nr. 8724, datë 26.12.2000)
11
Paraburgimi i vuajtur në kuadër të bashkëpunimit gjyqësor me autoritetet e huaja. Problemet e hasura në praktikë dhe rregullimi nga praktika gjyqësore. Kodi i Procedurës Penale. Ligji nr. 10193, datë 03.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”, i ndryshuar. Konventa Evropiane për Vlefshmërinë Ndërkombëtare të Gjykimeve Penale, datë 28.05.1970. Vendime të gjykatave.
12
Transferimi i të dënuarve, sipas Konventës së Këshillit të Europës “Për transferimin e personave të dënuar”. Procedurat e ndjekura nga Republika e Shqipërisë në kuadër të konventës dhe legjislacioni i brendshëm. (Kodi i Procedurës Penale. Konventa e Këshillit të Europës “Për transferimin e personave të dënuar”, ratifikuar me Ligjin nr. 8499, datë 10.06.1999)
13
Rastet e shtyrjes së ekzekutimit të vendimeve penale. Subjektet e legjitimuara për të kërkuar shtyrjen e ekzekutimit të vendimeve penale dhe shqyrtimi i kërkesës nga gjykata. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Kodi i Procedurës Penale, i ndryshuar. Kodi Penal, i ndryshuar)
14
Shkaqet e shuarjes së ekzekutimit të veprës penale ose dënimit gjatë fazës së ekzekutimit. Parashkrimi i ekzekutimit të dënimit. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Kodi i Procedurës Penale, i ndryshuar. Kodi Penal, i ndryshuar)
15
Ekzekutimi i vendimit penal sipas Konventës Evropiane mbi vlefshmërinë ndërkombëtare të gjykimeve penale. (Ligji Nr. 79, datë 25.06.2020 “Për Ekzekutimin e Vendimeve Penale”. Kodi i Procedurës Penale, i ndryshuar)
16
Provim Final
1
Studenti duhet të kuptojë fazën e ekzekutimit të vendimit penal.
2
Studenti duhet të kuptojë organet kompetente pjesëmarrëse në ekzekutimin e vendimeve penale.
3
Studenti duhet të kuptojë kërkesat e të dënuarit gjatë fazës së ekzekutimit të vendimit penal.
4
Studenti duhet të kuptojë mënyrat e vënies në zbatim të llojeve të ndryshme të dënimit, legjislacioni ndërkombëtar mbi ekzekutimin dhe vlefshmërinë e vendimeve penale të huaja.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 50% 50%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 4 4
Provimi përfundimtar
1 4 4
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
98
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
3.92
ECTS
4.00