E Drejtë Publike II

Print

Sajmir Bata, PhD

Kodi
LAW 114
Emri
E Drejtë Publike II
Semestri
2
Leksione
2.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
2.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

Lënda “E drejtë Publike II” trajton marrëdhëniet juridike, sistemin e së drejtës dhe zbatimin e tij, analizon autonominë e pushtetit vendor, i jep rëndësi kontrollit gjyqësor në shërbim të interesin publik, përshkruan rëndësinë e normës juridike, ligjshmërisë dhe konstitucionalizmit, argumenton format e regjimit politik, sistemin parlamentar, të drejtën e zgjedhjeve, demokracinë përfaqësuese, etj.

Objektivat

Objektivat e studimit të lëndës “E drejtë Publike II” lidhur me studentët janë si më poshtë: 1)Të shpjegojnë, dallojnë, analizojnë dhe argumentojnë konceptet kryesore të së drejtës publike, shtetit dhe shoqërisë. 2)Të njihen me organizimin politiko-institucional të pushtetit vendor dhe autonominë e tij. 3)Të kuptojnë elementët dhe format e regjimit politik. 4)Të identifikojnë dhe dallojnë sistemin e së drejtës publike dhe elementët e tij. 5)Të argumentojë marrëdhëniet juridike, normën juridike, ligjshmërinë, konstitucionalizmin, sistemin parlamentar, të drejtën e zgjedhjeve, demokracia përfaqësuese, etj.

Java
Tema
1
Marrëdhëniet juridike. Studentët do të njihen me mënyrën dhe formën e leksioneve, detyrimet e frekuentimit, përmbajtjen dhe literaturën rreth lëndës, si dhe formën e vlerësimit. Tema trajton konceptin, elementët, rëndësinë dhe rolin e marrëdhënieve juridike. Analizohen objekti, subjektet, lindjA, obligimi, gjendjA e marrëdhënieve juridike si dhe faktet juridike. Literatura përkatëse: 1)Emmanuel Jeuland, Theories of Legal Relations, UK, Edward Elgar Publishing 2023, pp. 18-46, 149-167, 194-195. 2)Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë, Botimet KUMI, 2023, fq. 320-335. 3)Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, 2011, fq. 145-163.
2
Zbatimi i së drejtës. Tema trajton nocionin e zbatimit të së drejtës, analizon veprimin e normës juridike në hapësirë dhe kohë, si dhe argumenton zbatimin e së drejtës me analogji. Gjithashtu tema përshkruan procesin e zbatimit të normës juridike, provat juridike dhe fuqinë retroaktive të normave juridike. Literatura përkatëse: 1)Karen Yeung and Sofia Ranchordás, An Introduction to Law and Regulation Text and Materials, UK, Cambridge University Pressp, 2024, pp. 119-320. 2)Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë, Botimet KUMI, 2023, fq. 335-354. 3)Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, 2011, fq. 221-245.
3
Sistemi i së drejtës. Tema trajton kuptimin dhe elementët e sistemit të së drejtës. Gjithashtu paraqiten dhe argumentohen parimet, elementët dhe rëndësinë e sistemit të së drejtës. Literatura përkatëse: 1)Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë, Botimet KUMI, 2023, fq. 354-361. 2)Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, 2014, fq. 251-263. 3)Michel Troper, The Structure of the Legal system and the Emergence of the State, The Joseph and Gwendolyn Straus Institute for the Advanced Study of Law & Justice, 2021, pp. 1-43. https://shs.hal.science/halshs-03280485/document
4
Autonomia e pushtetit vendor. Tema trajton konceptin e autonomisë vendore, rëndësinë që ka në shtetin e së drejtës dhe ndikimin në zhvillimin e demokracisë. Tema definon mbrojtjen e kufijve territorialë të bashkësive vendore, kushtet e ushtrimit të përgjegjësive në nivel vendor, kontrollin administrativ të veprimeve të bashkësive vendore, mbrojtjen ligjore të autonomisë vendore, etj. Literatura përkatëse: 1)Council of Europe, Karta Evropiane e Vetëqeverisjes Vendore dhe raporti shpjegues, 1986-1999, (https://rm.coe.int/168071afe8). 2)LIGJ Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”, (ndryshuar me ligjin nr. 38/2019, datë 20.6.2019). 3)Vendime të Gjykatës Kushtetuese V.29/2006, V.3/2009, V.22/2010, V.48/2011, V.54/14. V.4/15, V.25/21, etj.
5
Nocioni, karakteristikat dhe format e regjimit politik. Tema trajton nocionin, karakteristikat dhe format e regjimit politik, gjithashtu analizon elementët e demokracisë dhe autokracisë. si dhe bën dallimin mes tyre. Literatura përkatëse: 1)Jørgen Møller and Svend-Erik Skaaning, Democratization and Autocratization in Comparative Perspective Concepts, Currents, Causes, Consequences, and Challenges, London, Routledge, 2023, pp.15-330. 2)Josiah Ober, Naomi J. Norman, and Marc C. Carnes. Threshold of Democracy, The University of North Carolina Press, 2022, pp..3-28, 44-89. 3)Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, Prishtinë 2011, fq. 71-87.
6
Kuptimi, llojet, struktura dhe fuqia e normës juridike. Tema trajton kuptimin e normës juridike, analizon llojet, vlefshmërinë dhe strukturën e tyre. Gjithashtu elaborohen normat kushtëzuese, jokushtëzuese, normat e përgjithshme dhe të veçanta juridike. Argumentohet vlefshmëria e normës juridike në kohë dhe hapësirë, fuqia retroaktive e normës juridike, etj. Literatura përkatëse: 1)Paola Gaeta, Jorge E. Viñuales, and Salvatore Zappalá, Cassese's International Law (3rd edn), Oxford University Press, United Kingdom, 2020, pp. 218-245. 2)Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, Prishtinë 2011, fq. 124-145.
7
Koncepti, elementët dhe roli i sistemit parlamentar. Tema trajton kuptimin e sistemit parlamentar, veçoritë e tij dhe rolin e kontrollit parlamentar mbi institucionet shtetërore. Gjithashtu argumentohet rëndësia e sistemit parlamentar për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe liritë dhe të drejtat e njeriut. Literatura përkatëse: 1) Mark Elliott & Robert Thomas, Public Law, Oxford University Press; 5th ed. edition (April 23, 2024), pp. 444-515. 2)Anne Dennet, Public Law, Oxford University Press; 3rd ed. Edition (September 24, 2024), pp. 121-143. 3)Luan Omari, Sistemi Parlamentar, Tiranë, Botimet “Elena Gjika”, 2000, fq. 5-235. 4)Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, Prishtinë 2011, fq. 102-103. 5)Historiku i parlamentarizmit shqiptar nga 1912 deri në ditët e sotme, Botim i Kuvendi i Shqipërisë, 2023, fq.1-110. 6)Statuti Organik 1914. 7)Statuti i Lushnjes 1920. 8)Statuti i Zgjeruar i Lushnjes 1922. 9)Statuti Themeltar i Republikës Shqiptare 1925. 10)Statuti Themeltar i Mbretërisë Shqiptare 1928. 11)Statuti i Republikës Popullore të Shqipërisë 1946. 12)Kushtetuta e Republikës Popullore Socialiste e Shqipërisë 1976. 13)Ligj Nr. 7491, datë 29.4.1991 Për dispozitat kryesore Kushtetuese. 14)Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë 1998. 15)Aleks Luarasi, Akte juridike: për historinë e shtetit dhe të së drejtës në Shqipëri, Tiranë, Ombra GVG, 2014.
8
Provim Gjysmë – final.
9
Kontrolli gjyqësor si garanci për interesin publik. Tema shpjegon rolin e kontrollit gjyqësor vendas dhe të huaj si garanci për interesin publik. Analizohen vendimet gjyqësore në Shqipëri, si dhe jurisprudenca e Gjykatës së Strasburgut. Literatura përkatëse: 1)Mark Elliott and Robert Thomas, Public Law (5th edn), Oxford University Press, 2024, pp. 26-57, 289-326. 2)Gent Ibrahimi, Kontrolli i Kushtetueshmërisë së Ligjeve, Modeli shqiptar, 2023, https://www.gjk.gov.al/web/fjalimi_i_gjyqtar_gent_ibrahimi_ne_gjuhen_shqipe_2540.pdf
10
Roli, detyrat dhe sfidat e avokatit të popullit. Tema analizon konceptin e avokatit të popullit, trajton rolin e tij në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve, paraqet detyrat dhe të drejtat që ka, si dhe sfidat që gjenden përballë këtij institucioni në shërbim të qytetarëve dhe lirive dhe të drejtave të njerit. Literatura përkatëse: 1) Mark Elliott & Robert Thomas, Public Law, Oxford University Press; 5th ed. edition (April 23, 2024), pp. 631-677. 2)Linda C. Reif, Ombuds Institutions, Good Governance and the International Human Rights System, Second Revised Edition, Publication: 27 Jul 2020, p. 1-284, 386-617. 3)Luan Omari, Çështje juridike e Shoqërore, Tiranë, Akademia e Shkencave, 2017, fq. 201-206.
11
Kuptimi dhe veçoritë e konstitucionalizmit dhe ligjshmërisë. Tema analizon kuptimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, trajton fuqinë dhe mjetet juridike, paraqet sanksionet ndaj kundërligjshmërisë, si dhe argumenton plotfuqishmërinë dhe ekzekutimin e ligjit të së drejtës. Literatura përkatëse: 1)Mark Elliott and Robert Thomas, Public Law (5th edn), Oxford University Press, 2024, p. 425-444. 2)Anne Dennet, Public Law, Oxford University Press; 3rd ed. Edition (September 24, 2024), pp. 163-201. 3)Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, Prishtinë 2011, fq. 201-209.
12
Nocioni, përmbajtja dhe elementët e aktit juridik. Tema trajton kuptimin e aktit juridik, analizon formën dhe përmbajtjen etj., paraqet marrjen fuqi të aktit juridik, argumenton aktin juridik formal dhe material, etj. Literatura përkatëse: 1)Osman Ismaili, Fillet e së drejtës, Universiteti i Prishtinës: Fakulteti Juridik, Prishtinë 2011, fq. 163-173. 2) Anne Dennet, Public Law, Oxford University Press; 3rd ed. Edition (September 24, 2024), pp. 323-485.
13
Dallimi mes teorisë së shtetit demokratik dhe teorisë së shtetit socialist. Tema trajton kuptimin dhe elementët e teorisë së shtetit demokratik dhe atij socialist. Analizohen dallimet mes demokracisë dhe komunizmit, si dhe jepen elementët pozitivë të demokracisë në krahasim me komunizmin (sistemin socialist). Literatura përkatëse: 1)Sven R. Larson, Democracy or Socialism, UK, Palgrave Macmillan; 1st ed. 2021 edition (February 20, 2021), pp. 3-205. 2) Max Hirsch, Democracy versus Socialism, New York City, Robert Schalkenbach Foundation, 2020, pp. 49-463. 3)Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë, Botimet KUMI, 2023, fq. 268-281.
14
Institucionet shtetërore dhe referendumi në demokracinë përfaqësuese. Tema analizon nocionin, institucionet shtetërore dhe institutet e demokracisë përfaqësuese. Gjithashtu tema trajton rëndësinë e referendumit në demokracinë përfaqësuese si mjet zgjidhje. Literatura përkatëse: 1)Leah Trueblood, Referendums as Representative Democracy, UK, Oxford: Hart Publishing, 2024. http://dx.doi.org/10.5040/9781509940837 2)Luan Omari, Parime dhe institucione të së drejtës publike, Tiranë, Botimet KUMI, 2023, fq. 131-153. 3)Luan Omari, Çështje juridike e shoqërore, Akademia e Shkencave, “Kristalin-KH”, Tiranë 2017, 74-78, 444-446.
15
Zgjedhjet si e drejtë individuale dhe kolektive. Tema analizon subjektet e të drejtës elektorale, burimet dhe procedurën zgjedhore. Trajtohen nocioni, parimet dhe llojet e sistemeve zgjedhore. Gjithashtu argumentohet barazia, liria, fshehtësia dhe individualiteti i votës, si dhe dhe të drejtat individuale e kolektive të së drejtës së zgjedhjeve. Literatura përkatëse: 1)United Nations, Human Rights and electioans, A Handbook on International Human Rights Standards on Elections, Professional Training Series No. 2/Rev.1, New York and Geneva, 2021, pp. 8-70. 2)Luan Omari, Çështje juridike e shoqërore, Akademia e Shkencave, “Kristalin-KH”, Tiranë 2017, 74-78, 332-342. 3)Ligj Nr.10 019, datë 29.12.2008, “Kod I Zgjedhor I Republikës së Shqipërisë”, (Ndryshuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 32, datë 21.6.2010; nr. 28, datë 9.5.2012; me ligjin nr.74/2012, datë 19.7.2012; nr. 31/2015, datë 2.4.2015; nr. 101/2020, datë 23.7.2020; nr. 118/2020, datë5.10.2020; me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 28, datë 30.6.2021; nr. 31, datë 4.10.2021; me ligjin nr.81/2024, datë 26.7.2024; nr. 10/2025, datë 17.2.2025) (i përditësuar).
16
Provim Final
1
Në përfundim të lëndës “E Drejtë Publike II”, studentët do të jenë të aftë të njohin nocionet, përmbajtjen dhe elementët e shtetit dhe së drejtës publike.
2
Studentët do të argumentojnë parimet dhe normat kryesore të funksionimit të shtetit dhe institucioneve të tij.
3
Studentet do të arsyetojnë format kryesore të organizimit shtetëror dhe juridik publik.
4
Studentët do të zotërojnë shprehitë dhe njohuritë juridike rreth lëndës.
5
Studentët do të jenë në gjendje të njohin interesin publik, normat juridike, demokracinë, kushtetutshmërinë, ligjshmërinë, të drejtat e njeriut, sistemin juridik, etj.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 10 10
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 15 15
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00