- Kodi
- LAW 202
- Emri
- Metoda Kërkimore
- Semestri
- 4
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 4.00
- Përshkrimi
-
Kursi është projektuar që të ekspozojë një informacion të përgjithshëm të metodave kërkimore që përdoren në kërkimin bashkëkohor social. Kursi i dedikohet elementeve të kërkimit social të cilat përfshinë: formulimi i koncepteve dhe teorive; hartimi i pyetjeve kërkimore; mbledhja e të dhënave; analiza e të dhënave; rishikimi i literaturës; dhe shkrimi i konkluzioneve. Për më tepër, ne do të konsiderojmë përdorimin praktik të kërkimit në fushën e ligjit dhe do të shqyrtojmë etikën e kërkimit në fushën sociale. Qëllimi kryesor i kursit është që të përgatisë studentët, të cilët fillojnë karierën në fushën e ligjit, me njohuritë bazë për të kryer kërkim shkencor për aspekte ligjore dhe jo ligjore. Gjatë zhvillimit të kursit do të analizohet një projekt, me 2000 fjalë, dhe do t’i jepet përgjigje e detajuar pyetjeve të tilla si: • është ky një shëmbull i një projekti të zhvilluar mjaftueshëm në fushën e ligjit? • është ky një shëmbull i shkëlqyer për një projekt në fushën e ligjit? Në fund të semestrit studentët do të jenë në gjëndje të dallojnë burimet primare dhe burimet sekondare, të përdorin me efektivitet teknika të ndryshme të kërkimit, dhe të zhvillojnë më tej aftësitë për kërkim shkencor në fushën sociale. Kursi do t’i ndihmojë studentët në hartimin e propozimeve kërkimore duke synuar në përgatitjen e tyre për procesin e disertacionit.
- Objektivat
-
Kursi projektohet për të arritur objektivat e mëposhtme: • Së pari, të zhvillojë tek studentët njohuritë bazë se si të kryejnë, me kapacitetin e tyre, një kërkim shkencor. • Së dyti, të zhvillojë tek studentët teknika dhe strategji efektive për kërkimin në fushën e ligjit. • Së treti, të zhvillojë tek studentët aftësinë e të gjykuarit se si të zgjedhin dhe vlersojnë metoda të ndryshme kërkimore. • Së katërti, të zotërojnë kompetencë të mjaftueshme (a) për të lexuar në mënyrë kritike një ese kërkimore (b) për të vlersuar në mënyrë kritike punimet shkencore (c) për të vlersuar cilësisht punimet në fushën e ligjit që ekspozohen në media. • Së fundmi, të zhvillojë tek studentët aftësinë për të punuar në ekip gjatë kërkimit shkencor.
- Java
- Tema
- 1
- Prezantimi i silabusit. Hyrje në kërkimin shkencor
- 2
- Metodat e kërkimit social. Cilat jane dy tipologjite kryesore te kerkimit? Nje veshtrim i pergjithshem mbi shkencen dhe kerkimin shkencor. Qellimi i kerkimit shkencor. Pse kerkimi shkencor eshte i rendesishem? Kategorite e kerkimit shkencor, llojet e kerkimit shkencor Essentials of Research Design and Methodology ff 1-15. Social Research Methods, ff 1-8.
- 3
- Strategjite e kerkimit shkencor. Kerkimi cilesor dhe sasior. Disa konsiderate epistemologjike. Etika dhe politika ne kerkimin shkencor. Arsyetim induktiv, arsyetimi deduktiv. Llojet e kerkimit me shembuj perkates. Social Research Methods, ff 18-42, The Practise of Social Research ff 1-88.
- 4
- Planifikimi dhe projektimi i nje kerkimi shkencor. Rendesia e koncepteve operacionale. Metodat e dizenjimit: dizenjimi eksperimental, cross-sectional, i shtrire ne kohe, studimi i rastit dhe dizenjimi ikrahasuar. Social Research Methods, ff 44-75. The Practise of Social Research ff 89-159. Essentials of Research Design and Methodology, ff 27-64.
- 5
- Elementet e kerkimit shkencore ne shkencat sociale. Rishikimi i literatures, formulimi i pyetjeve kerkimore, llojet e pyetjeve kerkimore, mbledhja dhe analiza e te dhenave. Interpretimi i gjetjeve dhe hartimi i konkluzioneve. Essentials of Research Design and Methodology, ff 95-123, 198-233.
- 6
- Planifikimi, formulimi i pyetjes kërkimore dhe rishikimi i literaturës I. Gjithashtu, Hipoteza, llojet e hipotezave bazuar ne origjinen dhe objektivat. Llojet e hipotezave te pergjithshme.Cilat hipoteza pritet të përfshini kur shkruani një raport?Pika mbi formulimin e hipotezaveKur zgjidhni një hipotezë të drejtimit?Kur zgjidhni një hipotezë jo e drejtimit? Social Research Methods, ff 70-128.
- 7
- Variablat e pavarur dhe të varur,Teknikat e kampionimit & Llojet e Kampionimit Creswell, J., W. (2012) Educational research: Planning, Conducting, and Evaluating Quantitative and Qualitative Research, 4th ed
- 8
- Provimi Gjysmëfinal
- 9
- Shkrimi akademik ligjor dhe studimi i rasteve (2). Ne shume aspekte shkrimi akademik ne fushen e ligjit eshte i ngjashem me shkrimin akademik ne disiplina te tjera. Por, ne do te analizojme disa karakteristka specifike vetem per shkrimin akademik ne fushen e ligjit. Me tej, ne kete leksion ne do te trajtojme disa modele punimesh akademike ne fushen e ligjit (punime akademike me 2000 fjale) te cilat jane perzgjedhur si punime te shkelqyera, mesatare dhe te dobta. Analiza e modeleve do na beje te kuptojme diferencat e nje punimi akademik ne fushen e ligjit qe eshte i shkelqyer, mesatar dhe i dobet. Materialet per kete leksion do te merren nga Shkolla e Ligjit e Melburnit: https://law.unimelb.edu.au/
- 10
- Perfshirja e burimeve dhe sit e ruhesh nga plagjatura e paqellimte. Referencat (Chicago dhe OSCOLA) Mjeshteria e Hulumtimit, ff 238-254.
- 11
- Kërkimi në fushën e ligjit dhe teknikat e kerkimit ne fushen e ligjit. Kerkimi ne fushen e ligjit. Informacioni tek: http://www.csas.ed.ac.uk/__data/assets/pdf_file/0005/66542/Legal_Research_Chynoweth_-_Salford_Uni..pdf
- 12
- Si të lexosh një punim shkencor duke perdorur internetin. The Practise of Social Research ff 506-521
- 13
- Metodat e kërkimit në internet dhe konsideratat etike gjate kerkimit ne internet. Social Research Methods, ff 653-683
- 14
- Perpunimi i te dhenave, analizimi i te dhenave dhe zhvillimi i Intervistes Wengraf, Tom (2001). Qualitative Research Interviewing, London/Thousand Oaks, New Delhi: Sage Publications.
- 15
- Perseritje te infromacioneve te arrira gjate semestrit ne forme praktike. Udhezimi mbi perdorimin e referencave, perpunimi i permbajtjes sipas formatit dhe si perpunohet biblografia. Demostrim te intervistes ne auditor.Rishikim i realizimit të objektivave të kursit
- 16
- Provim Final
- 1
- Te zoterojne njohuri dhe aftësi për të kuptuar se si duhet ndërrmarë një kërkim dhe cfarë përfshin kërkimi në shkencat sociale
- 2
- Te zoterojne njohuri të avancuara lidhur me metodat e kërkimit në fushën sociale dhe më specifikisht për kërkimin në fushën e ligjit
- 3
- Te zoterojne të konturojnë qartësisht pyetjen kërkimore dhe të kryejnë rishikimin e literaturës
- 4
- Te zoterojne njohuri mbi perdorimin e metodes sasiore dhe cilesore të kërkimit, të kuptojnë se sit ë klasifikojnë dhe të interpretojnë të dhënat e mbledhura nga kërkimi
- 5
- Te zoterojne njohuri të kuptojnë metodat e kërkimit në internet në fushën e ligjt
- 6
- Te zoterojne njohuri te demonstrojnë aftësi për të analizuar në mënyrë akademike një punim shkencor, të konsiderojnë aspektet e etikës së kërkimit
- 7
- Te zoterojne njohuri ne mënyrat e përdorimit të citimeve për të shkruajtur disertacionin
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 0 0% 0%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 0 0% 0%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 0%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 100%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 3 42
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 0 0 0
- Provimi përfundimtar
- 1 10 10
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 100
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 4.00
- ECTS
- 4.00