E Drejte Ndërkombëtare Publike II

Print

Sajmir Bata, PhD

Kodi
LAW 302
Emri
E Drejte Ndërkombëtare Publike II
Semestri
6
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda “E Drejtë Ndërkombëtare Publike II” trajton të drejtat e pakicave kombëtare sipas të drejtës ndërkombëtare, mjetet gjyqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, analizon të drejtën ndërkombëtare të detit, ndryshimet territoriale, si dhe kuptimin, llojet e veçoritë e marrëveshjeve juridike ndërkombëtare. Gjithashtu lënda elaboron të drejtën ndërkombëtare humanitare, institucionet e specializuara ndërkombëtare, të drejtën diplomatike e konsullore, të drejtat e mjedisit, të drejtat e refugjatëve, krimet ndërkombëtare si dhe të drejtën e vetëvendosjes. Në përmbajtjen e lëndës bën pjesë edhe përdorimi i lejuar juridik i forcës në arenën ndërkombëtare, në shërbim të sigurisë e paqes ndërkombëtare.

Objektivat

Objektivat e lëndës “E Drejtë Ndërkombëtare Publike II” janë që t’u ofrojë studentëve thellim dhe zgjerim të njohurive mbi të Drejtën Ndërkombëtare Publike II (mbi institutet, institucionet, qëllimin, burimet, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ndërkombëtare, etj). Gjithashtu objektiv është që t’i mësoje dhe edukojë ata në zgjidhjen e problemeve në mënyrë paqësore.

Java
Tema
1
Të drejtat individuale dhe kolektive të pakicave kombëtare. Studentët do të njihen me mënyrën dhe formën e leksioneve, detyrimet e frekuentimit, përmbajtjen dhe literaturën rreth lëndës, si dhe formën e vlerësimit. Tema trajton kuptimin e pakicave kombëtare dhe evoluimin juridik të këtij nocioni. Analizohen aktet dhe sistemi ndërkombëtar lidhur me mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare. Trajtohen "Konventa Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare", si dhe e drejta e shtetit amë për mbrojtjen e të drejtave të popullsive jashtë territorit të tij shtetëror. Literatura përkatëse: 1)Mohammad Shahabuddin, Minorities and the Making of Postcolonial States in International Law, UK, Cambridge University Press, 2021, pp. 21-23, 87-175, 200-202, 227-240. 2)Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 236-264. 3) Framework Convention for the Protection of National Minorities and Explanatory Report, Strasbourg, February 1995, H (95) 10, ( https://rm.coe.int/16800c10cf ). 4)Zejnullah Gruda, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë, Universiteti i Prishtinës, 2013, fq. 435-440.
2
Mjetet gjyqësore ndërkombëtare. Tema trajton mjetet gjyqësore ndërkombëtare (si arbitrazhin dhe gjykatat ndërkombëtare). Analizohet kuptimi, zgjedhja, lënda, kompetencat, burimet juridike, procedura, karakteri i vendimit, revidimi që kanë lidhje më arbitrazhin si dhe trajtohet themelimi, zgjedhja e gjyqtarëve, kompetencat, procedura gjyqësore, efektet e vendimeve, mendimet konsoltative dhe jurisprudenca e gjykatave ndërkombëtare). Literatura përkatëse: 1)Omri Sender, International Law-making by the International Court of Justice and International Law Commission: Partnership for Purpose in a Decentralized Legal Order, UK, Cambridge University Press (June 27, 2024), pp. 110-280. 2)Zejnullah Gruda, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2013, fq. 491-519. 3)Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 442-470.
3
E drejta ndërkombëtare e detit. Tema analizon nocionin dhe evoluimi juridik të së drejtës së detit, si dhe burimet, institutet dhe institucionet që kanë të bëjnë me të këtë të drejtë. E drejta e detit trajtohet kryesisht sipas Konventës së Montego Bay 1982. Gjithahstu listohen dhe argumentohet kuptimi, regjimi dhe veçoritë e Detit territorial, Ujrave të bredshme, Ujrave të arqipelagëve, Zonës, Zonës së Puqur, Shelfit Kontinental, Zonës Ekonomike Ekskluzive, ngushticave, kanaleve, lumenjve ndërkombëtarë, etj. Literatura përkatëse: 1)Nengye Liu, Shirley V. Scott, The Law of the Sea and the Planetary Crisis, UK, 1st Edition, 2025, Chapters 3, 4, 7, 8, 10. 2)Zejnullah Gruda, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2013, fq.175-225. 3)Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 324-357. 4)Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare, Tiranë, AIIS, 2011, fq. 283-320. 5) Ligj Nr. 9055, datë 24.4.2003, Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në “Konventën mbi të Drejtën e Detit” të OKB-së.
4
Territori dhe ndryshimet territoriale sipas të drejtës ndërkombëtare publike. Tema trajton kuptimin, procesin e formimit dhe pjesët përbërës të territorit shtetërorë, si dhe të drejtat historike e kufijtë e shtetit. Argumentohet natyra juridike e sovranitetit territorial, ndryshimet dhe ligjshmëria territoriale, ndalimi i marrjes së territoreve të huaja me forcë. Analizohen gjithashtu cedimi, okupimi paqësor, shtimi, parashkrimi, si dhe burimet, mjetet, institutetet, institucionet, që kanë lidhje me territorin, ndryshimet territoriale dhe regjimin kufitar mes shteteve. Literatura përkatëse: 1)Jure Vidmar, Territorial Status in International Law, UK, Bloomsbury Publishing, Series: Studies in International Law 2024, pp. 80-203. 2)Zejnullah Gruda, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2013, fq.159-175, 225-236. 3)Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 300-324.
5
Kuptimi, llojet dhe veçoritë e marrëveshjeve juridike ndërkombëtare. Tema analizon kuptimin e aktet juridike ndërkombëtare, trajton nocionin, kodifikimin, palët, llojet, institucionet, hyrjen në fuqi, veprimin, interpretimin dhe mbarimin e veprimit të marrëveshjeve juridike ndërkombëtare. Literatura përkatëse: 1)Zejnullah Gruda, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2013, fq. 283-345. 2)Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 358-393. 3)Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare, Tiranë, AIIS, 2011, fq. 97-136.
6
E drejta ndërkombëtare humanitare. Tema trajton konceptin, parimet, qëllimet, burimet, evoluimin juridik, veçoritë dhe organizatat e të drejtës humanitare. Analizohet mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe rregullat zakonore e juridike ndërkombëtare që kanë lidhje me luftën, Paraqiten dhe argumentohen kategoritë e caktuara gjatë zhvillimit të veprimeve luftarake (si robërit e luftës, personeli mjekësor, popullsia civile, etj.), si dhe flitet për fillimin, efektet dhe përfundimin e luftës. Trajtohen luftrat e drejta dhe të padrejta, krizat humanitare, pozita e shteteve në luftime, krimet ndërkombëtare gjatë luftës, si dhe institutet dhe institucionet që kanë lidhje me të drejtën humanitare. Literatura përkatëse: 1)Vesselin Popovski, Ankit Malhotra, Reimagining the International Legal Order, 1st Edition, New York, Routledge, 2024, pp. 257-269. 2)Zejnullah Gruda, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2013, fq. 525-601. 3)Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 503-546. 4)Zejnullah Gruda, Mbrojtja Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, Libri I – III, Prishtinë, 2007, fq. 259-300. 5)Konventa e Gjenëvs nga 12 gushti 1949 dhe Protokollet Shtesë nga 1977 dhe 2005, Shkup, 2019, fq. 13-346.
7
Organizatat e përgjithshme dhe të specializuara ndërkombëtare. Tema trajton kuptimin e organizatave të specializuara ndërkombëtare, krijimin dhe raportet e tyre me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, si dhe analizon anëtarët, privilegjet, imunitetet, strukturën dhe aktet e institucioneve të specializuara ndërkombëtare. Literatura përkatëse: 1)Vesselin Popovski and Ankit Malhotra, Reimagining the International Legal Order, 1st Edition, New York, Routledge, 2024, pp. 125-138. 2)Zejnullah Gruda, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2013, fq. 363-417. 3)Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 470-503. 4)Ian Hurd, Organizatat ndërkombëtare, Tiranë. Botomet Dudaj, 2017, fq. 11-270.
8
Provim Gjysmë – final.
9
E drejta diplomatike dhe konsullore. Tema trajton kuptimin, qëllimin, evoluimin juridik, institutet, institucionet, burimet, palët dhe të drejtat e detyrimet sipas të drejtës diplomatike e konsullore, Analizohet kodifikimi i kësaj të drejte, gjuha e diplomacisë, si dhe klasifikimi, emërimi, funksionet, dhe paprekshmëria (imunitetet) e personelit diplomatik e konsullor, Literatura përkatëse: 1)Vesselin Popovski and Ankit Malhotra, Reimagining the International Legal Order, 1st Edition, New York, Routledge, 2024, pp. 145-169. 2)Ludwik Dembinski, Ligji diplomatik dhe konsullor, Tiranë, AiiS, 2017, fq. 1-190. 3)Zejnullah Gruda, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2013, fq. 247-283. 4)Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 393-429.
10
Trajtimi juridiko-ndërkombëtar i refugjatëve dhe personave pa shtetësi. Tema trajton njohjen e nocionit të refugjatëve dhe të personave pa shtetësi, si dhe mbrojtjen juridike ndërkombëtare të tyre. Analizohen burimet, regjimi juridik, institutet dhe institucionet rreth kësaj të drejte. Flitet për Komisionerin e Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), si dhe partnerët për mbrojtjen e të drejtës së refugjatëve, etj. Literatura përkatëse: 1)Michelle Foster and Hélène Lambert, International Refugee Law and the Protection of Stateless Persons (Oxford University Press 2019), pp, 45-102. 2)Konventa mbi Statusin e Refugjatit, Gjenevë, 28.07.1952. 3)Protokolli mbi Statusin e Refugjatëve, New York, 31.01.1967. 4)Konventa për Statusin e Personave pa Shtetësi, New York, 28.09.1954. 5)Konventa mbi reduktimin e Pashtetësisë, New York, 30.08.1961. 6)Kejt Jastram dhe Merilin Akiron, Mbrojtja e Refugjatëve; Udhëzues për legjislacionin ndërkombëtar për refugjatët, nr, 2, Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët dhe Unioni ndërparlamentar, Tiranë 2001, fq.12-149.
11
Përdorimi i forcës në të drejtën ndërkombëtare. Tema trajton nocionin e përdorimit të forcës sipas akteve të Kombeve të Bashkuara, analizon konceptin e vetëmbrojtjes së shtetit, vetëmbrojtjes kolektive, mbrojtjen e shtetasve, kundërpërgjigjet, si dhe ndërhyrjet për të parandaluar përdorimin e forcës. Gjithashtu tema argumenton se kur mund të përdoret forca në të drejtën ndërkombëtare, si dhe liston e shpjegon institucionet ndërkombëtare që merren me ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, si dhe organizatat rajonale paqeruajtëse, etj. Literatura përkatëse: 1)Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare, Tiranë, AIIS, 2011, fq. 404-439. 2)Vesselin Popovski and Ankit Malhotra, Reimagining the International Legal Order, 1st Edition, New York, Routledge, 2024, pp. 327-340. 3)Karta e Kombeve të Bashkuara, [nënshkruar në datën 26 qershor 1945 në San Francisko; hyrë në fuqi në datën 24 tetor 1945] https://www.drejtesia.gov.al/wp-content/uploads/2019/03/KARTA-E-KOMBEVE-TE-BASHKUARA-1.pdf
12
E drejta ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit. Tema analizon nocionin e të drejtës së mjedisit në arenën ndërkombëtare, trajton qëllimin, parimet, burimet, institutet dhe institucionete e saj, si dhe përgjegjësinë dhe dëmshpërblimin e shteteve për mbrojtjen e mjedisit dhe të drejtat rreth tij. Argumentohet bashkëpunimi ndërkombëtarë mes shteteve dhe institucioneve ndërkombëtare për të sjellë mbrojtjen e të drejtave të njeriut lidhur me mjedisin në arenën ndërkombëtare. Literatura përkatëse: 1)Robert V. Percival, Christopher H. Schroeder, Alan S. Miller, James P. Leape, Environmental Regulation: Law, Science, and Policy, Edition : 10th ed., 2024, Chapters 1-7. 2)Zejnullah Gruda, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2013, fq. 447-474. 3) Konventa për Mbrojtjen e Mjedisit Detar dhe Zonës Bregdetare të Detit Mesdhe, Barcelonë 1976. 4)Konventa për të Drejtën e Publikut për Informacion, Pjesëmarrje në Vendim Marrje dhe të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës, për çështje që lidhen me Mjedisin, Århus, Danimarkë 25 qershor 1998. 5)Ligj Nr. 9263, datë 29.7.2004, Për Ratifikimin e Konventës së Stokholmit “Për Ndotësit Organikë të Qëndrueshëm”. 6)Ligj nr.10 379, datë 24.2.2011, Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Bashkuar “Për sigurinë e menaxhimit të lëndës djegëse të konsumuar dhe për sigurinë e menaxhimit të mbetjeve radioaktive”. 7)Konventa për “Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Evropiane”, Bernë 19 shtator 1979, hyri në fuqi më 1 qershor 1982.
13
E drejta e vëtëvendosjes sipas të drejtës ndërkombëtare. Tema trajton kuptimin, parimet dhe burimet e të drejtës së vetëvendosjes. Gjithashtu analizohen jo vetëm aktet ndërkombëtare për të drejtën e vetëvendosjes, por edhe jurisprudenca gjyqësore ndërkombëtare. Literatura përkatëse: 1)Martin Dixon, E Drejta Ndërkombëtare, Tiranë, AIIS, 2011, fq. 424-426. 2)Karta e Kombeve të Bashkuara dhe Statuti i Gjykatës Ndërkombëtare, “8 Nëntori”, Tiranë, 1978, f.11. 3)Deklarata për Dhënien e Pavarësisë Popujve dhe Shteteve Koloniale, UN Doc. A/RES/1514, 14 Dhjetor 1960. 4)Kartën e Atlantikut 14 gushtit 1941. 5)Aktin Fianl i Helsinkut 1975. 6)Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike, miratuar dhe hapur për nënshkrim, për ratifikim dhe për aderim nga Asambleja e Përgjithshme me Rezolutën e saj 2200 A (XXI) të datës 16 dhjetor 1966, hyrë në fuqi më 23 mars 1976, neni 1.
14
Krimet ndërkombëtare dhe Gjykata Penale Ndërkombëtare. Tema trajton themelimin, parimet, përgjegjësinë individuale, irelevancën e pozitës zyrtare, statusin dhe pushtetin e gjykatës, pranueshmërinë dhe ligjin e zbatueshëm, krimet brenda juridiksionit të gjykatës, parakushtet për ushtrimin e juridiksionit, vendimet paraprake të Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Argumentohet rëndësia e juridiksionit kombëtarë universal, përbërja dhe administrata e gjykatës, hetimi dhe ndjekja penale, të drejtat e personave, procedura gjyqësore, si dhe raporti i Gjykatës Penale Ndërkombëtare me Kombet e Bashkuara, Literatura përkatëse: 1)Leila Nadya Sadat, Patrick Keenan, Milena Sterio, The International Criminal Court in a Nutshell 1st Edition, West Academic Publishing, Series: Nutshells, 2024, pp. 51-300. 2)Statuti i Romës për Gjykatën Penale Ndërkombëtare, i miratuar nga Konferenca Diplomatike e të Plotëfuqishmëve në Kombet e Bashkuara më 17 korrik 1998, Hyri në fuqi më 1 Korrik 2002. 3)Zejnullah Gruda, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Prishtinë 2013, fq. 150-159. 4)Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 264-272. 5)Ian Hurd, Organizatat ndërkombëtare (politika, ligji, praktika), Tiranë. Botomet Dudaj, 2017, fq. 346-355.
15
Roli i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në zhvillimin e të drejtës ndërkombëtare. Tema trajton rolin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në zhvillimin dhe kodifikimin, e të drejtës ndërkombëtare. Literatura përkatëse: 1) Malcolm Shaw, International law (6 edition, Cambridge University Press 2008) 1204-1281. 2) Vesselin Popovski and Ankit Malhotra, Reimagining the International Legal Order, 1st Edition, New York, Routledge, 2024, pp. 79-125, 169-180. 3)Arben Puto, E Drejta Ndërkombëtare Publike, Tiranë, Botimet Dudaj, 2010, fq. 439-441, 482-503.
16
Provim Final
1
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të kenë përvetësuar njohuri të përgjithshme mbi të Drejtën Ndërkombëtare Publike dhe zbatimin praktik të normave të saj në fushën e marrëdhenive diplomatike dhe konsullore
2
Pas mbarimit me sukses të këtij kursi, studentët janë në gjendje të dallojnë format e veçanta të institucioneve që përfaqësojnë shtetet dhe organizatat ndërkombëtare në marrëdhëniet e tyre të ndërsjella.
3
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të identifikojnë dhe të zbatojnë parimet ndërkombëtare ligjore në të drejtën e detit, të drejtën ndërkombëtare humanitare dhe atë të mjedisit.
4
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të marrin informacion lidhur me organizimin dhe kompetencat e GJNDsë, si dhe problemet e hasura në zbatimin e vendimeve.
5
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të jenë në gjendje të zhvillojnë shkathtësi komunikimi, në të shkruar dhe përmes prezantimeve verbale
6
Lënda do të përgatisë studentët për një karrierë në organizatat ndërkombëtare me trajnimin e tyre në strukturën dhe kompetencat e organizatave ndërkombëtare institucionale.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 5 70
Detyrat
1 10 10
Gjysmë finale
1 7 7
Provimi përfundimtar
1 15 15
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00