E Drejta e Detyrimeve II

Print

Ada Güven, PhD

Kodi
LAW 306
Emri
E Drejta e Detyrimeve II
Semestri
6
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Kjo lëndë përqëndrohet në njohjen analitike të kontratave të cilat janë të specifikuara në Kodin Civil së bashku me kontratat të cilat hasen më tepër në qarkullimin e mallrave. Lënda ka pqë qëllim të studiojë detyrimet dhe të drejtat e palëvë që lindin nga kontrata si dhe mjetet për prapësimin e padivë apo për kërkimin e ekzekutimit të kontratës apo kërkimit të dëmeve të shkaktuar. Lënda do të njohë me konceptet dhe njohuritë bazë të nevojshme për të operuar në praktikën juridike me kontratat, dëmin begatimin pa shkak etj. Lënda do të pasurohet me komente dhe elemenete interpretative të dispozitave ligjore, me pikëpamjet juridike të shfaqura në revistat shkencore juridike si dhe me raste të praktikës gjyqësore shqiptare ashtu edhe të huaj lidhur me fushën e kontratave dhe problematikat që hasen me to.

Objektivat

Lënda synon që studenti të njihet me konceptet bazë të detyrimeve dhe kontratave, përdorimin e metodave koherente në zgjidhjen e problemeve në fushën e detyrimeve. Studentët do të njihen nga afër me kontratat specifike më kryesore që janë në përdorim në fushën civile dhe tregtare në Shqipëri dhe më gjerë. Lënda ka për qëllim t’u japë studentëve aftësi lidhur me zgjedhjen dhe interpretimin e burimeve juridike kërkimore dhe mjetet dhe teknikat themelore të arsyetimit ligjor dhe logjik

Java
Tema
1
Kontrata e shitjes së sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme Kontrata e shitjes ka për objekt kalimin e pronësisë së një sendi ose kalimin e një të drejte kundrejt pagimit të një çmimi. Ky leksion do tw trajtojw kontratwn e shitjes së sendeve të luajtshme dhe të paluajtshme. Njw rëndësi i jepet castit të kalimit të pronësisë, si dhe llojet kryesore të kontratave të shitjes si shitja me kredi, shitja në ankand dhe shitja me këste. Studentwt do tw njihen gjithashtu edhe me tw drejtat dhe detyrimet e shitwsit dhe blerwsit. Literatura pwrkatwse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 1-28.
2
Kontrata e qirasë Qiraja është kontrata me të cilën njëra palë (qiradhënësi) detyrohet t’i japë palës tjetër (qiramarrësit) një send të caktuar, nëgëzim të përkohshëm kundrejt një shpërblimi të caktuar. Ky leksion do të trajtojë kontratën e qirasë ku rëndësi i jepet qirasë së objekteve të paluajtshme, qirasë financiare, të sendeve prodhuese, të tokave bujqësore, formës dhe afatit të kësaj kontrate. Studentët do të njihen gjithashtu edhe me të drejtat dhe detyrimet e qiradhënisit dhe qiramarrësit. Literatura përkatëse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 51-74
3
Kontrata e enfiteozës Enfiteoza është një kontratë, me të cilën një personi i jepet e drejta të përdorojë e të përmirësojë një pasuri të paluajtshme, kundrejt një shpërblimi periodik në të holla ose në natyrë. Ky leksion do të trajtojë kontratën e enfiteozës dhe kushtet e saj. Më pas leksioni do të trajtojë ndryshimi nga kontrata e qirasë duke nxjerrë në pah elementët më kryesorë. Literatura përkatëse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 75-84
4
Kontrata e sipërmarrjes Sipërmarrja është kontrata me të cilën njëra palë (sipërmarrësi) detyrohet, që me mjetet e saj dhe duke marrë përsipër rrezikun, të kryejë një vepër (punë), ose të bëjë një shërbim apo një zbatim të pavarur të punimeve, ndërsa pala tjetër detyrohet ta pranojë atë kundrejt çmimit të caktuar në kontratë. Ky leksion do të trajtojë kontratën e sipërmarrjes ku vend të rëndësishëm zë garancia e dhënë nga sipërmarrësi në favor të investitorit. Studentët do të njihen me të drejtat dhe detyrimet e sipërmarrësit dhe të drejtat dhe detyrimet e porositësit. Literatura përkatëse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 85-98
5
Kontrata e porosise dhe kontrata e komisionit Porosia është një kontratë me të cilën njëra palë detyrohet të kryejë një ose më shumë veprime juridike për llogari të palës tjetër. Ky leksion do të trajtojë kontratën e porosisë, elementët e saj, shuarja e saj dhe heqja dorë nga porosia dhe efektet juridike. Pjesa e dytë e leksionit do të fokusohet në kontratën e komisionit. Kontrata e komisionit është një porosi që ka për objekt blerjen dhe shitjen e sendeve për llogari të porositësit dhe në emër të komisionerit. Studentët do të njihen me të drejtat dhe detyrimet e palëve, shpërblimi i agjentit tregtar dhe rastet e mbarimit dhe zgjidhja e kontratës së agjencisë. Literatura përkatëse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 125-134
6
Kontrata e agjensise Me kontratën e agjencisë, njëra palë merr përsipër, në mënyrë të vazhdueshme dhe me shpërblim, që të lidhë kontratat në një zonë të caktuar, për llogari të palës tjetër. Secila palë ka të drejtë të marrë nga pala tjetër një kopje të kontratës të nënshkruar prej saj. Ky leksion do të trajtojë kontratën e agjensisë, parimin e ekskluzivitetit dhe karakteristikat e kësaj kontrate. Gjithashtu leksioni do të fokusohet edhe në të drejtat dhe detyrimet e palëve. Literatura përkatëse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 135-148
7
Kontrata e dhurimit Dhurimi është një kontratë me anë të së cilës njëra palë i kalon në pronësi pa shpërblim palës tjetër një send të caktuar ose një të drejtë reale të cilat kjo i pranon. Nuk përbën dhurim heqja dorë nga një e drejtë para se të fitohet ajo, ose heqja dorë nga trashëgimi. Dhurimi nuk mund të përmbajë veçse pasurinë e tashme të dhuruesit. Në qoftë se përfshin pasurinë e ardhshme, dhurimi është i pavlefshëm përsa i takon kësaj. Në këtë leksion studentët do të trajtojnë kontratën e dhurimit, forma e saj dhe rastet e revokimit të kesaj kontrate. Literatura përkatëse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 29-40.
8
Gjysëm-final
9
Kontrata e transportit dhe e spedicionit Me kontratën e transportit të personave, transportuesi merr përsipër të transportojë persona nga njëri vend në një vend tjetër. Ndërsa kontrata e spedicionit (dërgesës) është një porosi me të cilën spedicioneri merr përsipër detyrimin për të lidhur në emër dhe për llogari të porositësit, një kontratë transporti dhe për të kryer të gjitha veprimet ndihmëse. Ky leksion do të kontratën e transportit dhe e spedicionit dhe karakteristikat e tyre. Studentët do të njihen me të drejtat dhe detyrimet e palëvë në secilën kontratë. Literatura përkatëse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 99-116.
10
Kontrata e huasë Me kontratën e huasë njëra palë (huadhënësi) i jep në pronësi palës tjetër (huamarrësit) një shumë të hollash ose sende që përcaktohen në numër, me peshë ose me masë dhe huamarrësi detyrohet t’i kthejë huadhënësit aq të holla, ose aq sende të atij lloji dhe të asaj cilësie, brenda afatit të caktuar në kontratë ose, kur nuk është caktuar afat, me kërkesën e huadhënësit. Ky leksion do të trajtojë kontratën e huasë, elementët e kësaj kontrate dhe të drejtat dhe detyrimet e huamarrësit dhe huadhënësit. Literatura përkatëse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 163-170
11
Kontrata e huapërdorjes dhe kontratat me natyrë bankare Me kontratën e huapërdorjes, njëra palë (huadhënësi) i jep palës tjetër (huamarrësit), pa kundërshpërblim, një send të caktuar që ta përdorë përkohësisht dhe kjo palë detyrohet ta kthejë atë send në afatin e caktuar në kontratë. Kur nuk është caktuar afat, sendi kthehet me kërkesën e Palës që ka dhënë sendin. Ndërsa kur depozitohet një shumë parash pranë një banke, kjo fiton pronësinë dhe është e detyruar t’i kthejë në të njëjtën lloj monedhe, me skadimin e afatit të përcaktuar ose me kërkesën e depozituesit, duke patur parasysh periudhën e lajmërimit të përcaktuar nga palët ose nga zakoni bankar. Ky leksion do të trajtojë karakteristikat e secilës kontratë. Literatura përkatëse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 117-124
12
Kontrata e depozitës ku trajtohet depozita në hotele dhe depozita në magazinat e përgjithshme Depozita është kontrata me të cilën njëra palë merr nga tjetra një send të luajtshëm me detyrimin për ta ruajtur dhe për ta kthyer në natyrë. Ky leksion do të fokusohet në depozitat në hotele dhe depozita në magazinat e përgjithshme. Gjatë leksionit do të identifikohet baza ligjore dhe do të sqarohen karakteristikat e secilës kontratë. Literatura përkatëse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 149-162.
13
Kontrata e sigurimit të jetës, shëndetit dhe pasurisë Me kontratën e sigurimit, njëra palë (siguruesi), në qoftë se vërtetohet ngjarja e parashikuar në kontratë, detyrohet: a) në rastin e sigurimit të pasurisë t’i shpërblejë palës tjetër ose një personi të tretë, në dobinë e të cilit është lidhur kontrata, dëmin e pësuar brenda kufijve të shumës që është parashikuar në kontratë; b) në rastin e sigurimit të personit t’i paguajë palës tjetër ose një personi të tretë, në dobinë e të cilit është lidhur kontrata, shumën e sigurimit që është parashikuar në kontratë. I siguruari detyrohet të paguajë primin (çmimin e sigurimit) të caktuar në kontratë. Siguruesi mund të jetë person publik ose privat. Ky leksion do të fokusohet në kontratën e sigurimit të jetës, shëndetit dhe pasurisë. Leksionit do të trajtojë kushtet e lidhjes, momentin kur ajo hyn në fuqi, rrethi personave që nuk përfitojnë prej kësaj kontrate. Literatura përkatëse: 1. Mariana Tutulani- Semini, E Drejta e Detyrimeve dhe e Kontratave, pjesa e posacme (Skanderbeg books, 2006) 171-190.
14
Kazuse te ndryshme lidhur me kontratat Gjatë këtij leksionit studentët do të zgjidhin kazuse të ndryshme. Secili student do të zgjidhë një kazus ku do i kërkohet që të identifikojnë llojin e kontratës dhe bazën ligjore. Më pas do të fokusohen tek objekti i kontratës dhe identifikimin e të drejtave dhe detyrimeve të palëve në kontratë.
15
Përsëritje Ky leksion do të trajtojë një përsëritje të kontratave kryesore të trajtuara në leksion, elementët e tyre dhe dallimin ndërmjet kontratave që ngjasojnë me njëra tjetrën.
16
Provim Final
1
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të pajisen me njohuritë bazë rreth legjislacionit mbi te drejten e detyrimeve të posacme.
2
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të pajisen me njohuritë bazë lidhur me kontratat e shitjes, dhurimit etj .
3
Studentët do të formojnë shprehi mbi burimet e ndryshme të ligjit dhe të jenë në gjendje për të sintetizuar burime të tilla dhe t'i përdorë ato për kërkimet në fushën e drejtësisë
4
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të njihen me vendimet unifikuese të Gjykatës së Lartë dhe do të jenë të aftë të diskutojnë mbi to.
5
Pas përfundimit të këtij kursi, studentët do të mund të pajisen me njohuritë bazë lidhur me konceptet dhe dhe njohuritë bazë të nevojshme për të operuar në praktikën juridike.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 15 15
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
141
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.64
ECTS
6.00