- Kodi
- LAW 312
- Emri
- E Drejtë e Punës dhe Sgurimeve Shoqërore II
- Semestri
- 6
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 6.00
- Përshkrimi
-
Lënda “E Drejtë e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore II” trajton të drejtën e grevës dhe zgjidhjen e konfliktet kolektive të punës, analizon kuptimin, objektin, subjektet, parimet dhe veçoritë e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Gjithashtu lënda elaboron kontratat, Fondin dhe skemat e sigurimeve shoqërore, si dhe analizon drejtimin dhe administraimin e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore në Republikën e Shqipërisë, etj.
- Objektivat
-
Objektivat e studimit të lëndës “E drejtë e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore II”, lidhur me studentët janë si më poshtë: 1)Të njohin, shpjegojnë dhe analizojnë konceptet, burimet dhe zhvillimet e reja rreth të drejtës së punës dhe Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore. 2)Të mësojnë si mbrohen marrëdhëniet juridike të punës dhe Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore në një shtet të së drejtës dhe demokratik. 3)Të kuptojnë objektin, subjektet, parimet dhe veçoritë e sigurimeve shoqërore e shëndetësore në Shqipëri. 4)Të përvetësojnë të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore. 5)Të zotërojnë njohuritë rreth institucioneve që ndihmojnë në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që lidhen me zgjidhjen e konfliktet kolektive të punës dhe Institutin e Sigurimeve Shoqërore. 6)Përvetësimi i të lëndës “E drejtë e Punës dhe Sigurimeve Shoqërore II” i ndihmon studentët që të jenë njohës dhe jurist të aftë në të ardhmen, ku të mund të kontribuojnë dhe të punojnë për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj lënde jo vetëm në aspektin teorik, por edhe në interpretimin dhe zbatimin e saj praktik, në zgjidhjen me sukses të problemeve të shumëllojshme që mund të lindin në këtë fushë të së drejtës.
- Java
- Tema
- 1
- E drejta e grevës dhe zgjidhja e konflikteve kolektive te punës. Studentët do të njihen me mënyrën dhe formën e leksioneve, detyrimet e frekuentimit, përmbajtjen dhe literaturën rreth lëndës, si dhe formën e vlerësimit. Tema trajton nocionin e të drejtës së grevës dhe të konflikteve kolektive, analizon ndërmjetësimin, pajtimin dhe arbitrimin për zgjidhjen e konflikteve kolektive të punës, argumenton natyrën juridike të grevës dhe jurisprudencën rreth saj, trajton veçoritë, subjektet dhe ligjshmërinë e grevës, si dhe rastet e ndalimit të grevës, efektet e grevës së ligjshme dhe të paligjshme, argumenton përfundimin e grevës dhe administratën e punës që ka lidhje me grevën dhe konfliktet kolektive. Literatura përkatëse: 1) Kudret Çela, E Drejtë e Punës. Tiranë, Ilar, 2015, fq. 613-645. 2) Ligj Nr. 7961, datë 12.7.1995 KODI I PUNËS I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (Ndryshuar me ligjet: nr. 8085, datë 13.3.1996; nr.9125, datë 29.7.2003; nr. 10 053, datë 29.12.2008; nr. 136/2015, datë 5.12.2015; nr. 91/2024, datë 26.7.2024) (I përditësuar).
- 2
- Kuptimi, subjektet dhe parimet e sigurimeve shoqërore. Tema elaboron kuptimin, subjektet dhe elementët e sigurimeve shoqërore. Gjithashtu analizohen parimet e sigurimeve shoqëror jo vetëm për sa i përket kuptimit të tyre, por edhe sipas përmbajtjes, rëndësisë dhe problematikave të zhvillimit të tyre. Literatura përkatëse: 1) Social Security Handbook: Overview of Social Security Programs, Berman Press, Lanham-Boulder-New York-London, 2024. pp. 37-57. 2) Ligj Nr. 7703, datë 11.05.1993 “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË, (ndryshuar me ligjet: nr. 7932, datë 17.05.1995; nr. 8286, datë 16.02.1998; nr. 8392, datë 02.09.1998; nr. 8575, datë 03.02.2000; nr. 8776, datë 26.04.2001; nr. 8852, datë 27.12.2001; nr. 8889, datë 25.04.2002; nr. 9058, datë 20.03.2003; nr. 9114, datë 24.07.2003;nr. 9377, datë 21.04.2005; nr. 9498, datë 03.04.2006; nr. 9600, datë 27.07.2006; nr. 9708, datë 05.04.2007; nr. 9768, datë 09.07.2007; nr.10070, datë 05.02.2009; nr. 10447, datë 14.07.2011; nr. 13/2014, datë 13.2.2014; nr. 104/2014, datë 31.07.2014, nr. 144/2015, datë 17.12.2015; nr. 111/2016, datë 3.11.2016; aktin normativ nr. 1, datë 25.1.2017; aktin normativ nr. 7, datë 30.11.2019, ndryshuar me ligjin nr. 65/2020, datё 21.5.2020, aktin normativ nr. 33, datë 11.12.2020; ligjin nr. 64/2023, datë 21.7.2023) (i përditësuar). 3) Konventa Europiane për Sigurimet Shoqërore, Paris 1972. 4) Jason Nickless dhe Helmut Siedl, Koordinimi i sigurimeve shoqërore në Këshillin e Evropës Udhëzues, Botime të Këshillit të Evropës. 5) Strategjia e Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Sigurime shoqërore për të gjithë, Organizata Ndërkombëtare e Punës, Tiranë 2013. 6) Rekomandimi për Nivelet Minimale të Mbrojtjes Shoqërore), 2012 (Nr. 202), Organizata Ndërkombëtare e Punës, Tiranë 2013. 7) Konventa mbi standartet minimale të sigurimeve shoqërore, 1952 (Nr. 102), Organizata Ndërkombëtare e Punës, Tiranë 2013. 8) Zhaklina Peto, E Drejta e Mbrojtjes Shoqërore, Tiranë, Adelprint, 2011, fq. 18-31, 209-218, 225-234. 9) Council Of Europe, Konventa Europiane e Sigurimeve Shoqërore, Paris, 14. XII. 1972.
- 3
- Burimet dhe veçoritë e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Tema liston dhe trajton burimet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Shqipëri. Gjthashtu analizohen veçoritë e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore si: (detyrim kushtetues e ligjor, sigurimet si e drejtës personale, realizimi i tyre në bazë të kontratës së punës, sigurimet si detyrim social i detyrueshëm, vullnetar, suplementar, etj). Literatura përkatëse: 1) KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (Ndryshuar me ligjet: nr. 9675, datë 13. 01. 2007; nr. 9904, datë 21. 4. 2008; nr. 88/2012, datë 18. 09. 2012; nr. 137/2015, datë 17.12. 2015; nr. 76/2016, datë 22. 07. 2016; nr. 115/2020, datë 30. 07. 2020; nr. 16/2022, datë 10. 02. 2022. 2) Council Of Europe, Konventa Europiane e Sigurimeve Shoqërore, Paris, 14. XII. 1972. 3) Ligj Nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor Në Republikën e Shqipërisë” (ndryshuar me ligjin nr. 51/2013, datë 14.2.2013, nr. 76/2015 ,datë 16.7.2015 dhe nr. 27/2019, datë 8.5.2019; nr. 99/2024, datë 12.9.2024) (i përditësuar). 4) Ligj Nr. 7703, datë 11.05.1993, “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË (i përditësuar). 5) Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Rregullore, "Për organizimin dhe funksionimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore", Mars 2018. 6) Zhaklina Peto, E Drejta e Mbrojtjes Shoqërore, Tiranë, Adelprint, 2011, fq. 31-103.
- 4
- E drejta e sigurimeve shoqërore në përqasje dhe dallim me degët e tjera të së drejtës. Tema trajton rëndësinë sociale të së drejtës së sigurimeve shoqërore, si dhe jepen përqasjet e dallimet me të drejtën e punës, të drejtën kushtetuese, të drejtën civile, të drejtën familjare, të drejtën administrative, të drejtën tregtare, etj. Literatura përkatëse: 1) Zhaklina Peto, E Drejta e Mbrojtjes Shoqërore, Tiranë, Adelprint, 2011, fq. 234-245. 2) KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (Ndryshuar me ligjet: nr. 9675, datë 13. 01. 2007; nr. 9904, datë 21. 4. 2008; nr. 88/2012, datë 18. 09. 2012; nr. 137/2015, datë 17.12. 2015; nr. 76/2016, datë 22. 07. 2016; nr. 115/2020, datë 30. 07. 2020; nr. 16/2022, datë 10. 02. 2022. 3) Përmbledhje legjislacioni për Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore, Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare, Dhjetor, 2017.
- 5
- Nocioni, veçoritë dhe llojet e kontributeve shoqërore. Tema trajton kuptimin dhe sistemin e kontributeve shoqërore. Gjithashtu analizohen llojet, mbledhja, pagesa, shpërndarja, sanksionet, përparësia, përfitimet e kontributeve shoqërore, etj. Literatura përkatëse: 1) Social Security Handbook: Overview of Social Security Programs, Berman Press, Lanham-Boulder-New York-London, 2024. pp. 57-121. 2) Council Of Europe, Konventa Europiane e Sigurimeve Shoqërore, Paris, 14. XII. 1972. 3) Zhaklina Peto, E Drejta e Mbrojtjes Shoqërore, Tiranë, Adelprint, 2011, fq. 259-277. 4) Ligj Nr. 7703, datë 11.05.1993 “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË (i përditësuar). 5) Ligj nr. 9136, datë 11.9.2003, Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë. Ndryshuar me ligjet: nr. 9164, datë 18.12.2003, nr. 9329, datë 6.12.2004, nr.9933, datë 26.6.2008, nr. 10/2012, datë 9.2.2012, nr. 87/2014, datë 17.7.2014, nr. 143/2015, datë 17.12.2015, ndryshuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr. 60, datë 16.9.2016, aktin normativ nr. 1, datë 25.1.2017).
- 6
- Kontratat dhe Fondi i sigurimeve shoqërore në Shqipëri. Tema shpjegon kontratat për sigurimin e detyrueshëm, sigurimin vullnetar dhe sigurimin suplementar, duke dhënë elementët kryesorë të tyre, por edhe dallimet mes tyre. Gjithashtu analizohet administrimi i Fondi të sigurimeve shoqërore nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, trajtohen të ardhurat, shpenzimet dhe përdorimi i Fondit për Sigurimet Shoqërore, si dhe rëndësia, kriteret ligjore dhe karakteristikat përkatëse të tij, etj. Literatura përkatëse: 1) Zhaklina Peto, E Drejta e Mbrojtjes Shoqërore, Tiranë, Adelprint, 2011, fq. 245-259. 2) LIGJ Nr. 7703, datë 11.05.1993 “PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË (i përditësuar). 3) Përmbledhje legjislacioni për Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore, Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare, Dhjetor, 2017.
- 7
- Nocioni, llojet dhe karakteristikat e skemave të sigurimeve shoqërore. Tema elaboron kuptimin e termit skemë e sigurimeve shoqërore. Gjithashtu trajton përfitimet dhe llojet e skemës së sigurimeve shoqërore. Literatura përkatëse: 1) Council Of Europe, Konventa Europiane e Sigurimeve Shoqërore, Paris, 14. XII. 1972. 2) Përmbledhje legjislacioni për Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore, Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare, Dhjetor, 2017. 3) Zhaklina Peto, E Drejta e Mbrojtjes Shoqërore, Tiranë, Adelprint, 2011, fq. 277-366.
- 8
- Provim Gjysmë – final.
- 9
- Koncepti, zhvillimi dhe rëndësia e Sigurimeve Shëndetësore. Tema trajton lindjen, kuptimin, zhvillimin dhe rëndësinë e Sigurimeve Shoqërore. Gjithashtu tema elaboron parimet dhe elementët e sigurimeve shëndetësore, si dhe përmbajtjen, rëndësinë dhe problematikat e zhvillimit të tyre. Literatura përkatëse: 1) Ligj Nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor Në Republikën e Shqipërisë” (ndryshuar me ligjin nr. 51/2013, datë 14.2.2013, nr. 76/2015 ,datë 16.7.2015 dhe nr. 27/2019, datë 8.5.2019; nr. 99/2024, datë 12.9.2024) (i përditësuar). 2) Social Security Handbook: Overview of Social Security Programs, Berman Press, Lanham-Boulder-New York-London, 2024. pp. 621-623. 3) Zhaklina Peto, E Drejta e Mbrojtjes Shoqërore, Tiranë, Adelprint, 2011, fq. 366-382.
- 10
- Objekti, subjektet dhe kontributet e Sigurimeve Shëndetësore. Tema shpjegon objektin dhe subjektet e Sigurimeve Shëndetësore si dhe analizon kontributet e Sigurimeve Shëndetësore. Literatura përkatëse: 1) Social Security Handbook: Overview of Social Security Programs, Berman Press, Lanham-Boulder-New York-London, 2024. pp. 621-623. 2) Zhaklina Peto, E Drejta e Mbrojtjes Shoqërore, Tiranë, Adelprint, 2011, fq. 382-393, 401-408. 3) Përmbledhje legjislacioni për Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore, Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare, Dhjetor, 2017.
- 11
- Drejtimi dhe administrimi i Sigurimeve Shoqërore në Republikën e Shqipërisë. Tema trajton si organizohet dhe funksionon Sistemi i Sigurimeve Shoqërore në Shqipëri. Analizohen misioni, objektivat dhe organet e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, etj. Literatura përkatëse: 1) Ligj Nr. 7703, datë 11.05.1993 “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë” (i përditësuar), nenet 71-78. 2) Instituti i Sigurimeve Shoqërore, Rregullore, Për organizimin dhe funksionimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Mars 2018. 3) Zhaklina Peto, E Drejta e Mbrojtjes Shoqërore, Tiranë, Adelprint, 2011, 418-435. 4) Përmbledhje legjislacioni për Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore, Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare, Dhjetor, 2017.
- 12
- Statusi, struktura, funksionet dhe veprimtaria e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Tema analizon kuptimin e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, personat e siguruar, detyrimin për të paguar kontributet, masa, mbledhja dhe paketa e shërbimeve të sigurimit të detyrueshëm, si dhe shërbimet shëndetësore të cilat nuk mbulohen nga sigurimi. Gjithashtu trajtohen statuti, organet drejtuese, financimi, struktura, procedura, kontratat, sistemi i informacionit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, etj. Literatura përkatëse: 1) Ligj Nr.10 107, datë 30.3.2009 “Për Kujdesin Shëndetësor në Republikën e Shqipërisë” (ndryshuar me ligjin nr. 51/2013, datë 14.2.2013, nr. 76/2015 ,datë 16.7.2015 dhe nr. 27/2019, datë 8.5.2019; nr. 99/2024, datë 12.9.2024) (i përditësuar). 2) Vendim Nr. 124, datë 5.3.2014, PËR MIRATIMIN E STATUTIT TË FONDIT TË SIGURIMIT TË DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË.
- 13
- Ndihma dhe përkujdesja sociale shtetërore në shërbim të zhvillimit të shoqërisë dhe demokracisë sociale. Tema analizon ndihmën dhe përkujdesjen sociale shtetërore, pa patur si kusht pjesëmarrjen në skemat përkatëse kontributive, duke ofruar ndihmë për pjestarët në nevojë të shoqërisë, si dhe duke zhvilluar demokracinë sociale. Literatura përkatëse: 1) Zhaklina Peto, E Drejta e Mbrojtjes Shoqërore, Tiranë, Adelprint, 2011, 408-417. 2) Council Of Europe, Konventa Europiane Mbi Ndihmën Sociale dhe Mjekësore, Paris, 11. XII. 1953.
- 14
- Nevojat shoqërore si kusht për ndihmë dhe mbrojte shoqërore. Tema trajton ndihmën socilale si një e drejtë ligjore, analizon skemat e kategorive të ndihmës ekonomike, paraqet administratën e ndihmës sociale shtetërore, si dhe llojin e ndihmave sociale. Literatura përkatëse: 1) Zhaklina Peto, E Drejta e Mbrojtjes Shoqërore, Tiranë, Adelprint, 2011, 393-400. 2) Përmbledhje legjislacioni për Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore, Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare, Dhjetor, 2017.
- 15
- Sfidat dhe e ardhmja e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Tema trajton sfidat që paraqiten sot tek sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, si dhe analizon mundësitë më të mira lidhur me të ardhmen e tyre. Argumentohet përmirësimi i Kujdesit Shëndetësor në Shqipëri përmes skemës së sigurimeve Shëndetësore, trajtohen sfidat e burimeve organizative dhe njerëzore, listohen strategjitë për arritjen e përfshirjes sociale, mbulimit universal, informalizimit të kujdesit shëndetësor, problematikat e këtij sistemi, etj. Literatura përkatëse: 1) Jens Holst, Susanne Lein, Etjola Kola, Eriona Minka-Cullhaj, Mbrojtja socialo-shëndetësore në Shqipëri: Sfidat dhe Mundësitë, ISKSh / GTZ, Tiranë , fq.10-84. 2) Përmbledhje legjislacioni për Sigurimet Shoqërore dhe Shëndetësore, Botim i Qendrës së Botimeve Zyrtare, Dhjetor, 2017.
- 16
- Provim Final
- 1
- Studentët njihen me aktet juridike kombëtare e ndërkombëtare të së Drejtës së Punës dhe Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore II.
- 2
- Studentët kuptojë të drejtat dhe detyrimet që do të kenë në marredhënien e punës dhe Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore.
- 3
- Studentët kuptojnë elementët e marrëdhënies së punës dhe të Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore.
- 4
- Studentët mësojnë t’i përdorin njohuritë teorike në praktikë, sidomos për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve që mund të lindin nga marrëdhënia e punës dhe Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore.
- 5
- Studentët pajisen me njohuritë bazë rreth legjislacionin në fuqi mbi të drejtën e punës dhe Sigurimet Shoqërore e Shëndetësore, etj.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 20% 20%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 1 20% 20%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 5 70
- Detyrat
- 1 10 10
- Gjysmë finale
- 1 8 8
- Provimi përfundimtar
- 1 14 14
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 150
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 6.00
- ECTS
- 6.00