- Kodi
- LAW 424
- Emri
- E Drejtë e Shoqërive Tregtare II
- Semestri
- 8
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 1.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.50
- ECTS
- 6.00
- Përshkrimi
-
Kursi synon t’i ofrojë studentëve njohuri të avancuara mbi të drejtën tregtare dhe funksionin e saj. Kursi përqendrohet në ezaurimin e mëtejshëmtë njohurive kryesore mbi legjislacionin e të drejtës tregtare në Shqipëri, duke u bazuar në shoqëritë tregtare dhe dispozitat konkrete lidhur me riorganizimin e shoqërive tregtare duke përfshirë mbarimin, prishjen, bashkimin, ndarjen, falimentimin dhe likuidimin e shoqërive tregtare dhe cdo aspekt tjetër të rregullimit dhe funksionimit të tyre. Kursi trajton gjithashtu legjislacionin plotësues lidhur me Qendrën Kombëtare të Biznesit, titujt dhe përgjegjësinë penale të shoqërive tregtare. Po ashtu, kursi trajton hapat e ndërmarrrë dhe që duhen ndërmarrë në vijim nga shteti Shqiptar për përafrimin e legjislacionit të së drejtës tregtare me të drejtën e BE-së.
- Objektivat
-
Kursi ka si objektiv t’i njohë studentët me njohuritëtë mëtejshme të së drejtës tregtare. Kursi synon të japë njohuritë në lidhje me mënyrën e organizimit dhe funksionimitt të shoqërive tregtare. Kursi i njeh studentët dhe me dispozitat kryesore të së drejtës së BE në fushën e të drejtës tregtare dhe kompanive dhe përqafrimin e legjislacionit kombetar në kuadër të anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian.
- Java
- Tema
- 1
- Riorganizimi i shoqërive tregtare: bashkimi, ndarja dhe shndërrimi i shoqërive tregtare Riorganizimi i shoqërive tregtare është proces i bashkimit të dy apo më shumë shoqërive, procesi i ndarjes së një shoqërie dhe/ose ndryshimi i formës ligjore të një shoqërie. Këtu jepen të gjitha hapat që duhen ndjekur për realizimin e riorganizimit. (Fq. 270-283)
- 2
- Auditimi i shoqërive tregtare Prezantim i përgjithshëm i konceptit auditim dhe përcaktimi i subjekteve që janë të detyruar të auditohen. Po ashtu, shpjegohet rëndësia e auditimit të pavarur duke dhënë dhe raste të ndryshme. (Fq. 240-255)
- 3
- Parimet e auditimit të shoqërive tregtare Leksioni përqëndrohet tek parimet e auditimit si shmangia e konfliktit të interesit, pavarësia, objektiviteti, konfidencialiteti dhe sekreti profesional. (Fq. 243-248)
- 4
- Mbarimi dhe likuidimi i shoqërive tregtare Ky leksion jep kuprimin e mbarimit apo të prishjes së një shoqërie tregtare dhe likudimin e saj duke u ndalur tek llojet e likuidimit si likuidim i zakonshëm, likuidim i thjeshtëzuar su dhe pasojat që kanë për kreditorët. Një vëmendje e vecantë i jepet edhe mbrojtjes së kreditorëve gjatë këtij procesi. (Fq.299-315)
- 5
- Largimi dhe përjashtimi i ortakëve Ky leksion synon të sqarojë konceptin e largimit dhe të përjashtimit të ortakëve dhe të aksionarëve për të gjitha llojet e shoqërive tregtare. (Fq. 228-235)
- 6
- Grupimet e shoqërive Në këtë leksion do të trajtohet përkufizimi i grupimit dhe i nocioneve të tjera të lidhura më të, detyrimet ligjore që vijnë si pasojë e grupimit duke përfshirë detyrimin për transparencë, detyrimin për garantimin e humbjeve, detyrimi i bësnikërisë etj. Gjithashtu, do të ezaurohet përgjegjësia për dëmin e ardhur. (Fq. 256-264)
- 7
- Pavlefshmëria e shoqërive tregtare dhe akteve të saj Ky leksion përqëndrohet tek dallimi mes pavlefshmërisë së akteve të një shoqërie tregtare dhe pavlefshmërisë së themelimit të saj dhe tek dallimi mes veprimeve tregtare dhe jotregtare si dhe regjimet e pavlefshmërisë sipas ligjit shqiptar dhe legjislacionit të Bashkimit Europian. (Fq. 284-298)
- 8
- Provimi gjysmë final
- 9
- Ligji për Qendrën Kombëtare të Biznesit Ky leksion bën një prezantim të përgjithshëm të ligjit nr. 131/ 2015 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit
- 10
- Ligji për Qendrën Kombëtare të Biznesit/ Vazhdim Ky leksion bën një prezantim të mëtejshëm të ligjit nr. 131/ 2015 “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit”.
- 11
- Titujt; Shoqëritë kursim-kredi Ky leksion bën një prezantim të përgjithshëm të ligjit nr. 9879, dt. 21.02.2008 “Për titujt”.
- 12
- Marrëdhëniet koncesionare dhe format e ndryshme të marrëdhënieve koncesionare
- 13
- Legjislacioni penal mbi shoqëritë tregtare Pasqyrim i përgjithshëm i legjislacionit penal duke dhënë argumentet pro dhe kundët të përgjegjësisë penale të shoqërive tregtare, kushtet për ekzistencën e përgjegjësisë penale etj. (Fq. 316-377) Gjithashtu, ky leksion bën një prezantim të përgjithshëm të ligjit nr. 9754, dt. 14.06.2007 “Për përgjegjësinë penale të personave juridikë”.
- 14
- E drejta tregtare dhe Bashkimi Europian Ky leksion bën një prezantim të përgjithshëm të së drejtës tregtare në vendin tonë në funksion të përafrimit të legjislacionit të Bashkimit Europian meqënëse aspirojmë për t’u bërë pjesë e këtij komuniteti.
- 15
- Praktikë gjyqësore Pasurimi i leksioneve duke integruar praktikën gjyqësore lidhur me temat e trajtuara në kuadër të kësaj lënde gjatë semestrit akademik.
- 16
- Provim Final
- 1
- Studentët do të përvetësojnë koncepte të avancuara të legjislacionit të së drejtës tregtare.
- 2
- Studentët do të njihen me riorganizimin e shoqërive tregtare.
- 3
- Studentët do të fitojnë njohuri mbi marrëdhëniet koncesionare dhe format e ndryshme të tyre.
- 4
- Studentët do të fitojnë njohuri lidhur me auditimin e shoqërive tregtare.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 50% 50%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 0 0% 0%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 4 64
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 3 42
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 1 20 20
- Provimi përfundimtar
- 1 26 26
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 152
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 6.08
- ECTS
- 6.00