- Kodi
- LAW 502
- Emri
- E Drejtë dhe Politike Penale Evropiane
- Semestri
- 10
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 4.00
- Përshkrimi
-
Lënda e Drejtë dhe Politika Penale Evropiane trajton ne thelb të saj tema të cilat lidhen me sistemin e drejtësisë, parimet dhe praktikat e drejtësisë penale, si dhe aspektet e politikës penale që formësojnë dhe rregullojnë veprimet e institucioneve të drejtësisë penale, rregullat, politikat dhe praktikat penale që zbatohen në nivel evropian. Kjo lëndë trajton bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mekanizmat e krijuar për të luftuar krimin, veçanërisht krimin e organizuar dhe krimin transnacional, duke respektuar standardet e të drejtave të njeriut.
- Objektivat
-
Lënda synon të njohë studentin me te gjitha masat ligjore dhe institucionale te marra nga shteti ne parandalimin dhe luften ndaj kriminalitetit, si dhe rolin dhe efektivitetin e tyre. Ajo synon te njohe studentin me politikat penale qe zbaton shteti ne parandalimin dhe ndeshkimin e llojeve te ndryshme te krimeve.
- Java
- Tema
- 1
- Kuptimi dhe Parimet e Drejtësisë Penale: Tema trajton ne vecanti: Parimi i ligjshmërisë (nullum crimen sine lege). Parimi i proporcionalitetit në ndëshkime.Parimi i të drejtës për një gjykim të drejtë (due process).Parimi i individualizimit të dënimit.Parimi i mosdiskriminimit dhe barazia përpara ligjit.
- 2
- Politika Penale:Koncepti i politikës penale dhe evolucioni i saj.Qëllimet e politikës penale: ndalimi i krimeve, rehabilitimi i të dënuarve, ndihma për viktimat.Diferencimi i masave penale: ndëshkimi, rehabilitimi dhe rikthimi në shoqëri. Strategjitë e politikës penale për parandalimin e krimit (përfshirë masat parandaluese dhe edukimin publik).
- 3
- Koncepti i Drejtësisë Penale Evropiane:Rëndësia e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë penale brenda Bashkimit Evropian (BE).Evolucioni i politikave dhe mekanizmave të drejtësisë penale evropiane pas krijimit të BE-së.Ndikimi i legjislacioneve kombëtare në harmonizimin e drejtësisë penale në nivel evropian.
- 4
- Instrumentet dhe Mjetet e Bashkëpunimit Ndërkombëtar:Marrëveshje dhe konventa ndërkombëtare në fushën e drejtësisë penale (Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Konventa e Strasburgut etj.).Marrëveshjet për ekstradimin dhe ndihmën gjyqësore.Sistemi ECRIS (Sistemi i Regjistrave të Dënimeve Penale të Evropës) dhe përdorimi i tij për ndihmën ndërkombëtare.
- 5
- Krimi Transnacional dhe Krimi i Organizuar:Bashkëpunimi ndërkombëtar për luftën kundër krimit të organizuar, drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore.Instrumente evropiane për parandalimin dhe ndjekjen e krimit të organizuar (Agjencia Evropiane e Policisë, Europol).Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në kuadër të BE-së.
- 6
- Parimet e Drejtësisë dhe të Drejtat e Njeriut në Drejtësinë Penale Evropiane:Rëndësia e respektimit të të drejtave të njeriut në proceset penale, duke përfshirë të drejtat e të akuzuarve dhe viktimave.Karta e të Drejtave të Bashkimit Evropian dhe ndikimi i saj në drejtësinë penale.Parimet e procedurës penale evropiane dhe garantimi i një gjykimi të drejtë.
- 7
- Harmonizimi i Legjislacioneve Penale:Rregullat dhe legjislacionet evropiane që ndikojnë në harmonizimin e ligjeve penale të shteteve anëtare.Direktivat dhe vendimet e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë për çështjet penale.Politikat e harmonizimit të dënimeve dhe veprave penale të njohura si krime evropiane.
- 8
- Provim gjysmfinal.
- 9
- Koncepti i sigurise brenda Bashkimit Europian; Modeli europian i sigurisë si instrument në zhvillimin ekonomik dhe reformat në Europë.
- 10
- Emergjenca e një të drejtë penale europiane reale dhe nje kodi penal europian; Situata e krimit te organizuar në Bashkimin Europian,
- 11
- Rreziqet nga grupet e krimit te organizuar, natyra e organizatave kriminale, Faktoret e pergjithshëm që passjellin krimin e organizuar dhe terrorizmin - Procesi i inkriminimit ose kriminalizimit të ndalimeve të përgjithshme - Natyra dhe tipologjia e krimeve.
- 12
- Trafiku i lëndëve narkotike, imigracioni ilegal, trafiku i qenieve njerezore, pornografia e femijeve - Krimi mjedisor, krimi kompjuterik, pirateria, skllavërimi dhe tregtia e sklleverve, prostitucioni etj - Iniciativat e Bashkimit Europian në fushën e sigurisë për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin në Europë.
- 13
- Siguria, bashkëpunimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut në shtyllën e III-te;Zgjerimi i kompetencave të Bashkimit Europian në lidhje me konceptin e ri te sigurise - Grupet e perbashketa te hetimit; Parimi i pranimit dhe njohjes reciproke, bashkepunimi gjyqesor, transnacional me vendet e treta.
- 14
- Politika kriminale ndaj femrave.Përpjekjet për të ndryshuar sjelljen shoqërore dhe kulturore: Edukimi i shoqërisë për të ulur normat e dhunshme dhe diskriminuese kundër grave është gjithashtu pjesë e politikës kriminale. Kjo mund të përfshijë fushata edukative dhe ndërgjegjësuese për të promovuar barazinë gjinore dhe për të luftuar stereotipat gjinorë.Internacionalizimi i politikave për të drejtat e grave: Pjesëmarrja në marrëveshje ndërkombëtare si Konventa e Kombeve të Bashkuara për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave (CEDAW) dhe protokolle të tjera ndërkombëtare ka nxitur shumë shtete që të krijojnë politika dhe praktika më të avancuara për mbrojtjen e grave.
- 15
- Politika kriminale ndaj krimit kibernetik.Ligje kundër hakimit (penetrimi i sistemeve kompjuterike pa leje).Ligje kundër mashtrimeve elektronike, përfshirë vjedhjen e informacionit bankar dhe krimet e lidhura me pagesa dhe transaksione elektronike.Legjislacion për mbrojtjen e privatësisë dhe të dhënave personale (si në rastin e Rregullores Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale – GDPR).Legjislacion kundër shpërndarjes së materialeve të paligjshme, si pornografia e fëmijëve, ose përmbajtje të tjera të dëmshme.
- 16
- Provim Final
- 1
- Në përfundim të lëndës studenti do të njohë objektivin e politikave kriminale.
- 2
- Në përfundim të kursit studenti do të njihet me bazën juridike të politikës kriminale, sistemin e drejtësisë, si dhe standardet ndërkombëtare dhe evropiane të fushës.
- 3
- Në përfundim të kursit studenti do të njohë politikat penale që zbatohen për dënimin dhe parandalimin e veprave penale më të përhapura.
- 4
- Në përfundim të kursit studenti do të jetë i aftë të vlerësojë dhe analizojë reformat e ndryshme të ndërmarra në kuadër të luftës kundër kriminalitetit.
- 5
- Në përfundim të kursit studenti do të njohë rolin që luajnë organet e drejtësisë penale, si dhe strukturat e tjera shtetërore në luftën dhe parandalimin e kriminalitetit.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 40% 40%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 3 42
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 1 5 5
- Provimi përfundimtar
- 1 5 5
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 100
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 4.00
- ECTS
- 4.00