- Kodi
- LAW 522
- Emri
- Mjekësia Ligjore
- Semestri
- 0
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 4.00
- Përshkrimi
-
Mjekësia ligjore është lënda mësimore e cila e studion njeriun në raportet e tij me të drejtën. Ajo merret me studimin, përpunimin dhe zgjidhjen e çështjeve me karakter mjekësor e biologjikqë hasen ne praktikën hetimore e gjyqësore. Analiza e përcaktime të hollësishme bëhen për objektin e ekspertimit mjekoligjor, procesin e vdekjes dhe ndryshimet qe i ndodhin trupit pas vdekjes, mënyren e zhvillimit të ekspertimit mjekoligjor të kufomës duke përfshirë këqyrjen, autopsinë, zhvarrimin, të dhëna të përgjithshme në lidhje me traumatologjinë dhe traumat komplekse, asfiksite mekanike, toksikologjine mjekoligjore, ekspertimin mjekologjor në rastet e krimeve seksuale, identifikimin e provave materiale dhe të individëve si dhe veprat penale kundër shëndetit dhe përgjegjësinë ligjore të personelit shëndetësor në këto raste. Programi për leksione të caktuara parashikon seminare teoriko-praktike, në të cilat diskutohen temat me të prekura në fushën e ekspertimit mjekoligjor.
- Objektivat
-
1. Përvetësimi i njohurive bazë në fushën e mjekesise ligjore dhe kriminalistikës; 2. Klasifikimi i dëmtimeve trupore në bazë të mjeteve apo mekanizmit të shkaktimit të tyre; 3. Të njohë konceptet themelore dhe të bëjë dallimin midis dëmtimeve gjatë jetës dhe pas vdekjes; 4. Zbulimi, Fiksimi, Marrja dhe ekzaminimi i gjurmëve me natyrë biologjike; 5. Zbulimi, Fiksimi, Marrja dhe ekzaminimi i gjurmëve traseologjike; 6. Kategorizimi juridik i dëmtimeve trupore.
- Java
- Tema
- 1
- Në këtë temë do të trajtohet Mjekësia ligjore kriminalistike, përkufizimi, përmbajtja dhe objektet e ekspertimit. Mjekësia ligjore kriminalistike merret me studimin dhe përpunimin e çështjeve me karakter biologjik në praktien hetimore dhe gjyqësore. Objektet e ekspertimit mjekoligjor janë ekspertimet e kufomave, personave, provave materiale dhe ekspertimet në bazë të materialeve të çështjes; (Fq.20-28)
- 2
- Në këtë temë do të trajtohet Tanatologjia, vdekja dhe ndryshimet pas vdekjes. Kriteret e përcaktimit të vdekjes janë provat negative të jetës dhe provat pozitive të vdekjes ose dukuritë kufomore. Këto të fundit ndahen në dukuri kufomore të hershme dhe të vonshme; (Fq.29-62)
- 3
- Në këtë temë do të trajtohet Traumatologjia, Dëmtimet mekanike nga faktorë të jashtëm. Ato klasifikohen sipas llojeve të dëmtimeve dhe lokalizimit në trup dhe mjeteve shkaktuese të tyre; (Fq.108-143)
- 4
- Në këtë temë do të trajtohen Traumatologjia, Dëmtimet mekanike nga faktorë të jashtëm. Kategorizimi juridik i dëmtimeve trupore; (Fq.143-169)
- 5
- Në këtë temë do të trajtohen Gjurmët me natyrë Biologjike. Mekanizmi i formimit të gjurmëve me natyrë biologjike dhe klasifikimi i tyre. Rregullat e përgjithshme të zbulimit, të fiksimit dhe të marrjes së gjurmëve me natyrë biologjike. (Fq.382-396)
- 6
- Në këtë temë do të trajtohet Gjurmët me natyrë Traseologjike. Mekanizmi i formimit të gjurmëve traseologjike dhe klasifikimi i tyre. Rregullat e përgjithshme të zbulimit, të fiksimit dhe të marrjes së gjurmëve traseologjike. (Fq.113-190 Kriminalistika)
- 7
- Në këtë temë do të trajtohen Raste studimore;
- 8
- Provimi gjysmëfinal
- 9
- Në këtë temë do të trajtohet Dëmtimet nga armët e zjarrit. Janë dëmtime të ngjashme me plagët mbretëse dhe shpuese, njëkohësisht edhe me karakteristika të veçanta të shkaktuara nga lloje të ndryshme të armëve të zjarrit. Bëhet përcaktimi i drejtimit të qitjes, distancës së qitjes dhe llojit të armës; (Fq.191-219)
- 10
- Në këtë temë do të trajtohet taktika e Këqyrjes së Vendit të Ngjarjes: Kuptimi dhe detyrat e këqyrjes së vendit të ngjarjes. Përgatitja për keqyrjen e vendit të ngjarjes. Metodat taktike të këqyrjes së vendit të ngjarjes. Ngritja dhe verifikimi i versioneve hetimore në këqyrjen e vendit të ngjarjes. Mjetet teknike kriminalistike për fiksimin e rezultateve. (Fq.336-367 Kriminalistika)
- 11
- Në këtë temë do të trajtohet Ekspertimi mjekoligjor i kufomës. Nga pikëpamja mjekoligjore vdekjet klasifikohen në vdekje natyrale, vdekje me dhunë dhe vdekje aksidentale. Ekzaminimi kryhet ne disa faza: Këqyrja e kufomës ne vendin e ngjarjes, Autopsia mjekoligjore dhe Zhvarrimi i kufomes; (Fq.63-100)
- 12
- Në këtë temë do të trajtohet Simulimet. Format e simulimeve Mjeko Ligjore dhe vetëdëmtimet; (Fq.352-356)
- 13
- Në këtë temë do të trajtohet Shkeljet Mjekësore. Llojet e shkeljeve mjekësore dhe ekpertimi mjeko ligjor i tyre; (Fq.257-366)
- 14
- Në këtë temë do të trajtohet Toksikologjia mjekoligjore. Studiohen dëmtimet që i vijnë shëndetit dhe vdekjet nga helmimet e ndryshme. Format mjekoligjore sipas shpeshtësisë janë helmimet aksidentale, vetëvrasjet dhe shumë rrallë vrasjet. (Fq.292-309)
- 15
- Në këtë temë do të trajtohen Raste studimore;
- 16
- Provim Final
- 1
- Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe njohin fenomenet e ndryshme kufomore;
- 2
- Studentët do të jenë të aftë të identifikojnë shenjat grupore dhe shenjat e veçanta të identifikimit mjekoligjor;
- 3
- Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë dhe zbatojnë ekspertimin e kufomës;
- 4
- Studentët do të jenë të aftë të zbulojnë, fiksojnë dhe ekzaminojnë gjurmët me natyre biologjike;
- 5
- Studentët do të jenë të aftë të klasifikojnë llojet e ndryshme të dëmtimeve sipas lokalizimit;
- 6
- Studentët do të jenë të aftë të klasifikojnë llojet e ndryshme të dëmtimeve sipas mjeteve shkaktuese të tyre;
- 7
- Studentët do të jenë të aftë të bëjnë kategorizimin juridik të dëmtimeve trupore;
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 20% 20%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 3 42
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 1 0 0
- Provimi përfundimtar
- 1 10 10
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 100
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 4.00
- ECTS
- 4.00