Bazat e Teorive te Perkthimit

Print

Rahim Ombashi, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
COM 306
Emri
Bazat e Teorive te Perkthimit
Semestri
0
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Kursi i lëndës Bazat e Teorive të Përkthimit në nivelin Bachelor do të ndihmojë studentët të nxënë njohuri që janë në funksion të përcaktimit të teorive bazë të përkthimit, të llojeve të saj si dhe të disiplinave gjuhësore të përafërta dhe metodës, si bazë e zgjidhjeve të problemeve të përkthimit në praktikë, me gojë apo me shkrim, të nënllojeve të ndryshëm të kësaj disipline shkencore, duke ardhur në ndihmë të ndërtimit dhe përcaktimit të koncepteve për strategji teorike, planifikim strategjik, për menaxhim efektiv të lëndës. Bazat e Teorive të Përkthimit ndihmojnë në përgatitjen për realizimin e një kthimi të mirë që njëherazi mund të vlejë për të rifituar besimin në dobinë dhe vlerën përparimsjellëse të përkthimit, të kuptuar jo thjesht si kthim të fjalëve nga një gjuhë në një tjetër, por si përpunim kritik i një përvoje, si fitim aftësie (të vlefshme për të ardhmen) për të zbuluar problemet, për t`i trajtuar në mënyrë metodike ato dhe për t`i parashtruar sipas disa mënyrave komunikuese të caktuara. Ky kurs ligjëratash ka për qëllim të shpjegojë se si mund të kryhet një kthim që mbështetet në bazën filozofike dhe metodën e duhur, duke dhënë kështu ndihmesë teoriko-kritike rreth dobisë së të marrit me kthime të cilat, veçmas në kushtet tona, janë ndihmesë në studime, por dhe do të udhëzojë e ndihmojë lidhur me mënyrën se si mund të punohet një punim konkret. Thënë më shkurt, programi përmban sasi të mjaftueshme të materialeve teorike, për t`i dhënë rëndësi të veçantë punës praktike, nga e cila krijohet një bazament i qëndrueshëm për të ndërtuar intelektualisht edhe këtë lloj komunikimi.

Objektivat

1. Studenti do të krijojë bindjen se një përkthim nuk varet vetëm nga konteksti gjuhësor, por edhe nga dicka që qëndron përtej tekstit dhe që do ta quajmë informacion mbi botën ose informacion enciklopedik. Të marrë njohuri të imta mbi teoritë bazë, si dhe mbi metodat e sprovuara shkencore të përkthimit, duke iu qasur konkretisht praktikave të përkthimit. 2. Të përvetësohen konceptet operative për të nxitur përvetësimin e njohurive që kanë të bëjnë me zgjedhjen e bazës teorike të përkthimit në hartimin me shkathtësi, si një përgatitje moderne, pa të cilën është vështirë të rreshtohen studentët në rrafshin e të kuptuarit, të interpretimit, të pavarësimit si dhe të daljes nga rrethi vicioz i kohës. 3. Të arrijnë studentët që duke aplikuar instrumentët metodologjikë, të mundësojnë shqyrtimet teorike duke kaluar në veprime konkrete, në hulumtime, observime dhe përkthime të specialitetit, të terminologjisë, të krahasuar deri në interpretime konsekutive apo simultane. 4. Kursi i ligjëratave bachelor mundëson veprim origjinal, të pavarur, komunikim me vlerat e shkuara, edhe në kultura të tjera, si dhe të skicimit të ideve me performancë të dobishme për zhvillimin e tërësishëm të kulturës, duke u miqësuar me bazen teorike dhe pse jo edhe praktikën e teknikën e përkthimit, si parakusht i gjithë nevojave të tjera ne komunikim, por edhe për ecurinë e punimeve shkencore-kërkimore.

Java
Tema
1
Hyrje në bazat e teorive të përkthimit
2
Mesazhi i mbërritjes: karakteristikat themelore
3
Baza teorike si sistem
4
Kthyeshmëria dhe efekti
5
Kuptimi, interpretimi, negociata
6
Humbje dhe kompensime
7
Burime, grykëderdhje, delta, grykaja
8
Provimi gjysmefinal
9
Sinonimia gjatë përkthimit
10
Teoria shkencore: Të interpretosh nuk do të thotë të përkthesh
11
Kur ndryshon substanca
12
Rrishkrimi rrënjësor
13
Kur ndryshon lënda
14
Gjuhë të përsosura dhe ngjyra të papërsosura
15
Perseritje
16
Provimi final
1
Të aftësohet studenti në thellimin e njohurive shkencore dhe profesionale, si një lëmë i domosdoshëm dhe i patjetërsueshëm, për krijim, pavarësim dhe aftësim në kryerjen e punëve në lëmin e studimit dhe më gjerë.
2
Studenti duhet të kryejë punime me nivel të lartë shkencor (ese, detyra kursi, punime të tjera, punime diplome etj.)
3
Të nxitet të analizuarit kritik dhe te menduarit kritik duke u shfaqur në aktin e ndjeshmërisë së veprës si dhe të kuptuarit të saj.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
2 10% 20%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 10% 10%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 12 12
Gjysmë finale
1 19 19
Provimi përfundimtar
1 25 25
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
146
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.84
ECTS
6.00