- Kodi
- COM 304
- Emri
- E Folura në Publik
- Semestri
- 0
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 6.00
- Përshkrimi
-
Sipas filozofisë së kursit, e folura në publik përfshin aftësi të cilat mund të mësohen. Në kurs do të flitet për artin e të folurit në publik dhe do të analizohen të gjithë faktorët që ndikojnë në përgatitjen dhe mbajtjen e një fjalimi të mirë para publikut. Të folurit në publik përfshin çdo lloj komunikimi që ndodh para një grupi njerëzish ose një audience më të gjerë. Që një komunikim i tillë të jetë efikas, duhen njohur mirë elementet që përfshihen gjatë një ndërveprimi të tillë. Analiza e audiencës, puna kërkimore paraprake, zgjedhja e temës, hartimi i fjalimit në mënyrë të strukturuar, mposhtja e etheve të skenës dhe arti i të bindurit janë disa nga çështjet që do të trajtojmë së bashku.
- Objektivat
-
Në fund të kursit, studenti do të jetë më i familjarizuar me paraqitjen e një ligjërate të mirëargumentuar dhe mirëprezantuar, të përshtatshme me situatën përkatëse. Për të bërë këtë, do të përqëndrohet në disa aspekte: - çfarë do të thotë të jesh një folës dhe dëgjues etik i mesazheve; - identifikimi i elementeve qëndrore për një mesazh logjik dhe të mirëorganizuar; - identifikimi dhe prezantimi i llojeve të ndryshme të ligjëratave.
- Java
- Tema
- 1
- Njohja me lëndën dhe shpjegim i programit: Prezantimi i programit të lëndës, Njohja me terminologjinë e lëndës.
- 2
- Të folurit në publik • Fuqia e të folurit në publik • Dallimi midis të folurës në publik dhe bashkëbisedimit • E folura në publik dhe të menduarit në mënyrë kritike • Procesi i të folurit në publik • E folura në publik në një botë multikulturore
- 3
- Etika dhe të folurit në publik • Këshilla për një të folur etike në publik • Plagjiatura • Këshilla për dëgjimin etik
- 4
- Dëgjimi • Dëgjimi dhe mendimi kritik • 4 shkaqe të dëgjimit të dobët • Si të bëhesh dëgjues më i mirë
- 5
- Përzgjedhja e temës dhe e qëllimit • Përzgjedhja e temës • Përcaktimi i një qëllimi të përgjithshëm • Përcaktimi i një qëllimi specifik • Thënia e idesë qëndrore
- 6
- Analizimi i audiencës • Audienca dhe psikologjia e saj • Analiza demografike e audiencës • Analiza e audiencës sipas situatës • Marrja e informacionit lidhur me audiencën dhe përshtatja me të
- 7
- Organizimi i pjesës qëndrore të fjalimit • Çështjet kryesore • Materialet mbështetëse • Lidhjet
- 8
- Provimi Gjysmë-Final
- 9
- Fillimi dhe mbarimi i fjalimit • Hyrja • Konkluzioni
- 10
- Skica e fjalimit • Skica e fjalimit • Skica e mbajtjes sё fjalimit • Shembull me koment
- 11
- Përdorimi i gjuhës • Përdorimi i saktë i gjuhës • Gjuha e qartë dhe e gjallë • Përshtatshmëria e gjuhës
- 12
- Mbajtja e fjalimit • Metoda të mbajtjes së fjalimit • Zëri i folësit • Trupi i folësit
- 13
- E folura për të informuar • Llojet e fjalimeve informative, analiza dhe organizimi • Këshilla për të folurën informative
- 14
- E folura për të bindur • Rëndësia e të bindurit (etika dhe të bindurit) • Psikologjia e bindjes së tjetrit • Lloje të ndryshme të fjalimeve bindëse (mbi faktet, vlerat, çështjet politike)
- 15
- E folura në grupe të vogla • Çfarë është një grup i vogël? Përgjegjësitë në një grup të vogël. • Metoda e mendimit reflektues. • Prezantimi i rekomandimeve te grupi.
- 16
- Provimi Final
- 1
- Studentet do të përcjellin qartë mesazhin nëpërmjet ligjëratave publike
- 2
- Studentët do të mësojnë teknikat e percjelljes së mesazhit tek publiku
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 20% 20%
- Kuize
- 4 5% 20%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 5 70
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 1 15 15
- Provimi përfundimtar
- 1 17 17
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 150
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 6.00
- ECTS
- 6.00