Bazat e Marketingut

Print

Edlira Mali, MSc

Kodi
IMC 121
Emri
Bazat e Marketingut
Semestri
1
Leksione
2.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
2.00
ECTS
3.00
Përshkrimi

Qëllimi i kësaj lënde është që të njohë studentët me parimet dhe konceptet e marketingut dhe t’i pajisë ata me një kornizë analitike se si këto koncepte mund të përdoren nga profesionistët e marketingut për të zhvilluar dhe zbatuar strategji efektive në këtë fushë. Lënda është e konceptuar në atë mënyrë që të ndihmojë studentët për të njohur nga perspektiva teorike dhe praktike fushën e marketingut.

Objektivat

Gjatë këtij kursi synohet që studentët të njihen me teoritë kryesore bashkëkohore në fushën e marketingut, si dhe të shtjellohen strategjitë e ndjekura në në këtë fushë. Lënda ka si objektiva kryesore shtjellimin e koncepteve të marketingut dhe aftësimin e studentëve në njohjen dhe aplikimin e dijeve të përfituara nga lënda e marketingut.

Java
Tema
1
Konceptet bazë të marketingut. Përkufizimi dhe njohuri të përgjithshme mbi marketingun. Prezantimi i literaturës dhe burimeve bazë të lëndës, prezantimi i syllabus dhe mënyrës së vlerësimit.
2
Bazat e planifikimit marketing
3
Strategjia e marketingut që vihet në lëvizje nga klienti, segmentimi, shenjëstrimi, diferencimi dhe pozicionim
4
Kuptimi i markës, pozicioni i markës
5
Miksi i promocionit, komunikimet e integruara të marketingut
6
Zhvillimi dhe planifikimi i produktit. Menaxhimi i ciklit jetësor të produktit
7
Kanalet e Marketingut. Të shpërndash vlerë për klientët
8
Provimi gjysmefinal
9
Strategjitë kryesore të çmimit. Faktorët e brendshëm dhe të jashtëm që ndikojnë në vendimin e çmimit
10
Kërkimi dhe analiza në marketing. Roli i informacionit të marketingut
11
Planifikimi strategjik ne marketing. Rëndësia dhe roli i planifikimit strategjik
12
Marketingu dixhital
13
Marketingu i drejtëpërdrejtë, online dhe marketingu në epokën e mediave sociale
14
Marketingu ndërkombëtar. Strategjitë e marketingut në tregun global
15
Hartimi dhe vënia në zbatim i një plani marketingu
16
Provimi final
1
Studentë do të kuptojnë dhe përdorin terminologjinë themelore të marketingut dhe konceptet kryesore
2
Studentët do të janë në gjendje të njohin bazat e planifikimit të marketingut, duke përfshirë aftësinë për të identifikuar elementët kryesorë të planit të marketingut
3
Studentët do të mund të përshkruajnë elementet e marketingut miks, se si këto elemente janë të integruar në strategjinë e marketingut dhe se si këto elementë ndikojnë në aftësinë e organizatës për të konkuruar në treg.
4
Studentët do të jenë në gjendje të hartojnë dhe zbatojnë planet e marketingut, të cilat përfshijnë, vendimet taktike në lidhje me produktin, çmimin, shpërndarjen dhe promovimin
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
2 5% 10%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
1 20% 20%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
70%
Përqindja e provimit përfundimtar
30%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 2 32
Orë studimi jashtë klasës
14 0 0
Detyrat
1 10 10
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 15 15
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
67
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
2.68
ECTS
3.00