Marrëdhënie Publike

Print

Alban Tartari, PhD Candidate

Kodi
COM 121
Emri
Marrëdhënie Publike
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
4.00
Përshkrimi

Marrëdhëniet Publike janë pjesë e shkencës të komunikimit. Kjo lëndë do të pasqyrojë këtë pjesë të rëndësishme të komunikimit personal, zyrëtar, politik apo tregtar në shoqërinë tonë. Marrdhëniet Publike (PR) është një nga sektorët më të rëndësishëm të botës ekonomike dhe asaj politike në informimin, ndikimin dhe krijimin e opinionit të gjerë publik.

Objektivat

1-Dhënia e dijeve bazë për marrëdhëniet publike (PR) 2-Shtjellimi i nëndegëve të marrëdhënieve publike 3-Shpjegimi i rëndësisë së PR në jetën tonë të përditshme 4-Komunikim i studentëve me ekspertë të kësaj fushe 5-Ndërgjegjësimi për krijimin e një sektori të PR në Shqipëri

Java
Tema
1
Hyrje në Komunikim – Ç’janë Marrëdhëniet me Publikun? Nëndegët e komunikimit. Vendi i Marrëdhënieve me Publikun në shkencën e komunikimit. Nëndegët e marrëdhënieve me publikun. (Prezantimi i librave dhe burimeve bazë të këtij kursi, shkëmbim idesh me studentët mbi zhvillimin e lëndës.)
2
Psikologjia dhe sociologjia e komunikimit në Marrëdhëniet me Publikun – Perceptimi i komunikimit publik, ndikimi dhe efektet.
3
Marrëdhëniet me Median – Aplikimi i Marrdhënieve me Publikun në mjetet e komunikimit masiv (Lidhjet me radion, tv, gazetat dhe revistat).
4
Përgjegjësia Sociale dhe Sponsorizimet Sociale – Praktikat kombëtare dhe ndërkombëtare. Modelet e përgjegjësisë sociale dhe si ndërmerren sponsorizimet.
5
Komunikimi në Internet dhe Mediat Sociale – Rëndësia e trendit të komunikimit online. Rritja e paevitueshme e mediave sociale. Rastet Facebook, Twitter, Youtube, Google etj në komunikim dhe specifikisht në marrëdhëniet me publikun.
6
Etika në Marrëdhëniet me Publikun – Deri në ç’pikë është kufiri i marrdhënieve me publikun? Cilat janë rregullat e etikës? A ka PR negativ?
7
Teknikat e Shprehjes dhe Shkrimit në PR – Përgatitja e prezantimeve dhe prezantimi i tyre ne publik. Përgatitja e njoftimeve për media. Shkrimi i fjalimeve.
8
Provim Gjysmëfinal
9
PR në komunikimin politik dhe institucional – Modeli “Tony Blair” dhe “Barack Obama” . Një trajtim do tu bëhet edhe rasteve të marrdhënieve publike të liderëve shqiptarë.
10
Industria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut – Cili është potenciali i këtij sektori? Cilat janë fushat ku ky sektor është më aktiv? Sa është vlerësimi moral dhe financiar?
11
Të ftuar – Prezantime të studentëve/ Z. Aldrin Dalipi, ish zëdhënës i Kryeministrit Nano (Tema: Komunikimi politik në PR)
12
Të ftuar – Prezantime të studentëve / Znj.Mimoza Koçiu, zëdhënëse e Presidentit Topi (Tema: Si zhvillohet PR-i institucional)
13
Të ftuar – Prezantime të studentëve / Znj. Arlinda Çausholli, Drejtore e Komunikimit në Tirana Airport Partners (Tema: PR në korporatat ndërkombëtare)
14
Të ftuar – Prezantime të studentëve / Znj. Anila Çobo, zëdhënëse e Ambasadës Amerikane – (PR në diplomaci)
15
Vizitë në Albtelecom dhe Eagle Mobile,. Tema: Një ditë nga PR-i i dy kompanive!
16
Provim Final
1
Kjo lendë do t'i mundësojë studentëve njohuritë bazë mbi marrëdheniet me publikun
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 20% 20%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 14 14
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
100
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
4.00
ECTS
4.00