Reklama dhe Promocioni

Print

Norga Sulo, MSc

Kodi
IMC 122
Emri
Reklama dhe Promocioni
Semestri
2
Leksione
2.00
Seminare
2.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Ky kurs i ofron studentëve një mundësi për të kuptuar promocionin dhe reklamimin, si dhe mënyrat e tjera të komunikimit masiv. Në këtë kurs do të njihen me konceptet baze te komunikimit të integruar. Kursi u jep mundë studentëve të njihen me konceptet bazë të reklamës dhe promocionit. Lënda është e konceptuar në atë mënyrë që studentët, krahas aspekteve teiorike të përfitojnë edhe njohuri praktik mbi aplikimin e reklamës dhe promocionit në ditët e sotme.

Objektivat

Të kuptohet roli dhe rëndësia e reklamës dhe promocionit: Kjo fillon me njohjen e koncepteve themelore dhe roli që reklama dhe promocioni luajnë në strategjitë e marketingut. Të ndërtohet njohuria mbi audiencën dhe segmentimin e tregut: Është e rëndësishme të kuptohet kush është audiencë e synuar dhe si mund të segmentohet tregu për të arritur audiencat relevante. Të përgatiten strategjitë e reklamës dhe promocionit: Përfshin zhvillimin e strategjive të mirë të strukturuar për të arritur qëllimet e marketingut duke përdorur reklamën dhe promocionin. Të kuptohen mediat dhe kanalizimi i tyre: Përfshin studimin e mediave të ndryshme dhe kanaleve të komunikimit për të zgjedhur ato më të përshtatshmet për audiencën dhe qëllimet e reklamës. Të menaxhohet buxheti i reklamës: Përfshin njohjen e mënyrave të menaxhimit të buxhetit të reklamës dhe promocionit për të arritur efikasitetin maksimal. Të vlerësohet efektiviteti i reklamës dhe promocionit: Përfshin metodat dhe teknikat për të vlerësuar suksesin e fushatave të reklamës dhe promocionit dhe për të mësuar nga eksperienca për të përmirësuar strategjitë e ardhshme.

Java
Tema
1
Konceptet bazë të reklamës dhe promocionit, historiku dhe përkufizimet kryesore. Prezantimi i literaturës dhe burimeve bazë të lëndës, prezantimi i syllabus dhe mënyrës së vlerësimit.
2
Hyrje në strategjinë e komunikimeve të integruara të marketingut
3
Roli i komunikimit të integruar në procesin e marketingut
4
Organizimi i reklamës dhe promocionit; roli i agjensive të reklamës dhe aktorëve të tjerë të komunikimit të marketingut
5
Sjellja e konsumatorëve; Procesi vendimmarrës te konsumatorët dhe hierarkia e nevojave
6
Përcaktimi i objektivave dhe buxhetimi i planit të promocionit
7
Planifikimi dhe zhvillimi i strategjisë kreative në reklamë dhe promocion
8
Provimi gjysmefinal
9
Vënia në zbatim e strategjisë kreative dhe metodat e vlerësimit
10
Strategjia dhe planifikimi i medias
11
Marketingu i drejtpërdrejtë
12
Reklama dhe promocioni në internet dhe mediat interaktive
13
Matja e efektivitetit të programit promocional
14
Reklama dhe promocioni në kontestin ndërkombëtar
15
Prezantim i projekteve të studentëve.
16
Provimi final
1
Në përfundim të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje të njohin teoritë dhe konceptet kryesore mbi reklamën dhe promocionin
2
Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi komunikimin e integruar dhe aplikimin e reklamës në përputhje me këtë koncept
3
Studentët do të përfitojnë njohuri mbi sjelljen e konsumatorëve, procesin vendimmarrës te konsumatorët dhe hierarkinë e nevojave
4
Studentët do të jenë në gjendje të hartojnë, vlerësojnë dhe zbatojnë planin e reklamës dhe promocionit
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 10% 10%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 4 4
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
126
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.04
ECTS
5.00