Anglisht e Avancuar II

Print

Mehmet Aslan, PhD

Kodi
EFL 104
Emri
Anglisht e Avancuar II
Semestri
0
Leksione
5.00
Seminare
0.00
Laboratore
0.00
Kredite
5.00
ECTS
5.00
Përshkrimi

Plani mësimor i kësaj lënde ka një strukturë të shumë anshme, e cila përfshin gramatikën, fjalorin, integrimin e të dëgjuarit, të folurit, të shkrimit dhe leximit. Gjatë leximit do të theksohen strategjitë e të kuptuarit dhe mësimin e zgjerimit të fjalorit. Studenti do të zhvillojë aftësitë e të mësuarit përmes përfshirjes së tij në detyra të ndryshme, dhe punë autonome me fjalor dhe burime të tjera të mësimit të gjuhës. Kjo lëndë synon përmirësimin e aftësive gjuhësore të studentëve dhe sidomos aftësitë në lexim dhe të kuptuarit. Tekstet për këtë kurs do të ndihmojnë studentët të përmirësojnë kuptimin e temave të ndryshme dhe fushave të studimit (p.sh., shkenca shoqërore, shkenca natyrore, dhe humane) me mënyrat e ndryshme të diskursit (p.sh., tregim, transmetim, dhe argumentim). Studentët do të zhvillojnë të menduarin kritik përmes rëndësisë që i është dhënë inferencës gjate gjithë semestrit. Tekstet e përdorura mbulojnë aspektet kulturore të vendeve anglisht folëse për të ndihmuar edukimin e tyre ndërkulturor. Shkrimi është zhvilluar përmes një studimi më të thellë të strukturave gramatikore dhe nëpërmjet praktikës në shkrim, teknikave të paragrafëve dhe sidomos shkrimit te eseve me pesë paragrafë. Studentët do te përmirësojnë aftësitë e tyre për të shkruar një shumëllojshmëri fjalish dhe do të angazhohen në kritikën e punës së shokut dhe editime te tekstit.

Objektivat

Lënda ka për qëllim të: - Të zhvillojnë aftësitë e të folurit dhe të lexuarit. - Të përmirësojë përdorimin e strategjive të nxënit te fjalorit gjatë leximit dhe aktiviteteve specifike të caktuara për mësimin e fjalorit. - Zhvillimin e aftësive të studentëve për proceset bazë të leximit,të kuptimit dhe përdorimin e aftësive efektive për të kuptuar materialet e leximit. - Përmirësimin e aftësive të studentëve në identifikimin e tipareve dalluese të paragrafëve dhe përdorimi i tyre në kontekstin e të shkruarit. - Të bëjë studentët të demonstrojnë kuptimin e strukturave të ndryshme gramatikore në të folur dhe të shkruar: Studentët do të shpjegojnë dhe përdorin teknikat për të shkruar paragrafë, ese, ditar, letër dhe të theksojnë rëndësinë e redaktimit me shkrim. - Të bëjë që studentët të diskutojnë, debatojnë në lidhje me tema të ndryshme shoqërore dhe akademike duke përdorur gjuhën angleze të saktë gramatikisht.

Java
Tema
1
Extremet. Leximi: nxënia e fjalorit. Gramatikë. Fjalitë e përbëra. Shkrimi dhe leximi:përshkrim i vendeve.
2
Gjerat nuk janë ashtu siç kanë qenë. Gramatikë: përshkrimi i zakoneve. Të folurit: diskutim. Shkrim: të shkruash për të folur.
3
Gjërat nuk janë ashtu siç kanë qenë: ushtrime.
4
Përsëritje. Ese: përshkrimi i një personi që ka lënë mbresa të thella në jetën tuaj
5
Rrezikimi i jetës. Gramatikë: foljet modale. Shkrim i letrave formale dhe joformale.
6
Ushtrime. Shkrim në klasë.
7
Në ëndrrat tuaja. Leximi foljet modale. Të folurit: diskutim rreth ëndrrave
8
Provimi gjysmefinal
9
Në ëndrrat tuaja: Ushtime. Shkrim rreth ëndrrave.
10
Nuk është kurrë vonë. Gramatikë: hipoteza. Të folurit: biseda. Shkrimi i tregimit.
11
Ushtrime. Lexim.
12
Lexim ekstensiv.
13
Përmbledhje e gramatikës. Shkrim esesh I
14
Shkrim esesh II
15
Shkrim esesh III
16
Provimi final
1
Studentët do të lexojnë dhe kuptojnë tekste të ndryshme të mara nga materiale autentike si gazeta revista etj.
2
Studentët do të flasin me saktësi fjalorin dhe gramatikën e paraqitur në mësim
3
Studentët do të shkruajnë letra të ndryshme si kërkesa, ankesa, letra, aplikimi, raporte apo tregime
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 15% 15%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
3 15% 45%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 5% 5%
Përqindja totale e vlerësimit
65%
Përqindja e provimit përfundimtar
35%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 5 80
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
3 5 15
Gjysmë finale
1 5 5
Provimi përfundimtar
1 7 7
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
135
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.40
ECTS
5.00