Bazat e të Dhënave

Print

Kleona Elezi, Msc

Kodi
CMP 217
Emri
Bazat e të Dhënave
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
1.00
Kredite
3.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

Ky kurs ofron bazat e nevojshme teorike dhe praktike për sistemet relacionale të menaxhimit të bazave të të dhënave. Gjithashtu, mbulon analizën e të dhënave dhe modelimin e tyre duke përdorur teknikën entitet-relacion, teorinë relacionale dhe normalizimin dhe gjuhën SQL.

Objektivat

Të kuptohet roli i bazave të të dhënave në menaxhimin dhe ruajtjen e informacionit. Të dallohet midis një database, një sistem menaxhimi të bazave të dhënave (DBMS), dhe një databaze relationale. Të zhvillohen aftësi për projektimin e bazave të dhënave: Të kuptohet modelimi i të dhënave dhe dizenjimi i bazave të dhënave. Të krijohen diagramet entitet-relation (ER) dhe të konvertohen ato në tabela relationale. Të njohur me gjuhën SQL për krijimin dhe manipulimin e të dhënave: Të mësohet përdorimi i SQL për krijimin e tabelave, shtimin dhe ndryshimin e të dhënave. Të përdoren komanda SQL për kërkime, përditësime, fshirje dhe menaxhim të të dhënave (SELECT, INSERT, UPDATE, DELETE). Të kuptohet normalizimi i të dhënave: Të shqyrtohen konceptet e normalizimit dhe denormalizimit të të dhënave për të eliminuar redundancat dhe për të rritur efikasitetin. Të aplikohen fazat e normalizimit deri në formën e katërt (4NF). Të mësohen teknikat e optimizimit të pyetjeve SQL: Të përvetësohen metodat për optimizimin e performancës së pyetjeve SQL. Të kuptohet përdorimi i indekseve, shpejtësia e pyetjeve, dhe menaxhimi i burimeve të sistemeve. Të njohur me tipologjinë dhe menaxhimin e transaksioneve në bazat e të dhënave: Të kuptohet koncepti i transaksioneve dhe ruajtja e integritetit të të dhënave. Të mësohen konceptet e ACID (Atomicity, Consistency, Isolation, Durability) dhe si implementohen ato në DBMS. Të kuptohet siguria dhe ruajtja e të dhënave: Të shqyrtohen teknikat për sigurinë e të dhënave dhe kontrollin e aksesit në bazat e të dhënave. Të njohur me metodat për backup dhe rikuperimin e të dhënave. Të zhvillohen aftësi për administrimin e bazave të të dhënave: Të kuptohet menaxhimi i përdoruesve dhe privilegjeve. Të njohur me procedurat për mbajtjen dhe optimizimin e performancës së bazave të të dhënave. Të zhvillohen aftësi për përdorimin e bazave të të dhënave të shpërndara dhe sistemet e menaxhimit të bazave të dhënave të shpërndara: Të kuptohet koncepti i bazave të të dhënave të shpërndara dhe sinhronizimi i të dhënave ndërmjet sistemeve të ndryshme. Të kuptohet përdorimi i bazave të të dhënave në aplikacione të mëdha dhe në internet: Të shqyrtohen përdorimet e bazave të të dhënave në aplikacionet moderne si sistemi i menaxhimit të përmbajtjes (CMS), shërbimet e e-commerce, etj.

Java
Tema
1
Hyrje në sistemet e bazave të të dhënave, Koncepte të sistemit të bazave të të dhënave
2
Llojet e bazave të dhënash: Përkufizimi dhe karakteristikat e një DBMS (Sistemi i Menaxhimit të Bazave të Dhënash).
3
Modeli Enhanced Entity Relationship (EER)-Modeli i zgjeruar ER, Kthimi i modelit ER në tabela
4
Dizajni i bazave të dhënash: Krijimi i tabelave nga diagramet ER
5
Modeli Relacional i të dhënave
6
Algjebra relacionale
7
Normalizimi i bazës së të dhënave
8
Provimi gjysmefinal
9
Bazat e SQL Krijimi dhe manipulimi i bazave të dhënash me SQL, Kufizimet
10
Instruksionet DML për manipulimin e të dhënave
11
Kërkimet e thjeshta SQL , Komanda select dhe operatoret
12
Kërkime të avancuara ne SQL
13
Objekt PL/SQL
14
Transaksionet dhe Siguria në Bazat e Dhënash Gjuha DCL
15
Projekte të Aplikacioneve Praktike
16
Provim Final
1
Studenti arrin të krijojë një bazë të dhenash të thjeshtë.
2
Studenti arrin të bëj query të thjeshta në databazë.
3
Studenti njihet me komponentët bazë të një RDBMS.
4
Studenti arrin të manipulojnë të dhënat e një bazë të dhënash me SQL dhe MySQL.
5
Studenti është i aftë të administrojë një bazë të dhënash.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 25% 25%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
1 10% 10%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
65%
Përqindja e provimit përfundimtar
35%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 10 10
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
126
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.04
ECTS
5.00