- Java
- Tema
- 1
- Hyrje në AI
Në këtë temë do trajtohet çfarë është AI, disiplinat që kontribuan në AI, historia e AI, inteligjenca artificiale sot.
Lit1, (Fq.1-33)
- 2
- Agjentët inteligjent
Në këtë temë do trajtohen agjentët dhe mjedisi, perceptimi i tyre, funksionet agjent, programet agjent, koncepti i agjentit relacional, gjithëdija, të mësuarit dhe autonomia e agjentit, përcaktimi i mjedisit të detyrave, vecoritë e tij, struktura e agjentit, agjent me reflekse të thjeshta, agjent me reflekse model-based, agjentët goal-based, agjentët utility-based, agjentët që mësojnë, si punon komponenti i programit agjent.
Lit1, (Fq.34-63)
- 3
- Zgjidhje të problemeve me anë të kërkimit
Në këtë temë do trajtohen agjentët që zgjidhin probleme të përcaktuara mirë, shembuj problemesh, problemet e botës reale. Kërkimi për zgjidhje, me metodën e pemës, infrastruktura e algoritmit të kërkimit, matja e performancës problem-solving, strategjitë e kërkimit uninforme, kërkimi breadth-first search, kërkimi uniform-cost, kërkimi depth-first, kërkimi depth-limited, kërkimi dydrejtimor, krahasimi i strategjitve të kërkimit uninformed, Strategjitë e kërkimit informed (heuristic), kërkimi best-first, kushti i optimalitetit (Pranueshmëria dhe qëndrueshmëria), kërkimi memory-bounded, funksionet heuristike.
Lit1, (Fq. 64-119)
- 4
- Metodat e Kërkimit
Në këtë temë do trajtohen algoritmi i kërkimit lokal, kërkimi ngjitja e kodrës (hill-climbing), kërkimi lokal në hapësirat e vazhdueshme, kërkim me veprime të papërcaktuara (nondeterministic), pema e kërkimit and-or, kërkim me vrojtim të pjesshëm, agjentët e kërkimit online dhe mjediset e panjohura, problemet e kërkimit online, agjentët e kërkimit online, kërkimi kundështar, lojërat.
Lit1,(Fq.120-201)
- 5
- Agjentët që arsyetojnë logjikisht
Në këtë temë do trajtohen agjentët që arsyetojnë të bazuar në njohuri, logjika, logjika propozuese, vërtetimi i teoremës propozuese, kontrolli i modelit të propozimit efektiv, agjentët që bazohen në llogjikën propozuese.
Lit1, (Fq.234-284)
- 6
- First-Order Logic (FOL)
Në këtë temë do trajtohen gjuha e përfaqësimit, gjuha e mendimit, kombinimi më i mirë i gjuhëve formale dhe natyrale, sintaksa dhe semantika e FOL, logjika e modelit FOL, përdorimi i logjikës FOL, Inxhiniermim i njohurive në FOL.
Lit1, (Fq. 285-321)
- 7
- Sistemet e arsyetimit logjik
Në këtë temë do trajtohet inference propozues kundrejt First-order, reduktimi në inference propozuese, rregulli i inferencës First-order, algoritmi Forward-chaining, algoritmi backward-chaining, zgjidhjet.
Lit1, (Fq.322-365)
- 8
- Provimi gjysmë final
- 9
- Planifikimi
Në këtë temë do trajtohen përkufizimi i planifikimit klasik, algoritme për planifikimin si kërkim state-space, grafet e planifikimit, qasje të tjera të planifikimt klasik, analiza e tyre, planifikimi dhe veprimi në botën reale, koha afatet dhe burimet, planifikim hierarkik, planifikimi dhe veprimi në fusha të papërcaktuara, planifikimi multiagjent.
Lit1, (Fq. 366-436)
- 10
- Inteligjenca llogaritëse (CI)
Në këtë temë do trajtohen prezantimi me klasat kryesore të problemeve për teknikat e inteligjencës llogaritëse (CI), rrjetet neurale, sistemet fuzzy, computing evolues, inteligjenca Swarm.
Lit2, (Fq.1-27)
- 11
- Rrjetet neurale artificiale me Matlab/Python
Në këtë temë do trajtohen histori e rrjetave neurale, rrjetat neurale artificiale, implementimi elektronikisht i neuronit atificial, përbërësit e rrjetave neurale, arkitektura dhe algoritmi i rrjetave neurale, arkitektura e shtresëzuar, rrjete të parashikuara.
Lit2, (Fq. 29-106)
- 12
- Paradigmat e llogaritjes (computation) evoluese
Në këtë temë do trajtohen historia e llogaritjes evoluese, diagrama e rrjedhës së një algoritmi tipik evolues, modelet e llogaritjes evoluese, algoritmi gjenetik, programimi gjenetik, programimi evolues, strategjia evoluese, avantazhet dhe disavantazhet e llogaritjes evoluese, implementimi i algoritmeve evoluese duke përdorur Python/Matlab,
Lit2, (Fq. 419-544)
- 13
- Algoritëm gjenetik bazuar në Matlab/Python
Në këtë temë do trajtohen historia përshkrimi dhe roli i algoritmit gjenetik, parametrat, ndërtimi i hipotezave bllok, dinamizmi i një skeme, ilustrime bazuar në teoremën e skemës, operacionet e kryqëzuara, kryqëzim 1-point, kryqëzim 2-point, operacione të tjera në algortmin gjenetik.
Lit 2, (Fq. 547-588)
- 14
- Programimi gjenetik
Në këtë temë do trajtohen gjuha e programimit LISP, funksionaliteti i programimit gjenetik, funksionalitetet e programimit gjenetik, krijimi i një popullimi random, funksionet dhe terminalet, operacionet gjenetike, funksionet e përzgjedhjes (Selection), veprimet e kryqëzuara, programimi gjenetik ne gjuhën makinë, bazat elementare të programimit gjenetik, flowchart i programimit gjenetik, avantazhet e programimt gjenetik.
Lit 2, (Fq.591 -646)
- 15
- Përsëritje
- 16
- Final Exam