Paraja dhe Banka

Print

Kevin Bica, Msc

Kodi
EMS 227
Emri
Paraja dhe Banka
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

Paraja dhe Bankat janë një bazë e makroekonomisë dhe themelore për studimin e tregjeve financiare. Kjo lëndë përparon njohuritë e studentëve mbi rolin e parasë në ekonomi, konceptin e vlerë së tashme të parasë, percaktimin e normave të interesit si dhe realizmin e politikës monetare. Ajo ofron një përshkrim gjithëpërfshirës të funksionimit të parasë moderne dhe tregjeve të kapitalit në kontekst nacional dhe internacional. Ajo gjithashtu ofron një qasje të brëndshme në menaxhimin, performancën, dhe supervizimin e ndërmjetësve financiarë.

Objektivat

Në fund të semestrit, studentët duhet të kenë një kuptim të qartë të koncepteve të financës ekonomike si më poshtë: -Teoria moderne monetare dhe rekomandimet e politikës kundëintuitive. -Mekanizmat e transmetimit nëpërmjet së cilëve politika monetare ndikon mbi makroekonominë. -Marrëdhënien mes normave të interesit dhe çmimit të aseteve. -Ndikimi i politikës monetare mbi bilancin ndërkombëtar të një shtetit. -Korniza rregullatore e sistemit bankar. -Agregatët monetarë dhe menyra e përllogaritjes së tyre.

Java
Tema
1
Prezantim i kursit dhe silabusit. Prezantim i librit dhe metodës së vlerësimit.
2
Përse Studiojmë Paranë, Bankat dhe Institucionet Financiare? Një Përmbledhje e Sistemit Financiar. Kapitulli 1 (fq. 50-64) dhe Kapitulli 2 (fq. 70-96). Struktura e bankave dhe institucioneve të tjera financiare. Një prezantim i përgjithshëm me instrumentët financiarë, ndërmjetësit financiarë, dhe kornizën rregullatore të sistemit financiar.
3
Cfarë është Paraja? Kapitulli 3 (fq. 97-110). Ky kapitull përshkruan kuptimin e parasë, funksionin e parasë dhe evolucionin e mënyrave të pagesës. Në fund shpjegon agregatët monetarë dhe metodat e aplikuara për matjen e parasë në qarkullim.
4
Teoria sasiore, Inflacioni, dhe Kërkesa për Para. Kapitulli 20 (fq. 520-537). Teoria sasiore e parasë; Defiçitet buxhetore dhe inflacioni; Teoria Kejnsiane e kërkesës për para; Teoria e portofolit e kërkesës për para. Cila është marrëdhënia midis normave të interesit dhe kërkesës për para?
5
Krizat Financiare në Ekonomitë e Përparuara. Kapitulli 12 (fq. 315-341). Ky kapitull shpjegon dinamikat e krizave financiare në tregjet e përparuara. Si mundet që politikë bërësit të ndërhynë në rrethana të tilla; Stabilizimi i sistemit financiar global; masat afatgjatë. Nga Depresioni i Madh tek Kriza Financiare e 2007-2009.
6
Krizat Financiare në Ekonomitë në Zhvillim. Kapitulli 13 (fq. 342-364). Ky kapitull thekson ndasitë midis krizave financiare në ekonomitë e zhvilluara dhe atyre në zhvillim.
7
Përsëritje përpara provimit gjysëm-final.
8
Provimi gjysmë-final.
9
Bankingu dhe Menaxhimi i Institucioneve Financiare. Kapitulli 9 (fq. 236-263). Studentët do të punojnë me bilancin e një banke tregtare dhe do të fokusohen në principet e përgjithshme të menaxhimit të bankave. Menaxhimi i rrezikut të kreditimit; Marrëdhënia afatgjatë me klientin; Angazhimit e kredisë.
10
Analiza Ekonomike e Rregullave Financirë. Kapitulli 10 (fq. 264-281). Informacioni asimetrik si një ide racionale e rregullimit financiar; Llojet e rregullimeve financiare.
11
Industria e Bankave: Struktura dhe Konkurenca. Kapitulli 11 (fq. 283-313). Historia e zhvillimit te sistemit bankar ndër vite; Inovacioni financiar; Struktura e bankave komerciale në SHBA; Ndryshimi midis bankava dhe institucioneve te tjera të shërbimeve financiare; Bankingu internacional.
12
Bankat Qëndrore. Kapitulli 14 (fq. 366-383). Origjina e sistemit të bankava qëndrore, Ndryshimet në strukturat dhe funksionet e bankave qëndrore; Strukturat e bankave qëndrore të ekonomive të mëdha; Pavarësia e bankave qëndrore. Në këtë kapitull studentët do të mësojnë rreth sistemit të bankave qëndrore, përse është i rëndësishëm dhe si bankat qëndrore diferencohen nga njëra tjetra.
13
Proçesi i shtimit të Ofertës së Parasë. Kapitulli 15 (fq. 384-408). Tre lojtarët në proçesin e ofertës së parasë; Kontrolli i bazës monetare; Krijimi i depozitave të shumëfishta; Faktorët që përcaktojnë ofertën e parasë; Multiplikatori i parasë. Ky kapitull prezanton studentët me mekanizmat që përdor banka qëndrore për të kontrolluar ofertën e parasë. Cili është roli i ofertës së parasë në politikën monetare?
14
Mjetet e Politikës Monetare. Kapitulli 16 (fq. 409-434). Tregu i rezervës federale dhe raporti i fondeve federale; Mjetet Konvencionale të politikës monetare; Mjetet e politikës monetare të Bankës Qëndrore Evropiane.
15
Vlerësim i projektit dhe përsëritje para provimit final.
16
Final Exam.
1
Të demonstrojnë njohuri dhe kuptim për rolin e parasë dhe normave të intersit.
2
Të analizojnë rolin e bankave në ekonomi, të vlerësojnë performancën e tyre dhe justifikojnë kornizën rregullatore.
3
Të demonstrojnë njohuri dhe të kuptuarit e bankingut qëndror dhe të vlerësojnë realizimin e politikës monetare.
4
Të analizojnë proçesin e shtimit të ofertës së parasë, dhe identifikojnë mekanizmat përmes së cilëve banka qëndrore kontrollon bazën monetare.
5
Të kenë njohurinë dhe ekspertizën e kërkuar për të dhënë rekomandime relevante në realizimin e politikës monetare.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 20% 20%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 4 56
Detyrat
1 1 1
Gjysmë finale
1 2 2
Provimi përfundimtar
1 2 2
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00