Institucione dhe Tregje Financiare

Print

Blisard Zani, Msc

Kodi
EMS 225
Emri
Institucione dhe Tregje Financiare
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

Kjo lëndë ofron leksione gjithëpërfshirëse në funksionet e Tregjeve Financiare dhe Institucioneve në sistemin financiar global. Duke vlerësuar çdo koncept një nga një, studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë komponentët kryesorë që drejtojnë normat e interesit të kenë luhatje, tregjet që të bien, dhe se si mundet që politikëbërësit të ndërhynë për të siguruar mirëfunksionimin e Tregjeve Financiare.

Objektivat

-Të kuptohet diferenca midis ndërmjetësve financiarë dhe institucioneve financiare. -Të identifikohen ndryshimet themelore midis tregjve të ndryshëm financiarë. -Të përcaktohen funksionet e letrave me vlerë. -Të identifikohen ndryshimet midis tregut të aksioneve dhe tregut të obligacioneve. -Të përllogaritet çmimi i aksioneve në rrethana të ndryshme, duke marrë parasysh levizjet në normat e interesit. -Të kuptohen letrat me vlerë inovative, dhe se si lojtarët e tregut menaxhojnë riskun duke përdorur kontratat e së ardhmes ose derivatet financiare.

Java
Tema
1
Prezantim i kursit dhe sylabusit. Prezantim i librit dhe metodës së vlerësimit.
2
Hyrje në Tregje Financiare dhe Institucione. Kapitulli 1 (fq. 41-54) dhe Kapitulli 2 (fq. 55-76). Këto dy kapituj përmbledhin një hyrje të përgjithshme në bazat e Tregjeve Financiare dhe Institucioneve. Studentët do të mesojnë rreth koncepteve kryesore me të cilat do të ndeshen gjatë kursit si dhe strukturën e Sistemit Financiar. Cilat janë diferencat midis aksioneve dhe obligacioneve, çfarë janë normat e interest, çfarë janë krizat financiare dhe si të menaxhojmë riskun egzistues?
3
Normat e Interesit- Cili është kuptimi dhe roli i tyre në vlerësimin e çmimit? Kapitulli 3 (fq. 77-105). Këtë javë studentët do të thellojnë njohuritë dhe analizën sa i përket luhatjeve në normat e interesit. Ata do të merren me vlerën në kohë të parasë, do të analizojnë rrezikun e likujditetit dhe do të punojnë mbi koncepte të tjera financiare si Yielldi në Maturitet, Normal Reale e Interesit, dhe Normal Nominal e Intersit.
4
Normat e Interesit- Përse ndryshojnë ato? Kapitulli 4 (fq. 106-128). Këtë javë studentët do të thellojnë njohuritë dhe analizën sa i përket luhatjeve në normat e interesit. Ata do të merren me vlerën në kohë të parasë, do të analizojnë rrezikun e likujditetit dhe do të punojnë mbi koncepte të tjera financiare si Yielldi në Maturitet, Norma Reale e Interesit, dhe Norma Nominal e Interesit. Fundi i Kapitullit 4 vlerëson ndryshimet qe ndodhin në Ekuilibrin e Normave të Intersit.
5
A janë tregjet financiare efiçentë? Kapitulli 6 (fq.157-174). Ky kapitull analizon Hipotezën e Tregjeve Financiare në të tre format e saj, si dhe ilustron evidencat të cilat e mbështetin apo e hedhin poshtë këtë hipotezë. Studentët në fund të leskionit njihen dhe me disiplinën e Shkencës së Sjelljes në Financë si dhe implikimet e saj.
6
Përse ekzistojnë tregjet financiare? Kapitulli 7 (fq. 175-202). Në këtë kapitull, studentët mësojnë rreth rolit thelbësor që tregjet financiare kanë mbi progresin ekonomik në tërësi. Duke studiuar se si ndërmjetësit financiarë zgjidhin problemet kryesore të asimetrisë së informacionit, analizohen dhe rrethanat në të cilat tregjet financiare janë efiçente ose jo.
7
Kuiz dhe përsëritje para provimit gjysmë-final.
8
Provimi gjysmë-final.
9
Tregu i Aksioneve dhe Tregu i Hipotekave. Kapitulli 13 (fq. 333-352) dh Kapitulli 14 (fq. 354-373). Në këtë javë studentët do të mesojnë rreth aksioneve të zakonshëm dhe aksioneve të preferuar, si shiten dhe si përllogaritet çmimi aksioneve sipas kater modeleve të vlerësimit. Pjesa e dytë prezanton studentët me karakteristikat e tregjeve të hipotekave, lloje e kredive hipotekore dhe tregjet dytësore të hipotekave.
10
Tregu i Këmbimit Valutor dhe Sistemi Financiar Ndërkombëtar. Kapitulli 15 (fq. 375-397) dhe Kapitulli 16 (fq. 403-424). Studentët do të kuptojnë bazat e kursit të këmbimit valutor dhe ekuilibrin në tregun e këmbimit valutor duke eksploruar ndërkombëtarizimin e tregjeve financiare.
11
Fondet e Përbashkëta, Kompanitë e Sigurimit dhe Fondet e Pensionit. Kapitulli 20 (fq. 515-538) dhe Kapitulli 21 (fq. 540-568). Studentët do të egzaminojnë strukturën e institucioneve financiare jo-banka si dhe ndryshimet me bankat komerciale. Leksioni përfundon me identifikimin e objektivave të investimit të fondeve të përbashkëta, kompanive të sigurimit dhe fondeve të pensionit.
12
Bankat e Investimit, Ndërmjetësit (Brokers), dhe Tregtarët (Dealers) dhe Firmat me Kapital Sipërmarrës. Kapitulli 22 (fq. 570-592). Ky kapitull shpjegon strukturën e bankave të investimit dhe funksionin e ndërmjetësve dhe tregtarëve në tregjet financiare. Fundi i kapitullit prezanton kornizën rregullatore të firmave që tregtojnë letra me vlerë.
13
Menaxhimi i Rrezikut në Institucionet Financiare. Kapitulli 23 (fq. 594-612). Ky kapitull pershkruan metodat përmes së cilave institucionet financiare zbutin rrezikun e kreditimit, rrezikun e normës së interesit dhe rrezikun e likujditetit. Studentët do të vlerësojnë strategjitë për të menaxhuar rrezikun e normës së interesit.
14
Mbrojtja nëpërmjet Derivateve Financiarë. Kapitulli 24 (fq. 615-647). Në këtë kapitull studentët do të egzaminojnë një alternativë tjetër të menaxhimit të riskut në institucionet financiare. Ata do të prezantohen me derivatet financiarë dhe do të përftojnë njohuri mbi menyrën se si investitorët mbrohen kundrejt rrezikut të normës së interesit.
15
Përsëritje para provimit final dhe Kuiz.
16
Provim Final
1
Të diskutojnë teori që janë nën strukturën e afatave të normave të interesit.
2
Të kuptojnë luhatjet e valutës dhe faktorët ndikues të saj.
3
Të kuptojnë bilancin financiar të një banke dhe të bëjnë përllogaritje për ekspozimin ndaj rrezikut duke vlerësuar pozicionin e bankës me analizën “GAP”.
4
Të përllogaritin çmimin e aksioneve dhe obligacioneve duke përdorur vlerën në kohë të parasë.
5
Të njohin letrat me vlerë kryesore dhe te gjithë karakteristikat e tyre.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
2 10% 20%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 11 11
Provimi përfundimtar
1 14 14
Të tjera
2 4 8
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00