- Kodi
- EMS 227
- Emri
- Paraja dhe Banka
- Semestri
- 3
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 1.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.50
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Paraja dhe Bankat janë një bazë e makroekonomisë dhe themelore për studimin e tregjeve financiare. Kjo lëndë përparon njohuritë e studentëve mbi rolin e parasë në ekonomi, konceptin e vlerë së tanishme të parasë, percaktimin e normave të interesit si dhe realizmin e politikës monetare. Ajo ofron një përshkrim gjithëpërfshirës të funksionimit të parasë moderne dhe tregjeve të kapitalit në kontekst nacional dhe internacional. Ajo gjithashtu ofron një qasje të brëndshme në menaxhimin, performancën, dhe supervizimin e ndërmjetësve financiarë.
- Objektivat
-
Në fund të semestrit, studentët duhet të kenë një kuptim të qartë të koncepteve të financës ekonomike si më poshtë: -Teoria moderne monetare dhe rekomandimet e politikës kundëintuitive. -Mekanizmat e transmetimit nëpërmjet së cilëve politika monetare ndikon mbi makroekonominë. -Marrëdhënien mes normave të interesit dhe çmimit të aseteve. -Ndikimi i politikës monetare mbi bilancin ndërkombëtar të një shtetit. -Sistemi ndërkombëtar financiar. -Korniza rregullatore e sistemit bankar. -Agregatët monetarë dhe menyra e përllogaritjes së tyre.
- Java
- Tema
- 1
- Prezantim i kursit dhe silabusit. Përse Studiojmë Paranë, Bankat dhe Institucionet Financiare? Një Përmbledhje e Sistemit Financiar. Kapitulli 1 (fq. 50-64) dhe Kapitulli 2 (fq. 70-96). Struktura e bankave dhe institucioneve të tjera financiare. Një prezantim i përgjithshëm me instrumentët financiarë, ndërmjetësit financiarë, dhe kornizën rregullatore të sistemit financiar. Cfarë është Paraja? Kapitulli 3 (fq. 97-110). Ky kapitull përshkruan kuptimin e parasë, funksionin e parasë dhe evolucionin e mënyrave të pagesës. Në fund shpjegon agregatët monetarë dhe metodat e aplikuara për matjen e parasë në qarkullim.
- 2
- Kuptimi i Normës së Interesit. Kapitulli 4. Para se të vazhdojmë me studimin e parasë, bankave dhe tregjeve financiare, duhet të kuptojmë saktësisht çfarë do të thotë fraza normat e interesit. Në këtë kapitull, shohim se një koncept i njohur si rendimenti deri në maturim është masa më e saktë e normave të interesit; rendimenti deri në maturim është ajo që ekonomistët nënkuptojnë kur përdorin termin normë interesi. Do të diskutojmë se si matet përfitimi deri në maturim. Do të shohim gjithashtu se norma e interesit të një obligacioni nuk tregon domosdoshmërisht se sa i mirë është një investim, sepse ajo që obligacioni fiton (norma e tij e kthimit) nuk është domosdoshmërisht e barabartë me normën e tij të interesit. Në fund, do të eksplorojmë dallimin midis normave reale të interesit, të cilat janë të korrigjuara për inflacionin, dhe normave nominale të interesit, të cilat nuk janë duke u bazuar ne ekuacioni Fisher.
- 3
- Sjellja e Normës së Interesit. Kapitulli 5. Përcaktuesit e kërkesës për aktive; Ofertë dhe Kërkesë në tregun e obligacioneve; Ndryshimet në normat e interesit në ekuilibër; Ofertë dhe kërkesë në tregun për para: Korniza e preferencës për likuiditet; Para dhe normat e interesit.
- 4
- Teoria sasiore, Inflacioni, dhe Kërkesa për Para. Kapitulli 20 (fq. 520-537). Teoria sasiore e parasë; Defiçitet buxhetore dhe inflacioni; Teoria Kejnsiane e kërkesës për para; Teoria e portofolit e kërkesës për para. Cila është marrëdhënia midis normave të interesit dhe kërkesës për para?
- 5
- Bankingu dhe Menaxhimi i Institucioneve Financiare. Kapitulli 9 (fq. 236-263). Studentët do të punojnë me bilancin e një banke tregtare dhe do të fokusohen në principet e përgjithshme të menaxhimit të bankave. Menaxhimi i rrezikut të kreditimit; Marrëdhënia afatgjatë me klientin; Angazhimit e kredisë.
- 6
- Industria e Bankave: Struktura dhe Konkurenca. Kapitulli 11 (fq. 283-313). Historia e zhvillimit te sistemit bankar ndër vite; Inovacioni financiar; Struktura e bankave komerciale në SHBA; Ndryshimi midis bankava dhe institucioneve te tjera të shërbimeve financiare; Bankingu internacional.
- 7
- Krizat Financiare në Ekonomitë e Përparuara. Kapitulli 12 (fq. 315-341). Ky kapitull shpjegon dinamikat e krizave financiare në tregjet e përparuara. Si mundet që politikë bërësit të ndërhynë në rrethana të tilla; Stabilizimi i sistemit financiar global; masat afatgjatë. Nga Depresioni i Madh tek Kriza Financiare e 2007-2009. Krizat Financiare në Ekonomitë në Zhvillim. Kapitulli 13 (fq. 342-364). Ky kapitull thekson ndasitë midis krizave financiare në ekonomitë e zhvilluara dhe atyre në zhvillim.
- 8
- Provimi gjysmë-final.
- 9
- Bankat Qëndrore. Kapitulli 14 (fq. 366-383). Origjina e sistemit të bankava qëndrore, Ndryshimet në strukturat dhe funksionet e bankave qëndrore; Strukturat e bankave qëndrore të ekonomive të mëdha; Pavarësia e bankave qëndrore. Në këtë kapitull studentët do të mësojnë rreth sistemit të bankave qëndrore, përse është i rëndësishëm dhe si bankat qëndrore diferencohen nga njëra tjetra. Proçesi i shtimit të Ofertës së Parasë. Kapitulli 15 (fq. 384-408). Tre lojtarët në proçesin e ofertës së parasë; Kontrolli i bazës monetare; Krijimi i depozitave të shumëfishta; Faktorët që përcaktojnë ofertën e parasë; Multiplikatori i parasë. Ky kapitull prezanton studentët me mekanizmat që përdor banka qëndrore për të kontrolluar ofertën e parasë. Cili është roli i ofertës së parasë në politikën monetare?
- 10
- Mjetet e Politikës Monetare. Kapitulli 16 (fq. 409-434). Tregu i rezervës federale dhe raporti i fondeve federale; Mjetet Konvencionale të politikës monetare; Mjetet e politikës monetare të Bankës Qëndrore Evropiane.
- 11
- Tregu i Këmbimit Valutor. Kapitulli 18. Tregu i këmbimit valutor; Normat e këmbimit në afat të gjatë; Normat e këmbimit në afat të shkurtër: Një analizë e ofertës dhe kërkesës; Shpjegimi i ndryshimeve në normat e këmbimit.
- 12
- Sistemi Financiar Ndërkombëtar. Kapitulli 19. Intervenimi në tregun e këmbimit valutor; Bilanci i pagesave; Regjimet e normave të këmbimit në sistemin financiar ndërkombëtar; Kontrolli i kapitalit; Roli i FMN-së; Qasja ndërkombëtare për politikën monetare.
- 13
- Vlerësim Projekti.
- 14
- Mekanizmat e Transmetimit të Politikës Monetare. Kapitulli 26. Mekanizmat e transmetimit të politikës monetare; Mësime për politikën monetare.
- 15
- Vlerësim me të dhëna empirike dhe përsëritje para provimit final.
- 16
- Provim Final
- 1
- Të demonstrojnë njohuri dhe kuptim për rolin e parasë dhe normave të intersit.
- 2
- Të analizojnë rolin e bankave në ekonomi, të vlerësojnë performancën e tyre dhe justifikojnë kornizën rregullatore.
- 3
- Të demonstrojnë njohuri dhe të kuptuarit e bankingut qëndror dhe të vlerësojnë realizimin e politikës monetare.
- 4
- Të analizojnë proçesin e shtimit të ofertës së parasë, dhe identifikojnë mekanizmat përmes së cilëve banka qëndrore kontrollon bazën monetare.
- 5
- Të kenë njohurinë dhe ekspertizën e kërkuar për të dhënë rekomandime relevante në realizimin e politikës monetare.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 1 5% 5%
- Projekte
- 1 20% 20%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 0 0% 0%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 55%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 45%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 4 64
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 3 42
- Detyrat
- 1 7 7
- Gjysmë finale
- 1 5 5
- Provimi përfundimtar
- 1 5 5
- Të tjera
- 1 2 2
- Ngarkesa totale e punës
- 125
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.00
- ECTS
- 5.00