Sigurime

Print

Servet Gura, PhD

Kodi
EMS 303
Emri
Sigurime
Semestri
5
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

Lënda ka për qëllim të ofrojë një kuptim të thellë të mekanizmave dhe funksioneve të sigurimeve në ekonomi. Studentët do të mësojnë rreth llojeve të ndryshme të sigurimeve, riskut dhe rolit të sigurimeve në menaxhimin e risqeve dhe mbrojtjen financiare. Gjatë këtij kursi studentët do të njihen me konceptet kryesore të riskut dhe do të studiohet roli i sigurimeve si mënyra e tranferimit të riskut. Do të trajtohen llojet e ndryshme të sigurimeve, kontratat e sigurimeve, trajtimi dhe analiza financiare e kompanive siguruese, situata e sigurimeve në Shqipëri me raste studimore dhe me të ftuar të fushës. Studentët do të aftësohen duke njohur konceptet themelore të sigurimeve dhe tregun e sigurimeve, duke ju dhënë mundësi që të shohin karierën e tyre si agjentë sigurues, në fushën e aktuaristikës ose duke dhënë kontributin e tyre professional në kompanitë siguruese.

Objektivat

Objektivat e lëndës përfshijnë zhvillimin e njohurive themelore mbi konceptet dhe praktikat e sigurimeve, ku studentët do të mësojnë rreth llojeve të ndryshme të sigurimeve, funksionit të tregut të sigurimeve dhe rolit të tij në ekonomi. Gjithashtu, lënda synon të ndihmojë studentët të kuptojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e agjentëve të sigurimeve dhe konsumatorëve, si dhe të zhvillojnë aftësi analitike për të vlerësuar politikat e sigurimit dhe pasojat e tyre në jetën e përditshme dhe në kontekstin ekonomik më të gjerë. Në fund, studentët do të jenë të përgatitur për të analizuar tendencat dhe sfidat e ardhshme në industrinë e sigurimeve. Në fund të lëndës studentët do të jenë në gjendje të: • të njohin dhe kuptojnë konceptet themelore të sigurimeve dhe rëndësinë e tyre në menaxhimin e rrezikut. • të analizojnë strukturën dhe funksionimin e tregut të sigurimeve, duke përfshirë agjentët, kompanitë e sigurimeve dhe konsumatorët. • të njihen me legjislacionin dhe rregulloret që rregullojnë tregun e sigurimeve në Shqipëri dhe në nivel ndërkombëtar. • të analizojnë tendencat e reja dhe sfidat që do të ndikojnë tregun e sigurimeve në të ardhmen, përfshirë teknologjinë dhe inovacionin. • të zhvillojnë aftësi analitike për të vlerësuar ofertat e sigurimeve dhe për të bërë zgjedhje të informuara si konsumatorë.

Java
Tema
1
Prezantimi i Silabusit Prezantimi i Mënyrës së Vlerësimit Prezantimi i Organizimit të Lëndës
2
Tema I: Bazat e sigurimeve Trajton konceptet themelore të riskut dhe sigurimeve si dy elemente që lidhen ngushtësisht me njëri tjetrin. Një përshkrim i përgjithshëm i mënyrës si funksionojnë, llojeve të sigurimev etj. (Fundamentals of Insurance, 2nd Edition, Tena B. Crews ISBN: 9780538450157 faqe 2-27).
3
Tema II: Sigurimi i automjeteve Ky kurs do të ofrojë njohuri të rëndësishme mbi sigurimin e automjeteve, duke përfshirë risqet, llojet e mbulimeve dhe procesin e raportimit të aksidenteve. (Fundamentals of Insurance, 2nd Edition, Tena B. Crews ISBN: 9780538450157 faqe 28-57).
4
Tema III: Sigurimi i shëndetit Ky kurs do të ofrojë njohuri të rëndësishme mbi sigurimin shëndetësor, duke përfshirë llojet e planeve shëndetësore dhe proceset e blerjes së sigurimit. (Fundamentals of Insurance, 2nd Edition, Tena B. Crews ISBN: 9780538450157 faqe 58-85).
5
Tema IV: Sigurimet shoqërore Trajtohen sigurimet shoqërore si një sistem mbrojtjës ekonomik që synon të sigurojë ndihmë financiare për individët dhe familjet që përballen me rreziqe të tilla si pleqëria, paaftësia, papunësia, dhe vdekja e parakohshme. Gjithashtu, përfshihen mësime dhe burime për mësuesit që ndihmojnë në shpjegimin dhe përvetësimin e materialit, duke përfshirë plane mësimore. (Fundamentals of Risk and Insuranve, botimi 11, Emmet VAUGHAN & Therese VAUGHAN, Wiley, 2014, faqe 204-223 dhe Fundamentals of Insurance, 2nd Edition, Tena B. Crews ISBN: 9780538450157).
6
Tema V –Sigurimi i pronës Trajtohen konceptet kryesore që lidhen me sigurimet për pronat. Ky kapitull përfshin tri leksione kryesore që synojnë të ndihmojnë studentët të kuptojnë rëndësinë e sigurimeve për pronarët e shtëpive dhe qiramarrësit, si dhe mënyrat për të menaxhuar dhe reduktuar risqet e humbjes. (Fundamentals of Insurance, 2nd Edition, Tena B. Crews ISBN: 9780538450157, faqe 142-171
7
Tema VI: Sigurimi i jetës Sigurimin e jetës mbulon konceptet kryesore që lidhen me këtë lloj sigurimi, duke përfshirë përfitimet e tij, llojet e policave të sigurimit të jetës dhe mënyrat se si këto polica funksionojnë për të mbrojtur financiarisht familjet dhe individët në rastet e vdekjes së të siguruarit. (Fundamentals of Risk and Insuranve, botimi 11, Emmet VAUGHAN & Therese VAUGHAN, Wiley, 2014, faqe 224-239 dhe materiale shtesë).
8
Provimi gjysmë final
9
Tema VI: Sigurimi i Jetës - Baza Aktuariale e Sigurimit të Jetës Ky kapitull shqyrton mënyrën se si kompanitë e sigurimit përcaktojnë primet për kontratat e ndryshme të sigurimit të jetës. Qëllimi është të ofrohet një kuptim mbi dallimet mes kontratave. Këto dallime në prime bazohen në disa faktorë: probabiliteti i pagesës për secilin lloj police, kohëzgjatja e mbrojtjes dhe struktura e pagesës së primeve. Kjo ndihmon lexuesit të kuptojnë pse politikat e sigurimit të jetës kanë kosto dhe kushte të ndryshme mbulimi. (Fundamentals of Risk and Insuranve, botimi 11, Emmet VAUGHAN & Therese VAUGHAN, Wiley, 2014, faqe 240-252 dhe materiale shtesë).
10
Tema VII: Të drejtat dhe përgjegjësitë e agjentëve sigurues dhe konsumatorëve Ttrajton rëndësinë e të qenurit një konsumator i mirëinformuar dhe i përgjegjshëm në blerjen e sigurimeve dhe përballjen me përgjegjësitë ndaj kontratave të sigurimit. Kapitulli përfundon me një përmbledhje të koncepteve dhe një vlerësim për të testuar njohuritë mbi çështjet e trajtuara, përfshirë kuptimin e të drejtave, përgjegjësive dhe menaxhimin e risqeve si konsumatorë të sigurimeve. (Fundamentals of Insurance, 2nd Edition, Tena B. Crews ISBN: 9780538450157, faqe 246-279).
11
Tema VIII: Tregu i sigurimeve Tregu i sigurimeve është një sektor i rëndësishëm i ekonomisë që siguron mbrojtje financiare ndaj rreziqeve të ndryshme, duke përfshirë humbjet për shkak të fatkeqësive natyrore, aksidenteve, sëmundjeve, dhe vdekjes. Trajtimi i menyrës së funksionimit duke grumbulluar primet nga individë dhe biznese për të mbuluar humbjet që mund të ndodhin në të ardhmen. (Fundamentals of Risk and Insuranve, botimi 11, Emmet VAUGHAN & Therese VAUGHAN, Wiley, 2014, faqe 552-582/ materiale shtesë).
12
Tema XI: Sigurimet në të ardhmen Në këtë kapitull, diskutohet transformimi i tregut të sigurimeve përballë sfidave dhe mundësive që vijnë me të ardhmen. Për shkak të faktorëve të ndryshëm, përfshirë zhvillimet teknologjike, ndryshimet klimatike dhe ndryshimet demografike, industria e sigurimeve pritet të ndryshojë në mënyrë të konsiderueshme. (Fundamentals of Risk and Insuranve, botimi 11, Emmet VAUGHAN & Therese VAUGHAN, Wiley, 2014, faqe 620 / materiale shtesë).
13
Tema X: Sigurimet në Shqipëri, pjesa parë Trajton fushën e sigurimeve në kontekstin e konssumatorëve dhe kompanive siguruese. Një përshrkim i legjislacionit të sigurimeve, llojet e sigurimeve të detyrueshme dhe atyre vullnetare. Studimi i politikave rregulluese dhe studimi i tregut të sigurimeve. Raste studimore dhe të ftuar të fushës për të parë nga afër kompanitë siguruese. (Detailed Assessment of Observance IAIS Insurance Core Principles (ICPs) Albania, June 2023/ Law no. 52/2014 on “The activity of insurance and reinsurance”).
14
Tema X: Sigurimet në Shqipëri, pjesa e dytë Trajton fushën e sigurimeve në kontekstin e konssumatorëve dhe kompanive siguruese. Një përshrkim i legjislacionit të sigurimeve, llojet e sigurimeve të detyrueshme dhe atyre vullnetare. Studimi i politikave rregulluese dhe studimi i tregut të sigurimeve. Raste studimore dhe të ftuar të fushës për të parë nga afër kompanitë siguruese. (Detailed Assessment of Observance IAIS Insurance Core Principles (ICPs) Albania, June 2023/ Law no. 52/2014 on “The activity of insurance and reinsurance”).
15
Tema XIV: Trajton një përmbledhje të gjithë koncepteve dhe ushtrimet përkatëse. Studentët kanë për detyrë prezantimin e detyrave të kursit. (Fundamentals of Insurance, 2nd Edition, Tena B. Crews ISBN: 9780538450157).
16
Provim Final
1
1. Identifikimi dhe përshkrimi i elementëve themelorë të sigurimeve, përfshirë llojet e sigurimeve dhe funksionet e tyre. 2. Analizimi i tregut të sigurimeve, përfshirë ofertat e kompanive të ndryshme, politikat dhe trendet e fundit. 3. Identifikimi dhe analiza e të drejtave dhe përgjegjësive për agjentët sigurues dhe konsumatorët, duke zhvilluar njohuri mbi ligjet, komunikimin efektiv, dhe etikën profesionale në fushën e sigurimeve. 4. Analizimi i strukturave, funksioneve dhe trendeve të tregut të sigurimeve, duke kuptuar mekanizmat e tij dhe ndikimin në ekonominë e gjerë. 5. Aftësi për të parashikuar dhe analizuar zhvillimet e mundshme në fushën e sigurimeve, duke shqyrtuar inovacionet teknologjike, ndryshimet demografike dhe tendencat e politikave që mund të ndikojnë në industrinë e sigurimeve në të ardhmen. 6. Identifikimi i situatës së tregut të sigurimeve në Shqipëri, duke identifikuar sfidat dhe mundësitë për rritje, si dhe duke kuptuar rregulloret dhe strukturat që e ndikojnë këtë sektor.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 10% 10%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 20% 20%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 1 14
Detyrat
1 0 0
Gjysmë finale
1 15 15
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
1 12 12
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00