Menaxhim Risku

Print

Gentjan Gegaj, Msc

Kodi
EMS 301
Emri
Menaxhim Risku
Semestri
5
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

Ky kurs përmban leksione për trajtimin e njohurive gjithëpërfshirëse në fushën e menaxhimit të riskut. Duke trajtuar secilin koncept të programit në rend kronologjik, studentët do të jenë në gjendje të përkufizojnë konceptin kryesor të riskut, si dhe njohjen e gjithë proceseve të plota për trajtimin e tij sipas teknikave të ndryshme. Njëkohësisht, studentët do të prezantohen edhe me konceptet probabilitare për vlerësimin sasior të riskut, si dhe ndërtimin e portofoleve me tituj me risk, të korreluar në vlera të ndryshme.

Objektivat

Në përfundim të kursit, studentët do të jenë në gjendje të: • Përkufizojnë saktë konceptin e riskut, • Dallojnë riskun nga pasiguria, • Njohin gjithë hapat për procesin e menaxhimit të riskut, • Zgjedhin teknikën e duhur për menaxhimin e riskut, • Ndërtojnë saktë frontin eficent me kombinimet e titujve, • Njohin shpërndarjet probabilitare për vlerësimine riskut, • Ndërtojnë pemët e vendimit bazuar mbi vlerat e probabiliteteve, etj.

Java
Tema
1
Prezantim i kursit dhe programit të lëndës. Prezantimi i librit dhe metodës së vlerësimit.
2
Konceptet bazë të riskut dhe pasigurisë. Kreu I (fq. 1 – 26) dhe II (fq. 27 – 46) të librit të parë. Këta kapituj japin një prezantim të përmbledhur të konceptit bazë të riskut dhe pasigurisë. Kreu i parë na jep një paraqitje të parimeve të studimit të riskut, menaxhimi i tij, si dhe arsyet se përse është e nevojshme të realizohet studimi i riskut. Në kreun e dytë studiohet koncepti i pasigurisë, llojet e saj, si dhe burimet sasiore dhe cilësore të pasigurisë.
3
Menaxhimi i riskut. Kreu III (fq. 47 – 97) i librit të parë. Ky kapitull trajton më thellësisht procesin e menaxhimit të riskut, duke u ndaluar në secilin hap për menaxhimin e riskut. Gjatë këtij kreu studiohet identifikimi i riskut, vlerësimi sasior paraprak, vlerësimi i riksut, kontrolli i objektivave dhe në fund procesi i modelimit të riskut.
4
Llogaritja dhe vlerësimi i riskut. Kreu IV (fq. 99 – 131). Në këtë kre prezantohen shtrohen për diskutim pyetjet se si duhet të realizojmë procesin e llogaritjes së riskut, si dhe aktivitetet konkrete që nevojiten për këtë vlerësim. Në vijim prezantohen karakteristikat e riskut, dokumentimi i tij, si dhe metodat sasiore dhe cilësore për vlerësimin e riskut në këndvështrimin e projekteve të ndryshme.
5
Komunikimi i riskut. Kreu V (fq. 133 – 169). Kreu i pestë analizon një prej tre shtyllave kryesore të menaxhimit të riskut: komunikimin e tij. Qasja e këtij kapitulli lidhet me trajtimin e metodave se si duhet komunikuar fenomeni i riskut brenda një organizate. Më pas, komunikimi i riskut shihet në këndvështrimin e komunikimit brenda organizatës, dhe jashtë saj. Së fundmi, ky kre paraqet diksutimin mbi përfshirjen publike në komunikimin e riskut, si dhe eksternalitetet që vijnë prej burimeve të riskut.
6
Menaxhimi i riskut të ndërmarrjeve. Kreu VI (fq. 173 – 205). Ky kapitull ndalet më konkretisht në manxhimin e riskut në ndërarrjet, si organizatat kryesore ekonomike. Kreu na prezanton me aryset e studimit të riskut në ndërmarrje, si dhe me trendet më të fundit në menaxhimin e riskut në organizata të ndryshme. Paralelisht, kapitulli na jep një pamje të plotë të standardeve (ISO) dhe praktikave të menaxhimit të riskut vitet e fundit.
7
Përsëritje përpara provimit gjysmë – final. Quiz për konceptet e krerëve I – VI.
8
Provimi gjysmë final.
9
Identifikimi i problemit dhe menaxhimi i riskut. Kreu VII (fq. 207 – 233). Kreu i shtatë na paraqet të përmbledhur procesin se si duhet identifikuar saktë problemi dhe burimi i riskut. Si hapi i parë, identifikimi i riskut ka rëndësi pasi është pikënisja e vlerësimit të mëvonshëm sasior të riskut. Kreu paraqet më pas edhe kornizat se si duhet identifikuar problemi, si dhe parashtrimin e teknikave më të rëndësishme që duhen përdorur për menaxhimin e tij.
10
Ekonomiksi i menaxhimit të riskut. Kreu IX (fq. 251 – 271). Në kreun e nëntë të librit trajtohet koncepti i ekonomiksit brenda kontekstit të menaxhimit të riskut. Studentët do të njihen me diskutimet që kanë të bëjnë me konceptet e kostove oportune, vendimmarja në kushtet e riskut, marrëdhënia korrelative mes burimeve të riskut, etj. Njëkohësisht, kreu IX prezanton edhe eksternalitetet negative në formën e dështimeve të tregut, apo dështimin e politikave publike për të menaxhuar si duhet risqet.
11
Teoria e portofolit me variancë mesatare. Kreu IV (fq. 41 – 64) – libri i dytë. Në këtë kapitull trajtohet metoda statistikore e mundësive ekonomike në kushtet e riskut. Kapitulli ndalet gjerësisht në përcaktimin e vlerës së pritshme mesatare të kthimit, si dhe vlerësimin e riskut bazuar në variancën dhe devijimin standard të kthimeve. Në vijim prezantohen vlerësimet e riskut mbi treguesin e devijimit standard dhe korrelacionit të kthimeve.
12
Përvijimi i frontit eficent. Kreu V (fq. 65 – 106) – libri i dytë. Ky kapitull prezanton konceptin e froncit eficent, si dhe hapat për ndërtimin e tij. Në secilin prej kombinimeve dhe korrelacionit mes titujve si aksione dhe obligacione jepet forma grafike e frontit potencial eficent. Njëkohësisht studiohet edhe forma e frontit në kushtet e lejimit të shitjes shkurt të titujve.
13
Vështrim mbi probabilitetin. Kreu XII (fq. 449 – 464) – libri i parë. Kreu mbi probabilitin na prezanton me konceptet bazike të shancit, mundësisë, dhe vlerave probabilitare për ngjarjet e ndryshme me risk. Si një nga shtyllat qendrore të teorisë së riskut, vlerësimi probabilitar është kyç sidomos në vendimmarrjet që realizojnë individët, organizatat dhe ndërmarrjet. Ky kapitull trajton rregullat kryesore të probabilitetit, probabilitin e ngjarjeve me kusht si dhe teoremën Bayesiane të ngjarjeve probabilitare.
14
Përzgjedhja e shpërndarjes probabilitare. Kreu XIII (465 – 510). Kapitulli trajton llojet e ndryshme të shpërndarjeve probabilitare, në varësi të llojeve të ndryshme të gnjarjeve me risk. Në vijim të kreut prezantohen edhe disa shembuj konkretë se si duhet të përdoren secila prej shpërndarjeve të ndryshme, si dhe prezantimi grafik i secilës prej tyre.
15
Përsëritje përpara provimit final. Quiz për konceptet e krerëve pas provimit gjysmë final.
16
Provim Final
1
Të njohë dhe identifikojë konceptin e riskut dhe pasigurisë
2
Të kuptojnë proceset dhe hapat e menaxhimit të riskut
3
Të jetë i aftë të realizojë procese të thjeshta të vlerësimit të riskut
4
Të kuptojë shpërndarjet probabilitare të ngjarjeve me risk
5
Të jetë i aftë të njohë kuptimin e riskut në këndvështrimin e titujve financiarë
6
Të njohë konceptet e ekonomiksit të menaxhimit të riskut
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
2 10% 20%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 10 10
Provimi përfundimtar
1 13 13
Të tjera
2 5 10
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00