- Kodi
- EMS 307
- Emri
- Auditim
- Semestri
- 5
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 1.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.50
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Lënda do të trajtohet në frymën e tendencave të vërejtura për zhvillimin e funksionit të auditit dhe sfidave që paraqiten sot për këtë funksion. Fokusi do të jetë në mjedisin e sistemit të auditit dhe sistemit të kontrollit të brendshëm si edhe rolet, përgjegjësitë, metodat dhe metodologjitë, që përbëjnë një profesion modern. Trajtimi i lëndës do të jetë i orientuar drejt praktikës së auditimit, por edhe filozofisë e teorisë që drejton këtë profesion, për të treguar se përse auditimi përbën një funksion që shton vlerë në një entitet. Lënda “Auditim” do të trajtojë çështjet, që lidhen me sistemin e auditimit dhe sistemin e kontrollit të brendshëm në një organizatë. Në të trajtohen konceptet mbi auditimin dhe kontrollin e brendshëm, standardet ndërkombëtare që drejtojnë funksionin e auditit në një organizatë, auditimi i performancës, menaxhimi i performancës së programimit të auditimit, auditimi financiar, planifikimi dhe vlerësimi i riskut në programim e auditim, proceset dhe teknikat, risku dhe koncepte të riskut, risqet e teknologjisë së informacionit dhe kontrollet e tyre, mashtrimi dhe abuzimi, investigimi dhe stadet e tij, sigurimi i cilësise së shërbimit të auditimit, auditi si variabël i rëndësishëm i qeverisjes së organizatës, struktura e organizimit të funksionit, roli i komitetit të kontrollit dhe lidhjet me auditin e jashtëm. Materialet e ofruara shërbejnë si një burim edukimi për të diplomuarit. Materialet fokusohen në rolin dhe përgjegjësitë e auditit nga pikëpamja praktike, por edhe në kontekstin e qeverisjes së organizatës, menaxhimit të rrezikut dhe kontrollit. Interpretimi në praktikë i rolit të auditit ,do të varet nga perspektiva e adoptuar e auditit individual dhe mund të jetë rezultante e kombinimit të roleve të ndryshme që përfshijnë: Menaxhimi i performancës së programimit të auditimit, Auditimi i sistemeve të informacionit; Ekzaminimet dhe investigimet; Shqyrtimi i detajuar e analitik; Drejtimi i auditit dhe sigurimi i cilësisë; Qeverisja e organizatës dhe raportimi i auditit; Auditimi i pasqyrës së bilancit dhe respektimi i kuadrit ligjor e rregullativ.
- Objektivat
-
Në programin e këtij moduli, studentet do të gjejnë informacionin e nevojshëm për një numër problemesh që lidhen me: 1. Hyrje në audit dhe shërbimet e sigurimit 2. Kontrolli i brendshëm 3. Standarded Ndërkombëtare në Auditim dhe kodi etikës 4. Materialiteti dhe rreziku 5. Auditimi i performancës. 6. Burimet e auditimit dhe menaxhimi i tyre 7. Planifikimi,procesi dhe përmasat e auditit 8. Standartet e raportimit te menaxhimi. Raportimi dhe ndjekja e rekomandimeve. 9. Auditimi i të ardhurave dhe shpenzimeve 10. Auditimi i sistemeve të informacionit 11. Planifikimi i auditit 12. Bashkërendimi në auditim
- Java
- Tema
- 1
- Hyrje në audit dhe shërbimet e sigurimit Shqyrton bazat e auditit duke filluar nga qeverisja dhe kërkesa e përdoruesve për informacion të përgjithshëm, ndikimi në këshill dhe drejtuesit e lartë, kodet e qeverisjes etj. Gjithashtu pjesë e leksionit do të jenë dhe përkufizimet e shërbimeve të sigurisë dhe auditit, si dhe auditi i brendshëm, karta e auditit, auditi në sektorin qeveritar, operacional, auditi i jashtëm. (fq. 15-52)
- 2
- Kontrolli i brendshëm I Shqyrton konceptet themelore dhe elementet përbërëse të kontrollit të brendshëm dhe rëndësinë e tij. Parimet dhe elementet përbërës të sistemit të kontrollit të brendshëm, ambjenti, mjedisi i kontrollit, vlerësimi për rrezikun dhe veprimtaritë e kontrollit do të jenë pjesë e leksioneve. (fq. 53-80)
- 3
- Kontrolli i brendshëm II Në vijim të leksionit paraardhës. Në këtë leksion do të shqyrtohen tiparet, llojet dhe standartet e kontrollit të brendshëm. Objektivat dhe metodat e kontrollit, si dhe klasifikimi i kategorive të kontrollit të brendshëm.do të jenë pjesë integrale e tij. (fq. 81-99)
- 4
- Standartet Ndërkombëtare në Audititim (ISA) Ky leksion zhvillohet nëpërmjet ndërthurjes së teorisë me praktikën dhe synon konceptimin nga ana e studentit të standarteve të përgjithshme të GAAS, standarteve të punës në vend të GAAS, AICPA, SEC, si dhe pavarësisë së auditit. (fq 100-167)
- 5
- Materialiteti dhe rreziku Kjo temë trajton metarialitetin e pasqyrave financiare, modelin e rrezikut të auditit dhe përgjegjësinë e drejtimit kundrejt audituesit për kontrolluesin e brendshëm. Studentët gjithashtu do të zgjerojnë njohuritë e tyre nëpërmjet ushtrimeve që do të bëhen në fund të leksionit. (fq. 168-212)
- 6
- Auditimi i performancës Kjo temë trajton konceptet bazë të auditimit, objektiva dhe hapat që duhen ndjekur. Gjithashtu cikli dhe hapat e auditimit të performancës dhe llojet e ndryshme të punës së auditimit të vlerës së parave. (fq. 213-250)
- 7
- Burimet e auditimit dhe menaxhimi i tyre Planifikimi dhe menaxhimi i burimeve të auditit nëpërmjet politikave dhe proceduracve të auditit të jashtëm, si dhe mbikëqyrja gjatë auditimit janë bazat e kësaj teme. Studenët do të kenë njohuri gjithashtu mbi filozofinë dhe politikat e menaxhimit të burimeve njerëzore. (fq. 251-274)
- 8
- Provimi gjysmë final
- 9
- Planifikimi,procesi dhe përmasat e auditit (pjesa I) Kjo temë trajton veprimet para nisjes së angazhimit të auditit, të kuptuarit e biznesit të klientit, procedurën analitike paraprake, fletët e punës së auditit, programin e auditit, procedurat e auditit të përgjithshëm dhe procedurat në auditim. (fq. 275-302)
- 10
- Planifikimi,procesi dhe përmasat e auditit (pjesa II) Kjo temë është pjesë integruese e leksionit paraardhës, në të cilën zhvillohet kampionimi, testi i kontrolleve për vlerësimin e rrezikut të kontrollit, procedurat e pavarura për auditimin e tepricave të llogarive, hapat e kampionimit në auditimin e tepricave dhe ushtrime e problematika. (fq. 303-333)
- 11
- Standartet e raportimit te menaxhimi. Raportimi dhe ndjekja e rekomandimeve Shqyrtohet qëllimi i raportit të auditit , raporti standard i pakualifikuar dhe variantet, raportet e shmangies nga standartet kontabël, raportet për asektet e pazakonta të auditit, opinionin e pakualifikuar me shpjegim, formulimin e gjetjeve dhe ushtrime në lidhje me leksionin. (fq. 334-357)
- 12
- Auditi i të ardhurave dhe shpenzimeve Auditi i të ardhurave dhe shpenzimeve, rrjedhja e ngjarjeve të auditit, përmbledhja përfundimtare, ngjarjet jashtë datës së bilancit, përgjegjësitë pasi është dhënë raporti i auditit janë temat që zhvillohen në këtë kurs, duke u bashkëngjitur dhe me ushtrimet e problemet përkatëse. (fq. 371-303)
- 13
- Auditimi i sistemeve të informacionit Elementët e sistemit të bazuar në kompjuter, metodat e vlerësimit të kontrolleve të sistemit të informacionit, mjediset e kompjuterave personalë, abuzimi dhe mashtrimi në kompjuter, duke u pasqyruar dhe me ushtrime e problematikat përkatëse janë temat e shqyrtuara. (fq. 389-418)
- 14
- Bashkërendimi në auditim Kjo temë trajton rolin e komitetit të auditit, përgjegjësit e komitetit të auditit në sektorin publik dhe bashkërendimin e auditeve me njëri tjetrin. (fq. 419-431)
- 15
- Përsëritje dhe prezantim detyrë kursi
- 16
- Provim Final
- 1
- Studentët do të jenë të aftë të formojnë opinionin e tyre në lidhje me auditimin, llojet e auditimit, fazat kryesore të tij, me qëllim vlerësimin e gjendjes reale të organizatës që auditon;
- 2
- Studentët do të jenë të aftë të vlerësojnë efektin e informatave nga auditmi në lidhje me marrjen e vendimeve nga ana e organeve vendimmarrëse;
- 3
- Studentët do të jenë të aftë të vlerësojnë efektet e informatave nga auditmi për shfrytezuesit e brendshem dhe të jashtëm të raporteve të auditorit;
- 4
- Studentët do të jenë të aftë të prezantojnë opinionet e tyre mbi problemet /rezultatet e auditimeve të kryera;
- 5
- Studentët do të jenë të aftë në lidhje me konceptet dhe metodat kryesore të kryerjes së një auditimi, si dhe opinionin e auditorit për këto pasqyra financiare;
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 20% 20%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 1 10% 10%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 40%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 60%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 4 64
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 3 42
- Detyrat
- 1 3 3
- Gjysmë finale
- 1 7 7
- Provimi përfundimtar
- 1 9 9
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 125
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.00
- ECTS
- 5.00