- Kodi
- EMS 328
- Emri
- Kontabilitet Kostoje
- Semestri
- 0
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 1.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.50
- ECTS
- 5.00
- Përshkrimi
-
Lënda e kontabilitetit të kostos, fokusohet në studimin dhe aplikimin e metodave për të mbledhur, analizuar dhe raportuar informacionin financiar lidhur me kostot e prodhimit, shërbimeve dhe operacioneve në një biznes. Ky kurs ofron një hyrje të plotë dhe praktike në konceptet themelore të kontabilitetit të kostos, duke i ndihmuar studentët të kuptojnë se si kostot llogariten, kontrollohen dhe përdoren për të marrë vendime strategjike në organizata. Çfarë trajton lënda: Bazat e kontabilitetit të kostos: Hyrje në rolin e kontabilitetit të kostos në menaxhim, dallimi midis kontabilitetit financiar dhe atij të kostos, si dhe klasifikimi i kostove (të drejtpërdrejta, të tërthorta, fikse, të ndryshueshme). Sistemet e kostos: Eksplorimi i sistemeve të ndryshme të llogaritjes së kostove, siç janë kostot sipas porosive (job order costing), kostot sipas procesit (process costing) dhe kostot bazuar në aktivitet (activity-based costing). Planifikimi dhe kontrolli i kostove: Mbulon buxhetimin, analizën e variancave dhe teknikat për të mbajtur kostot nën kontroll. Vendimmarrja: Përdorimi i informacionit të kostos për të analizuar profitabilitetin, për të vendosur çmime dhe për të zgjedhur midis alternativave të ndryshme biznesi. Aplikime praktike: Shembuj dhe raste studimore nga bota reale që ilustrojnë zbatimin e koncepteve në industri të ndryshme.
- Objektivat
-
Çfarë do të mësojnë studentët: Të llogarisin dhe të interpretojnë kostot e produkteve ose shërbimeve duke përdorur metoda të ndryshme. Të zhvillojnë aftësi për të analizuar raportet financiare dhe për të identifikuar mundësi për uljen e kostove. Të kuptojnë si të përdorin të dhënat e kostos për planifikim dhe vendimmarrje efektive në menaxhim. Të aplikojnë njohuritë teorike në situata praktike, duke përfshirë përgatitjen e buxheteve dhe analizën e performancës financiare. Të fitojnë një bazë të fortë për karrierë në kontabilitet, menaxhim financiar ose konsulencë.
- Java
- Tema
- 1
- Tema 1. Hyrje në kontabilitetin e kostos (2 orë leksione; 2 orë seminare) Hyrje nё kontabilitetin e kostos. Përdorimi i informacionit të kontabilitetit të kostos dhe marrëdhënia e tij me degët e tjera të kontabilitetit. Teksti “Kontabiliteti i Kostos”; pёrkthim i librave tё autorёve Edward J. VanDerbeck “Principles of cost accounting” 15-edition dhe Raiborn, Kinney “Cost accounting principles”15th edition
- 2
- Tema 2. Klasifikimi i kostove. (2 orë leksione; 2 orë seminare) Identifikimi i tre elementëve bazë të kostos së prodhimit. Procedurat bazë të kontabilitetit të kostos. Dallimet midis dy llojeve bazë të sistemit të kontabilitetit të kostos. Ilustrimi në përgjithësi sistemin e kalkulimit të kostos për prodhimin për porosi. Teksti “Kontabiliteti i Kostos”; pёrkthim i librave tё autorёve Edward J. VanDerbeck “Principles of cost accounting” 15-edition dhe Raiborn, Kinney “Cost accounting principles”15th edition; Fq 16-64
- 3
- Tema 3. Kontabiliteti për materialet (2 orë leksione; 2 orë seminare) Aspektet bazë të kontrollit të materialeve. Procedura të kontrollit të brendshëm për materialet. Kontabilizimi i kostove tё materialeve dhe i regjistrimeve përkatёse në librin e madh. Kontabilizimi i inventarëve në një sistem just-in-time (lean production) dhe kontabilizimi i mbetjeve tё materialeve, produkteve të dëmtuara dhe prodhimit me defekt dhe efekti që këto kanë mbi koston e produktit përfundimtarë që rezulton nga procesi i prodhimit. Teksti “Kontabiliteti i Kostos”; pёrkthim i librave tё autorёve Edward J. VanDerbeck “Principles of cost accounting” 15-edition dhe Raiborn, Kinney “Cost accounting principles”15th edition; Fq 65-128
- 4
- Tema 4. Kontabiliteti për materialet (2 orë leksione; 2 orë seminare) Aspektet bazë të kontrollit të materialeve. Procedura të kontrollit të brendshëm për materialet. Kontabilizimi i kostove tё materialeve dhe i regjistrimeve përkatёse në librin e madh. Kontabilizimi i inventarëve në një sistem just-in-time (lean production) dhe kontabilizimi i mbetjeve tё materialeve, produkteve të dëmtuara dhe prodhimit me defekt dhe efekti që këto kanë mbi koston e produktit përfundimtarë që rezulton nga procesi i prodhimit. Teksti “Kontabiliteti i Kostos”; pёrkthim i librave tё autorёve Edward J. VanDerbeck “Principles of cost accounting” 15-edition dhe Raiborn, Kinney “Cost accounting principles”15th edition; Fq 65-128
- 5
- Tema 5. Kontabiliteti për punën (2 orë leksione; 2 orë seminare) Veçoritë e planeve të tarifës për orë pune dhe të tarifës për njësi prodhimi; Procedurat për kontrollin e kostos së punës si edhe llogaritja e kostos sё punës dhe e detyrimeve ndaj shtetit për të ardhurat personale. Shpërndarja e kostos së punës në objektet e kostos. Llogaritja për probleme të vecanta e koston sё punës dhe shpërndarja e saj drejt objekteve të kostos. Teksti “Kontabiliteti i Kostos”; pёrkthim i librave tё autorёve Edward J. VanDerbeck “Principles of cost accounting” 15-edition dhe Raiborn, Kinney “Cost accounting principles”15th edition; Fq 129-188
- 6
- Tema 6. Kontabiliteti për punën (2 orë leksione; 2 orë seminare) Veçoritë e planeve të tarifës për orë pune dhe të tarifës për njësi prodhimi; Procedurat për kontrollin e kostos së punës si edhe llogaritja e kostos sё punës dhe e detyrimeve ndaj shtetit për të ardhurat personale. Shpërndarja e kostos së punës në objektet e kostos. Llogaritja për probleme të vecanta e koston sё punës dhe shpërndarja e saj drejt objekteve të kostos. Teksti “Kontabiliteti i Kostos”; pёrkthim i librave tё autorёve Edward J. VanDerbeck “Principles of cost accounting” 15-edition dhe Raiborn, Kinney “Cost accounting principles”15th edition; Fq 129-188
- 7
- MidTerm
- 8
- Tema 7. Kontabiliteti për shpenzimet e përgjithshme tё prodhimit (2 orë leksione; 2 orë seminare). Identifikimi i modeleve tё sjelljes së kostove. Ndarja e kostove gjysëmvariabël në elementёt fikse dhe variabël. Përgatitja e buxhetit tё shpenzimeve të përgjithshme të prodhimit. Kontabilizimi i shpenzimeve tё përgjithshme të prodhimit faktike dhe shpërndarja e shpenzimeve tё përgjithshme të prodhimit të reparteve të shërbimeve nëpër repartet e prodhimit. Shpёrndarja e shpenzimeve tё përgjithshme të prodhimit duke përdorur koeficientë të paracaktuar si dhe kontabilizimi i shpenzimeve tё përgjithshme të prodhimit faktike dhe të llogaritura. Teksti “Kontabiliteti i Kostos”; pёrkthim i librave tё autorёve Edward J. VanDerbeck “Principles of cost accounting” 15-edition dhe Raiborn, Kinney “Cost accounting principles”9th edition; Fq 189-190 dhe 216-262
- 9
- Tema 8. Menaxhimi i bazuar nё aktivitet dhe kostoja e bazuar nё aktivitet (2 orë leksione; 2 orë seminare) Kuptimi i aktiviteteve vlerështuese dhe jovlerështuese në një sistem menaxhimi të bazuar në aktivitete. Ndikimi i eficiencёs sё ciklit të prodhimit nga aktivitetet vlerështuese dhe jovlerështuese. Përse në një sistem të kostos së bazuar në aktivitet, duhet të përcaktohen faktorët e kostos. Llogaritja e kostove tё produkteve dhe të shërbimeve në sistemin e kostos së bazuar në aktivitet. Identifikimi i rrethanave kur sistemi i kostos së bazuar në aktivitet është i dobishëm për njësitë ekonomike dhe çfarë informacioni siguron një sistem i tillë për menaxherët. Kritikat ndaj sistemit të kostos së bazuar në aktivitet. Teksti “Kontabiliteti i Kostos”; pёrkthim i librave tё autorёve Edward J. VanDerbeck “Principles of cost accounting” 15-edition dhe Raiborn, Kinney “Cost accounting principles”9th edition; Fq 270-328
- 10
- Tema 9. Menaxhimi i bazuar nё aktivitet dhe kostoja e bazuar nё aktivitet (2 orë leksione; 2 orë seminare) Kuptimi i aktiviteteve vlerështuese dhe jovlerështuese në një sistem menaxhimi të bazuar në aktivitete. Ndikimi i eficiencёs sё ciklit të prodhimit nga aktivitetet vlerështuese dhe jovlerështuese. Përse në një sistem të kostos së bazuar në aktivitet, duhet të përcaktohen faktorët e kostos. Llogaritja e kostove tё produkteve dhe të shërbimeve në sistemin e kostos së bazuar në aktivitet. Identifikimi i rrethanave kur sistemi i kostos së bazuar në aktivitet është i dobishëm për njësitë ekonomike dhe çfarë informacioni siguron një sistem i tillë për menaxherët. Kritikat ndaj sistemit të kostos së bazuar në aktivitet. Teksti “Kontabiliteti i Kostos”; pёrkthim i librave tё autorёve Edward J. VanDerbeck “Principles of cost accounting” 15-edition dhe Raiborn, Kinney “Cost accounting principles”9th edition; Fq 270-328
- 11
- Tema 10. Sistemi i kostos për prodhimin për porosi (2 orë leksione; 2 orë seminare) Dallimi i sistemit tё kostos për prodhimin pёr porosi nga sistemi i kostos për prodhimin e vazhdueshëm si edhe nga ndryshojnë metodat e tyre përkatëse të vlerësimit. Karakteristikat dalluese të sistemit të kostos për prodhimin pёr porosi dhe cilat janë dokumentet autorizuese kryesore të një sistemi të kostos për prodhimin pёr porosi. Grumbullimi i kostove në një sistem të kostos për prodhimin për porosi si edhe se si e ndihmon vendimmarjen e drejtimit informacioni i marrë nga sistemi i kostos për prodhimin për porosi. Trajtimi i humbjeve në një sistem të kostos pёr prodhimin për porosi dhe se si përdoren kostot standarde në një sistem të kostos për prodhimin për porosi. Teksti “Kontabiliteti i Kostos”; pёrkthim i librave tё autorёve Edward J. VanDerbeck “Principles of cost accounting” 15-edition dhe Raiborn, Kinney “Cost accounting principles”9th edition; Fq 329-390
- 12
- Tema 11. Sistemi i kostos për prodhimin për porosi (2 orë leksione; 2 orë seminare) Dallimi i sistemit tё kostos për prodhimin pёr porosi nga sistemi i kostos për prodhimin e vazhdueshëm si edhe nga ndryshojnë metodat e tyre përkatëse të vlerësimit. Karakteristikat dalluese të sistemit të kostos për prodhimin pёr porosi dhe cilat janë dokumentet autorizuese kryesore të një sistemi të kostos për prodhimin pёr porosi. Grumbullimi i kostove në një sistem të kostos për prodhimin për porosi si edhe se si e ndihmon vendimmarjen e drejtimit informacioni i marrë nga sistemi i kostos për prodhimin për porosi. Trajtimi i humbjeve në një sistem të kostos pёr prodhimin për porosi dhe se si përdoren kostot standarde në një sistem të kostos për prodhimin për porosi. Teksti “Kontabiliteti i Kostos”; pёrkthim i librave tё autorёve Edward J. VanDerbeck “Principles of cost accounting” 15-edition dhe Raiborn, Kinney “Cost accounting principles”9th edition; Fq 329-390
- 13
- Tema 12. Sistemi i kostos për prodhimin e vazhdueshëm- trajtim i pёrgjithshёm (2 orë leksione; 2 orë seminare) Dallimet mes sistemeve kontabël të kostos për prodhimin për porosi dhe prodhimit të vazhdueshëm. Llogaritja e kostove për njësi në një sistem të prodhimit të vazhdueshëm. Llogaritja e kostos sё inventarёve, për njësitë ekuivalente të prodhimit me metodën e kostos mesatare. Përgatitja e një raporti të kostove të prodhimit dhe regjistrimet kontabël për një repart pa dhe me gjendje inventari në fillim. Përgatitja e një raporti të kostove të prodhimit dhe regjistrimet kontabël për disa reparte pa dhe me gjendje inventari në fillim. Përgatitja e një raporti të kostove të prodhimit në rastin kur në repartin paraardhës ndryshon kostoja e transferimit për njësi. Teksti “Kontabiliteti i Kostos”; pёrkthim i librave tё autorёve Edward J. VanDerbeck “Principles of cost accounting” 15-edition dhe Raiborn, Kinney “Cost accounting principles”9th edition; Fq 391-440
- 14
- Tema 12. Sistemi i kostos për prodhimin e vazhdueshëm- trajtim i pёrgjithshёm (2 orë leksione; 2 orë seminare) Dallimet mes sistemeve kontabël të kostos për prodhimin për porosi dhe prodhimit të vazhdueshëm. Llogaritja e kostove për njësi në një sistem të prodhimit të vazhdueshëm. Llogaritja e kostos sё inventarёve, për njësitë ekuivalente të prodhimit me metodën e kostos mesatare. Përgatitja e një raporti të kostove të prodhimit dhe regjistrimet kontabël për një repart pa dhe me gjendje inventari në fillim. Përgatitja e një raporti të kostove të prodhimit dhe regjistrimet kontabël për disa reparte pa dhe me gjendje inventari në fillim. Përgatitja e një raporti të kostove të prodhimit në rastin kur në repartin paraardhës ndryshon kostoja e transferimit për njësi. Teksti “Kontabiliteti i Kostos”; pёrkthim i librave tё autorёve Edward J. VanDerbeck “Principles of cost accounting” 15-edition dhe Raiborn, Kinney “Cost accounting principles”9th edition; Fq 391-440
- 15
- Tema 13. Sistemi i kostos për prodhimin e vazhdueshëm – procedura tё mёtejshme. Kontabiliteti pёr bashkёproduktet dhe nёnproduktet (2 orë leksione; 2 orë seminare) Llogaritja e kostos për njësi kur materialet nuk hidhen në mënyrë uniforme gjatë procesit të prodhimit. Kontabilizimi i njësive të humbura dhe njësive të fituara në procesin e prodhimit. Ngarkimi i kostove tё inventarëve duke përdorur metodën hyrja e parë dalja e parë. Identifikimi i metodave tё përdoruara për të shpërndarë kostot e përbashkëta të bashkëprodukteve dhe kontabilizimi i kostove tё nënprodukteve. Teksti “Kontabiliteti i Kostos”; pёrkthim i librave tё autorёve Edward J. VanDerbeck “Principles of cost accounting” 16-edition dhe Raiborn, Kinney “Cost accounting principles”9th edition; Fq 441-488
- 16
- Provim Final
- 1
- Në përfundim të kursit studentët do të arrijnë të njohin konceptet bazë të kostos, klasifikimet e kostove, përdorimin e informacionit të kontabilitetit të kostos dhe marrëdhënia e tij me degët e tjera të kontabilitetit. Lënda jep konceptet bazë të elementeve të kostove te prodhimit; të sistemitte kalkulimit të kostos për prodhimin për porosi dhe per prodhimin e vazhdueshem; aspektet bazë të kontrollit të materialeve; procedurat për kontrollin e kostos së punës si edhe llogaritja e kostos sё punës dhe e detyrimeve ndaj shtetit për të ardhurat personale; identifikimi i modeleve tё sjelljes së kostove, metodat e ndarjes së kostove gjysëmvariabël në elementёt fikse dhe variabël; njohja dhe kontabilizimi i shpenzimeve tё përgjithshme të prodhimit faktike dhe shpërndarja e shpenzimeve tё përgjithshme të prodhimit të reparteve të shërbimeve nëpër repartet e prodhimit; kuptimi i aktiviteteve vlerështuese dhe jovlerështuese në një sistem menaxhimi të bazuar në aktivitete; llogaritja e kostove tё produkteve dhe të shërbimeve në sistemin e kostos së bazuar në aktivitet; identifikimi i elementëve bazë të krijimit të sistemit të kontabilitetit të kostos si dhe metodat bazë të organizimit të sistemit të kontabilitetit të kostos.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 1 10% 10%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 4 64
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 4 56
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 1 2 2
- Provimi përfundimtar
- 1 3 3
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 125
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.00
- ECTS
- 5.00