Tipografia

Print

Nevila Samarxhi, Msc

Kodi
MUL 106
Emri
Tipografia
Semestri
0
Leksione
2.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
2.50
ECTS
5.00
Përshkrimi

Lënda e Tipografisë synon që studentët të marrin njohuri të përgjithshme mbi një nga dukuritë e zejet më të rëndësishme të njerëzimit-Shtypshkrim. Ajo nis me historinë më të hershme të mjediseve ku shfaqen dëshmitë e saj. Ky hark historik zgjerohet gjeografikisht në hapsirë. Ajo fillon me shndërrimin e vizatimeve (ilustrimeve) në kumt-shkrime(simbole) e më pas në shkrimin zanor- alfabetik(e gërmëzuar). Përfshin ecurinë e trajtës së numrave dhe kumt-shkrimeve (simbole) të tjera në togun e dukurisë së Shtypshkrimit (Tipografisë).Vijon me fillet e Shtypshkrimit si art, tipologji dhe teknologji. Cek teknikat tradicionale të shtypshkrimit dhe ecurinë teknologjike. Përmend “gjininë femërore” të Shtypshkrimit-Letrën, shpikjen, ecurinë, standartet e peshës, përmasave, etj. Flet për rolin e ngjyrës në Tipografi. Hedh një vështrim mbi Tipografinë para dhe pas Gutenbergut. Me shembuj pamorë në foto ose video të koncepteve, trajtesave e vecorive që shoqërojnë teorinë. do të lehtësohet marrja e njohurive nga studenti Në fund të kursit, studenti do të ketë njohuri të përgjithshme mbi qëllimet dhe mundësitë e shtypshkrimit. Dhe do të jenë të aftë. Të bëjnë: -Përcaktimin e trajtës së fontit në shkueshmëri me gërmat përbërëse: -Përcaktimin e trajtës së fontit në shkueshmëri me kuptimin e përmbajtjes së shkrimit; -Përcaktimin e trajtës së një gërme në shkueshmëri me një send apo gjallesë me ngjyrim; -Përcaktimin e trajtës, madhësisë, ngjyrës së fontit në shkueshmëri me foton apo vizatimin shoqërues dhe mbi llojin e duhur të sipërfaqes, gramaturës dhe ngjyrës së një letre.

Objektivat

Pas përfundimit me sukses të këtij kursi, studentët do të kenë përfunduar projekte që demonstrojnë një kuptim themelor të objektivave të përcaktuara nga programi dhe universiteti: Zhvillimi i konceptit themelor të Tipografisë - zhvillimi i aftësive, kompetencave dhe këndvështrimeve specifike të nevojshme nga profesionistë të fushës që lidhen më ngushtë me këtë kurs,: Nxitja e kapaciteteve krijuese - zhvillimi i kapaciteteve krijuese (shkrim, krijim, projektim, interpretim, në Tipografi, etj.), Kërkimi dhe pranimi i vlerësimit kritik të punës tuaj dhe vlerësimi në mënyrë kritike i punës së të tjerëve me një buzëqeshje në fytyrë.

Java
Tema
1
Hyrje në Tipografi. Prezantimi i kursit, objektivave dhe metodave të mësimit. Historia e tipografisë dhe roli i saj në dizajn. Elementet bazë të tipografisë: shkronjat, fontet, stilet dhe tiparet kryesore. Diskutim dhe shqyrtim i disa projekteve tipografike!
2
Klasifikimi i fontëve (serif, sans-serif, script, display, etj.). Përdorimi i fontëve për dizajne të ndryshme. Zgjedhja dhe përdorimi i fontëve për projekte të vogla. Shkrimi-Llojet e alfabeteve. Tema e detyrës projekt 1/ Gërmat janë pjesë e mjedisit tonë dhe kanë lindur prej tij. Gërmat latine ndonëse nuk e kanë zanafillën përdrejt nga piktogramet (shkrimi i Lindjes së Largët) mund të mishërohen këndshëm me apo pa qëllim.
3
Karakteristikat e fontëve: madhësia, hapësira, dhe pesha. Kombinimi i fontëve dhe krijimi i hierarkisë vizuale. Përdorimi i dy ose më shumë fontëve në një projekt. Si të gjitha qënjet, sende apo gjallesa, gërmat kanë anatominë e tyre. Përdorim i çdo vegle apo tube veglash të njësuara (sistemi) ka nevojë njohjen paraprake. Njohja kryhet përmes: -zbërthimit e pjesëve dhe emërtimin e tyre, njohjen e vecorive të cdo pjese detyrën që kryen cdo pjesë në të tërën (dobi&bukuri, a.i. funksion&emocion) Njohja e Pragjeve (standarteve) e të zejes si: Masa, gërmëhapsira, rresht’hapsira, madhoria (kapitale) kryemadhet (drop caps) gjerësitë, pjerrësitë, nënvizimet, ngjyra, etj. Prezantim, projekti 1/ Përshkrimi i mbiemrit!
4
Parimet e rreshtimit të tekstit: linjat, kolonat, dhe shpërndarja e barabartë. Përdorimi i hapësirave të bardha për kompozim të pastër. Krijimi i një kompozimi me tekst të saktë dhe tërheqës. Paraqitje e vecorive dhe shembuj të përzgjedhur nga teknika e bukurshkrimeve. Vazhdim, projekti 1/ Përshkrimi i mbiemrit!
5
Përcaktimi i madhësisë së fontit dhe densitetit të tekstit në një dizajn. Rëndësia e lexueshmërisë dhe kontrasti. Madhësia, densiteti në një dizajn të thjeshtë. Prirjes së brendshme thelbore të njeriut për bukurimin (estetizim) e veglave nuk i shmangen as gërmat. Përbërësit dhe teknikat. Ndikimi i Tipografisë në cilësinë e Qytetërimit. Prezantim, projekti 2/ Nje thënie përserite 4 herë dhe në çdo rresht luaj me tipografinë!
6
Teoria e ngjyrave dhe ndikimi i ngjyrave në lexueshmëri dhe emocionet.Përdorimi i ngjyrave për të përforcuar mesazhin e dizajnit. Përdorimi i ngjyrave të ndryshme në një projekt tipografik. Prirjes së brendshme thelbore të njeriut për bukurimin (estetizim) e veglave nuk i shmangen as gërmat. Vazhdim, projekti 2/ Nje thënie përserite 4 herë dhe në çdo rresht luaj me tipografinë!
7
Rregullat e rreshtimit të elementeve tipografike në një faqe. Përdorimi i metrikës dhe shtrirja e shkronjave. Kompozimi i një faqeje të thjeshtë me tekst dhe imazhe. Prirjes së brendshme thelbore të njeriut për bukurimin (estetizim) e veglave nuk i shmangen as gërmat. Prezantim, projekti 3/ Një pikëpyetje formoje me një thenie të zgjedhur!
8
Provimi gjysmë final/ Printim / Dorëzim prezantim, 3 projektet! (Një në A3 me ngjyra)
9
Rëndësia e tipografisë në hartimin e broshurave dhe materialeve të shtypura. Si të krijoni një broshurë tërheqëse vizualisht dhe informuese. Dizenjoni një broshurë të thjeshtë! 3 llojet e tipografisë: E lartë – e thellë – e sheshtë. Prezantimi, projekti 4/ Bëni një poster me ngjyra të plota duke përdorur fontin tuaj të preferuar me një përbërje të përzier!
10
Përdorimi i tipografisë në dizajnin e postereve dhe promovimin e ngjarjeve. Kombinimi i elementeve tipografike dhe vizuale për mesazhe të fuqishme. Projektimi i një poster dhe përdorimi i tipografisë si element kryesor. Teknikat e parapërgatitjes së materialeve që shtypen. Nevojat e përshtatjes së tyre me ecurinë e përmirësimeve teknologjike. Sprovat teknike te kryerjes së grafikave e shkrimeve burimore. Vazhdim, projekti 4/ Bëni një poster të plotë me ngjyra duke përsorur gërmën tuaj të preferuar me përbërje të ndërthurur!
11
Thelbi i cdo dukurie të qenies është marrëdhënia. Tipografia ka thuajse një njëtajtshmëri (identikit) me rracën njerëzore. Në prodhimin tipografik dallohen qartë edhe metafora e gjinisë në ecurinë e frytit të shtypshkrimit. Letra është gjinia që mbetet bazë për pasjen e një fryti. Ajo ka ndihmesën e saj jo vetëm në jetësimin qenësor por edhe bukurimor (estetik) të shtypshkrimit. Historia e prodhimit të letrës, përbërësit e vecoritë e saj do të trajtohen në këtë duke përfshirë edhe pragjet (standartet) e emërtimet që përdoren dendur në gjuhën e sotme të shtyshkronjësve e dizajnerëve. Prezantim, projekti 5/ Bëni ose gjeni një tipografi me fuqi madhore!
12
Rishikimi dhe përmirësimi i projekteve të studentëve. Shtypi është një ndjekës i detyruar i bukurisë natyrore. Pjesë e saj janë posacërisht ngjyrat. Ato janë nga sprovat më të ndërlikuara teknologjike dhe risitë e sotme të shtypshkrimit. Ngjyrat kanë vecoritë e tyre por edhe këndvështrime të ndryshme të kësaj dukurie. Ngjyrat janë fushore dhe lëndore. Teknologjitë e sotme dixhitale kanë krijuar softe dhe teknika mjaft të stërholluara në shtypjen e ngjyrave cilësore. Vazhdim, projekti 5/ Bëni ose gjeni një tipografi me fuqi madhore!
13
Përmbledhje e të gjithë lëndës dhe diskutimi mbi teknikat e përdorura. Diskutimi mbi aplikimin praktik të tipografisë. Përdorimi i tipografisë për krijimin e një projekti të plotë dhe prezantimi i tij. Formatet e depozitimit të njohurive apo dokumentave kanë pasur trajta të ndryshme në rrjedhën e kohes. Prezantim, projekti 6/ Mbushni ose gjeni gërma me kafshë ose me fruta perime!
14
Dixhitalizimi i mjaft prej hallkave të ecurisë së shtypit ka sjellë një pamje të re në mjaft këndvështrime tepër premtuese. Punë e mundimshme, punë dore me mjete fillestare, materiale të vështira për tu gjetur dhe punuar, prodhime të shtrenjta dhe unikale, ndikim i ulët në ruajtjen e shpërndarjen dijeve. Kjo është pamja e zejes së shtypshkrimit para shpikjes së Gutembergut. Dixhitalizimi i mjaft prej hallkave të ecurisë së shtypit ka sjellë një pamje të re në mjaft këndvështrime tepër premtuese. Vazhdim, projekti 6/ Mbushni ose gjeni gërma me kafshë ose me fruta perime!
15
Krijimi i portofolit dhe percaktimi i punes qe do printohet!
16
Provim Final
1
Kuptimi themelor i Tipografisë.
2
Kuptimi thelbësor i proceseve të zgjidhjes së problemeve nëpërmjet Tipografisë
3
Të analizojnë, efektin e zgjedhjes së ngjyrave në emocionet e audiences, punimet e tyre dhe të tjerëve për të kuptuar se si elementët dhe parimet janë përdorur, si të bëjnë diferencën.
4
Të zbatojnë teknika të ndryshme në krijimin e projekteve praktike. Nëpërmjet Tipografisë.
5
Të japin kritikë konstruktive për projektet e veta dhe të të tjerëve.
6
Të vlerësojnë dhe argumentojnë zgjedhjet e bëra në një projekt të caktuar.
7
Të të krijojnë projekte origjinale duke përdorur konceptet dhe teknikat e mësuara.
8
Të përdori për këto qëllime softuer grafik si Adobe Illustrator, Photoshop, InDesign.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 30% 30%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 10% 10%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 7 7
Gjysmë finale
1 12 12
Provimi përfundimtar
1 16 16
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
125
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.00
ECTS
5.00