Sisteme të Informimit dhe Komunikimit

Print

Grasiela Baçellari, Msc

Kodi
MUL 203
Emri
Sisteme të Informimit dhe Komunikimit
Semestri
3
Leksione
3.00
Seminare
0.00
Laboratore
3.00
Kredite
3.00
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda synon të zhvillojë te studentët kuptimin mbi bazat teknologjike të sistemeve të informacionit dhe komunikimit, duke integruar konceptet e teknologjisë së informacionit (IT) me aplikimet në multimedia dhe dizajn grafik. Studentët do të mësojnë të kuptojnë se si funksionon infrastruktura digjitale nga hardueri dhe rrjetet, tek bazat e të dhënave, cloud computing dhe inteligjenca artificiale dhe si këto teknologji përdoren për krijimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e përmbajtjeve vizuale e multimediale.

Objektivat

Në përfundim të kursit, studenti do të jetë në gjendje të: - Shpjegojë strukturën e sistemeve të informacionit dhe rolin e tyre në teknologjinë moderne; - Kuptojë arkitekturën e rrjeteve dhe komunikimit digjital; - Aplikojë konceptet e ruajtjes së të dhënave dhe cloud computing në menaxhimin e përmbajtjeve multimediale; - Kuptojë ndikimin e sigurisë, etikës dhe privatësisë në përpunimin e të dhënave; - Analizojë rolin e inteligjencës artificiale dhe automatizimit në proceset krijuese dhe komunikimin digjital.

Java
Tema
1
Prezantimi i kursit dhe programit mësimor.
2
Hyrje në Sistemet e Informimit dhe Komunikimit. Kjo temë ofron një hyrje të zgjeruar në konceptin e Sistemeve të Informimit dhe Komunikimit (SIK), duke shpjeguar përbërësit dhe funksionet e tyre kryesore. Studentët mësojnë si informacioni krijohet, përpunohet, ruhet dhe shpërndahet përmes sistemeve digjitale, me fokus në përmbajtjet vizuale dhe multimediale. Diskutohet roli i SIK në industri kreative, media digjitale, marketing dhe dizajn grafik, si dhe ndikimi i tyre në transformimin e komunikimit modern.
3
Arkitektura e një sistemi informacioni. Në këtë temë analizohet arkitektura e një sistemi informacioni, duke identifikuar komponentët kryesorë: hardware, software, rrjetet, të dhënat dhe përdoruesit. Studentët kuptojnë mënyrën se si këta elementë bashkëveprojnë për të ndërtuar sisteme funksionale dhe të besueshme.
4
Komponentët fizikë të një sistemi. Kjo javë fokusohet në komponentët fizikë të sistemeve kompjuterike, duke përfshirë CPU, RAM, pajisjet e ruajtjes dhe pajisjet hyrje/dalje. Studentët kuptojnë se si performanca e hardware-it ndikon drejtpërdrejt në përpunimin e imazheve, videove dhe aplikacioneve grafike. Diskutohet rëndësia e zgjedhjes së pajisjeve të përshtatshme për punë kreative dhe multimediale.
5
Sistemet operative moderne. Në këtë temë trajtohen sistemet operative moderne si Windows, macOS dhe Linux, duke analizuar funksionet e tyre kryesore dhe ndërveprimin me përdoruesin. Studentët mësojnë se si sistemet operative krijojnë mjedisin e punës për aplikacione multimediale dhe grafike. Theksi vihet në menaxhimin e skedarëve, burimeve dhe pajtueshmërinë me softuerë kreativë.
6
Bazat e rrjeteve kompjuterike. Kjo javë prezanton konceptet bazë të rrjeteve kompjuterike, përfshirë llojet e rrjeteve, protokollet e komunikimit, adresimin IP dhe DNS. Studentët kuptojnë se si rrjetet mundësojnë shpërndarjen e përmbajtjes multimediale dhe bashkëpunimin online.
7
Përsëritje dhe prezantim projekti (Faza I)
8
Provimi Gjysmëfinal
9
Komunikimi digjital dhe rrjetet sociale. Kjo temë analizon komunikimin digjital dhe rolin e rrjeteve sociale në shpërndarjen e informacionit vizual. Studentët mësojnë se si përmbajtjet multimediale perceptohen nga audienca dhe si ndikojnë platformat digjitale në dizajn dhe komunikim.
10
Bazat e të dhënave. Në këtë javë trajtohen konceptet bazë të databazave, organizimi i të dhënave, roli i metadata-s dhe ruajtja e mediave digjitale. Studentët kuptojnë rëndësinë e databazave në menaxhimin e projekteve multimediale dhe platformave kreative.
11
Cloud Computing. Kjo temë shpjegon konceptin e cloud computing dhe përdorimin e tij në ruajtjen, menaxhimin dhe shpërndarjen e përmbajtjeve multimediale. Diskutohet bashkëpunimi online, aksesueshmëria dhe siguria e të dhënave në cloud.
12
Inteligjenca artificiale. Në këtë javë analizohet roli i inteligjencës artificiale në multimedia dhe dizajn grafik. Studentët njihen me aplikimet e AI në përpunimin e imazheve, videove dhe automatizimin e proceseve kreative.
13
Prezantimi efektiv i informacionit dhe Transformimi digjital. Kjo temë kombinon parimet e prezantimit efektiv të informacionit me konceptin e transformimit digjital. Studentët mësojnë se si teknologjitë moderne ndryshojnë mënyrën e komunikimit vizual dhe prezantimit të ideve.
14
Prezantim Projekti (Faza II)
15
Përsëritje para provimit final
16
Provim Final
1
Aftësi për përdorimin funksional të teknologjive digjitale dhe platformave cloud në projekte multimediale.
2
Aftësi për organizimin dhe menaxhimin e të dhënave dhe përmbajtjeve vizuale.
3
Zhvillim i mendimit kritik dhe ndërgjegjësimit për përdorimin etik dhe të sigurt të teknologjive moderne.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 20% 20%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 30% 30%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 6 96
Orë studimi jashtë klasës
14 2 28
Detyrat
1 6 6
Gjysmë finale
1 8 8
Provimi përfundimtar
1 12 12
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00