Sistemet e Menaxhimit të Bazave të të Dhënave

Print

Eris Zeqo, PhD

Kodi
CMP 402
Emri
Sistemet e Menaxhimit të Bazave të të Dhënave
Semestri
2
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Ky kurs është i fokusuar në avancimin e njohurive për zhvillimin e një baze të dhënash. Qëllimi i tij është t’u japë studentëve njohuri të avancuara në projektimin e bazës së të dhënave dhe në përdorimin e Structured Query Language (SQL). Gjithashtu fokusohet edhe në rregullimin e performancës dhe në bazat e të dhënave Web.

Objektivat

Objektivat e kursit përfshijnë thellimin në koncepte të tilla si modeli EER, cluster, triger, SDLC, DBLC, tuning etj. Në fund të këtij kursi studenti duhet të zotërojë aftësi të avancuara në projektimin e bazave të të dhënave dhe në përdorimin e kodeve SQL. Gjithashtu njihet edhe me ciklin e jetës së bazës së të dhënave dhe me mënyrat e përdorimit të një baze të dhënash në internet.

Java
Tema
1
- Modeli i zgjeruar i marrëdhënieve entitet (EER model) - Grupimi i entiteteve (entity clusters) - Përdorimi i tyre për të përfaqësuar entitete dhe marrëdhënie të shumta
2
- Karakteristikat e çelësave primar të përshtatshëm - Mënyra e përzgjedhjes së këtyre çelësave - Përdorimi i zgjidhjeve fleksibile për rastet e veçanta të modelimit të të dhënave
3
- Operatorët relacional UNION, UNION ALL, INTERSECT dhe MINUS - Si të përdorim sintaksën e avancuar SQL të operatorit JOIN - Llojet e ndryshme të nënquery dhe të query të lidhur
4
- Funksionet SQL - Përdorimi i tyre për manipulimin e datave, teksteve dhe të dhënave të tjera - Krijimi dhe përdorimi i pamjeve të ndryshueshme
5
- Trigerat dhe procedurat e ruajtura - Krijimi dhe përdorimi i tyre - Krijimi i SQL së ngulitur (embedded SQL)
6
- Ushtrime në SQL - Shembuj praktikë - Përsëritje
7
- Mbrojtje e Projekteve I
8
- Përshtatja e projektimit të bazës së të dhënave me sistemin e informacionit ku bën pjesë - Cikli i jetës së zhvillimit të sistemit (Systems Development Life Cycle (SDLC)) - Zhvillimi i sistemeve të informacionit brenda kornizës së SDLC
9
- Vlerësimi dhe rishikimi i bazave të të dhënave në kornizën e Ciklit të jetës së bazës së të dhënave (Database Life Cycle (DBLC)) - Si kryhet vlerësimi dhe rishikimi brenda kornizave të SDLC dhe DBLC - Strategjitë e projektimit të bazave të të dhënave
10
- Konceptet bazë për rregullimin e performancës së bazës së të dhënave (tuning) - Si i përpunon DBMS-ja pyetjet (query) SQL - Rëndësia e indekseve në përpunimin e kodeve SQL
11
- Llojet e vendimeve që duhet të marrë një optimizues pyetjesh (query optimizer) - Praktikat e zakonshme për të shkruajtur një kod SQL efikas - Si të formulojmë pyetje dhe të rregullojmë DBMS-në për një performancë optimale
12
- Teknologjitë e ndryshme për tu lidhur me bazën e të dhënave - Përdorimi i ndërmjetësuesve për të integruar bazat e të dhënave me internetin - Shtojcat (plug-ins) dhe zgjerimet (extensions) për browser-at
13
- Shërbimet e ofruara nga serverat e aplikacioneve Web - Çfarë është XML dhe rëndësia që ka në zhvillimin e bazave të të dhënave Web - Karakteristikat e shërbimeve në cloud (cloud services)
14
- SQL data services dhe ndikimi në uljen e kostove për menaxhimin e të dhënave - Ushtrime - Përsëritje
15
- Mbrojtje e Projekteve II
16
Final Exam
1
Në përfundim të këtij kursi studentët duhet të prezantojnë një projekt të punuar në grup. Rezultati përfundimtar i projektit duhet të jetë ndërtimi i një baze të dhënash testimi i saj gjatë prezantimit të projektit në auditor. Ky projekt mund të jetë avancim i projektit që studentët zhvillojnë në lëndën paraardhëse “Bazat e të Dhënave I”. Baza e të dhënave që do ndërtohet gjatë këtij projekti duhet të përmbajë karakteristikat e mëposhtme: - përdorimin e koncepteve të trashëgimisë në ndërtimin e strukturës së saj - implementimin e kufizimeve për ruajtjen e integritetit dhe saktësisë së të dhënave - implementimin e elementëve për automatizimin e hedhjes së të dhënave - struktura për ruajtjen e historikut të të dhënave - përdorimin e trigger-ave për automatizimin e punës (dhe ruajtjes së historikut)
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
0 0% 0%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
2 20% 40%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
40%
Përqindja e provimit përfundimtar
60%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
2 14 28
Gjysmë finale
0 0 0
Provimi përfundimtar
1 16 16
Të tjera
0 9 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00