- Kodi
- CMP 403
- Emri
- Metodat e Kërkimit Shkencor
- Semestri
- 1
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 1.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.50
- ECTS
- 6.00
- Përshkrimi
-
Lënda "Metodat e Kërkimit Shkencor" synon të pajisë studentët me njohuri dhe aftësi për të planifikuar, realizuar dhe prezantuar një kërkim shkencor. Lënda përfshin metodologjitë kërkimore, hartimin e pyetësorëve, përzgjedhjen e mostrës, analizën statistikore dhe etikat e kërkimit.
- Objektivat
-
Të kuptohen bazat e kërkimit shkencor dhe metodologjisë së tij. Të aftësohen studentët në hartimin e një projekti kërkimor. Të zhvillohen aftësi në analizën dhe interpretimin e të dhënave. Të promovohet përdorimi i etikës në procesin e kërkimit.
- Java
- Tema
- 1
- Ç’është kërkimi shkencor? Karakteristikat e kërkimit shkencor. Cilësia në kërkime shkencore. Prezantim i përgjithshëm i kërkimit shkencor, rëndësia e tij si pjesë integrale e përgatitjes së punimeve shkencore, punimi i diplomës dhe analiza e të dhënave. Shembuj të punimeve të një cilësie të lartë kërkimore për të ilustruar me shembuj konkret cilësinë në kërkimin shkencor. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 6-15
- 2
- Dijet, teoritë paradigmat dhe këndvështrimet. Natyra e subjektit të kërkimit shkencor në shkencat sociale. Përshkrim historik i zhvillimit shkencor dhe shpjegimi i koncepteve bazë të termave kryesore që do të hasen gjatë zhvillimit të lëndës, teoritë kryesore dhe evolimi i tyre ndër vite. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 16-41
- 3
- Natyra e të dhënave. Karakteristikat e të dhënave. Përdorimi i të dhënave si përfaqësim i realitetit shoqëror. Shpjegim i natyrës së të dhënave dhe shpjegim i tre koncepteve bazë, të dhëna cilësore, sasiore dhe mikse. Shembuj konkret i përdorimit të tyre në punime specifike. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 42-55
- 4
- Pyetjet e kërkimit shkencor, hipotezat, përkufizimet operative të kërkimit shkencor. Në këtë leksion do të shpjegohet procesi i përzgjedhjes së një teme kërkimore, llojet e variablave, llojet e hipotezave si dhe vizualizimi i një pyetje kërkimore. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq.56-69
- 5
- Planifikimi i një projekti kërkimi shkencor. Përkufizimi, aspekte praktike. Studentët do të përpiqen të realizojnë pjesën e parë të një projekt propozimi bazuar nga shpjegimi i leksioneve të deritanishme. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 88-91
- 6
- Vlerësimi kritik i literaturës. Kërkimi i literaturës. Aspekte praktike të shqyrtimit të literaturës. Procesi i shqyrtimit të literaturës. Rëndësia e rishikimit të literaturës si pjesë bazë e punimit shkencor. Përse është i rëndësishëm rishikimi i literatures dhe si ndihmon kërkuesin për t'u përfshirë më së miri në kërkimin shkencor dhe për të formuar një bazë të punimit të tij. Formate të rishikimit të literaturës. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 92-108
- 7
- Modelet e kërkimit te avancuar. Modeli cilësor dhe modeli sasior. Niveli dhe njësia e kërkimit shkencor. Strategjitë e kërkimit shkencor. Do të shpjegohen llojet dhe modelet e hulumtimit duke u bazuar në punime konkrete të secilit lloj. Si duhet të përgatitemi për secilin nga formatet e hulumtimit dhe cilat janë karakteristikat e secilit nga modelet. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 110-139
- 8
- Projekt
- 9
- Mbledhja e të dhënave. Pyetësorët, intervistat gjysëm të strukturuara. Si realizohet procesi i mbledhjes së të dhënave, si duhet të formulohen pyetjet dhe si realizohet përgatitja paraprake përpara procesin të intervistimit. Transkriptimi dhe zbardhja e intervistave. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 180-189
- 10
- Grupet e fokusit. Vrojtimi. Burimet dytësore të të dhënave. Shpjegim i detajuar i burimeve dytësore dhe integrimit të tyre së bashku me të dhënat primare gjatë procesit të kërkimit shkencore. Roli i tyre në këtë proces dhe justifikimi i përdorimit të tyre gjatë përshkrimit të metodologjisë. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 234-251
- 11
- Analiza e të dhënave. Tiparet e analizës. Analiza statistikore. Llojet e analizës së të dhënave dhe shembuj konkret të realizuar nga punime të ndryshme akademike. Shpjegim i analizës statistikore dhe rëndësisë së saj si pjesë e punimit dhe gjetjes së rezultateve. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 342-371
- 12
- Analiza tematike. Puna me të dhëna cilësore. Analiza e rrëfimeve. Analiza e ligjërimit. Analiza e përmbajtjes. Karakteristikat e të dhënave cilësore dhe ndryshimi i tyre nga të shënat sasiore. Elementet bazë që duhet të merren parasysh për realizimin e këtij procesi dhe të vecantat krahasuar me të dhënat sasiore. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 372-385
- 13
- Përdorimi i kompjuterit në shkrimin akademik Cfarë mund të bëjë me anë të kompjiterit?Analiza statistikore. Përdorimi I programit SPSS "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 406-426
- 14
- Hartimi i variantit përfundimtar të punimit Shpjegim teorik i përfundimit të diplomës ose shkrimit akademik dhe mbyllja e procesit në fund. Dorëzim i projekt propozimit të realizuar sipas fazave përgjatë zhvillimit të lëndës. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 434-453
- 15
- Perseritje dhe dorezimi I Projektit final
- 16
- Provim Final
- 1
- Studentët do të jenë në gjendje të hartojnë dhe zbatojnë një projekt kërkimor shkencor.
- 2
- Do të analizojnë të dhëna në mënyrë statistikore dhe të interpretojnë rezultatet.
- 3
- Do të kenë aftësi për të përdorur metodologji të ndryshme kërkimore.
- 4
- Do të jenë të ndërgjegjshëm për rëndësinë e etikës në kërkim.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 40% 40%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 1 10% 10%
- Pjesëmarrja në mësim
- 0 10% 0%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 50%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 50%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 4 64
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 6 84
- Detyrat
- 1 0 0
- Gjysmë finale
- 1 2 2
- Provimi përfundimtar
- 1 2 2
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 152
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 6.08
- ECTS
- 6.00