Sistemet e Menaxhimit të Bazave të të Dhënave

Print

Eris Zeqo, PhD

Kodi
CMP 402
Emri
Sistemet e Menaxhimit të Bazave të të Dhënave
Semestri
2
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda "Sistemet e Menaxhimit të Bazave të të Dhënave" fokusohet në parimet teorike dhe praktike të projektimit, zhvillimit dhe menaxhimit të sistemeve të bazave të të dhënave. Ajo trajton modelet e të dhënave, SQL, normalizimin, indeksimin, transaksionet, kontrollin e konkurrences dhe menaxhimin e rikuperimit.

Objektivat

Të kuptohen konceptet bazë të bazave të të dhënave dhe arkitekturës së DBMS. Të mësohet përdorimi efektiv i SQL për manipulimin dhe pyetjet mbi të dhënat. Të zbatohet normalizimi për dizajnin e skemave efikase. Të kuptohen mekanizmat e transaksioneve dhe kontrollit të konkurrences. Të analizohen performanca dhe struktura e indeksimit.

Java
Tema
1
- Modeli i zgjeruar i marrëdhënieve entitet (EER model) - Grupimi i entiteteve (entity clusters) - Përdorimi i tyre për të përfaqësuar entitete dhe marrëdhënie të shumta
2
- Karakteristikat e çelësave primar të përshtatshëm - Mënyra e përzgjedhjes së këtyre çelësave - Përdorimi i zgjidhjeve fleksibile për rastet e veçanta të modelimit të të dhënave
3
- Operatorët relacional UNION, UNION ALL, INTERSECT dhe MINUS - Si të përdorim sintaksën e avancuar SQL të operatorit JOIN - Llojet e ndryshme të nënquery dhe të query të lidhur
4
- Funksionet SQL - Përdorimi i tyre për manipulimin e datave, teksteve dhe të dhënave të tjera - Krijimi dhe përdorimi i pamjeve të ndryshueshme
5
- Trigerat dhe procedurat e ruajtura - Krijimi dhe përdorimi i tyre - Krijimi i SQL së ngulitur (embedded SQL)
6
- Ushtrime në SQL - Shembuj praktikë - Përsëritje
7
- Mbrojtje e Projekteve I
8
- Përshtatja e projektimit të bazës së të dhënave me sistemin e informacionit ku bën pjesë - Cikli i jetës së zhvillimit të sistemit (Systems Development Life Cycle (SDLC)) - Zhvillimi i sistemeve të informacionit brenda kornizës së SDLC
9
- Vlerësimi dhe rishikimi i bazave të të dhënave në kornizën e Ciklit të jetës së bazës së të dhënave (Database Life Cycle (DBLC)) - Si kryhet vlerësimi dhe rishikimi brenda kornizave të SDLC dhe DBLC - Strategjitë e projektimit të bazave të të dhënave
10
- Konceptet bazë për rregullimin e performancës së bazës së të dhënave (tuning) - Si i përpunon DBMS-ja pyetjet (query) SQL - Rëndësia e indekseve në përpunimin e kodeve SQL
11
- Llojet e vendimeve që duhet të marrë një optimizues pyetjesh (query optimizer) - Praktikat e zakonshme për të shkruajtur një kod SQL efikas - Si të formulojmë pyetje dhe të rregullojmë DBMS-në për një performancë optimale
12
- Teknologjitë e ndryshme për tu lidhur me bazën e të dhënave - Përdorimi i ndërmjetësuesve për të integruar bazat e të dhënave me internetin - Shtojcat (plug-ins) dhe zgjerimet (extensions) për browser-at
13
- Shërbimet e ofruara nga serverat e aplikacioneve Web - Çfarë është XML dhe rëndësia që ka në zhvillimin e bazave të të dhënave Web - Karakteristikat e shërbimeve në cloud (cloud services)
14
- SQL data services dhe ndikimi në uljen e kostove për menaxhimin e të dhënave - Ushtrime - Përsëritje
15
- Mbrojtje e Projekteve II
16
Provim Final
1
Studentët do të zotërojnë njohuri mbi konceptet dhe strukturat e sistemeve të bazave të të dhënave.
2
Do të jenë në gjendje të krijojnë, normalizojnë dhe manipulojnë të dhëna përmes SQL.
3
Do të kuptojnë menaxhimin e transaksioneve dhe sfidat e konkurrences.
4
Do të vlerësojnë performancën e sistemeve dhe dizajnin e duhur të indeksimit.
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
0 0% 0%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 30% 30%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
30%
Përqindja e provimit përfundimtar
70%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
1 40 40
Gjysmë finale
0 0 0
Provimi përfundimtar
1 4 4
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00