- Kodi
- CMP 412
- Emri
- Bazat e IoT
- Semestri
- 0
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 1.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.50
- ECTS
- 6.00
- Përshkrimi
-
Kursi “Bazat e Internet of Things (IoT)” përmban njohuritë e nevojshme për të kuptuar dhe ndërtuar aplikime të botës reale me bazë IoT duke përdorur komponentë të ndryshëm harduerik dhe softuerik. Kursi do të jetë i orientuar në realizmin në praktikë të njohurive teorike për të pajisur studentët me njohuritë bazë praktike për implementimin e sistemeve me bazë IoT në fusha të ndryshme, menaxhimin e të dhënave të gjeneruara nga këto sisteme si dhe mbarëvajtjen e privatësisë dhe sigurisë në këto sisteme.
- Objektivat
-
Ky kurs synon: - Të familjarizojë studentët komponentët bazë të IoT. - T’i njohë studentët me teknikat dhe mënyrat e ndryshme të përdorimit të komponentëve të IoT. - Të shpjegojë rëndësinë dhe influencën e IoT në zhvillimet e reja teknologjike - Të zhvillojë tek studentët mendimin kritik në analizimin e dhe gjetjen dhe formimin e modeleve më të mira me bazë IoT.
- Java
- Tema
- 1
- Hyrje në Internet of Things (IoT) Në këtë temë do të bëhet një prezantim i përgjithshëm i IoT, ku ndër temat kryesore që do të trajtohen janë: Çfarë është IoT?, Gjeneza e IoT-sw, IoT dhe Dixhitalizimi, impakti i IoT-sw, kovergjenca e IT me IoT, Fushat e Aplikimit të IoT si dhe sfidat e IoT-sw. (Literatura 1 Fq. 47– 74)
- 2
- Komponentët Bazë të një Sistemi IoT Në këtë temë do të bëhet një prezantim i përgjithshëm i “Thing” në IoT, Infrastrukturws sw IoT-së Teknologjitë që mundësojnë IoT-në, Lëvizshmëria – si njw Paradigmë e re për Sistemet IoT si dhe Aspektet e menaxhimit të të dhënave në IoT. (Literatura 2 Fq. 20 – 27)
- 3
- Arkitektura dhe Dizajni i Rrjetit IoT Në këtë leksion do të trajtohen temat e mëposhtme. Promotorët e arkitekturave të reja të rrjetit, Krahasimi i arkitekturave të IoT-sw, Paraqitja e një arkitekture të thjeshtuar IoT, Stacku Funksional Bazë i IoT si dhe Menaxhimi i të dhënave të IoT dhe Compute Stack (Literatura 1 Fq. 75 – 133)
- 4
- Objektet Inteligjente: The “Things” in IoT Në këtë temë do trajtohen Sensorët (kriteret e kategorizimit, kategoritë dhe disa lloje për çdo kategori), Aktivizuesit (kriteret e kategorizimit, kategoritë dhe disa lloje për çdo kategori) veçoritë kryesore të Objekteve Inteligjente si dhe Rrjetet e Sensorëve (Literatura 1 Fq. 136 – 161)
- 5
- Lidhja e Objekteve Inteligjente (Kriteret e Komunikimit) Në këtë temë do të trajtohet kriteret e komunikimit qe duhet te merren nw konsideratw pwr lidhjen e objekteve inteligjente si Diapazoni (Range), Brezat e frekuencave (Frequency Bands), Konsumi i energjisë (Power Consumption), Topologjia (Topology), Pajisjet e kufizuara (Constrained Devices) si dhe Rrjetet me nyje të kufizuara (Constrained-Node Networks) (Literatura 1 Fq. 162 – 177)
- 6
- Lidhja e Objekteve Inteligjente (Teknologjitë e aksesit në IoT) Ndër tematikat kryesore që do të trajtohen në këtë temë janë teknologjitw kryesore tw aksesit nw IoT si IEEE 802.15.4, IEEE 802.15.4g dhe 802.15.4e, IEEE 1901.2a, IEEE 802.11ah, LoRaWAN, NB-IoT dhe variacione të tjera tw LTE (Literatura 1 Fq. 178 – 232)
- 7
- Përpunimi në Skaje dhe Mjegull (Edge and Fog Computing) Në këtë temë do të bëhet një përshkrim i detajuar i një prej paisjeve më të përdorura së IoT që është Arduino. Ndër tematikat kryesore që do trajtohen janë Pinet dixhitalë të hyrjes / daljes, Gjërësia e modulimit të pulsit, Pinet analoge, Pinet e fuqisë dhe pinet e tjera, Memoria, Ndërfaqja dhe madhësia e bordit, mburojat Arduino, sensorët, driverat, konfigurimi dhe programimi i Arduino si dhe shembuj të ndryshëm të implementimit të Arduinos në IoT (Literatura 2 Fq. 28 – 106)
- 8
- Provimi gjysmë final
- 9
- APërpunimi në Skaje dhe Mjegull (Edge and Fog Computing) Ndër tematikat kryesore që do të trajtohen në këtë temë janë Informacion i përgjithshëm i Raspberry Pi, Sensorët e Raspberry Pi, Driver-at e Raspberry Pi, një hyrje e përgjithshme e sistemit operativ Raspberry Pi, bazat e programimit në Sistemin Operativ Rasbian dhe Windows 10 IOT Core si dhe shembuj të ndryshëm të implementimit të Raspberry Pi në IoT. (Literatura 2 Fq. 164 – 262)
- 10
- Menaxhimi i të dhënave dhe informacionit në IoT Në këtë temë do të trajtohet cikli jetësor i të dhënave në IoT, Menaxhimi i të dhënave në IoT kundrejt sistemeve tradicionale të menaxhimit të bazës së të dhënave, burimet e të dhënave IoT, fushat kryesore të IoT që gjenerojnë të dhëna, infrastruktura dhe arkitekturat për përpunimin e të dhënave IoT si: Cloud, Fog dhe Edge Computing. Gjithashtu do të trajtohen dhe Modelet e ruajtjes dhe përpunimit të të dhënave në IoT, Semantika e të dhënave si dhe Vizualizimi i tyre në IoT. (Literatura 2 Fq. 290 – 302)
- 11
- Siguria dhe Privatësia në IoT Në këtë temë do të trajtohen Llojet e cenueshmërisë së IoT, Monitorimi i cenueshmërisë, Zbulimi i Malware-ve në IoT, Protokollet e Sigurisë në IoT, Privatësia dhe Ruajtja e Privatësisë në IoT, Rreziqet e Ruajtjes së Privatësisë në IoT, Konfidencialiteti si dhe Metodat e Autentifikimit. (Literatura 2 Fq. 303 – 331)
- 12
- Konsumini i energjisë në IoT Në këtë temë do të trajtohet një Hyrje në Konsumin e Energjisë në IoT, Efikasiteti i Energjisë në IoT, Standardet Minimale të Performancës së Energjisë (SMPE), SMPE-të vertikale, horizontale dhe të grupuara, Komponentët elektronikë dhe kërkesat e tyre të fuqisë: Motorët, Sensorët, Mikrokontrollerat, Platforma Softuerike e IoT si dhe Sistemet e Menaxhimit të Baterive në IoT. (Literatura 2 Fq. 332 – 336)
- 13
- Teknologjitë e të ardhmes në IoT ROS - Një model i Ri në IoT, Çfarë është ROS? , Karakteristikat ROS, Sistemet Operative, Arkitektura e ROS, Hyrje në Programimin ROS, IoT Bridge, Sistemet autonome në transporti, Blockchain si dhe Ethernum. (Literatura 2 Fq. 337 – 360)
- 14
- Prezantimi i Projekteve
- 15
- Prezantimi i Projekteve dhe Përsëritje
- 16
- Final Exam
- 1
- Studentët do të njohuri të mira të paisjet harduerike kryesore si dhe protokollet kryesore të komunikimit që përsoren për ndërtimin e sistemeve me bazë IoT.
- 2
- Studentët do të kenë njohuri për përdorimin e mjeteve kryesore të IoT.
- 3
- Studentët do të përvetësojnë konceptet më të rëndësishme në lidhje ndërtimin e një sistemi me bazë IoT dhe menaxhimin e të dhënave të gjeneruara prej tij.
- 4
- Studentët do të jenë të aftë të kuptojnë pikat e forta dhe të dobëta të shumë qasjeve të njohura të sistemeve me bazë IoT.
- 5
- Studentët do të jenë të gatshëm për implementuar në praktikë sistemet me bazë IoT në një bashkësi gjërë aplikimesh në botën reale.
- 6
- Studentët do të jenë të pajisur me njohuri të mjaftueshme teorike dhe praktike për të vijuar me lëndët e tjera që kanë si fokus IoT.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 1 30% 30%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 0 0% 0%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 60%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 40%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 4 64
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 5 70
- Detyrat
- 1 0 0
- Gjysmë finale
- 1 7 7
- Provimi përfundimtar
- 1 9 9
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 150
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 6.00
- ECTS
- 6.00