Metodat e Kërkimit Shkencor

Print

Ilirjana Kaceli, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
CMP 403
Emri
Metodat e Kërkimit Shkencor
Semestri
1
Leksione
3.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
3.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Lënda Metodat e Kërkimit Shkencor ndihmojnë në përgatitjen e një punimi të mirë, që njëherazi mund të vlejë për të rifituar besimin në dobinë dhe vlerën përparim sjellëse të të studiuarit, të kuptuar jo thjesht si grumbullim të dhënash, por si përpunim kritik i një përvoje, dhe si një fitim aftësie. Ky kurs ligjëratash ka për qëllim të shpjegojë se si mund të kryhet një studim që mbështetet në metodën e duhur, duke dhënë kështu ndihmesë teoriko-kritike-analitike rreth dobisë së të marrit me studime, por dhe do të udhëzojë e ndihmojë lidhur me mënyrën se si mund të punohet një punim konkret. Thënë më shkurt, programi përmban sasi të mjaftueshme të materialeve teorike, për t`i dhënë rëndësi të veçantë punës praktike, nga e cila krijohet një bazament i qëndrueshëm për të ndërtuar intelektualisht.

Objektivat

Java
Tema
1
Ç’është kërkimi shkencor? Karakteristikat e kërkimit shkencor. Cilësia në kërkime shkencore. Prezantim i përgjithshëm i kërkimit shkencor, rëndësia e tij si pjesë integrale e përgatitjes së punimeve shkencore, punimi i diplomës dhe analiza e të dhënave. Shembuj të punimeve të një cilësie të lartë kërkimore për të ilustruar me shembuj konkret cilësinë në kërkimin shkencor. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 6-15
2
Dijet, teoritë paradigmat dhe këndvështrimet. Natyra e subjektit të kërkimit shkencor në shkencat sociale. Përshkrim historik i zhvillimit shkencor dhe shpjegimi i koncepteve bazë të termave kryesore që do të hasen gjatë zhvillimit të lëndës, teoritë kryesore dhe evolimi i tyre ndër vite. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 16-41
3
Natyra e të dhënave. Karakteristikat e të dhënave. Përdorimi i të dhënave si përfaqësim i realitetit shoqëror. Shpjegim i natyrës së të dhënave dhe shpjegim i tre koncepteve bazë, të dhëna cilësore, sasiore dhe mikse. Shembuj konkret i përdorimit të tyre në punime specifike. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 42-55
4
Pyetjet e kërkimit shkencor, hipotezat, përkufizimet operative të kërkimit shkencor. Në këtë leksion do të shpjegohet procesi i përzgjedhjes së një teme kërkimore, llojet e variablave, llojet e hipotezave si dhe vizualizimi i një pyetje kërkimore. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq.56-69
5
Planifikimi i një projekti kërkimi shkencor. Përkufizimi, aspekte praktike. Studentët do të përpiqen të realizojnë pjesën e parë të një projekt propozimi bazuar nga shpjegimi i leksioneve të deritanishme. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 88-91
6
Vlerësimi kritik i literaturës. Kërkimi i literaturës. Aspekte praktike të shqyrtimit të literaturës. Procesi i shqyrtimit të literaturës. Rëndësia e rishikimit të literaturës si pjesë bazë e punimit shkencor. Përse është i rëndësishëm rishikimi i literatures dhe si ndihmon kërkuesin për t'u përfshirë më së miri në kërkimin shkencor dhe për të formuar një bazë të punimit të tij. Formate të rishikimit të literaturës. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 92-108
7
Modelet e kërkimit te avancuar. Modeli cilësor dhe modeli sasior. Niveli dhe njësia e kërkimit shkencor. Strategjitë e kërkimit shkencor. Do të shpjegohen llojet dhe modelet e hulumtimit duke u bazuar në punime konkrete të secilit lloj. Si duhet të përgatitemi për secilin nga formatet e hulumtimit dhe cilat janë karakteristikat e secilit nga modelet. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 110-139
8
Projekt
9
Mbledhja e të dhënave. Pyetësorët, intervistat gjysëm të strukturuara. Si realizohet procesi i mbledhjes së të dhënave, si duhet të formulohen pyetjet dhe si realizohet përgatitja paraprake përpara procesin të intervistimit. Transkriptimi dhe zbardhja e intervistave. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 180-189
10
Grupet e fokusit. Vrojtimi. Burimet dytësore të të dhënave. Shpjegim i detajuar i burimeve dytësore dhe integrimit të tyre së bashku me të dhënat primare gjatë procesit të kërkimit shkencore. Roli i tyre në këtë proces dhe justifikimi i përdorimit të tyre gjatë përshkrimit të metodologjisë. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 234-251
11
Analiza e të dhënave. Tiparet e analizës. Analiza statistikore. Llojet e analizës së të dhënave dhe shembuj konkret të realizuar nga punime të ndryshme akademike. Shpjegim i analizës statistikore dhe rëndësisë së saj si pjesë e punimit dhe gjetjes së rezultateve. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 342-371
12
Analiza tematike. Puna me të dhëna cilësore. Analiza e rrëfimeve. Analiza e ligjërimit. Analiza e përmbajtjes. Karakteristikat e të dhënave cilësore dhe ndryshimi i tyre nga të shënat sasiore. Elementet bazë që duhet të merren parasysh për realizimin e këtij procesi dhe të vecantat krahasuar me të dhënat sasiore. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 372-385
13
Përdorimi i kompjuterit në shkrimin akademik Cfarë mund të bëjë me anë të kompjiterit?Analiza statistikore. Përdorimi I programit SPSS "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 406-426
14
Hartimi i variantit përfundimtar të punimit Shpjegim teorik i përfundimit të diplomës ose shkrimit akademik dhe mbyllja e procesit në fund. Dorëzim i projekt propozimit të realizuar sipas fazave përgjatë zhvillimit të lëndës. "Metodat e Hulumtimit", Mathews & Ross, 2010, fq. 434-453
15
Perseritje dhe dorezimi I Projektit final
16
Final Exam
1
Studenti do të jetë në gjendje të shpjegoje teoritikisht elementet bazë të metodave të hulumtimit.
2
Të dallojë metodat e kërkimit shkencor dhe t;i identifikojë në punime të caktuara.
3
Te shkruajë një punim shkencor duke përfshirë të gjithë elementet integral të tij.
4
Të jetë i aftë të vendosë referencat sipas formatit të kërkuar
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 40% 40%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
0 0% 0%
Detyra
0 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
1 10% 10%
Përqindja totale e vlerësimit
50%
Përqindja e provimit përfundimtar
50%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 4 64
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
0 0 0
Gjysmë finale
1 20 20
Provimi përfundimtar
1 24 24
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
150
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
6.00
ECTS
6.00