- Kodi
- CMP 507
- Emri
- Sjellje Organizative
- Semestri
- 3
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 1.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.50
- ECTS
- 6.00
- Përshkrimi
-
Sjellja organizative ka të bëjë me studimin e sjelljes njerëzore në punë. Ajo është fusha e studimit që hulumton ndikimin që kanë individët, grupet dhe strukturat mbi sjelljen brenda organizatës. Sjellja organizative është studimi dhe zbatimi i njohurive për mënyrën se si veprojnë punonjësit brenda organizatës. Si fushë, ajo zbatohet gjerësisht në sjelljen e punonjësve në të gjitha llojet e organizatave, si biznesi, qeveria, shkollat etj. Ajo mbulon tre përcaktues të sjelljes në organizata: individët, grupet dhe strukturën bazuar në disa qasje themelore të sjelljes organizative. Sjellja organizative është një fushë e aplikuar ku zbatohen njohuritë e marra për individët dhe efekti i strukturës në sjellje, që organizatat të punojnë në mënyrë sa më efektive. Temat kryesore që do të trajtohen në këtë kurs janë në lidhje me motivimin, sjelljen dhe fuqinë e lidershipit, komunikimin ndërpersonal, struktura dhe procesi i grupit, procesi i të nxënit, zhvillimi dhe perceptimi i qëndrimit, procesi i ndryshimit, konflikti, dizajni i punës dhe stresi i punës
- Objektivat
- Java
- Tema
- 1
- Hyrje në sjelljen organizative (Konceptet bazë dhe qasjet themelore): Cfare eshte organizata pse duhet studiuar sjellja e individit ne organizata, tiparet kryesore te oganizates, elementet psikologjike qe ndikojne në sjelljen organizative, perceptimi si element shume i rendesishem i sjelljes se njeriut dhe qe lidhet direkt me sjelljen organizative. Mimoza Kasimati 2010. Libri : ” Sjellja ne Organizata”. Botim Onufri Tirane (18-26) Cikël leksionesh: fq. 1-9
- 2
- Zhvillimi historik i sjelljes organizative dhe të nxënit në sjelljen organizative: Zhvillimi shkencor i sjelljes organizative, studimet e Frederik Taylor, Henry Fayol, Haëthorne Muntesberg dhe kontributi i tyre ne zhvillimin e fushës së menaxhimit. Si ndryshoi fokusi nga qenderizimi i punes tek rendesia e njeriut ne organizata. Modelet e sjelljes organizative. Cfarë është procesi i të nxënit? Faktorët që ndikojnë tek të nxënit. Teoritë e sjelljes së kushtëzuar, teoria e të nxënit konjitiv si dhe teoria e të nxenit social dhe aplikimi i tyre. Mimoza Kasimati 2010. Libri : ” Sjellja ne Organizata”. Botim Onufri Tirane (52-71) Cikël leksionesh: fq. 9-16
- 3
- Personaliteti: Teorite e personalitetit, faktoret qe ndikojne në zhvillimin e personalitetit si kultura gjenetika, arsimi etj. Karakteristikat e personalitetit dhe si lidhen ato me punën në organizatë? Tipet e personalitetit dhe roli i personalitetit në sjelljen organizative. Mimoza Kasimati 2010. Libri : ” Sjellja ne Organizata”. Botim Onufri Tirane (142-167) Cikël leksionesh: fq. 16-28
- 4
- Etika: Trajtimi i etikes ne sjelljen organizative. Kontributi qe ka ne permiresimin e marredhenieve dhe rezultatet e punës. Te drejtat morale, drejtesia dhe pergjegjesia shoqerore. Mimoza Kasimati 2010. Libri : ”Sjellja ne Organizata”. Botim Onufri Tirane (76-86)
- 5
- Diversiteti dhe Lidershipi: Percaktimi i diversitetit. Keshilla te rendesishme per menaxhimin e diversitetit. Si duhet menaxhuar diversitetit ne ditet e sotme në një shoqëri globale dhe multikulturore? Nivelet e diversitetit. Mimoza Kasimati 2010. Libri : ”sjellja ne organizata”. Botim Onufri Tirane (92-109) Cikël leksionesh: fq. 55-64
- 6
- Perceptimi: Kuptimi i perceptimit. Faktoret e jashtem te perceptimit. Faktoret e brendshem te perceptimit. Organizimi i perceptimit. Pse eshte i rendesishem procesi i perceptimit ne mjedisin organizativ? Perceptimi individual dhe kolektiv. Stereotipet dhe atribuimet ne mjedisin organizativ pare nga kendveshtrimi i perceptimit. Mimoza Kasimati 2010. Libri: ” Sjellja ne Organizata”. Botim Onufri Tirane (116-134) Cikël leksionesh: fq. 29-33
- 7
- Qendrimet: Cfare jane qendrimet? Si ndikojne ato ne vendimarrje dhe ne zbatimin e vendimeve te organizates. Nga burojne qëndrimet dhe si mund te ndryshohen ato? Si ndikojne qendrimet ne kenaqesine ne pune dhe ne motivimin e individit? A jane qendrimet burim konfliktesh ne organizata? Mimoza Kasimati 2010. Libri : ”Sjellja ne Organizata”. Botim Onufri Tirane (176-192)
- 8
- Kultura dhe Kultura organizative: Vlerat personale ne formimin e kultures. Kulturat dhe elementet e saj. Nenkulturat ne mjedisin e organizates. Formimi i kultures organizative. Ndikimi i kultures organizative ne rritjen e performances organizative. Ndryshimet kulturore dhe ndryshimet raciale mbi ato kulturore. Mimoza Kasimati 2010. Libri : ”Sjellja ne Organizata”. Botim Onufri Tirane (202-218) Cikël leksionesh: fq. 72-78
- 9
- Grupi dhe skuadrat: Formimi dhe zhvillimi i grupit. Fazat e zhvillimi te grupit. Statusi dhe roli ne grupet organizative. Grupet formale dhe informale ne mjediset organizative. Skuadrat dhe disa lloje te skuadrave. Ndryshimi i grupit nga skuadra. Mimoza Kasimati 2010. Libri : ”Sjellja ne organizata”. Botim Onufri Tirane (226-261; 274-301) Cikël leksionesh: fq. 47-55
- 10
- Motivimi: Motivimi dhe kuptimi i motivimit. Teorite e motivimit si ajo e hierarkise te nevojave nga Masloë, ajo e Herzberg te faktoreve te higjenes, teoria e motivimit sipas pritshmerise e Porter Laëler, e disa teori të tjera të motivimit. Rendesia e teorive te motivimit nga pikepamja e ndryshimeve dhe e pritshmerive ne mjediset organizative. Mimoza Kasimati 2010. Libri : ”Sjellja ne Organizata”. Botim Onufri Tirane ( 226-261)
- 11
- Komunikimi: Rendesia e komunikimit. Faktoret ndërpersonalë ne komunikim. Mesazhet, kodimi, derguesi dhe marresi i mesazhit ne komunikim. Barrierat ne komunikim. Kanalet e komunikimit ne organizata. Llojet e komunikimit. Sruktura organizative pare nga kendveshtrimi i komunikimit. Mimoza Kasimati 2010. Libri : ” Sjellja ne Organizata”. Botim Onufri Tirane (310-330) Cikël leksionesh: fq. 39-47
- 12
- Konflikti dhe negocimi: Shkaqet e konfliktit. Faktoret e konfliktit. Faktoret strukturore te konfliktit. Faktoret personal te konfliktit. Fazat e zhvillimit te konfliktit. Llojet e konflikteve. Negocimi. Strategjite e negocimit. Ndërmjetësimi dhe teknikat e ndërmjetësimit. Pushteti dhe politika. Menaxhimi i pushtetit. Rendesia e pushtetit ne menaxhim. Mimoza Kasimati 2010. Libri : ” Sjellja ne Organizata”. Botim Onufri Tirane (336-353) Cikël leksionesh: fq. 64-72
- 13
- Tregu i punes: Zhvillimi i profesioneve nder vite. Si kane evoluar disa profesione dhe si po shterojne disa profesione te tjera? Ndikimi i teknologjise ne tregun e punes.
- 14
- Permbledhje, prezantime projekti
- 15
- Provimi final
- 16
- Final Exam
- 1
- Studentët do të pajisen me njohuri bazë mbi sjelljen organizative Studentët do të jenë të aftë të njohin dhe përdorin sa më mirë burimet e informacionit mbi këtë fushë Studentët do të pajisen me njohuri mbi disiplina të ngjashme me fushën e sjelljes organizative Studentët do të jenë në gjendje të diskutojnë dhe të argumentojnë mbi cështje të ndryshme lidhur me sjelljen individuale në organizata
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 35% 35%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 0 0% 0%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 45%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 55%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 4 64
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 5 70
- Detyrat
- 0 0 0
- Gjysmë finale
- 1 3 3
- Provimi përfundimtar
- 1 3 3
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 140
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 5.60
- ECTS
- 6.00