Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI)

Print

Enriketa Sogutlu, Prof. Asoc. Dr.

Kodi
EDU 444
Emri
Edukimi për Median dhe Informacionin (EMI)
Semestri
0
Leksione
2.00
Seminare
1.00
Laboratore
0.00
Kredite
2.50
ECTS
6.00
Përshkrimi

Ky kurs i pajis edukatorët e ardhshëm me aftësitë thelbësore për të lundruar, vlerësuar në mënyrë kritike dhe për të integruar në mënyrë efektive edukimin mediatik dhe informacionin në praktikat e tyre të mësimdhënies. Pjesëmarrësit do të eksplorojnë koncepte kyçe si qytetaria dixhitale, edukimi mediatik, vlerësimi i informacionit dhe konsumi etik i medias. Nëpërmjet diskutimeve interaktive, rasteve studimore dhe ushtrimeve praktike, studentët do të mësojnë se si t'i fuqizojnë studentët e tyre që të bëhen konsumatorë dhe krijues të përmbajtjes mediatike. Kursi trajton gjithashtu strategji për të luftuar dezinformimin dhe promovimin e sjelljes së përgjegjshme dixhitale. Studentët do të pajisen me njohuritë dhe mjetet e nevojshme për të nxitur aftësitë e shkrim-leximit të medias dhe informacionit në klasë, duke i përgatitur studentët të lulëzojnë në një botë gjithnjë e më komplekse dhe të ndërlidhur.

Objektivat

Njohja e studentëve me konceptet bazë të edukimit mbi median; Njohjan me idetë themelore me të cilat operohet në fushën e edukimit mbi median; Kuptimi dhe aplikimi i njohurive të marra në fushën e edukimit mbi median; Kuptimi dhe analizimi i rolit që ka shoqëria tek media dhe ndikimin e medias tek individët dhe shoqëria. Njohja dhe dallimi i lajmeve nga opinionet, si dhe lajmeve të rreme nga ato të vërteta. Zhvillimi dhe praktikimi i qasjeve kritike mbi median dhe informacionin.

Java
Tema
1
Në këtë javë studentët njihen me sylabusin, diskutohen temat që do të përmbajë i gjithë kursi, zërat e vlerësimit, duke përfshirë testimet, projektet etj. Po ashtu, gjatë këtij leksioni, studentët njihen me literaturën bazë, atë mbështetëse, mjetet e punës që nevojiten gjatë kursit, si edhe programet e domosdoshme për në vazhdim.
2
Çfarë është Media? Llojet e tyre nga mediat tradicionale deri te mediat reja dhe modelet e komunikimit masiv Qëllimi i kësaj teme është të ofrojë njohuri mbi median si koncept dhe rolin e saj në pasqyrimin e realitetit. Gjithashtu gjatë kësaj teme synohet të eksplorohen llojet e medias si dhe modelet e komunikimit masiv, me një fokus veçantë në mediat e reja. Studentët përgjatë kësaj teme do të kenë mundësi që përmes veprimtarive të ndryshme të kuptojnë dhe të dallojnë ndryshimet në rolet tradicionale të medias përballë zhvillimeve teknologjike dhe ndryshimit të ekosistemit të informacionit. Mass Communication Theory”, Denis McQuail, Sage 2020 “Introduction to Mass Communication: Media Literacy and Culture”, Stanley J. Baran, McGraw-Hill Education, 2019 “Making Media: Production, Practices, and Professions”, edited by Mark Deuze and Mirjam Prenger, Amsterdam University Press 2019 “Digital Media & Society”, Simon Lindgren, London, Sage 2017 “Understanding Social Media” Sam Hinton and Larissa Hjorth, Lomdom, Sage 2013
3
Audienca dhe efektet e medias: qasja e përmbajtjes së krijuar nga përdoruesi Qëllimi i kësaj teme është të ofrojë njohuri mbi audiencën si koncept dhe qasjet studiuesit kanë përdorur në studimin e saj. Po ashtu gjatë kësaj teme synohet të eksplorohen modelet e audiencës si dhe diskurset që mbizotërojnë mbi të. Përgjatë këtij leksioni studentët do të kenë mundësi që përmes veprimtarive të ndryshme të kuptojnë fuqinë e audiencës, marrëdhënien e saj me mediat, si dhe në mënyrë të veçantë pozitën e tyre si audiencë përgjatë fragmenteve të ndryshme të ditës. “Media Audiences: Effects, Users, Institutions, and Power,” John L. Sullivan, Sage Pub, London 2019 “Media and Society; Power, Platforms and Participation”, Nicholas Carah, Sage Pub, Botimi i dytë, London 2020 “Psychoanalysis and Digital Culture: Audiences, Social Media, and Big Data”, Johanssen Jacob, Routlege 2019 “Affective publics: Sentiment, Technology, and Politics”, Zizi Papacharissi, Oxford Univeristy Press, New York 2015
4
Multimedia. Llojet dhe elementet e saj: përmbajtja multimediale si mjet mësimor Kjo temë ka si qëllim të ofrojë njohuri mbi multimedian si koncept dhe rolin në një shoqëri të mbizotëruar nga infrastrukturat teknologjike dhe mediatike. Gjithashtu gjatë kësaj teme synohet të eksplorohen llojet e multimedias, hipermedia dhe aplikacionet multiemdiale. Fokus të veçantë përgjatë kësaj teme merr mënyra se si multimedia aplikohet në mësimdhënie. Pjesëmarrësit në këtë leksion do të kenë mundësi që përmes veprimtarive të ndryshme të kuptojnë fuqinë e multimedias në rritjen e përvojës së komunikimit dhe të dallojnë ndryshimet mediave statike dhe mediave dinamike, si dhe mundësive të kombinimit të tyre. “Fundamentals of Multimedia”, Ze-Nian Li; Mark S. Drew; Jiangchuan Liu, Springer 2014, Botimi i dytë, Switzerland “Elements of Multimedia”, Sreeparna Banerjee CRC Pres 2019, New York “Multimedia Storytelling for Digital Communicators in a Multiplatform World”, Seth Gitner, Routlege 2016, New York “Multimedia: Making It Work”, Tay Vaughan, Mc Graw Hill 2011, London “Digital Communication Communication, Multimedia, Security” Meinel, Christoph; Sack, Harald, Spriger 2014, New York “Multimedia Foundations: Core Concepts for Digital Desings”, Vic Castello, Focal Press 2024, Oxford
5
Inteligjenca artificiale, mediat sociale, algoritmet, pjesëmarrja dhe demokracia Qëllimi i kësaj teme është të ofrojë njohuri teorike dhe praktike mbi mediat e reja, platformat e medias sociale, algoritmet dhe Inteligjencën Artificiale. Gjithashtu gjatë kësaj teme synohet të analizohen tiparet dalluese të mediave të reja dhe të trajtohen konceptet bazë që lidhen me funksionimin e algoritmeve. Po ashtu synohet të eksplorohen përdorimet e inteligjencës artificiale dhe implikimeve etike që sjell grumbullimi i të dhënave apo gjurmimi dixhital. “Journalism and new media”, John v. Pavlik, Columbia University Press 2001 “Understanding Social Media” Sam Hinton and Larissa Hjorth, Sage Pub 2013 “Understanding New Media”, Eugenia Siapera, 2nd Edition, Sage Pub 2018 “Digital Media & Society”, Simone Lingren, , 2nd Edition, Sage Pub 2022 “Social Media: A Critical Introduction” third Edition, Sage Pub 2021
6
Çrregullimet e informacionit, lajme të rreme, dezinformimi dhe teoritë konspirative Qëllimi i temës është që të aftësojë studentët të dallojnë llojet e çrregullimeve të informacionit sikurse janë keqinformimi, dezinformimi, informimi keqdashës, manipulimi i informacionit dhe propaganda. Në këtë temë do të trajtohen forma të ndryshme të çrregullimeve të informacionit si në mediat sociale, edhe në ato tradicionale. Për më tepër, do të analizohen shembuj konkretë të manipulimit dhe propagandës dhe do të paraqiten mënyra për të identifikuar çrregullimet, manipulimin dhe propagandën. “Teoritë konspirative dhe mashtrimet në Ballkan”, Florian Bieber, 8 July 2020. https://www.reporter.al/teorite-konspirative-dhe-mashtrimet-ne-ballkan/ “The Psychology of Conspiracy Theories”, Karen M. Douglas, Robbie M. Sutton, and Aleksandra Cichocka, Association for Psychological Sciences, 2017, Vol. 26(6) 538–542 “Understanding Conspiracy Theories”, Karen M. Douglas, et al, Advances in Political Psychology, Vol. 40, Suppl. 1, 2019 Jr, Edson C. Tandoc, Zheng Wei Lim, and Richard Ling. 2018. “Defining “Fake News”, A typology of scholarly definitions.” Digital Journalism 137-153. “Pizzagate, the fake news conspiracy theory that led a gunman to DC’s Comet Ping Pong, explained”, German Lopez, Dec 8, 2016.
7
Konceptet themelore rreth edukimi mbi median dhe informacionin Qëllimi i temës është që të njohë studentët dhe t’i ndihmojë ata të kuptojnë se çfarë është edukimi mbi median dhe informacionin. Në këtë temë do të trajtohen koncepti i edukimit mbi median dhe informacioni (EMI), pse duhet rritur niveli mbi këtë lloj edukimi, qasjet që ndiqen për të rritur edukimin në fushën e medias dhe informacionit. Më tej, përgjatë kësaj teme, do të analizohen avantazhet e edukimit mbi median dhe informacioni si dhe do të aplikohen veprimtari konkrete. “Misinformation and Mass Audiences”, EDITED BY BRIAN G. SOUTHWELL, EMILY A. THORSON, AND LAURA SHEBLEUniversity of Texas Press 2018 “Media Literacy”, W. James Potter, Tenth Edition, Sage Pub 2021 Journal of Media Literacy Education https://digitalcommons.uri.edu/jmle/ Christian, S. E. (2020). Gjetur në https://www.routledge.com/Everyday-Media-Literacy-An-AnalogGuide-for-Your-Digital-Life/Christian/p/book/9780815386599
8
Midterm Exam
9
Ndërveprimi ndërmjet kulturës mediatike, kulturës shkollore dhe kulturës rinore në perspektivën e socializmit Pasi të përkufizojë kulturën dhe nënndarjet e saj, kjo temë do të hedh dritë mbi lidhjen e ngushtë dhe ndikimin domethënës të politikës mbi kulturën. Duke iu referuar rolit të medias sa si mundësuese të këtij ndikimi aq sa edhe krijuese të propagandës shtetërore në shtete totalitare, mësimi do i referohet rastit të Shqipërisë komuniste, ku ndërveprimi mes mediave, shkollës dhe organizimeve rinore mbështeste thelbësisht pushtetitin e ku më vonë ndikoi në rrëzimin e tij. Berezin, Mabel. “Politics and Culture: A Less Fissured Terrain” in Annual Revieë of Sociology, Vol. 23, pp. 361-383 Keniston, Keneth. (1998) “Cultural Diversity or Global Monoculture: The Impacts of the Information Age” https://web.mit.edu/kken/Public/papers1/Cultural%20Diversity.htm Kristy E. H. Michaud, Juliet E. Carlisle and Eric R. A. N. Smith (2009) “The Relationship betëeen Cultural Values and Political Ideology, and the Role of Political Knoëledge” in Political Psychology, Vol. 30, No. 1, pp. 27-42 Sorrells, Kathryn (2015). Intercultural Communication: Globalization and Social Justice. Los Angeles: Sage. ISBN 978-1-4129-2744-4. Sun, Fu-Jiang. (2017) “Analysis of the Relationship between Culture, Economy and Politics” DOI: 10.2991/sschd-17.2017.1 Tylor, Edward. (1871). Primitive Culture. New York: J.P. Putnam’s Son
10
Përfaqësimi i nxënësve, mësuesve dhe shkollave në media Kjo temë i njeh pjesëmarrësit me llojet e ndryshme të përfaqësimit në media duke filluar nga realizmi deri tek interpretimet dhe ndikimet. Studentët do të njihen me raste të ndryshme të përfaqësimit të shkollës dhe aktorëve të lidhur me të në forma të ndryshme të medies, si televizioni, filmi, rrjetet sociale, etj., dhe do të analizojnë ndikimin pozitiv apo negativ të këtij përfaqësimi në imazhin e arsimit dhe të shkollës në publik. Përmes punës në grupe, ata do të njihen me mënyra të bashkëpunimit mes arsimit dhe medias duke përgatitur dhe sjellë ide për modele dhe veprimtari që ilustrojnë përdorimin e medias për qëllime edukative. Lowe, R. (2001). “Teachers as saviors, teachers who care,” Bulman, R. (2002). “Teachers in the ‘hood: Hollywood’s middle-class fantasy.” Ayers, B. (2001). “A teacher ain’t nothing but a hero: Teachers and teaching in film” Sëetnam, L. (1992). Media distortion of the teacher image. Farhi, “Hollywood goes to school: Recognizing the superteacher myth in film.”
11
Gjuha dhe media, prezantime mediatike Qëllimi i kësaj teme është të shtjellojë gjuhën e medias nga dy këndvështrime. Së pari, fokusi do të jetë mbi gjuhën si krijuese e përmbajtjes dhe, si rrjedhojë, krijuese e pushtetit dhe kulturës, duke iu referuar gjerësisht qasjes së Foucault në këtë temë. Së dyti, fokusi do të jetë mbi aspektin themelor të gjuhës, komunikimin, dhe mënyrat se si media komunikon me audiencat, duke iu referuar edhe ndikimit që media ka mbi gjuhën. Christensen, Tricia. (2023) “What is Discourse?” https://www.languagehumanities.org/ëhat-is-discourse.htm Durant, A., Lambrou, M. (2009). Language and Media: A Resource Book for Students. United Kingdom: Routledge. Foucault, Michel. (1980) Power/Knowledge: Selected Intervieës and Other Writings, 1972–1977 Neë York City: Pantheon Books. Language Ideologies and Media Discourse: Texts, Practices, Politics. (2009). United Kingdom: Bloomsbury Publishing. Ëang, Yongxiang. (2018). “Language” and “discourse”: Tëo perspectives on linguistic philosophy. Semiotica, 2018(224), 295-312. https://doi.org/10.1515/sem-2016-0207
12
Çështjet ligjore, etike dhe shoqërore mbi median dhe informacionin Qëllimi i kësaj teme është të hedhë dritë mbi çështjet ligjore, etike dhe shoqërore të medias dhe informacionit. Duke marrë parasysh rëndësinë të qenit i (mirë)informuar për qytetarin dhe marrëdhënien e ngushtë që kjo ka me lirinë e fjalës dhe të shtypit, kjo temë shqyrton këto çështje në lidhje me etikën e gazetarit. Në këtë kuadër, shqyrtohet edhe roli i mbrojtësve të lirisë së shtypit (e informimit) si dhe raportimet e qytetarëve dhe përmbajtja e krijuar nga përdoruesit. Hafez, Kai (April 2002). “Journalism Ethics Revisited: A Comparison of Ethics Codes in Europe, North Africa, the Middle East, and Muslim Asia”. Political Communication. 19 (2): 225–250. doi:10.1080/10584600252907461. S2CID 30469676. Mhiripiri, Nhamo A., ‎Chari, Tendai. (2017) Media Laë, Ethics, and Policy in the Digital Age. US: IGI Global Moore, Roy L. Murray, ‎Michael D. (2007) Media Law and Ethics, (3rd Ed.), Taylor & Francis
13
Mundësitë, sfidat dhe fuqia e medias dhe e informacionit në mësimdhënie Kjo temë i njeh studentët jo vetëm me mundësitë dhe fuqinë e medias dhe informacionit, por edhe me sfidat që ato paraqesin në tërësi dhe në mësimdhënie në veçanti. Përmes studimit të rasteve të ndryshme, studentët eksplorojnë këto mundësi dhe sfida dhe aftësohen si t’i kthejnë sfidat në mundësi me qëllim që të kultivohen toleranca dhe mirëkuptimi. Duke qenë se një ndër sfidat është zgjedhja e përmbajtjes, studentët do të aftësohen si të zgjedhin tematika dhe përmbajtje të përshtatshme për grup-mosha të ndryshme dhe si t’i orientojnë nxënësit në zgjedhjen e informacionit. Buckingham, D. (2007). Digital Media Literacies: rethinking media education in the age of the Internet. Research in comparative and international education, 2(1), 43-55. Gainer, J. S. (2010). Critical media literacy in middle school: Exploring the politics of representation. Journal of Adolescent & Adult Literacy, 53(5), 364-373. Torres, M., & Mercado, M. (2006). The need for critical media literacy in teacher education core curricula. Educational Studies, 39(3), 260-282.
14
Teoritë e të nxënit dhe EMI; qasje pedagogjike në lidhje me mësimin e medias në shkollë Kjo temë i njeh studentët me teoritë tradicionale dhe bashkëkohore të të nxënit. Përmes prezantimit edhe të qasjeve të tyre pedagogjike, dhe me një fokus të veçantë në rolin e aftësive konjitive dhe metakonjitive, ajo ndihmon në eksplorimin e qasjeve që mund të përdoren me efikasitet në EMI, kryesisht ato që nxisin dhe mundësojnë punën në grup dhe mendimin kritik të studentëve. Përmes përdorimit të këtyre qasjeve në veprimtari edukative, pjesëmarrësit bëhen më të ndërgjegjshëm për ndikimin pozitiv që EMI mund të ketë në të nxënit në tërësi dhe mësimin e gjuhës në veçanti. Illeris, K., & Ryan, C. (2020). Contemporary theories of learning: Learning theorists... in their oën words. Australian Journal of Adult Learning, 60(1), 138-143. Chekhratova, O., Kovalenko, O., Petrenko, V., Pohorielova, T., & Ved, T. (2022). Developing students’ autonomy and responsibility via promoting digital and media literacy in an English-language classroom. Amazonia Investiga, 11(52), 15-23. Schmitt, N., & Celce-Murcia, M. (2019). An overvieë of applied linguistics. An introduction to applied linguistics
15
Prezantimi i projekteve finale
16
Provimi Final
1
Njohja me konceptet bazë të edukimit mbi median
2
Njohja me idetë dhe qasjet themelore me të cilat operohet në fushën e edukimit mbi median
3
Kuptimi dhe aplikimi i njohurive e marra në fushën e edukimit mbi median
4
Kuptimi dhe analizimi i ndikimit të shoqërisë tek media dhe ndikimit të medias tek individët dhe shoqëria.
5
Njohja dhe dallimi i lajmeve nga opinionet, si dhe lajmeve të rreme nga ato të vërteta
Sasia Përqindja Përqindja totale
Gjysmë finale
1 35% 35%
Kuize
0 0% 0%
Projekte
1 25% 25%
Detyra
1 0% 0%
Laboratorët
0 0% 0%
Pjesëmarrja në mësim
0 0% 0%
Përqindja totale e vlerësimit
60%
Përqindja e provimit përfundimtar
40%
Përqindja totale
100%
Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
16 3 48
Orë studimi jashtë klasës
14 3 42
Detyrat
2 15 30
Gjysmë finale
1 0 0
Provimi përfundimtar
1 20 20
Të tjera
0 0 0
Ngarkesa totale e punës
140
Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
5.60
ECTS
6.00