- Kodi
- COM 101
- Emri
- Hyrje në Komunikim Masiv
- Semestri
- 1
- Leksione
- 3.00
- Seminare
- 0.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 4.00
- Përshkrimi
-
Komunikimi masiv përfshin shpërndarjen e gjerë të infornacionit pak a shumë të njëjtën kohë për audienca të mëdha. Komunikimi përbën një komponent të rëndësishëm kulturor të shoqërive aktuale teknologjike. Ky kurs trajton natyrën themelore të komunikimit masiv, organizatat dhe mjetet që e krijojnë atë, media dhe mjetet me të cilin ka të bëjë si dhe dhe audienca që e përdor atë. Është një kurs prezantues për mjetet e komunikimit masiv, karakteristikat dalluese, disa teori mbizotëruese të komunikimit, çështje të organizimit nga aspekti i pronësisë, teknologjia moderne, etj. Në këtë kurs do të analizohen mënyrat se si media të veçanta si gazetat, librat, radio, TV dhe bota virtuale ndihmojnë në formimin e realitetit tonë shoqëror. Në mënyrë të veçantë do të analizohen mënyrat se si persona të veçantë që kanë akses së produksionet mediatike shpërndajnë mesazhin e tyre. Në këtë kurs gjithashtu do të diskutohet se si publiku merr pjesë në përdorimin, keqpërdorimin dhe injorimin e mesazheve me të cilin përballet.
- Objektivat
-
Kjo lëndë është dizajnuar për të njohur më mirë fushën dhe mjetet e komunikimit, si gazetat, revistat, librat, radiot, televizionin etj. Kjo lëndë do t'ju ndihmojë që: - të kuptoni vlerën që komunikimi dhe veçanërisht gazetaria ka në ndërtimin e një shoqërie të lirë. - të pajiseni me njohur mbi evoluimin e mediave dhe se si ju mund të jeni konsumatorë dhe prodhues të informacionit, reklamës, marrëdhënieve me publikun dhe argëtimit. - të mësoni mënyrat mbi identifikimin dhe përdorimin e burimeve cilësore të gazetarisë në mënyrë që të jemi të mirë informuar. - të zhvilloni vlerat e etikës, qëndrimet profesionale dhe aftësitë personale të nevojshme për në përgatijen tuaj si specialistë të komunikimit
- Java
- Tema
- 1
- Komunikimi Masiv dhe Mediat në Konvergjencë
- 2
- Kërkimi në Komunikimin Masiv: Efektet dhe Kultura e Medias
- 3
- Komunikimi Masiv dhe Edukimi Mediatik
- 4
- Komunikimi Masiv në kontekstin historik dhe kulturor: Shqipëria
- 5
- Industria e Internetit
- 6
- Industria e Librit dhe e Gazetës
- 7
- Industria e Radios dhe e Televizionit
- 8
- Provim Gjysmëfinal
- 9
- Industria e Filmit dhe e Kinemasë
- 10
- Biznesi i Mediave
- 11
- Financimi i mediave: Reklama, Marrëdhëniet Publike dhe Komunikim Marketingu
- 12
- Audienca dhe përdorues: Sjellja e audiencave përballë mediave
- 13
- Kontrolli i Mediave: Rregullimi qeveritar, Vetërregullimi dhe Etika
- 14
- Prezantimi i Projektit
- 15
- Media Globale në Konvergjencë
- 16
- Provim Final
- 1
- Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi mënyrat e funksionimit të mjeteve të komunikimit masiv
- 2
- Studentët do të zhvillojnë mendimin kritik mbi perceptimin e mesazhit të shpërndarë nga mjetet e komunikimit masiv
- 3
- Studentët do të kuptojnë ndikimin e shoqërisë tek media dhe ndikimin e medias tek individët dhe shoqëria
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 30% 30%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 1 20% 20%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 60%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 40%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 2 28
- Detyrat
- 1 0 0
- Gjysmë finale
- 1 10 10
- Provimi përfundimtar
- 1 14 14
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 100
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 4.00
- ECTS
- 4.00