- Kodi
- JMC 106
- Emri
- Media Sociale dhe Platformat Digjitale
- Semestri
- 2
- Leksione
- 2.00
- Seminare
- 1.00
- Laboratore
- 0.00
- Kredite
- 3.00
- ECTS
- 4.00
- Përshkrimi
-
Mediat sociale dhe platformat digjitale janë pjesë e pandarë e epokës që po jetojmë. Kjo lëndë shtjellon konceptet themelore të mediave sociale, platformat digjitale dhe rëndësinë praktike të përdorimit profesional të tyre. Kjo lëndë fokusohet jo vetëm në veçoritë teknologjike të mediave sociale, por përmbledh edhe një analizë të konteksteve sociale, politike dhe ekonomike, brenda të cilave janë shfaqur këto media.
- Objektivat
-
Lënda synon të ndihmojë studentët në kuptimin e lidhjeve që ekzistojnë mes mediave sociale, ekomomisë dhe politikës, rolit që kanë këto media në ndërtimin social dhe identitetin, sjelljet e njeriut si audiencë në virtualitet. Lënda gjithashtu, ka si objektiv të ndërthurë aspektin teorike dhe praktik në mënyrë që studentët të aftësohen në përdorimin profesional të platformave digjitale.
- Java
- Tema
- 1
- Hyrje, prezantimi i lëndës Njohja me konceptet bazë të mediave sociale. Kategorizimi dhe dallimi i koncepteve që lidhen me mediat sociale. Prezantimi i lëndës dhe i sylabusit, zërat me të cilët studentët do të vlerësohen. Gjithashtu, gjatë kësaj jave studentët njihen me literaturën e cila do të jeta bazë për gjatë lëndës, si edhe literaturën e cila do të jetë mbështetëse.
- 2
- Të kuptojmë mediat sociale Në këtë leksion trajtohet fillimisht koncepti i mediave sociale dhe lidhja e tyre me shoqërinë dhe teknologjinë. Më tej leksioni merr në trajtesë grumbullimin e të dhënave dhe përpunimin e tyre.
- 3
- Ekonomia e mediave sociale Ky leksion trajton rritjen e organizimit ekonomik të shoqërisë që lidhet me rritjen e mediave sociale, krahasimi mes kapitalizmit informativ dhe kapitalizmit industrial. Leksioni trajton ekonominë politike të industrisë së mediave të reja, ku produkti i mediave të reja është i dominuar nga kompanitë e mëdha, por ajo gjithashtu zgjerohet në disa industri duke përfshirë argëtimin, pajisjet kompjuterike, pajisjet e rrjetëzuara, shitjet online, produktet softuer dhe telekomunikacionin.
- 4
- Pajisjet mobile Në këtë leksion do të trajtohet lidhja që ekziston ndërmjet mediave sociale dhe pajisjeve hardware. Në mënyrë kritike do të analizohet vazhdimësia dhe ndryshimet në rrjetet sociale si rezultat i ekzistencës së pajisjeve hardware. Më tej do të trajtohen efektet pozitive dhe negative të mediave sociale në shoqëri.
- 5
- Vizualizimi i mediave sociale Përgjatë këtij leksioni do të trajtohen çështjet vizualizimit në Facebook, Instagram dhe TikTok. Më tej do të analizohet pjesëmarrja digjitale si koncept i pandashëm në përdorimin vizual. Në leksion do të diskutohetn edhe rolet që kanë përkatësia klasore në shoqëri duke u kuptuar si prejardhje dhe shkollim, mosha, stili i jetës ose gjenerata, gjinia dhe përkatësia etnike në vizualizimin e mediave sociale
- 6
- Influencer marketing Kjo temë trajton mënyrat në të cilat influencërat përdoren për të reklamuar produkte dhe shërbime në rrjete sociale dhe si të përdoren platformat digjitale për të identifikuar influencerët më të përshtatshëm.
- 7
- Strategjitë e marketingut në platforma digjitale Kjo temë analizon mënyrat se si kompanitë mund të përdorin rrjete sociale dhe platforma digjitale për të arritur audiencën e tyre, duke përfshirë taktikat e marketingut dhe strategjitë e ndërtimit të markave
- 8
- Provimi gjysmë final
- 9
- Arti i socializimit në mediat sociale Në këtë leksion trajtohen konceptet e socializimit dhe ndryshimit të mënyrave se si ne lidhemi me të tjerët. Gjithashtu, leksioni shpjegon nevojën e pashmangshme për t’u lidhur me të tjerët dhe për të qenë pjesë e komuniteteve globale. Përgjatë leksionit do të elementët e botës reale dhe asaj virtuale.
- 10
- Algoritmat në platformat digjitale Ndikimi i algoritmeve të rrjeteve sociale në qasjen dhe konsumimin e informacionit. Kjo temë do të përqendrohet në trajtimin e mënyrave të ndryshme pwrmes sw cilave algoritmet ndikojnë në qasjen dhe konsumimin e informacionit.
- 11
- Mediat sociale dhe realiteti miks Gjatë këtij leksioni trajtohen ndryshimet që sjellin mediat sociale në perceptimin e shoqërisë rreth fenomeneve të caktuara. Përgjatë leksionit analizohet ndikimi i lojërave si Pokemon Go në stilin e jetesës dhe organizimin e saj.
- 12
- Ndikimi i rrjeteve sociale në demokraci Ndikimi i rrjeteve sociale në politikën moderne dhe proceset demokratike Kjo temë analizon mënyrat në të cilat rrjete sociale si Facebook dhe Twitter kanë ndikuar në politikën moderne dhe proceset demokratike, duke përfshirë efektin e tyre në zgjedhje, kryesisht në SHBA dhe Europë.
- 13
- Industria e lojrave online Në leksion shpjegohen lojërat si element kulturor, lojërat si cybertekst, dhe zhanret e lojërave: imituese, strategjike, aksion, role-playing, sandbox, të kombinuara. Narrativa e lojërave është e ndërtuar në “ne” dhe “ata”, por do të shihet që në pikëpamjen semiotike, lojërat ndërmjetësohen nga praktika.
- 14
- Privatësia në hapësirën digjitale Privatësia dhe siguria në rrjetet sociale dhe platformat digjitale. Kjo temë do të trajtojë analizën e çështjeve të sigurisë dhe privatësisë në rrjetet sociale dhe platformat digjitale, duke përfshirë mënyrat në të cilat të dhënat e përdoruesve grumbullohen, ruhen, por edhe shpërdorohen.
- 15
- Prezantim projektesh
- 16
- Provimi Final
- 1
- Në përfundim të kësaj lënde studentët do të jenë në gjendje të njohin konceptet që lidhen me mediat sociale 2. Studentët do të përvetësojnë njohuri mbi rolin e mediave sociale dhe ekonomizimin e tyre. 3. Studentët do të jenë të aftë të aplikojnë njohuritë e marra rreth mediave sociale, mediave online, algoritmeve, të dhënave dhe mediave digjitale.
- Sasia Përqindja Përqindja totale
- Gjysmë finale
- 1 20% 20%
- Kuize
- 0 0% 0%
- Projekte
- 1 30% 30%
- Detyra
- 0 0% 0%
- Laboratorët
- 0 0% 0%
- Pjesëmarrja në mësim
- 1 10% 10%
- Përqindja totale e vlerësimit
- 60%
- Përqindja e provimit përfundimtar
- 40%
- Përqindja totale
- 100%
- Sasia Kohëzgjatja (orë) Gjithsej (orë)
- Kohëzgjatja e kursit (përfshirë javët e provimit)
- 16 3 48
- Orë studimi jashtë klasës
- 14 3 42
- Detyrat
- 1 6 6
- Gjysmë finale
- 1 4 4
- Provimi përfundimtar
- 1 5 5
- Të tjera
- 0 0 0
- Ngarkesa totale e punës
- 105
- Ngarkesa totale e punës / 25 (orë)
- 4.20
- ECTS
- 4.00